| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Albin Kurti: DATA |
| Postuar mė datėn: 2007-01-11 16:57:47 nga Faik Smajli :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
Pėr gjashtė vjet e gjysmė nė Kosovė skishte afate pothuajse pėr asgjė, e lėre mė pėr pavarėsinė e Kosovės. Natyrisht, nėse e pėrjashtojmė atė premtimin pėr pavarėsinė e vitit qė vjen. Megjithėkėtė, gjatė vitit 2006, nisi tė flitej mė intensivisht pėr afate kohore tė pavarėsisė, ndonėse ato vetėm sa shėnonin momentet kur premtimeve u skadonte afati. Nuk kishim afate pėr vite me radhė dhe tash sė fundi fituam afate mujore qė pėrherė shtyheshin.
Megjithėse afatet nuk respektoheshin, kjo e afirmonte afatin si tė tillė. Shkelja e afatit tė caktuar dhe shpėrfillja e tij si kategori nuk janė e njėjta gjė. Kėsisoj, edhe politika zyrtare ia bashkangjiti situatės dimensionin kohor. Kjo sdo tė thotė qė ndodheshim nė status quo dhe vetėm tash filluam tė lėvizim.
Negociatat me Serbinė sigurisht qė po e largonin Kosovėn nga pavarėsia. Dhe, kjo duhej kompensuar disi. Pėrveē pėrmendjes sė fjalės pavarėsi filluan tė zėnė nė gojė edhe data tė caktuara nė mėnyrė qė qytetarėt tė mos zgjoheshin nga gjumi pėrkundėr pasojave nė rritje tė mungesės sė mirėqenies dhe perspektivės. Siē e dimė, nė vend tė viteve tash flitet pėr
|
|
muajt, pėr muajin e afatit, pėr afatin qė matet me muajin. Mirėpo, pa dyshim se ka edhe njė qėllim tjetėr kėtu. Flitet mė shpesh pėr afate ashtu qė rreth pėrmbajtjes tė flitet sa mė rrallė.
Duan qė vėmendja tė jetė e pėrqendruar te datat atėherė kur do tė bėhet publike se statusi nuk ėshtė pavarėsia e shumėpritur. Diskutohet pėr muajin e pavarėisė pėr tė mos u diskutuar pėr pėrmbajtjen e saj, qė nė fakt i korrespondon varėsisė sė mėtutjeshme tė Kosovės. Pasi qė mendohej se statusi ėshtė pavarėsia, njerėzit nė Kosovė u patėn zhgėnjyer shumė para dy muajve atėherė kur u shty statusi. Po ta dinin se pėr ēfarė statusi bėhet fjalė, po ata njerėz vetė do ta kėrkonin shtyerjen e tij. Atėbotė krejt ēfarė kishin tė thonin negociatorėt kosovar ishte qė duhet ta ruajmė qetėsinė.
Kjo vazhdon tė jetė edhe sot e kėsaj dite kėrkesa kryesore e politikanėve drejtuar qytetarėve tė Kosovės ndėrkohė qė asgjė sikur kjo kėrkesė nuk zbulon se ata mendojnė vetėm pėr veten e tyre. Situata ekzistuese qė i avanson dhe pasuron, e nė tė cilėn UNMIK-u dhe IPVQ-tė janė shndėrruar nė paravane tė njėra-tjetrės pėrkundruall popullit, sigurisht se atyre iu konvenon pa masė. Prandaj, nuk ėshtė e rastėsishme qė UNMIK-u assesi tė shkojė nga Kosova dhe tash kur thotė se do tė shkojė, nė fakt, do tė pasohet nga njė mision tjetėr ndėrkombėtar pak a shumė i njėjtė. Pėr afate flitet mu tash pikėrisht meqė asgjė sdo tė ndryshojė.
Pėr afatin i cili shtyhet atėherė kur e japin flasin jo vetėm me qėllim qė ta shmangin vėmendjen nga pėrmbajtja e statusit tė ardhshėm, por njėkohėsisht edhe pėr tė krijuar iluzionin se do tė ketė ndryshime. Theksimi i datės nėnkupton se pas asaj date do tė ketė njėfarė ndryshimi cilėsor. Por jo edhe nė Kosovė ku vlen e kundėrta: data pėrmendet pėr tė besuar se do tė ketė ndryshime tė cilat nė tė vėrtetė nuk do tė ngjajnė. UNMIK-u po pėrgatitet tė zėvendėsohet me Misionin e ardhshėm Civil Ndėrkombėtar (ICM) nė mėnyrė qė ēdo gjė tė vazhdojė kėshtu siē ėshtė tani. Mund tė thuhet qė UNMIK-u, nė fakt, nuk po shkon fare pikėrisht meqė po vjen ICM-ja. Zvogėlimi i administratės do tė bėhet vetėm dhe vetėm pėr ta rritur efikasitetin e pushtetit tė huaj e kurrsesi pėr tia dhėnė atė popullatės vendase. ICM-ja do tė ketė 71 udhėheqės administrativ tė cilėt do ta vazhdojnė sundimin neokolonialist nė Kosovė. Policia, gjyqėsia, ekonomia dhe mbrojtja do tė jenė kompetenca tė tyre.
Ata do ta kenė fjalėn e fundit pėr gjithēka dhe decentralizimin pėr prioritet. Qė kjo tė mos jetė shok pėr shqiptarėt e Kosovės i cili do ti trondiste e revoltonte ata, duan qė dalngadalė ta bėjnė publik kompromisin e ngėrthyer te propozimi i Ahtisaarit dhe asisoj ta evitojnė kryengritjen e popullit. Ndėrkohė, inkurajohen njerėzit zyrtar e jozyrtar tė cilat nėpėr mediumet kosovare rrėfehen e rrėfejnė se si neve ndėrkombėtarėt na u dashkan kėtu edhe mė tutje. Natyrisht qė tė sundojnė nė vendin tonė, meqė ende sqenkemi tė gatshėm pėr liri! Politikanėt e Kosovės i fillojnė dhe pėrfundojnė deklaratat e tyre duke pohuar partneritetin me UNMIK-un.
Njė gjė e tillė ėshtė e pamundur. Thjesht, partneriteti i sundimtarit me tė sunduarin ėshtė i mundur vetėm atėherė kur i sunduari ėshtė idiot ose mazohist. Mbase edhe politikanėt kosovar do tė mund tė ndaheshin nė kėto dy kategori. Sido qė tė jetė, ata modelohen nga lart pa bėrė rezistencė; ata janė nė funksion tė plotė edhe tė manipulimit me datat. E, siē e kemi parė aq shumė herė deri mė tani saqė nuk i numėrojmė dot mė, datat e tyre shtyhen. Mbi tė gjitha, datat e tyre duan ta maskojnė mosndryshimin dhe ta hedhin nė plan tė tretė rėndėsinė e pėrmbajtjes. Datat e tyre ta kallin datėn.
11.01.2007 |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|