| » Opcionet për artikullin |
|
Sipas njė hulumtimi tė Bankės Botėrore, rreth 15 pėr qind e popullatės sė pėrgjithshme nė Kosovė jeton nė varfėri ekstreme, apo me mė pak se 94 centė nė ditė. Dhėnė me shifra tė tjera, mė shumė se 20 mijė familje kosovare jetojnė vetėm me njė asistencė sociale, ndėrkaq rreth 17 mijė familje tė tjera janė potenciale pėr tė kaluar nė varfėri ekstreme.
Por, sa ėshtė e fuqishme beteja pėr luftimin e varfėrisė?
Zyrtarė nė Ministrinė e Punės dhe Mirėqenies Sociale thonė se kjo ministri varfėrinė ekstreme ėshtė duke e luftuar "me tė gjitha kapacitetet financiare qė posedon". Muhamet Gjocaj, drejtor i Departamentit tė Mirėqenies Sociale, thotė se nė bazė tė mundėsive tė buxhetit tė konsoliduar tė Kosovės, familjet nė gjendje tė rėndė socio-ekonomike janė tė pėrfshira nė skemat e asistencės sociale.
Ai thotė se buxheti i kėsaj ministrie, pėr kėtė vit, ka qenė 127 milionė euro, tė dedikuara pėr skemat sociale nė pėrgjithėsi, ndėrkaq mbi 30 milionė euro kanė qenė tė parapara vetėm pėr familjet nė nevojė.
Njė familje, qė konsiderohet familje, po ashtu edhe personi i vetėm, merr 35 euro dhe familja me 7 e mė shumė anėtarė merr 75 euro. Maksimumi ėshtė 75 euro nė muaj, - thotė Gjocaj. Shuma mujore qė marrin kėto familje nuk ėshtė e mjaftueshme, - thotė ai, - pėr tė shtuar se me kėtė shumė mbulohen vetėm 2100 kalori, qė janė tė nevojshme pėr ushqim, derisa shpenzimet e tjera mbeten tė pambuluara.
Ėshtė e varfėr jeta e familjes, nėse nuk ka tė ardhura tė tjera. Dhe, zakonisht nuk kanė tė ardhura, sepse pėr tu pėrzgjedhur nė skemėn e asistencės sociale, duhet tė jenė ata qė nuk kanė asnjė tė ardhur nga asnjė burim tjetėr, - shprehet Gjocaj.
Problem tjetėr, sipas Kryqit tė Kuq tė Kosovės, nė luftimin e varfėrisė ekstreme, ėshtė zvogėlimi i interesimit tė donatorėve tė huaj, por edhe mungesa e solidaritetit nga shoqėria. Feride Hyseni, nga kjo organizatė, thotė se donatorėt e huaj mendojnė se ka kaluar koha e emergjencės nė Kosovė. Ne, si Kryqi i Kuq, lirisht mund tė themi se emergjenca pėr gjendjen sociale tė popullatės nė Kosovė ėshtė pikėrisht tani, qe ne e shohim si krizė, sepse njerėzit vuajnė pėr gjėrat elementare, - thekson zonja Hyseni.
Ndėrkaq, ekspertė pėr ēėshtje ekonomike thonė se institucionet vendore nuk janė efikase nė luftimin e varfėrisė ekstreme. Flamur Keqa, nga Oda Ekonomike e Kosovės, thotė se pas pėrfundimit tė luftės, shkalla e varfėrisė nuk ėshtė ulur, por ėshtė rritur dhe kjo, sipas tij, tregon pėr mungesė serioziteti nė trajtimin e kėsaj ēėshtjeje.
Realisht, pak ėshtė bėrė nė kėtė drejtim dhe mendoj se institucionet qeveritare tė Kosovės duhet tė merren shumė mė tepėr me kėtė problem. Ky nuk ėshtė njė problem i vogėl, por ėshtė njė ndėr problemet mė tė mėdha, pas statusit tė Kosovės, - thotė Keqa. Sidoqoftė, pėr autoritetet vendore, problematike nuk janė vetėm ato familje qė tash kanė hyrė nė kategorinė e varfėrisė ekstreme, por edhe ato qė janė nė rrezik pėr tė kaluar nė kėtė kategori.
07 gusht 2007 |
|