| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Kėshilli Ekonomik Fiskal miraton projektbuxhetin e rishikuar pėr 2008-n |
| Postuar mė datėn: 2008-02-09 16:16:55 nga admin4 :: Kategoria: Lajmet kryesore |
| » Opcionet për artikullin |
|
Shkruan: Atdhe Buja
Rritja e pagave tė mėsimdhėnėsve, ndonėse ka qenė top-premtimi mė i zėshėm qė ka bėrė gjatė fushatės elektorale PDK-ja, as qė ka ardhur nė rend dite gjatė rishikimit tė buxhetit tė kėtij viti, i cili ka kaluar edhe KEF-in, i cili ėshtė udhėhequr nga kryeministri Hashim Thaēi
UNMIK-u nė versionin pirat
Dy punonjės tė UNMIK-ut u kapėn nga policia kosovare pasi kishin kryer gėrmime nė kalanė e Novobėrdės. Nuk ėshtė hera e parė qė kryhen gėrmime tė paligjshme nė territoret e monumenteve tė kulturės.
Pėr piratėt e rrėnojave nuk ka kohė mė tė pėrshtatshme. Kur tė gjithė janė nė ethe pėr shpalljen e pavarėsisė sė Kosovės, pakkush e ēon mendjen tek objektet e trashėgimisė kulturore, tė cilat, sė fundmi janė vėnė nė fokusin e gjurmuesve tė thesarėve. Nuk janė aventurierė tė thjeshtė, por njerėz nėn petkun e ndėrkombėtarėve. Vetėm pak ditė mė parė, dy punėtorė tė administratės sė UNMIK-ut, njė i huaj dhe njė vendas janė kapur nė flagrancė duke kėrkuar pėr sende tė arta nė kalanė e Novobėrdės. Me njė detektor metali dhe njė lopatė, kanė dalė nė gjuetinė e arit, por pa sukses. U ndalėn nga policia kosovare, ndėrsa kanė lėnė gjurmė ngado nė territorin e kalasė sė shek. XIV. |
|
Rojtari i monumentit dhe i 1200 hektarėve pėrreth, Islam Vllasaliu, ėshtė shprehur pėr tė pėrditshmen kosovare Express se ky ėshtė rasti i parė qė nuk bie nė gjurmė tė piratėve (lajmin e ka mėsuar nga mediat), pasi dy vjet mė parė, ishte pikėrisht ai qė raportoi gėrmimet qė po bėnin dy policė rumunė, edhe ata nėn uniformėn e UNMIK-ut. Islami tregon se derisa rumunėt mbaruan procesin e kėrkimit tė sendeve me vlerė, i sekuestruan celularin dhe mjetin e identitetit, tė cilat ia kthyen mė vonė. Sipas Express-it deri tani nuk ėshtė njoftuar ndonjė masė ndaj policėve, ndėrsa pėr rastin e fundit u informua edhe Shėrbimi Policor i Kosovės, i cili mundėsoi ndalimin e dy policėve. Sipas togerit Ismet Hashani, nga zyra pėr informim nė rajonin e Gjilanit, rasti u raportua para disa ditėsh. Hashani u shpreh pėr Express se gjatė ndalimit, personave iu sekuestrua njė lopatė dhe njė detektor. Mėsohet se dy unmikasit nuk janė nėn arrest, por nėn hetim. I pyetur nė lidhje me kėtė rast, funksionari Rusell Geejk nga zyra e informacionit tė UNMIK-ut, pranon se bėhet fjalė pėr njė punonjės tė kėtij organizmi, por nuk mund tė japė detaje, pasi me kėtė ēėshtje po merret policia.
Mė shumė se njė rast i veēuar, shqetėsues ėshtė fenomeni qė po ndodh me trashėgiminė kulturore tė Kosovės. Thuhet se Ministria e Kulturės sė Kosovės ka treguar vėmendje vetėm pėr objektet e shkatėrruara gjatė marsit tė vitit 2004, ndėrsa janė lėnė nė harresė shumė monumente tė tjera. Mungesa e kujdesit dhe e investimeve i ka kthyer monumentet nė gėrmadha, ndėrsa objektet e trashėgimisė kulturore kanė marrė rrugėt e Evropės. Rojtari i kalasė sė Novobėrdės thotė se gjatė kohės qė ai ka punuar aty nuk mban mend qė nė kala tė jenė kryer ndonjėherė investime, gjė qė ka ēuar nė shkatėrrimin e monumentit dhe kthimin e tij nė njė gėrmadhė. I pyetur nga Express pėr kėtė ēėshtje, Baki Svirca, drejtor i Institutit pėr Mbrojtjen e Monumenteve tė Kosovės, thotė se problemi kryesor ėshtė mosrespektimi i prioriteteve nė fushėn e trashėgimisė. Faktori i dytė ėshtė politizimi i trashėgimisė, ndėrsa faktori i tretė ėshtė mungesa e buxhetit, - thotė Svirca, ndėrsa shton se puna ēalon edhe nė mosakordimin e punėve mes palėve, qė janė pėrgjegjėse pėr trashėgiminė kulturore. Tė gjitha kėto dobėsi i shfrytėzojnė hulumtuesit ilegalė. Edhe nė Kosovė janė pėrhapur tė ashtuquajturat ethet e arit dhe prandaj kemi kėsi lloj dėmtimesh. Kėto hulumtime janė vetėm njė prej dėmtimeve, sepse edhe vizitat joformale tė paautorizuara, tė pakoordinuara, tė pamenaxhuara, shkaktojnė dėmtime nė trashėgimi,- vazhdon Svirca. Sipas tij, nė rastin konkret, nė kalanė e Novobėrdės ka shumė dėmtime, pasi ka shumė vizitorė, tė cilėt ngjiten nėpėr mure, duke shkaktuar rrėzimin e gurėve.
Serbet, sulme terroriste ndaj BE-se
Nje shperthim tronditi dje Beogradin, duke rritur tensionin ne nje kohe kur pritet pavaresia e Kosoves. Persona ende te paidentifikuar vendosen ne oret e para te mengjesit nje paisje eksplozive ne nje qender tregtare te firmes sllovene Merkator, duke shkaktuar deme materiale. Fatmirsisht, askush nuk u lendua nga ky shperthim ne lagjen Beogradi i Ri, dhe qendra tregtare u hap ne kohen e duhur. Sipas policise shperthimi shkaterroi 10 dritare prane hyrjes kryesore te nderteses. Burime nga Ministria e Brendshme serbe thane se kane nisur menjehere hetimet, por ende nuk ka pasur ndonje arrestim apo te dyshuar. Disa ore me pas mediat serbe raportuan se nje tjeter qender tregtare, ne nje tjeter qytet, nen pronesine e se njejtes kompani sllovene, Merkator u evakua pas nje telefonate anonime per kercenim me bombė. Pas nje kontrolli, policia tha se ishte nje alarm fals. Vetem dy dite me pare, nje grup protestuesish nacionaliste prishen ekspoziten e artisteve shqiptare te Kosoves ne Beograd. Duke thirrur emrat e lidereve serbo boshnjake qe kerkohen nga Gjykata e Hages, rreth 300 anetare te levizjes nacionaliste Obraz, hyne ne galerine Kontekst, ku pritej te hapej ekspozita " Terheqja". Ata shkaterruan piktura dhe grisen nje poster te ish-komandantit te UCK-se, Adem Jashari. Autoritetet serbe nuk kane dashur te komentojne keto ngjarje, dhe nese ato kane lidhje me rritjen e fuqishme te ndjenjave anti perendimore per shkak te mbeshtetjes se BE-se ndaj pavaresise se Kosoves, dhe vendimit per te derguar nje misionin civil ne krahinen shqiptare. Sllovenia, e cila mban presidencen e rradhes se Bashkimit Europian, ka premtuar te zgjidhe ēeshtjen e Kosoves, brenda mandatit te saj 6 mujor. Shume serbe, e konsiderojne Sllovenine, si perkrahesen kryesore te pavaresise se Kosoves. Disa prejt tyre madje kane bere thirrje per nje bojkotim te produkteve sllovene, ne nje fushate qe te kujton ditet pėrpara shperberjes se Jugosllavise ne vitet 90. Nderkohe ne Slloveni, ministria e jashtme deklaroi se pret qe policiet serbe te identifikojne dhe ndeshkojne shkaktaret e kesaj ngjarje te pakendshme.
09.02.2008 |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|