DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Tri javė me Ipeshkėvin e Kosovės nė SHBA
Postuar mė datėn: 2007-12-29 03:25:02 nga admin1 :: Kategoria: Intervista

Mesazhi : Shqiptarė, ruani familjen se ajo ėshtė mė e pasur se Amerika!

Nga: Dalip GRECA

Ipeshkėvi i Kosovės, Imzot Dodė Gjergji, ka pėrfunduar vizitėn e tij tri javore nė SHBA dhe njė ditė para largimit, pranoi ftesėn e Illyria-s pėr tė vizituar redaksinė nė Manhattan. Ipeshkėvi, i shoqėruar nga Zef Balaj, ėshtė pritur nga botuesi i gazetės, z. Vehbi Bajrami. Pasi u njoh me historinė 16 vjeēare tė gazetės Illyria, me misionin e saj pėr t’i informuar shqiptarėt e Amerikės, Imzot Dodė Gjergji pranoi me kėnaqėsi qė tė jepte njė intervistė ekskluzive pėr Illyria-n.


Po kush ėshtė Imzot Dodė Gjergji, i cili u emėrua nga Papa Benedikti XVI, Ipeshkėvi i ri i Kosovės, duke zėvendėsuar Ipeshkėvin e deri atėhershėm, Zef Gashi, i cili kėtė detyrė e ushtroi pėrkohėsisht pas vdekjes sė Imzot Mark Sopit?
Pėr t’iu pėrgjigjur pyetjes, shfrytėzuam prezantimin e mosinjor Kolė Gjergjit. Ka lindur mė 16.01.1963 nė Stubėll tė Epėrm,Komuna eVitisė, Kosovė, nga prindėrit Pashku dhe Ana Gjergji. Dy vitet e para tė shkollės fillore i kreu nė Stubėll. Pjesėn tjetėr tė shkollės fillore e kreu nė Bibaj –Feriza. Gjimnazin klasik e kreu nė „PAULINUM“ nėSuboticė (1978-1982). Fakultetin Filozofiko-teologjike kreu nė Seminarin Interdioqezan tė Zagrebit (1982-1988). U shugurua meshtar nga duart e Imzot Nikollė Prelės mė 15 gusht 1988 nė Zym. Meshėn e parė ia kushtoi Hyjit mė 27 gusht 1988 nė Ferizaj. Menjėherė pas shugurimit u emėrua me detyrė tė posaēme pėr tė punuar pranė ipeshkėvit Imzot Prelės nė pėrgatitjen pėr botim tė teksteve liturgjike, sidomos, Mesharit, Biblės dhe revistės DRITA (sė bashku me Don Lushin dhe Don Lucianin). Nė maj tė vitit 1991 u transferua nė Zagreb, nė detyrėn e pėrkujdesit baritortė besimtarėve shqiptarė. Me angazhimin e tij, nėvitin 1992 u themelua zyrtarisht Misioni Katolik Shqiptar nė Kroaci (qė defakto kishte filluar, jo zyrtarisht 15 vjet me parė). Nė prill tė vitit 1994 bėri hapjen solemne tė Qendrės sė Misionit Katolik Shqiptar. Nė tetor tė vitit 1994 ia dorėzoj Don Ndue Ballabanit, Misionin Katolik nė Zagreb dhe vullnetarisht u nis pėr mision nė Shqipėri. Mė 13 nėntor 1994 Argjipeshkėvi i atėhershėm i Shkodrės Imzot Franė Illia e emroi famullitar nė Famullinė e Shėn Eufemisė nė Kallmet (Shqipėri). Pėrveē gjėrave tėtjera, gjatė qėndrimit nė Kallmet, ndėrtoi dhe rinovoi 3 kisha e 2 kapela. Nė janar tė vitit 2000, Ati Shenjt Gjon Pali II. p.p. e emroi Administrator Apostolik tėDioqezės sė Sapės (Shqipėri). Menjėherė pas emrimit filloi tė rindėrtojė dioqezėn qė iu besua, dioqezė kjo e rrėnuar tėrsisht nga sistemi komunist. Deri mė tanika ndėrtuar shumė kisha, shtėpi tė famullive, qendra pastorale, kopshte fėmijėsh, ambulanca etj. Mė e rėndesishme pėr t’u pėrmendur ėshtė ndėrtimi i Manastirit Kontemplativ tė Motrave Karmelitane qė ėshtė manastiri i parė i kėtij lloji nė trojet shqiptare. Nė prag tė emėrimit si Ipeshkėv i Kosovės ishte duke e pėrfunduar kishėn katedrale tė Sapės. Pėrveē detyrave tė tija nė Dioqezėn e Sapės ushtronte detyrėn e Presidentit tė Caritasit Kombėtar nė Tiranė dhe nė tė njėjtėn kohė ishte sekretar i pėrgjithshėm i Konferencės Ipeshkvnore tė Shqipėrisė. Pranė tė njėjtės konferencė drejton komisionin pėr Ekumenizėm dhe dialog ndėrfetar.Mė 25 nėntor u emėrua Ipeshkėv i Ipeshkėvisė sė Sapės nė Shqipėri kurse pėr Ipeshkėv u shugurua mė 5 janar 2006.Le tė ndjekim intervistėn, qė i morėm, qėllimi i sė cilės ėshtė informimi i lexuesve me vizitėn e Ipeshkėvit tė Kosovės nė SHBA dhe misioni qė kreu gjatė kėsaj vizite.
- Imzot Gjergji, pyetja e parė ėshtė emocionale: Si u ndje Ipeshkėvi i Kosovės nė vizitėn e parė nė Shtetete Bashkuara tė Amerikės?

- Ishte njė vizitė qė e kisha pritur me shumė kėnaqėsidhe kureshtje. U ndjeva i gėzuar, i pėrkrahur dhe memision tė realizuar. Pak i lodhur nė fund tė kėsaj vizite, por tepėr i kėnaqur.

- Cilat ishin impresionet qė pėrjetuat mes shqiptarėvetė Amerikės?

- U ndjeva se isha mes njė bashkėsie qė mė takon muadhe sė cilės i takoj unė. Mes shqiptarėve, mes vėllezėrve dhe motrave tė njė gjaku. U ndjeva imirėpritur dhe i pėrkrahur.

- Cili ishte misioni i vizitės tuaj tė parė nė Shtetete Bashkuara tė Amerikės?

-Misioni im dhe shkak i parė i vizitės ishtepjesėmarrja nė Lutjen ndėrfetare qė u organizua nė Katedralen Sent Patrick nė New York, e cila siē dihet ėshtė njė prej katedraleve mė tė famshme. Shėrbimi i lutjeve ndėrfetare u organizua nė njė ditė tė shėnuar pėr kombin shqiptar, nė Ditėn e Pavarėsisė sė Shqipėrisė, pra me 28 Nėntor. Lutja e pėrbashkėt, e udhėhequr nga Kardinali Edward Egan, pjesėmarrja e Rabait Amiel Wohl, Raba i Sinagoges,"Emeritus TempleIsrael" nė New Rochell (New York), si dhe imamit shqiptar Tahir Kuka, pėrbėn thelbin e harmonisė fetare. Tashmė ata qė ishin tė pranishėm nė katedrale ditėn e lutjeve, por dhe ata qė nuk ishin, por i njohume to media, e morėn mesazhin. U ndjeva krenar qė isha nė atė meshė pėr krah Kardinalit Egan dhe klerikėve tė feve tė tjera. Shqiptarėt u ndjenė tė bashkuar nė njė ditė historike, nė ditėn e flamurit. Besoj se shėrbimi i lutjeve kėtė 28 nėntor nė katedralen e famshme do tė ruhet gjatė nė kujtesėn es hqiptarėve. Jo vetėm pse ky shėrbim u krye nė katedralen e shumėnjohur, por edhe pėr arsyen sel utjet ndėrfetare i kushtoheshin festės kombėtare tė popullit shqiptar dhe historisė sonė, pavarėsisė sė Kosovės dhe 10 vjetorit tė ndarjes nga jeta tokėsore e Nėnės Terezė, bijės sė kombit shqiptar. Shqiptarėt konfirmuan edhe para amerikanėve harmoninė shembullore mes besimeve fetare.

-Ju kryet njė sėrė takimesh dhe vizitash nė komunitetin shqiptar, kė do tė veēonit prej tyre?

- Kreva takime tė shumta nė New York dhe nė Detroit. Vizitova institucionet fetare, u takova me besimtarė dhe jam plot mbresa nga ato takime. Ju mė pyesni se ē’takime do tė veēoja? Unė them se nė tė gjitha ato kishte diēka tė veēantė, s’mund tė pėrmend njėrin takim dhe tė lė tjetrin nė harresė. I vlerėsoj tė gjithė. Isha nė kishat katolike, kėtu nė New York dhenė Detroit dhe mbeta i kėnaqur. Dua tė veēoj edhe takimin nė Teqen “Baba Rexhebi” nė Detroit, qė ishte njė takim shumė i pėrzemėrt. Shumė i ngrohtė ishte dhe takimi nė Xhaminė e Detroitit, ku na priti ngrohtėsisht Imami. U pėrpoqa qė tė pėrfitoja nga kjo vizitė, duke realizuar sa mė shumė takime nėpėr komunitet. Falėnderoj edhe median e kėtushme qė e mbėshteti me informacione vizitėn time.

-Ju gjetėt kėtu nė mėrgatėn shqiptare njė bashkėpunim tė lavdėrueshėm mes komuniteteve fetare, po nė Kosovė sa i pranishėm ėshtė ky bashkėpunim?

- Unė e kam theksuar disa herė se prej kohėsh ekziston dashuria ndėr shqiptare. Shqiptarėt kanė marrė prej historisė sė tyre tė vėshtirė mesazhin se nuk duhet tė jenė tė pėrēarė, por tė bashkuar. Unė mendoj se pėr harmoninė ndėrfetare shqiptarėt janė njė hap para fqinjėve tė tyre. Shumė popujve tė tjerė do t’ua dėshiroja njė shkuarje ndėrfetare siē e kanė shqiptarėt mes vedit. Veēse ne s’duhet tė vetkėnaqemi me ēka kemi arritur. Duhet tė punojmė mė shumė qė tėruajmė kėto marrėdhėnie tė harmonishme. Nganjėherė, po tė vėzhgosh me kujdes, vė re se mund tė jenė tė rrezikura kėto marrėdhėnie. Duke iu pėrgjigjur pyetjes tuaj nėse kėto marrėdhėnie tė mira qė janė kėtu, a reflektohen nė Kosovė, unė do tė thosha se nė Kosovė janė mė tė mira. Porosia ime ėshtė qė tė mos vetėkėnaqemi dhe t’i ruhemi pėrēarjes.

-Ju realizuat takime edhe jashtė institucioneve fetare, kė do tė pėrmendnit?

- Do tė veēoja takimin me vatranėt. Ishim nė shtėpinė e Vatrės, qė themeloi Noli e Konica. Pėrjetova emocione tė forta.

-Si u ndjetė konkretisht nė shtėpinė e vatranėve?

- Si u ndjeva? Siē ndjehet njeriu brenda njė shtėpie tė respektuar, tė ngrohur nga historia kombėtare. Ishte njė takim i pėrzemėrt. E falenderoj kryetarin Agim Karagjozi dhe bashkėpunėtorėt e tij pėr pritjen e ngrohtė. Biseduam lirshėm. Debatuam. Patėm mundėsi tė shpalosim mendimet tona se si punėt tė bėhen mė mirėdhe t’i shėrbehet mė shumė dhe mė mirė kombit dhefesė. Diskutuam se si Vatra mund t’i pėrgjigjet mė mirė kėrkesave tė kohės.

-Prania juaj nė komunitetin shqiptar tė Amerikės ka nxitur edhe inisativa pėr kontribute fondesh pėr ndėrtimin e Katedrales “Nėnė Tereza” nė Prishtinė. Jeni tė kėnaqur me deklarimet e deritanishme? Pra sipo shkon aksioni i grumbullimit tė kontributeve?

-Me kėnaqėsi e them se ekziston njė disponim pozitivi masės sė shqiptarėve pėr t’iu pėrgjigjur kėtij aksioni kombėtar pėr sigurimin e fondeve tė nevojshme pėr ndėrtimin e Katedrales. Shpresojmė se do tė kemi kontribute edhe mė tė fuqishme nė tė ardhmen. Nė fakt unė e kam deklaruar edhe nė takimet qė kam pas nėpėr komunitet se kėtė herė nuk kam ardhė pėr tė mbledhur mjete financiare, pra fonde, por pėr tė pėruruar projektin, por e theksoj se jam shumė i kėnaqur qė njė pjesė e shqiptarėve i janė pėrgjigjur menjėherė kėtij aksioni kombėtar.

-Do tė pėrmendni emra, individė apo shoqata?

- Ndoshta nė momentin e duhur do tė publikohen edhe emrat, por unė falenderoj tė gjithė ata qė i janė pėrgjigjur dhe kanė deklaruar mbėshtetjen e tyre tė menjėhershme.

-Ka njė afat kohor se kur do tė pėrfundojė Katedralja “Nėnė Tereza”?

- Ne e kemi njė dėshirė qė nuk po nxitojmė ta bėjmė publike pėr arsye se jo gjithēka varet nga dėshira. Katedralja do tė ndėrtohet kryesisht me kontributin e shqiptarėve, pra nuk ka fonde tė planifikuara nga institucionet. E theksoj, gjithēka do tė eci sipas fondeve qė do tė mbledhim. Ky aksion ėshtė shtrirė brenda dhe jasht Kishės, nė komunitetin shqiptar. Mua mė duhet t’i kujtoj shqiptarėt se Nėnė Tereza nuk u takon vetėm katolikėve, ajo ėshtė mbarėbotėrore dhe derisa i takon gjithė botės, ėshtė njė kėnaqėsi pėr ne shqiptarėt qė ajo ėshtė jona, ėshtė shqiptare. Pra duke qenė se kjo katedrale lidhet me emrin e saj, ne duhet tė ndjehemi tė gjithė tė obliguar qė tė bėjmė gjithēka pėr tė.

-Nė shtyp ka pasė dhe zėra kundėr katedrales. Prazėra qė e kanė kundėrshtuar ndėrtimin e njė katedraleje katolike nė Prishtinėn e shumicės myslimane. Ē’qėndrim keni mbajtur ndaj zėrave kundėr ?

- Kisha Katolike ka njė traditė tė dorezės; siē e quajmė ne, kur sulmohet ajo shuan, ose vuan, por nė kėtė rast nuk mendoj se kemi parė kundėrshtime serioze pėr ndėrtimin e Katedrales ”Nėnė Tereza”. Nuk kemi pasė as pengesa nė realizimine kėtij projekti. Dėshiroj qė tė them me tė gjithė fuqinė e qenies time qė nuk ėshtė e vėrtetė qė nė kėtė rast populli shqiptar ėshtė ndarė nė dy fronte, pro dhe kundėr ndėrtimit tė Katedrales, qė mban emrin e Nėnė Terezės; i tėrė populli i Kosovės e ka mbėshtetur ndėrtimin e katedrales. Po deklaroj se duke filluar qė nga partitė politike, institucionet shoqėrore dhe publike gjithashtu e kanė mbėshtetur. Disa zėra kundėr janė shfaqur vite tė shkuara, por ato kanė qenė individualiste, apo grupacione tė veēanta, tė vogla, qė nuk pėrbėnin problem pėr realizimin e projektit madhėshtor. Nuk mund tė pretendojmė kurrė qė tė gjithėtė mendojmė njėsoj. Edhe zėrat kundėr janė tė lirė qė tė shfaqen. S’mund tė jemi demokrat nė se nuk dėgjojmė dhe mendimin kundėr.

-Ndjeheni krenar qė juve do t’ju takojė fati qė tė jeni Ipeshkėvi i Katedrales sė Prishtinės 320 vjet pas paraardhėsit tuaj, fattragjikut Pjetėr Bogdani, Ipeshkėvi qė tė gjitha detyrat , qoftė atė tėf amullitarit tė thjeshtė, apo atė tė administratorit tė kryepeshkopatės sė Tivarit, apo si kryepeshkop i Shkupit, i kreu me patriotizėm tė rrallė?

- Nė tė vėrtetė unė nuk do tė lija me dėshirė Shqipėrinė sepse nė Shqipėri jo vetėm qė kami nvestuar mund e pėrpjekje pėr ringritjen e kishės sė rrėzuar pėr tokė nga komunizmi, por atje kam gjetur dhenjė mikpritje tė rrallė dhe kam shėrbyer me dashuri e pėrkushtim tė jashtėzakonshėm. Pra ishte njė pjesė e jetės sime atje. Por ky privilegj qė m’u dha, qė unė tė jem ndėrtuesi i katedrales qė do tė mbajė emrin e shėnjtėreshės Nėnė Terezė, nė kryeqytetin e Kosovės, Prishtinė, ishte shkaku kryesor qė mė bėri qė tė kthehem me dėshirė nė Kosovė. Ndjehem krenar qė jam pasardhės i Pjetėr Bogdanit, pararendėsit tė Rilindjes Shqiptare, autorit tė “Ēetės sė profetėve”, pasardhėsi Lazėr Mjedės, i Monsinjor Prelės, i Imzot Mark Sopite shumė tė tjerėve. Kėshtuqė nė se Zoti do t’ma mundėsojė qė tė jetoj pak ditė pėr ta ndėrtuar kėtė tempull, unė do tė ndjehem shumė i lumtur nė se nga a itempull do tė drejtoj Ipeshkėvinė e Kosovės.

-Nė krye tė Ipeshkėvisė sė Kosovės, si po e pėrjeton Ipeshkėvi pragpavarėsinė?

- Meritat pėr ngjarjen e shėnuar tė pavarėsisė i takojnė parardhėsve tė mi, Mosnsinjor Prelės, Imzot Mark Sopit, tė cilėt kanė ditur qė tė investojnė energjitė e tyre shpirtėrore, por dhe t’i prijnė besimtarėve nė kohė tė vėshtira. Kujtoj vitet e ngujimit nė minierėn e Trepēės, kur askush nuk kishte guxim tė dilte publikisht pėr tė drejtat e minatorėve, atėherė ishte Ipeshkėvi i Kosovės, monsinjor Prela, icili i pari mbrojti publikisht nė mėnyrė institucionale minatorėt. Njihet tashmė dhe qėndrimi ivendosur i Imzot Mark Sopit gjatė luftės sė Kosovės. Duke iu pėrgjigjur pyetjes tuaj si po e pres pavarėsinė, ashtu si edhe besimtarėve qė u shėrben, ju them se Ipeshkėvi i Kosovės e pret me padurim momentin e njohjes sė pavarėsisė sė Kosovės. Them njohjen pasi Kosova faktikisht ėshtė e pavarur. E rėndėsishme ėshtė qė tani ta njohin dhe shtetet e tjera dhe institucionet botėrore. Kėto janė momente jo tė lehta, por duhet durim dhe vullnet. Unė i kam lėvduaru dhėhqėsit e Kosovės pėr maturinė, dhe durimin qė po tregojnė nė kėto momente vendimtare. Ruajtja e urtisė ėshtė detyra jonė siē ėshtė detyrė maturia dhe zgjuarsia diplomatike e udhėheqėsve tė Kosovės.

-Cili ėshtė mesazhi juaj pėr komunitetin shqiptar nė Amerikė me rastin e Krishtlindjeve.

-Krishtlindjet festohen nė tė gjithė botėn. Po kėshtu festohen edhe nga shqiptarėt, megjithėse kemi njė traditė jo shumė tė pasur. Besimtarėt tanė po e pasurojnė traditėn me kalimin e kohės. Pėr Krishtlindje, njerėzit luten, festojnė, dėrgojnė dhe marrin dhurata. Pėr ne katolikėt, Krishtlindja ka tė bėjė me ditėlindjen e Krishtit dhe nė kėtė ditė kryejmė tė gjitha lutjet. Pėr ne kristianėt, ditėlindja e Krishtit merr njė rėndėsi tė madhe sepse lindja e Krishtit ndryshoi historinė e njerėzimit. Nė kėtė ditė festė unė do t’i kujtoja shqiptarėt se ndjehemi tė lumtur nė dashurinė nė vetėvete dhe tė bėhemi bartės tė dashurisė sė vėrtetė. Tė jemi mbartės tė njė dashurie pėr njeri-tjetrin dhe tė udhėhiqemi nga e vėrteta se feja nuk mund tė jetė kurrė njė element qė pėrēan; ajo vetėm duhet tė bashkojė. Ai qėbeson tek Zoti nuk mund tė jetė bartės i pėrēarjes, por bartės i dashurisė sė vėrtetė. Jo vetėm kaq, por secili duhet tė jetė i gatshėm qė tė sakrifikohet pėr tė mirėn e pėrbashkėt. Nė kėtė Krishtlindje unė dėshiroj qė njė lutje tė veēantė ta bėjmė pėr pavarėsinė e Kosovės. Kemi uruar shpesh kėto vitet e fundit pėr pvarėsinė e Kosovės,por dėshiroj tė them se kėto do tė jenė Krishtlindje te pragpavarėsisė sė Kosovės! Do tė uroja qė ky vit iri tė jetė mė i begatshėm, por qė edhe ne vetė do tė pėrpiqemi qė tė sigurojmė njė jetė mė tė mirė. Porosia ime me kėtė rast ėshtė qė shqiptarėt e kėtushėm tė ruajnė veten, identitetin kombėtar, gjuhėn shqipe, si element thelbėsor identifikues pėr ēdokombsi; tė mos lejojnė pėrēarjen mes vetes. E ritheksoj, shqiptarėt duhet tė vazhdojnė qė tė punojnė pėr tė ruajtur gjuhėn amtare. Integrimi nuk duhet tė shoqėrohet me asimilim. Porosia tjetėr imja do tė ishte qė tė kujdesen dhe tė ruajnė familjen, qė pėr shqiptarėt ėshtė shumė e rėndėsishme. Unė nuk e dramatizoj problemin po tė them publikisht se familja ėshtė nė rrezik. Ambienti nė tė cilin jetohet, ambienti nė tė cilin njerėzit mundohen tė pėrfitojnė pėr tė krijuar njė jetė mė tė mirė, po rrezikon mė shumė shkatėrrimin e familjes. Po e pėrsėris: Shqiptarė tė Amerikės, ruani familjen se ajo ėshtė mė e pasur se Amerika!

Marre nga: www.alb-net.com
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Opinione ] ZOTRI SEJDIU, 4 PIKAVE TUAJA PO U MUNGON PIKA E 5 (2008-11-18 17:56:38 nga admin1)
[ Opinione ] QĖNDRIME DHE VEPRIME TĖ DREJTA TĖ KRYEMINISTRIT THAĒI (2008-11-16 13:06:16 nga admin1)
[ Opinione ] DHELPĖRĖS ME DHELPĖRI, UJKUT ME TRIMĖRI (2008-11-15 14:52:15 nga admin1)
[ Opinione ] KRYEMINISTRI THAQI- po mbron Kushtetutėn e Kosovės! (2008-11-15 14:26:40 nga admin1)
[ Opinione ] MITROVICA, SPASTRIMI ETNIK I POPULLSISĖ SHQIPTARE (2008-11-10 06:46:08 nga admin4)
[ Opinione ] SHTRIGA PLAKĖ – EVROPĖ, PO PAJTOHET ME DJALLIN SERB!! (2008-11-09 06:28:51 nga admin1)
[ Opinione ] Definicioni i Administrimit (2008-11-08 06:56:12 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Fillon ndėrtimin e Nėnstacionit 400/110 kV Peja, i cili do tė mundėsojė pėrkrahjen e zhvillimit ekonomik dhe industrial tė pjesės perėndimore dhe qendrore tė Kosovės (2008-11-07 07:45:08 nga admin4)
[ Opinione ] PUNĖTORĖT KĖRKOJNĖ KTHIMIN E OBJEKTEVE INDUSTRIALE (2008-11-06 15:59:26 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] David Miliband siguroi kosovarėt se misioni i EULEX-it do tė shtrihet nė tėrė territorin e Kosovės (2008-11-05 15:06:02 nga admin1)
[ Opinione ] PO PO, E VĖRTETĖ…Mercenarizmi cinik nė Kosovė, plus, MERCENARI ANONIM KUSHTRIM JANINA! (2008-10-31 16:06:07 nga admin1)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster