| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Nje shqiptare eshte zgjedhur kryetare bashkie ne SH.B.A |
| Postuar mė datėn: 2007-01-20 16:25:32 nga A.D :: Kategoria: Diaspora |
| » Opcionet për artikullin |
|
Prindėrit e saj janė shqiptarė, ndėrsa ajo ėshtė kryebashkiake e Worcester (Uster), qytet nė Massachusetts, SHBA (afėr 300,000 banore).
Konstantina B. Lukes, 61 vjeēe, qė prej 13 janarit 2007 ėshtė zgjedhur nė krye tė kėshillit bashkiak tė kėtij qyteti, duke u bėrė e dyta grua qė mban njė post tė tillė nė historinė 159-vjeēare tė qytetit. Ka lindur nė SHBA, ndėrsa prindėrit e saj, nė Shqipėri, ata janė arratisur prej vendit gjatė kohės sė diktaturės, prej njė qeverie qė smund ti zije besė, siē ėshtė shprehur ajo, nė dhjetor 2006, nė Worcester Business Journal.
Dhe pikėrisht pėr kėtė arsye gjatė qeverisjes sė saj ajo kėmbėngul tė nxisė ēdo lloj debati qė ka tė bėjė me dyshimet ndaj mėnyrės sė drejtimit tė kėshillit bashkiak. E gjithashtu, nė mendjen e saj ka gjithnjė vend pėr tė huajt, sepse jam etiketuar dhe unė si e tillė dikur. Zonja kryebashkiake Konstantina B. Lukes ėshtė shpallur formalisht kryebashkiake e qytetit tė Worcester, Masaēusets, mė 13 janar 2007, duke u bėrė gruaja e dytė nė njė post tė tillė nė 159 vitet e ekzistencės sė qytetit. Ajo ka marrė nė dorė frenat e bashkisė sė qytetit, pasi kryetari prej gjashtė vitesh, Timothy Murray, i cilėsuar si njė prej kryebashkiave mė tė suksesshėm tė qytetit, la detyrėn pėr tu fokusuar nė postin e tij tė ri tė guvernatorit. |
|
Pasi bėri betimin dhe mori brohorima entuziaste nga turma, zonja Lukes u shpreh se qyteti do tė pėrjetojė ditė akoma mė tė mira, shkruan gazeta Worcester Telegram. Gjatė fjalimit tė saj, Konstantina Lukes, apo siē e njohin tė gjithė, Konny (Koni) lavdėroi parardhėsit e saj pėr punėn e mirė qė kanė bėrė. Koha qė asaj i mbetet pėr tė drejtuar bashkinė ėshtė deri nė fund tė vitit, ndaj dhe objektivat e saj janė tė qartė e tė thjeshtė. Njė ndėr ta ėshtė ndėrtimi i standardeve tė gjelbėrimit, duke qenė se ajo njihet si njė aktiviste e gjelbėr.
Rrėnjėt shqiptare Nė dhjetor zonja Lukes u shpreh pėr gazetėn Worcester Business Journal se unė gjithnjė kam pasur njė vend nė zemrėn time pėr ata qė janė tė ardhur, sepse unė jam etiketuar dhe vetė si njė e tillė. Unė kam mėsuar nė jetė se tek disa gjėra nuk duhet besuar. Prindėrit e saj ishin emigrantė shqiptarė, siē shprehet ajo, tė ndarė nga familjet e tyre nė vendlindje. Kumbari vendosi tė shkonte nė Shqipėri e mė pas u pėrpoq tė kthehej sėrish nė SHBA. Por pėr 15 vite ai qėndroi nė burg si i burgosur politik. Gjithė posta ishte e censuruar dhe nuk mund tė udhėtohej nga jashtė brenda vendit apo anasjelltas, rrėfen Lukes pėr rrėnjėt e saj shqiptare. Jeta Konstantina B. Lukes ėshtė 61 vjeēe dhe ka ushtruar profesionin e avokates. Prindėrit e saj kanė emigruar nga Shqipėria nė kohėn e komunizmit. Ajo ėshtė e martuar me dr. James J. Lukes dhe ka dhe njė djalė me emrin Peter. Ėshtė diplomuar pėr avokati nė Universitetin e Drejtėsisė sė Konektkatit. Ajo ėshtė zgjedhur nė kėshillin e qytetit tė Worcester nė vitin 1980 dhe cilėson si sfidėn mė tė madhe tė karrierės sė saj kandidimin pėr tu zgjedhur nė kėtė post, pasi ajo nuk kishte shumė qė kishte mbėrritur nė qytet. I pėlqen tė zbavitet, duke shėtitur dhe duke drejtuar show-n televiziv Coffee with Konnie (Kafe me Konin).
Lajmi Shqip |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|