| » Opcionet për artikullin |
|
Qeveria e Kosovės ka aplikuar dje pėr anėtarėsim tė plotė nė Fondin Monetar Ndėrkombėtar dhe nė Bankėn Botėrore. Lajmin e ka konfirmuar sot nė Bruksel kryeministri Thaēi, ku edhe ka nėnshkruar kėrkesat pėr anėtarėsim tė Kosovės nė dy institucionet mė tė mėdha financiare ndėrkombėtare. Pritet qė deri nė fund tė vitit Kosova tė marrė pėrgjigje pozitive pėr anėtarėsim nė FMN. Hyrja nė kėto institucione tė rėndėsishme financiare do ti ndihmoj Kosovės nė zhvillimin ekonomik.
Me numrin prej 43 shteteve qė kanė njohur Kosovėn, ndėr organizatat kryesore botėrore nė tė cilat Kosova mund tė aplikojė, pa u frikėsuar se do tė refuzohet, janė Fondi Monetar Ndėrkombėtar dhe Banka Botėrore.
Ditė mė parė edhe zėvendėskryeministri Hajredin Kuēi pat deklaruar se aplikimi mund tė ndodhė shumė shpejt, gjithsesi para muajit shtatorit.
Zėvendėskryeministri Kuēi i pat deklaruar Radios Evropa e Lirė se tashmė ishin bėrė pėrgatitjet pėr tė aplikuar nė FMN dhe nė Bankėn Botėrore. Nė FMN jemi nė pėrzgjedhje tė shtetit mbėshtetės; sipas procedurave tė parapara dhe sipas mundėsive, pat theksuar zėvendėskryeministri Hajredin Kuēi.
RTK |
|