| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » KUSHTETUTA UDHĖZIM ADMINISTRATIV PĖR PLANIN E AHTISAARIT |
| Postuar mė datėn: 2008-04-09 17:20:55 nga admin1 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
Kjo kushtetutė pėrshkruan mungesėn e sovranitetit dhe demokracisė brenda Kosovės. Pas nenit 142 thuhet qė Plani i Ahtisaarit ėshtė mbi kushtetutėn nė fuqi, dhe qė Prania Civile Ndėrkombėtare (ICO/ICO/EULEX) nė Kosovė mban autoritetin pėrfundimtar ekzekutiv. Vetėm Pėrfaqėsuesi Civil Ndėrkombėtar ka tė drejtė ta interpretojė Planin e Ahtisaarit dhe tė marrė vendime pėr tė. Tė gjithė nenet deri te ai 142 pėrshkruajnė njė botė imagjinare kompetencash qė qeveria e Kosovės do ti ketė pasi BE-ja tė ketė ikur, me shpresėn qė askush nuk do tė ketė energji ti lexojė 20 nenet e fundit tė cilat tregojnė qysh BE-ja do tė na qeveris tash dhe kur do tė vendos tė shkojė (nėse vėrtet do tė vendos).
Mohimi i identitetit tonė kombėtar
1. Kjo Kushtetutė na e mohon identitetin tonė kombėtar:
Preambula e saj na e pezullon historinė.Nuk i referohet askund viteve tėluftės pėr liri qė prej vitit 1912. Nuk pėrmend Konferencėn e Bujanit (1943-44), e as luftėn ēlirimtare (1998-99). Kurse prej atyre qė e kanė pėrpiluar kushtetutėn, ajo po quhet akti historik. Kjo Kushtetutė ėshtė historike nė kuptimin e mohimit qė ia bėn historisė shqiptare. (Preambula).
Pėrcaktohet flamuri i ri shtetėror, duke e spostuar flamurin tonė nė simbol kombėtar, tė barabartė me atė tė pakicave tjera (Neni 6.2). Pėrdorimi i kėtij flamuri i nėnshtrohet votimit nga shumica e dyfishtė dhe kjo mbulohet nga ligji qė pėrcakton pėrdorimin e simboleve kombėtare (Neni 81).
Thuhet qė Kosova ėshtė shoqėri shumetnike (Neni 3.1) duke e mohuar realitetin sipas tė cilit mbi 90% e popullatės ėshtė shqiptare (Neni 3.1).
2. Kushtetuta zotohet qė tė jetė e pėrkushtuar pėr mbrojtjen e trashėgimisė kulturore tė Kosovės (Neni 9) dhe trashėgimisė kulturore tė tė gjitha bashkėsive (Neni 58.5), por nė fakt, sipas Planit tė Ahtisaarit, objektet e fesė dhe kulturės ortodokse definohen si serbe, prandaj ky ėshtė mohim i historisė sė shqiptarėve dhe ndarje e Kosovės mbi mbėshtetje fetare.
3. Kushtetuta na e garanton tė drejtėn e lirisė sė besimit, ndėrgjegjes dhe fesė (Neni 38), kurse mbėshtetet nė Planin e Ahtisaarit qė e definon Kishėn Ortodokse nė Kosovė si Kishė Ortodokse Serbe. Sipas kėsaj, ēdo shqiptar qė dėshiron ti jepet besimit ortodoks i imponohet vetėpėrcaktimi si serb, qė ėshtė nė kundėrshtim tė drejtpėrdrejtė me Nenin 57.2 tė Kornizės Evropiane pėr Mbrojtjen e Pakicave Kombėtare, i cili thotė qė askush nuk mund ti nėnshtrohet deklarimit tė imponuar tė vetvetes si anėtar i bashkėsisė.
4. Kushtetuta thotė qė Republika e Kosovės ua njeh tė drejtėn e shtetėsisė sė Kosovės tė gjithė qytetarėve tė ish Jugosllavisė tė cilėt qenė qytetarė tė pėrhershėm tė Kosovės mė 1 janar 1998 (Neni 155.2). Ky nen ua mundėson tė gjithė refugjatėve serbė nga Kroacia dhe Bosnja tė sjellur nė Kosovė nga regjimi i Milosheviqit gjatė luftėrave tė shkaktuara nga Serbia, qė tė bėhen qytetarė tė Kosovės, kurse ua mohon kėtė tė drejtė shqiptarėve qė nė kėtė kohė gjendeshin nė azil nėpėr vendet e perėndimit.
Mohimi i demokracisė dhe fuqisė ekzekutive
5. Kushtetuta thotė qė Kosova ėshtė demokratike (Neni 1.1, dhe Neni 4.1), por nė tė njėjtėn kohė konfirmon qė njė prani e pazgjedhur dhe jollogaridhėnėse ndėrkombėtare (ICO/EULEX) do ta mbajė fuqinė ekzekutive pėr njė periudhė tė pacaktuar kohore (Neni 143). ICO/EULEX-i ėshtė plotėsisht mbi ligjin. Nuk ka organizatė brenda Kosovės e cila do tė bėjė mbikėqyrje mbi veprimtarinė e ICO/EULEX-it. Vetė ICO/EULEX-i e cakton afatin e tij.
6. Nė nenin 16 kushtetuta thotė qė vetė kushtetuta ėshtė akti mė i lartė ligjor nė Kosovė dhe qė fuqia pėr tė qeverisur rrjedh nga ajo. Por mė pas, nė nenin 143.1 konfirmohet qė nėse ekziston ndonjė kundėrthėnie ndėrmjet kushtetutės dhe Planit Ahtisaarit, vlen kjo e fundit. Kjo do tė thotė qė Plani i Ahtisaarit dhe jo kushtetuta ėshtė akti mė i lartė ligjor nė Kosovė.
7. Kushtetuta thotė qė qeveria ka fuqi ekzekutive (Neni 92.2), por neni 146 konfirmon qė prania ndėrkombėtare (ICO/EULEX) e ka autoritetin pėrfundimtar ekzekutiv nė Kosovė deri sa tė jetė pėrcaktuar qė Plani i Ahtisaarit ka pėrfunduar sė zbatuari, dhe qė ICO/EULEX-i ka autoritetin pėrfundimtar pėr interpretimin e Planit tė Ahtisaarit (Neni 147).
8. Kushtetuta thotė qė kufizimet e fuqive tė institucioneve tė Kosovės do tė bėhet vetėm gjatė fazės kalimtare, por nuk garanton pėr afatin e pėrfundimit tė kėtij transicioni. Pėr mė keq, kushtetua ia delegon ICO/EULEX-it tė gjitha fuqitė vendimmarrėse lidhur me pėrfundimin e transicionit i cili i vetėm do ta vlerėsojė a ėshtė zbatuar Plani i Ahtisaarit (Neni 146.1).
9. Kushtetuta potencialisht ia mohon popullit tė Kosovės ēfarėdo mekanizmi institucional pėr ta kundėrshtuar Planin e Ahtisaarit sepse:
Plani i Ahtisaarit ėshtė mbi kushtetutėn dhe ligjet (Neni 143).
Plani i Ahtisaarit mohon tė drejtėn e referendumit pėr dispozitat e kėtij Plani (Neni 81).
Vetėm ICO/EULEX-i e ka tė drejtėn e interpretimit tė Planit dhe tė marrė vendime lidhur me tė.
Vendimet e ICO/EULEX-it lidhur me Planin konsiderohen tė obligueshme (Neni 146.2, dhe Neni 147).
10. Kushtetuta i vendos ndėrkombėtarėt jo vetėm mbi institucionet tona por gjithashtu brenda institucioneve pėr njė periudhė tė pacaktuar kalimtare:
Kėshilli Juridik do tė ketė dy gjykatės ndėrkombėtar, njėri prej tė cilėve do tė propozohet nga ESDP (Neni 151.2).
Tre gjykatės ndėrkombėtar do tė jenė nė Gjykatėn Kushtetuese, drejtpėrdrejt tė emruar nga ICO/EULEX-i (Neni 152).
Auditori i Pėrgjithshėm do tė jetė ndėrkombėtar i emruar nga ICO/EULEX-i.
Emrimi i Guvernatorit tė Bankės Qendrore tė Kosovės do tė aprovohet nga ICO/EULEX-i.
11. Kushtetuta nuk thotė qė prania ndėrkombėtare (ICO/EULEX) duhet ti japė llogari popullit tė Kosovės pėr shkeljet e kryera kundėr tij sepse nuk e definon atė si autoritet publik, administrim publik apo autoritet shtetėror.
Neni 114.7 thotė qė individėt qė i kanė shterrur mjetet tjera ligjore mund ta kalojnė rastin e tyre nė gjykatėn kushtetuese po qe se autoritetet publike kanė shkelur tė drejtat dhe liritė e tyre njerėzore tė garantuara me kushtetutė.
Institucioni i Ombudpsersonit mund tė bėjė rekomandime dhe propozojė veprime vetėm atėherė kur shkelja e tė drejtave dhe lirive njerėzore kryhen nga administrimi publik apo autoritetet tjera shtetėrore (Neni 135.3).
12. Kushtetuta thotė qė ne ushtrojmė sovranitetin nė pajtim me referendumin (Neni 2.1), por neve na ėshtė mohuar referendumi pėr vetėvendosje, dhe ajo na e mohon tė drejtėn pėr ta shfrytėzyar referendumin si shprehje e vullnetit tonė pėr Planin e Ahtisaarit (Neni 81).
Mohimi i sovranitetit dhe integritetit territorial
13. Kushtetuta thotė qė Kosova ėshtė "sovrane" (Neni 1.1), por na e mohon tė drejtėn qė vjen me sovranitetin e vėrtetė: dorėzimin e sovranitetit si e drejtė pėr t'u bashkuar me njė shtet tjetėr. (Neni 1.3). Pėr ta ndryshuar kėtė klauzolė do tė nevojitet pajtimi i pakicės serbe sepse ēdo amandamentim i kushtetutės i nėnshtrohet rregullės sė votimit tė dyfishtė: 2/3 e ulėseve tė rezervuara pėr pakicat (Neni 65).
14. Kushtetuta thotė qė integriteti territorial i Kosovės ėshtė "i paprekshėm, i patjetėrsueshėm dhe pandashėm" (Neni 2.2) dhe qė ajo ka institucionet tė cilat do ta mbrojnė integritetin territorial dhe rendin tonė kushtetues, tė gjitha kėto duke vepruar nėn autoritetin e institucioneve tė Kosovės (Neni 4.7). Kurse vetė kushtetuta konfirmon qė Kosova nuk do tė ketė tė drejtėn e "ushtrisė" (aty nuk pėrdoret fjala "ushtri", vetėm "forcė"):
TMK-ja do tė shuhet pėrbrenda njė viti (Neni 154)
TMK-ja do tė zėvendėsohet nga Forca e Sigurisė e Kosovės e cila do tė ketė kompetenca pėr t'u marrė me pėrgjigje ndaj krizave, mjeteve shpėrthyese apo mbrojtjes qytetare (Neni 126.2).
Integriteti territorial dhe rendi ynė kushtetues do tė jetė nėn kontroll tė Pranisė Ushtarake Ndėrkombėtare (Neni 153).
Dispozitat e Planit tė Ahtisaarit e ndajnė vendin tonė mbi decentralizimin etnik, legalizimin e strukturave paralele tė Serbisė brenda Kosovės, dhe ia japin Maqedonisė 2.500 hektarė tė tokės te Debėlldehu, mbi mbėshtetjen e marrėveshjes tė bėrė mė 2001 ndėrmjet Serbisė dhe Maqedonisė.
15. Kushtetuta thotė qė policia duhet tė pasqyrojė pėrbėrjen etnike tė komunės nė "kufijtė mė tė lartė tė mundshėm". Kjo nėnkupton miratimin e njė policie etnikisht tė ndarė me 100% tė forcės policore serbe qė do tė veprojė nėpėr komunat e veriut tė Kosovės dhe komunat e reja tė Parteshit dhe Ranillugut dhe me njė shumicė etnike serbe nė komunat e Graēanicės, Novo Bėrdės, Kllokotit dhe Shtėrpcės (Neni 128.4). Ky nen thotė qė gjykatat themelore duhet tė pasqyrojė pėrbėrjen etnike tė juridiksionit territorial tė asaj gjykate (Neni 107.3), prandaj nėnkupton miratimin e njė sistemi ligjor etnikisht tė ndarė. Kjo gjė do ta shkatėrrojė aftėsinė e qeverisė qendrore pėr shtrirjen e kontrollit nėpėr kėto territore.
16. Nga drafti i parė i kushtetutės ėshtė hequr tėrėsisht fjala agresion. Pėr marrjen e masave emergjente tė mbrojtjes (neni 131, pika 3) kėrkohen 2/3 e deputetėve tė Kuvendit pėr ta miratuar dekretin e Presidentit, pėr dallim nga pika nė vazhdim (pika 4 e po tė njėjtit nen) e cila kėrkon vetėm shumicėn e thjeshtė pėr marrjen e vendimit pėr masat ndaj kėrcėnimit tė rendit kushtetues dhe sigurisė publike, si dhe nė rast tė fatkeqėsive natyrore. Pra, nė rast tė sulmit nga Serbia pėr njė aneksim eventual tė Kosovės nevojiten 2/3 e deputetėve pėr tė ndėrmarrė ēfarėdo mase.
Mohimi i gjyqėsorit tė pavarur
16. Kushtetuta thotė qė gjykatat tona do tė jenė tė pavarura (Neni 4.5; dhe Neni 102.4), por ajo i jep fuqinė pranisė ndėrkombėtare (ICO/EULEX) pėr t'i emruar drejtpėrdrejt tre gjykatės nė Gjykatėn Kushtetuese (Neni 152), dhe ua lejon gjykatėsve ekzistues ndėrkombėtar tė emėruar nga UNMIK-u qė tė mbesin nė pozitat e tyre (Neni 150.2).
Mohimi i barazisė para ligjit
17. Kushtetuta deklaron qė Kosova do t'i trajtojė tė gjithė qytetarėt tė barabartė para ligjit (Neni 3.2), por nė fakt nuk na konsideron si individė, por si "bashkėsi" etnike. Ajo konfirmon dispozitat e Planit tė Ahtisaarit i cili i jep pakicės serbe privilegje mbi tė gjitha pakicat tjera, tėrėsisht jashtė pėrpjestimit tė madhėsisė sė tyre reale dhe i cili i pajis ndėrkombėtarėt, qė do ta qeverisin Kosovėn nė mėnyrė jodemokratike, me imunitet nga pėrndjekja ndaj veprimeve tė tyre:
Kushtetuta e bėn gjuhėn serbe gjuhė zyrtare tė Kosovė jo vetėm nėpėr komunat me shumicė serbe, edhe pse pėrafėrsisht popullata e pėrgjithshme serbe brenda Kosovės ėshtė 6%.
Kushtetuta krijon potencialin pėr fėrkimin/pėrēarjen e pėrhershme ndėrmjet qeverisė qendrore dhe pakicės serbe duke e privilegjuar kėtė tė fundit nėpėrmjet zotimit pėr decentralizim etnik tė komunave, policisė dhe gjyqėsisė.
Kushtetuta pajis pakicėn serbe me aftėsinė e bllokimit tė funksionimit tė Kuvendit nėpėrmjet vetos sė shumicės sė dyfishtė mbi ligjet e rėndėsisė vitale (Neni 81) dhe po tė njėjtit parim mbi amandamentet dhe kushtetutėn (65.2).
Mohimi i demokracisė shoqėrore
18. Kushtetuta thotė qė Kosova do tė jetė ekonomi e tregut tė lirė me konkurencė tė hapur pa i afirmuar njėkohėsisht edhe tė drejtat e popullit pėr mirėqenie shoqėrore dhe mbrojtje nga tregu (siē pėrcaktohet nė Konventėn Ndėrkombėtare pėr tė Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore, konventė kjo qė nuk ėshtė pėrfshirė nė Kushtetutė).
Drafti final i Kushtetutės, pas kritikave nga qytetarėt e Kosovės, doli edhe mė i keq se drafti i mėparshėm. Nė kėtė tė riun, fuqizohet skajshmėrisht pozita e Pėrfaqėsuesit Civil Ndėrkombėtar, tek i cili pėrqendrohen tė gjitha kompetencat qė i ka Misioni Ndėrkombėtar. Pra, me kėtė kushtetutė pėrmbi Kosovėn vendoset njė njeri i vetėm me pushtet absolut. Kushtetuta e shndėrron Kosovėn nė monarki sui generis.
|
|
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|