| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » James Lyon: Ecuria e ngjarjeve do tė varet nga rruga qė do tė zgjedhė Serbia |
| Postuar mė datėn: 2008-02-22 03:10:08 nga admin2 :: Kategoria: Intervista |
| » Opcionet për artikullin |
|
Pėrfaqėsuesi i Grupit Ndėrkombėtar tė Krizave nė Beograd, James Lyon thotė se megjithėse sulmet ndaj ambasadės amerikane dhe ambasadave tė tjera dukej tė ishin vepėr e grupeve tė tė rinjve me prirje ekstremiste, qeveria serbe mban njė pjesė tė mirė tė pėrgjegjėsisė. Zoti Lyon dha njė intervistė mbrėmė pėr Zėrin e Amerikės:
Z.A: Zoti Lyon, a mund ta pėrshkruani se ēfarė ndodhi dje nė Beograd?
James Lyon: Qeveria kishte bėrė thirrje pėr njė protestė masive para godinės sė vjetėr tė ish-parlamentit fedaral jugosllav. Kur them qeveria, e kam fjalėn veēanėrisht pėr zotin Kostunica dhe pėr zotin Nikolic tė partisė radikale, qė pėrbėjnė de facto koalicionin qeverisės nė parlament. Nė demonstratė merrte pjesė njė numėr jashtėzakonisht i madh njerėzish, nėse shprehem me rezervė mund tė them rreth 200 mijė, por lehtėsisht mund tė ishin 3 ose 4 mė shumė se aq, pasi bėhej fjalė edhe pėr njerėz qė ishin nė rrugėt dhe sheshet pėrreth. Disa thonė se mund tė ishin rreth 1 milionė vetė. E rėndėsishmja ėshtė qė tubimi ishte i qetė. Ata thjesht po protestonin kundėr pavarėsisė sė Kosovės dhe qėndrimi serb ėshtė i njohur qė ata e konsiderojnė kėtė veprim tė paligjshėm, qė Kosova ėshtė pjesė e Serbisė dhe qė nuk do ta pranojė kurrė pavarėsinė e Kosovės. Mė pas, tė gjithė shkuan nė njė marshim drejt katedralės sė shenjt Savės, kur mbajtėn njė shėrbesė tė madhe fetare pėrjashta. Jo tė gjithė shkuan atje dhe njė grup prej 1 mijė demonstruesish shkuan nė rrugėn e ambasadave dhe filluan tė sulmojnė ambasadėn amerikane dhe i vunė flakėn. Ata gjithashtu sulmuan ambasadėn kroate, goditėn me gurė edhe ambasadėn kanadeze dhe pastaj disa nga demonstruesit goditėn me gurė dhe dėmtuan nga jashtė ambasadėn italiane dhe atė britanike. Nga informacionet qė mora, ata gjithashtu goditėn ambasadėn belge dhe hodhėn gurė drejt asaj turke. Mė pas ata shkuan nė qendrėn e Beogradit, duke plaēkitur dyqane.
Z.A: Ju pėrmendėt faktin qė qeveria organizoi tubimin. A besoni se zoti Kostunica ose njerėzit e tij ishin pas kėtyre ngjarjeve?
James Lyon: Nuk e di nė se mund tė themi qė dikush ishte pas kėtyre sulmeve. Duket se bėhet fjalė pėr grupe tė djathta ekstremiste tė rinjsh qė organizohen pėrmes internetit, si edhe disa grupe klubesh tifozash tė futbollit. Por qeveria e zotit Koshtunica sigurisht qė ka njė pjesė tė madhe tė pėrgjegjėsisė pėr atė qė ndodhi. Mbledhja e qeverisė ishte caktuar pėr nė orėn 5:00 pasdite, mjaft vonė duke e ditur qė pas pak do tė errėsohej dhe dihet qė njerėzit sillen ndryshe kur erret. Takimi mund tė ishte mbajtur shumė mirė nė orėn 2:00 ose 3:00. Gjithashtu duket se ata kishin tėrhequr gjithė forcat policore nga ambasadat. Qė nga e diela dhe gjatė javės para ambasadės amerikane kishte pasur njė kordon tė dendur policėsh, ndėrsa sot nuk kishte kordon policor, nuk kishte mbrojtje pėr ambasadėn dhe policisė iu desh rreth gjysmė ore tė arrinte, gjė qė tė lė tė besosh se kjo mund tė ishte njė mėnyrė e kujdesshme e qeverisė pėr tė shprehur pakėnaqėsinė me Shtetet e Bashkuara.
Besoj se ata (qeveria) po luajnė pėr interesa tė politikės sė brendshme dhe ėshtė e qartė qė zoti Koshtunica do qė tė krijojė njė shumicė tė re parlamentare qė tė jetė anti-perėndimore, anti-evropiane dhe pro-ruse. Mendoj se nėse nuk harrojmė qė ky ėshtė njė nga synimet e tij kryesore, atėherė duket se veprimet e tij janė lehtėsisht tė shpjegueshme.
Pėrsa i takon komunitetit ndėrkombėtar dhe perėndimit, sigurisht qė ai (zoti Kostunica) nuk po bėn miq me kėto lėvizje.
Z.A: A mendoni se bėhej fjalė thjesht pėr njė shprehje e zemėrimit, njė ngjarje e momentit, apo ky ėshtė sinjal i fillimit tė problemeve tė reja?
James Lyon: Ėshtė e vėshtirė ta parashikosh. Shumė do tė varet nga Serbia dhe ēfarė rruge do tė ndjekė ajo. Tani pėr tani ėshtė shumė herėt tė thuash nėse do tė ketė vėshtirėsi tė mėtejshme, apo do tė jetė njė ngjarje e veēuar.
Z.A: Nga kėndvėshtrimi i Perėndimit, si duhet tė reagojė tani diplomacia amerikane dhe ajo perėndimore?
James Lyon: Perėndimi ka vetėm dy rrugė: E para, mund qė thjesht tė presė qetėsisht duke lejuar Serbinė qė tė kalojė momentin e vet tė katarthisit, ose tia kthejė Kosovėn Serbisė.
Serbia kėnaqet vetėm nėse i kthehet Kosova. Nėse Perėndimi nuk do ta bėjė kėtė, atėherė duhet tė jetė i pėrgatitur pėr rezultatet e asaj qė do tė ndodhė brenda Serbisė, tė cilat mund tė mos jenė aq tė kėndshme.
Z.A: A mund tė jetė kjo njė pėrpjekje pėr njė alternativė tė tretė, pėr marrjen e pjesės sė veriut tė Kosovės, tė populluar nga serbėt?
James Lyon: Pėr momentin nuk do doja tė spekulloja pėr mundėsinė e ndarjes sė Kosovės. Ėshtė herėt tė bėhen parashikime, sepse nuk dihet ende sesi do tė zhvillohen ngjarjet.
|
|
| Zeri i Amerikes |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|