| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Perse nuk u nda Maqedonia ne vitin 2001! |
| Postuar mė datėn: 2007-08-04 19:10:57 nga admin1 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
(Fragment nga libri Ndarja qe qendron tek porta !!)
Nga: Koēo DANAJ
.. ....Pas vitit 2005 politikane te ndryshem shqiptare si Arber Xhaferri, Ali Ahmeti etj kane rihapur tezen mbi ndarjen e Maqedonise ne vitin 2001 gjate kohes qe zhvillohej kryengritja shqiptare. Para se te jap gjykimin tim mbi kohen dhe kontekstin kur u hap per here te pare realisht dhe pastaj zyrtarisht kjo teze, para se te them perse nuk u nda Maqedonia ne vitin 2001, duhet te rikujtojme se ēfare kane thene ne menyre sintetike, Arber Xhaferri dhe Ali Ahmeti
|
|
Arber Xhaferri
Arber Xhaferri ne intervisten e tij dhene TVALSAT shprehet se: «Lufterat zakonisht nisin per territore. Ne vend qe zoti Ahmeti te hapte temen e ndarjes se Maqedonise meqe hyri ne lufte, ai kerkon te fajesoje Gjeorgjevskin qe paska dashur ai ta ndaje Maqedonine, dhe se UCK-ja bashke me armaten maqedonase luftuan mes veti per te ruajtur integritetin territorial te Maqedonise. Keto jane absurde qe nuk i duron as politika. Mendoj se ky prononcim i zotit Ahmeti eshte ne funksion te ndertimit te imazhit te tij pozitiv, imazhit te ne nje politikani te moderuar. Ne kemi filluar keto biseda me zotin Gjeorgjevski, kur pritej se do te hapeshin konflikte te tilla. Ne vend te shkaterrimit, te vrasjes se njerezve ne donim qe te parandalonim ne menyre te civilizuar nje tragjedi qe do te merrte shume energji te populllit shqiptar dhe atij maqedonas dhe te faktorit nderkombetar".
A kishte nje plan konkret ne 2001-in per te ndare Maqedonine?
Ideja per ndarje kishte edhe dimensionin e alarmit, domethene ose mbushni mendjen ose do perfundojme me ndarje. Dihen territoret ku shqiptaret jane shumice, territoret ku kane pasur histori me qindra vjet, keshtu qe aty nuk mund te kete dilema. Por ceshtja eshte ose do ta korrigjojme konceptin e shtetit qe te jete ne sherbim te te gjitha bashkesive etnike ose do te hapim keto tema.»
Ali Ahmeti
Ali Ahmeti ne faqen e BDI ne internet:
Cila ka qene oferta e Kryeministrit Gjeorgjevski ne 2001-in per te ndare Maqedonine ne kohen e luftes kur ju ishit drejtues i UCK-se?
«Une kam pasur oferte ne 2001-in per te ndare Maqedonine. Dokumentacioni i kesaj oferte ka qene publik dhe eshte pasqyruar ne televizionin shteteror te kohes. Ai qe propozoi ne ate kohe ndarjen e Maqedonise ka qene kryetari i Akademise se Shkencave.
Mua m'u ofrua qe pjesa e Likoves, atje ku ne edhe kishim vijat e frontit gjate kohes se luftes, do i takonte Kosoves. Tetova dhe Gostivari ishte llogaritur t'i kalonin Shqiperise. Por une nuk hyra ne gracka te tilla.
Ndersa kompromisi i fshehte qe nuk doli ne siperfaqe ishte qe Zajasi, fshati im i lindjes, t'i kalonte Shqiperise. Dhe kjo ishte pjese e kompromisit qe ata kishin menduar. Mirepo une nuk dola ne lufte per Zajasin, as shoket e mi ne Tetove nuk dolen per Tetoven dhe keshtu me rradhe. Ne dolem ne lufte per ceshtjen e pazgjidhur kombetare ne Maqedoni dhe qe te gezojme te drejtat tona qe na takojne brenda ketij vendi.
Keshtu qe, te ishte per ta ndare Maqedonine, do te ishim pikerisht ne, Ushtria Clirimtare Kombetare qe ne vitin 2001 do te pranonim oferten dhe do te vendosnim litaret per te ndare Maqedonine. Mirepo ndarjet kane dhimbje. Une nuk dua te hyj ne emocione. Por si une qe nuk dua te braktis vatrat e mia, edhe ai qe jeton ne Veles, Prespe, Manastir, Oher, Prilep, Tetove, Gostivar, Struge, Diber e kudo, nuk besoj se duan te braktisin vendlindjet, qofshin shqiptare, qofshin maqedonas. Te gjithe jane te lidhur me token, shtepine, varret e keshtu me radhe. Keshtu qe une nuk desha te shkaktoj tragjedi shpirterore dhe te hyj ne gracka per ndarje apo krijim te kufive te rinj e keshtu me radhe".
Ne kete propozim qe juve ju u be ne 2001 nga Kryeministri i asaj kohe Gjeorgjevski, per ndarjen e Maqedonise, a kishte nje harte te vizatuar se si do te behej kjo ndarje?
Harta ka qene ne televizonin shteteror te asaj kohe dhe ka qene e vizatuar se si do te behej ndarja. Jo i gjithe rrethi i Tetoves dhe i Gostivarit ishte i perfshire ne Shqiperi. Por ajo ka qene nje harte sa per te hapur debat. Ata kishin menduar edhe kompromis Zajasin dhe Likoven. Por keto kane qene qellime te erreta, shoviniste dhe ekspansioniste. Ne nuk rame ne nje provokacion te tille. Mbrojtem deri ne fund qellimin per te cilin dolem ne lufte dhe jemi te perkushtuar per kete qellim, qe dy popujt te jetojne te lire, te barabarte, pa i rene ne qafe njeri-tjetrit, secili te kultivoje historine dhe vlerat e veta. Po ashtu bashkarisht duhet te cojme perpara proceset dhe te garantojme implementimin e standarteve evropiane, duke pershpejtuar rrugen drejt NATO-s dhe BE-se.»
Jane dy interpretime pas kryengritjes se shqiptareve. Te dyja kane ne qender ndarjen e Maqedonise dhe pozicionet perkatese rreth saj. «Abaz Xhuka-komandanti i UCK» nuk ekziston me dhe ne vend te tij eshte politikani Ali Ahmeti, kryetar i BDI. Ndersa vazhdon te ekzistoje politikani Arber Xhaferri i cili edhe ai ka dhene doreheqje nga kryetar i PDSH.
Por cila eshte e verteta ? Perse nuk u nda Maqedonia ne vitin 2001? Ishin maqedonet ata qe e hodhen tezen e ndarjes apo edhe shqiptaret kishin ne plan ndarjen e maqedonise. Le te kthehemi ne funddimrin dhe pranveren e vitit 2001.
Tushemisht: atje ku u bisedua per here te pare per ndarjen e Maqedonise
Per here te pare per ndarjen e Maqedonise eshte biseduar ne Tushemisht ne daten 6 prill 2001. Ka qene dy dite pas takimit te Arber Xhaferrit me ish-ministrin e jashtem anglez Robin Kuk dhe disa dite pas terheqjes se UCK nga Kodrat mbi Tetove. Kjo terheqje nga pala maqedonase u trajtua si disfata e UCK. Ndersa nga Xhaferri u trajtua ndryshe. Ja se cili eshte komenti i agjensive te lajmeve mbi takimin Xhaferri-Kuk : Lideri i Partisė Demokratike tė Shqiptarėve mė prestigjioze, Arben Xhaferi deklaroi se ekstremistėt shqiptarė nė Maqedoni nuk janė mundur dhe qė konfliktet mund tė pėrsėriten, nėse nuk fillon dialogu i frytshėm. «Njerėzit tė cilėt kanė luftuar kundėr forcave maqedonase tė sigurisė janė nė mesin tonė dhe nuk kanė humbur pa gjurmė», deklaroi Xhaferi nė Tetovė, pas takimit me minsitrin e Punėve tė Jashtme tė Britanisė sė Madhe, Robin Kuk. Xhaferi tha qė nuk e pranon emėrtimin «terroristėt» pėr palėn shqiptare nė konflikt. «Ata kanė qenė tė veshur me uniforma ustarake, e kanė pasur linjėn e frontit dhe nuk kanė kryer aksione terroriste kundėr civilėve», tha Xhaferi. Deklarata e Xhaferrit eshte bere ne 4 prill 2001.
Dhe dy dite me pas jam takuar me Arberin ne Tushemisht. (Tushemishti ka qene vendi ku shume here benim takimet per tu konsultuar lidhur me zhvillimin e ngjarjeve ne Maqedoni. Te pakten keshtu vazhdoi deri ne shtator 2001, deri sa kishte perfunduari Marreveshja e Ohrit dhe deri sa u hodh ideja e krijimit te Keshillit Koordinues te Partive Politike ne Maqedoni).
Gjate bisedes me Arberin e cila zgjati me shume se tre ore, folem per shume teza dhe hipoteza per te ardhmen e Maqedonise dhe te Kosoves. Te dy ishim dakord se UCK-ja nuk kishte pesuar disfate ne Tetove. Ajo ishte ne mesin e shqiptareve te Maqedonise dhe perseri do te fillonte luften.
Papritur Arberi me tha: -Cili do te ishte mendimi yt neqoftese do te te propozonin ndarjen e Maqedonise?
Ishte nje pyetje e befte, por edhe e patrajtuar ne mendjen time deri ne ate moment. Kisha pasur vetem njehere rastin ta trajtoja kete ēeshtje, por jo kaq hapur me delegacionin e Partise Demokratike Kombetare te Shqiptareve ne Maqedoni te cilet mbronin tezen e federalizmit te Maqedonise.(Takimi kishte ndodhur pas takimit te Ahmetit dhe Xhaferrit dhe une mbajta nje qendrim distancues ndaj idese se federalizmit te Maqedonise.)
I ktheva pergjigje duke i thene: -Do bejme diskutim teorik apo ke ndonje ide konkrete. (Pyetjen e bera thjesht rutinore sepse e dija qe Arberi asnjehere nuk hynte ne diskutime teorike te kota)
Dhe Arberi mu pergjigj se fjala ishte per ide konkrete te hedhura nga Lupco Georgievski ne ate periudhe kryeminister i Maqedonise dhe PDSH ne ate periudhe partnere ne koalicionin qeveritar. Ishte Georgievski ai qe e kishte propozuar idene e ndarjes se Maqedonise me nje takim me Arberin. Folem gjate per kete ide konkrete me Arberin. Kemi peshuar avantazhet dhe disavantazhet e idese se ndarjes. Ne fund kemi konkluduar se ne momentin kur UCK sapo ishte terhequr nga Kodrat mbi Tetove dhe kur kete terheqje maqedonasit e trumbetonin si fitore mbi terrorizmin, shqiptaret do te dilnin te humbur po te pranonin idene e ndarjes se Maqedonise. Ne fund konkluduam qe per momentin te mos e perhapim si ide sepse ishte ne disfavorin tone.
Me vone ngjarjet rrodhen ndryshe. UCK u rikthye ne frontin e luftimeve me me force. Arberi dhe Imeri firmosen me Aliun Marreveshjen e Prizrenit, ku nje nga pikat e saj ishte pranimi i integritetit te Maqedonise, ishte larguar Frouik nga Maqedonia, ishte krijuar qeveria e koalicionit te gjere ne Maqedoni, SHBA kishte caktuar Xhejms Pardju te derguar special ne Maqedoni, ndersa BE kishte caktuar ish-ministrin e mbrotjes francez Leotar etj.
Veēer boton Planin e ndarjes
Dhe pikerisht ne kete kohe, ne daten 30 maj 2001 botohet ne gazeten Veēer Plani i Akademise se Shkencave dhe Arteve te Maqedonise (ASHAM) per ndarjen e Maqedonise
Akademia e Shkencave dhe Arteve tė Maqedonisė propozoi ndarjen e Maqedonise dhe kėmbimin e territoreve dhe popullsisė sė Maqedonisė dhe Shqipėrisė, pėr tu gjetur zgjidhja e pėrhershme e krizės ndėretnike. Nė kėtė memorandum tė ASHAM ishte propozuar shpėrngulja me vullnet e shqiptarėve nga rajonet dhe qytetet nė Maqedoni nė territorin i cili do tu lirohej, pėrkatėsisht i cili do ti bashkohej Shqipėrisė. Sipas propozimit Maqedonia do tia lėshonte Shqipėrisė territorin qė prej Tetove deri nė Dibėr, me Gostivarin dhe njė pjesė tė Malit tė Sharrit, dhe si kompensim pėr kėtė do tė duhej ti fitojė territoret nė rrethinėn e Liqenit tė Prespės, rajon kryesisht i banuar me maqedonas. Kryetari i ASHAM Gjorgji Efremov deklaroi se me kėtė ide kanė qenė tė informuar edhe disa politikanė maqedonas. Partitė maqedonase dhe shqiptare reaguan lidhur me kėtė propozim, duke e vlerėsuar si tė papranueshėm deri edhe fashist kete plan. Ne mbrojtje te planit doli vetėm ish-kryetari i parlamentit te Maqedonise Stojan Andov.
Ali Ahmeti dhe Arber Xhaferri kane pjeserisht te drejte ne idete e tyre lidhur me ndarjen e Maqedonise. Ata kane te drejte kur deklarojne se ishin shqiptaret, ata qe e ruajten Maqedonine ne vitin 2001. Ky ishte edhe paradoksi i kryengritjes se tyre. Ata ruajten ate qe e konsideronin burimin e te gjithe te keqiave te tyre !!. Marreveshja e Prizrenit e hartuar nga Ahmeti, Xhaferri dhe Imeri dhe e firmosur nga te tre, kishte nje nga pikat e saj, ruajtjen e integritetit te Maqedonise.
Edhe shqiptaret kishin ne plan te ndanin Maqedonine
Deri me sot, eshte folur me shume per qendrimin qe mbajten shqiptaret ndaj tezave te Georgievskit dhe te ASHAM per ndarjen e Maqedonise. Ne keto pozita kane rene edhe politikanet shqiptare ne Maqedoni ne luften politike me njeri tjetrin.
Askush prej tyre nuk eshte marre me pergjigjen e pyetjes: Po shqiptaret vete; a kishin ata ne plan ta ndanin Maqedonine?
Pergjigja eshte se edhe shqiptaret e kishin ne plan ndarjen e Maqedonise. Nuk eshte fjala per tekstin e betimit te luftetarit te UCK, nuk eshte fjala per programin e PDK se drejtuar nga Haxhirexha qe kerkonte federalizmin e Maqedonise. Me shume se sa kaq. UCK dhe PDSH e kishin ne plan te realizonin ndarjen e Maqedonise. Por disa nga drejtuesit e tyre u tremben ne ēastin kur duhet te ishin me te vendosur. Per kete plan te shqiptareve kishin dijeni ne menyre te mjegullt edhe disa sherbime inteligjente. Po jap vetem dy detaje lidhur me kete ēeshtje:
-Ne nje nga takimet konsultative te zhvilluar midis sherbimit inteligjent shqiptar dhe atij maqedonas ne fund te muajit mars 2001, eshte diskutuar midis te tjerash edhe per ndarjen e Maqedonise nga ana e shqiptareve. Por askush prej tyre nuk ishte ne gjendje te gjykonte konkretisht se si do te realizohej ky plan dhe kush ishin drejtuesit kryesore te tij. Ata asnjehere nuk i moren vesh emrat e drejtuesve dhe planin konkret te ndarjes. Kjo eshte nje detaj pozitiv pasi duke degjuar sot se si perbetohen disa politikane shqiptare ne Tetove per ruajtjen e Maqedonise, do te ishte rrezik jeta e tyre po te dihej se kush jane.
-Ne muajin qershor 2001, kryeministri i nje vendi te madh europian i kerkoi kryeministrit te Shqiperise largimin nga Shqiperia te nje shqiptari te Kosoves. Serioziteti dhe urgjenca per largimin e tij nga Shqiperia lidhej ngushte me planin per ndarjen e Maqedonise nga shqiptaret.
Plani shqiptar per ndarjen e Maqedonise ishte menduar te realizohej kur UCK doli ne Likove dhe ishte ne pozita te favorshme perballe ushtrise maqedone dhe faktorit nderkombetar. Ai nuk u realizua pasi disa nga drejtuesit politike te UCK dhe faktorit politik shqiptar ne Maqedoni ne momentin e fundit u tremben dhe u terhoqen.
Por «Litari i ndarjes» ka mbetur jashte: Mosmarreveshjet kufitare Kosove-Maqedoni dhe Marreveshja e Ohrit perbejne litarin e ndarjes se neserme te Maqedonise.
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|