| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » NJOHA E PAVARĖSISĖ SĖ KOSOVĖS-FUNDI I MITIT KOLONIZUES |
| Postuar mė datėn: 2008-01-28 03:23:27 nga admin4 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
BAROMETRI DIPLOMATIK
*** Prof.Dr.Radoslav Gaēinoviq: Njohja e njėanshme e pavarėsisė sė Kosovės pa pėlqimin e qeverisė sė Beogradit dhe, jashtė sė drejtės ndėrkombėtare, nuk do tė ishte asgjė tjetėr veēse grabitje e territorit nga shteti sovran i Serbisė. (www.glassrbije.org,24.01.2008).
*** Prof.Dr.Mehdi Hyseni: - Njėqind herė kam pohuar dhe pasqyruar faktet dhe argumentet e pakundėrshtueshme historike dhe juridike ndėrkombėtare se Kosova kurrė nuk ka qenė pjesė legale e Serbisė, por e Shqipėrisė Etnike. Mirėpo, meqė kolonialistėt dhe shovinistėt serbomėdhenj nuk njohin arsyen dhe, nuk duan tė syzohen me fakte dhe me argumente me kėtė tė vėrtetė morale, ligjore dhe shkencore, sepse gjithmonė janė mbėshtetur nė logjikėn e forcės militariste tė imperializmit serbomadh, po e pėrsėris dhe, do ta pėrsėris edhe 1001 herė pėr tia bėrė tė qartė, edhe profesorit tė Institutit tė Shkencave Politike tė Beogradit, Radoslav Gaēinoviq se : - Nuk ekzistojnė rregulla, norma as parime tė vlefshme tė sė drejtės ndėrkombėtare as tė sistemit juridik pozitiv ndėrkombėtar qė e mbrojnė asnjė sistem kolonialist nė botė, sė kėndejmi as kolonializmin 100-vjeēar tė Serbisė gjenocidale mbi Kosovėn shqiptare(1912-1999), sepse pėrbėn krim tė veprės penale ndėrkombėtare, qė ndėr tė tjera, sanksionohet edhe me Kartėn e Kombeve tė Bashkuara.
Prandaj, edhe teza e theksuar e Prof.Dr. Radoslav Gaēinoviq, ėshtė tezė triviale e ndryshuar dhe e falsifikuar nga priftėrinjtė, nga politikanėt dhe nga shkencėtarėt racistė dhe fashistė serbomėdhnej, nė funksion tė mbrojtjes sė drejtės historike, tė sė drejtės kushtetuese dhe tė sė drejtės sė sovranitetit kolonial tė Serbisė Kosovėn (1912-1999). |
|
Prof.Dr.Mehdi HYSENI
Pse shqiptarėt e Kosovės dhe bashkėsia ndėrkombėtare (OKB, SHBA, BE), duhet tė marrin pėlqimin paraprak tė Beogradit, kur Kosova historikisht dhe ligjėrisht nuk ka qenė pjesė e Serbisė, por vetėm koloni, e shkėputur me dhunė, me terror dhe me gjenocid serb nga territori indigjen i Shqipėrisė Etnike (1912-1999).
Leksioni historik i Radoslav Gaēinoviqit
Sipas tezės pohuese tė Radoslav Gaēinoviq, shtrirja e serbėve nė Kosovė daton qysh nga shekulli VII, nė kohėn e perandorisė bizantine. Nė periudhėn e shekujve IX dhe XI kanė krijuar principata lokale brenda perandorisė, kurse me ardhjen nė pushtet tė dinastisė tė Nemanjiqėve, pėrkatėsisht tė Stefan Nemanjės nga mesi dhe nga fundi i shekullit XII, pas luftėrave dhe nėnshkrimit tė paqes me Bizantin, krijohet shteti i pavarur serb nė pėrbėrje tė sė cilės pėrfshihej edhe Kosova e sotme si pjesė qendrore shtetėrore dhe kishtare e tij. (www.glassrbije.org,24.01.2008).
Sipas tė dhėnave tė historisė sė derisotme, del se, serbėt janė shfaqur nė Ballkan nė shekullin VII, ashtu siē ripohon edhe R.Gaēinoviq. Mirėpo, pikėrisht, kėtu edhe fillon krijimi i nervit problematizues mids shqiptarėve autoktonė nė territoret e tyre etnike ilire dhe pushtuesve vandalė nomadė serbė, tė cilėt qė atėherė dhe, gjatė gjithė kohės sė Bizantit i kanė pushtuar dhe kolonizuar trojet etnike shqiptare nė Ballkan.
Si Kisha Ortodokse Serbe, shteti i saj, akademia e shkencave, ashtu edhe R.Gaēinoviq sė bashku me vladikėn Artemije Radosavleviq dhe me mitoropolitin malazez, Amfilohije Radoviq...,etj., duhet tė mbajnė parasysh faktet dhe argumentet historike tė qėndrueshme, se shekulli VII, kur hordhitė serbosllave vėrshojnė nė Ilirinė shqiptare, nė asnjė mėnyrė nuk justifikon tė drejtėn historike, se serbėt janė popull mė i vjetėr se shqiptarėt nė Ballkan. Thjesht, sepse historia e popullit shqiptar nė Ballkan nuk fillon nė shekullin VII, por disa shekuj mė parė. Sipas Ptolomeut, shqiptarėt pėr herė tė parė pėrmendėn nė shekullin II, tė cilėt jetonin rreth qytetit Albanopol, Krujės sė mėvonshme. Ky fis i vjetėr arbėn kishte pozitė qendrore nė bėrthamėn shqiptare.(Shih: Milan Shuflaj, Serbėt dhe shqiptarėt, Bargjini, Tiranė,2002,f.19).
Kėto fakte dhe argumente shkencore dėshmojnė se shqiptarėt autoktonė janė shumė mė tė vjetėr sesa serbėt ardhacakėdoshlakė nė Ballkan, edhe pėr nga trashėgimia racore, etnike, shtetėrore, territoriale, gjuhėsore, kulturore dhe qytetėruese. Kėshtu qė, si shekulli VII, ashtu edhe shekujt e tjerė, tė mėpasmė nė tė cilėt nomadėt kolonistė serbė (tė ardhur nga stepat e Kaukazit dhe tė Siberisė sė Rusisė) mbėshtetin tė drejtėn historike tė tyre, nuk dokumentojnė vjetėrsinė autoktone tė serbėve nė Ballkan, por rrėnjėn dhe simbiozėn e emigrimit tė tyre nė territoret indigjene tė Ilirėve-shqiptarėve dhe tė Ilirisė-Shqipėrisė, pėrkatėsisht tė kolonizimit tė tyre, tė cilat, sikurse dikur, edhe sot i quajnė territore legjitime serbe. Kjo ėshtė vetėm njė floskulė e propagandės kishtare dhe shtetėrore tė Serbisė sė Madhe, qė jusitifikon vetėm krijimin edhe ekzistencėn e saj nė kurriz tė copėtimit, tė kolinizimit dhe tė tjetėrsimit tė territoreve tė Shqipėrisė Etnike.
Edhe pse serbėt janė element nomad emigrues nga Rusia, tė ngulitur nė Ballkan, edhe pse kanė kryer krime, vandalizma, gjenocide dhe luftėra kolonizuese tė tyre pėr ti grabitur territoret, shtėpitė dhe pasurinė shqiptarėve-ilirėve, si dhe tė kroatėve dhe tė hungarezėve etj., ata me dhunė dhe me forcė, tė ndihmuar nga Rusia dhe nga popujt e tjerė sllavė, kanė arritur qė tė krijojnė shtetin e tyre qė quhet Serbia e Madhe, e krijuar nga aneksimi i copave tė territoreve etnike shqiptare, kroate, hungareze dhe bullgare.
Prandaj, edhe pse kjo ėshtė nė kundėrshtim me tė drejtėn historike dhe me atė ndėrkombėtare, sepse i ka ndihmuar padrejtėsia, interesat heterogjene dhe shkurtpamėsia e Fuqive tė Mėdha tė Evropės me nė krye Rusinė, serbėt e gėzojnė tė drejtėn mbi shtetin e tyre (territori i tė cilit, edhe sot ėshtė i kontestueshėm ligjėrisht), mirėpo, vetėm brenda kufijve tė shtetit tė Rashkės sė nemanjiqėve, pa sanxahkun e Nishit, pa Kosovėn, pa Jeni Pazarin-Tregun e Ri, pa Bllacėn, pa Kurshumlinė, pa Toplicėn, pa Vranjėn, pa Leskocin, pa Pirotin, etj. domethėnė pa Anamoravėn ilire-shqiptare nė tė cilėn pėrfshihen edhe Presheva, Bujanoci, Presheva dhe Medvegja, tė cilat, edhe sot ndodhen nė zinxhirėt e sundimit kolonialist 100-vjeēar tė Serbisė sė Madhe.
Kosova jashtė shtetit tė Rashkės sė Nemanjiqėve
Sipas tezės sė historiografisė dhe politikės sė falsifikuar propagandistike serbomadhe,tė mbėshtetur dhe tė justifikuar edhe nga historiani i saj, Radoslav Gaēinoviq: Serbia nuk mund tė heqė dorė nga territori i Kosovės, sepse ajo ka qenė pėrfshirė nė kuadrin e shtetit tė Stefan Nemanjės, nė fund tė shekullit XII.(Po aty). Kjo tezė ėshtė e trilluar dhe, fare nuk pėrkon me faktet dhe me realitetin historik tė Kosovės, sepse nė territorin autokton ilir tė Kosovės nuk ėshtė krijuar kurrfarė shteti serb i nemanjiqėve, por nė Rashkėn e Serbisė sė djeshme dhe tė sotme, jo, kursesi nė Kosovė. Kjo tezė e ndėrruar dhe e falsifikuar nuk ėshtė e pranueshme as pėr shkencėn historike, as pėr atė juridike ndėrkombėtare. Kėtė tė vėrtetė e pohon edhe Noel Malcolm: Kosova nuk bėnte pjesė nė territorin e Rashkės, e cila mėpastaj shtrihej nė veri-perėndim: - Ekspansioni serb nė Kosovė filloi nė mbarim tė shekullit XII. (Shih: Noel Malcolm, Kosovo A Short History, Harperpernial, New York,1999,f.27).
Pra, kėtė tezė tė falsifikuar dhe tė pasaktė tė Radosllav Gaēinoviqit, nė mėnyrė ilustrative e ka demantuar dhe, e ka hudhur poshtė tėrėsisht, edhe ky argument i verifikuar shkencor: Qindra vjet me radhė Serbia nuk ka pasur vazhdimėsinė e saj historike, Kosova nuk ishte pjesė e Serbisė, sepse nuk kishte kurrfarė Serbie nė Kosovė nagse nuk ekzistonte fare si entitet gjatė periudhės mė tė gjatė Osmane. De facto Kosova u aneksua nga Serbia mė 1912, kurse de jure mė 1913... ( Noel Malcolm, Kosovo A Short History, Harper perennial, New York, 1999, f.xxxiii).
Ēfarė do tė thotė teza pohuese kuazihistorike dhe kuazishkencore, edhe e Radoslav Gaēinoviqit se: ne serbėt kemi traditėn, kulturėn trashėgimore kishtare dhe shtetėrore nė Kosovė, sepse aty jemi tė pranishėm qė nga shekulli VII etj.?! Nė lidhje me kėtė shtrohet pyetja tejet e thjeshtė dhe akademike, - e para shekullit VII, athua Ballkani paska qenė i shkretė, i pabanuar nga asnjė popull vendės i atyshėm, kėshtu qė serbėt ndėr tė parėt e paskan zbuluar dhe, pėr herė tė parė kėmba e tyre paska shkelur nė Ballkan, pėrkatėsisht nė ilirinė shqiptare? Kjo tezė konstatuese ėshtė false dhe e paargumentuar ngaqė para se tė vėrshojnė hordhitė barbare serbe nė Kosovė dhe nė pjesėt e tjera tė Ilirisė etnike-Shqipėrisė Etnike, Ballkani ka qenė i banuar me pellazgėt, me ilirėt, me romakėt dhe me bizantinėt, ku qė nga koha e Jezu Krishtit, e vetmja gjuhė mbizotėruese, qė ėshtė folur nė tė gjithė Perandorinė Romake, ka qenė shqipja...(Robert dAngely, LEnigme/Enigma/, Toena, Tiranė, 1998, f.23).
Trashėgimi kishtar serbomadh nuk ėshtė argument
historik as juridik ndėrkombėtar nė favor tė rivendosjes
sė sovranitetit kolonial shtetėror tė Serbisė nė Kosovė
Veē dhjetėra, qindra dhe mijėra argumenteve tė tjera tė shkencės shqiptare, edhe shkencėtari i njohur anglez, Noel Malcolm po nė atė frymė argumentuese hudh poshtė tė gjitha tezat e derisotme doktrinare tė historisė, tė politikės, tė diplomacisė dhe tė propagandės shtetėrore kishtare tė Serbisė, se Kosova ėshtė djep dhe zemėr e Serbisė.
Sado qė shkencėtarėt, priftėrinjtė dhe politikanėt serbomėdhenj le tė kukasin se kishat dhe manastiret serbe, e provojnė identitetin e tyre tė lashtėsisė nė Kosovė, kjo ėshtė njė gėnjeshtėr e madhe e luftės shekullore tė mitit kolonizues dhe gjenocidal serbomadh nė kurriz tė shpėrfytyrimit tė sė vėrtetės mijėravjeēare tė vjetėrisė autoktone dhe civilizuese shqiptare, jo vetėm nė Kosovė, por nė mbarė hapėsirat e Shqipėrisė Etnike-Ilirisė.
Kėtė gėnjeshtėr tė trashėgimit kishtar serbomadh nė Kosovė, nė mėnyrėn mė reliefe dhe tė peshuar shkencėrisht e ka hudhur poshtė Prof.Dr. Noel Malcolm, duke e shkallmuar nė mėnyrė objektive dhe realiste se Qendra e Kishės Ortodokse Serbe nuk ėshtė formuar nė Kosovė, por nė Rashkė nė kufirin veri-perėndimor tė Kosovės. Po ashtu, shumica e kishave dhe e manastireve tė Serbisė mesjetare janė ndėrtuar jashtė Kosovės nė Serbinė Qendrore. As patriarkati nuk ka ndonjė histori tė vazhdimėsisė sė tij si institucion: Ky ėshtė rikrijuar nga shteti modern jugosllav nė vitin 1920 (duke qenė i vdekur pėr 154 vjet) dhe, qė atėherė Patriarku synonte tė kishte selinė e tij kryesisht nė Beograd. Pėr perandorinė serbe, ky ishte shteti mesjetar, i cili origjinėn e tij nuk e kishte nė Kosovė, por nė Rashkė... (Noel Malcolm, Po aty, f.xxxi).
Gjithashtu, tezėn e ndryshuar dhe falso serbomadhe, se serbėt janė mė tė vjetėr se shqiptarėt nė Kosovė dhe nė territoret e tjera tė pushtuara nga Shqipėria Etnike ( me rrėnjė, me degė dhe me gjethe tė Ilirisė), nė mėnyrėn mė tė subtile e pėrgėnjeshtron dhe e hudhė poshtė si tė pavlefshme, edhe ky vlerėsim i Idajet Beqirit (jurist dhe avokat i njohur, kryetar i Partisė sė Unitetit Shqiptar, si dhe ithtar dhe veprimtar i dalluar i ribashkimit tė Shqipėrisė Etnike): Kemi lindur njerėz dhe jemi bėrė shqiptarė aty 50.000 vjet nė Ishujt e Sumatrės, Iliro-thrakėt, domethėnė tė parėt tanė, erdhėn nga ishujt e Sumatrės, me njė udhėtim 4000 vjeēar, plot 35.000 vjet para Krishtit, sipas rrezeve tė karbonit C14, e u ndanė nė fise maqedonė, epirotė, etruskė, e u vendosėn nė shprehjen gjeografike tė sotme: Italia Qendrore, Alpet Dinarike, Vardari, Maqedonia e Sotme, Thrakia deri nė Athinė dhe tė gjithė bregdetin Adriatik e Jon. Atėherė Europa Qendrore ishte akoma e mbushur me akull...Kur erdhėm nė hapėsirat gjeografike ku jetojmė edhe sot kėtu e 35.000 vjet para Krishtit, nuk gjetėm njerėz tė kombėsive tė tjera. Ne nuk pushtuam tokat e askujt. Shumė e shumė shekuj mė vonė erdhėn popuj tė tjerė, tė cilėt mungesėn e sė sė drejtės historike trashėgimore dhe ligjore, e zėvendėsuan me fuqinė qė iu dhanė aleatėt e tyre, dhe na pushtuan dhe na kolonizuan. Ky kolonizim zgjati shumė. Pėr ironi tė fatit, si gjithmonė tė vonuar, ne shqiptarėt kemi mbetur i vetmi vend nė botė qė ndodhemi nėn pushtimin kolonial tė serbo-sllavo-maqedono-grekėve.(Shih: Idajet Beqiri, Nacionalizmi shqiptar kėrkon ribashkim kombėtar, botuar nė gazetėn Ribashkimi i Shqipėrisė(Organ i Frontit pėr Bashkimin Kombėtar Shqiptar), Nr.1, Nėntor, Tiranė, 2002, f.16).
Sipas sė drejtės ndėrkombėtare, faktori popullėsi
ėshtė argumenti numėr njė pėr krijimin e njė shteti!
Pse kėtė postulat nuk e di prof.dr.Radoslav Gaēinoviq, ėshtė problem i tij dhe i Serbisė kolonilaiste, jo i sė drejtės ndėrkombėtare as i OKB-sė, as i Amerikės e as i Bashkimit Evropian (BE), qė me tė drejtė dhe, plotėsisht mbi bazėn e argumentuar ligjore juridike ndėrkombėtare janė dakorduar qė ta njohin pavarėsinė e Kosovės.
Pse kėtė argument me bazė juridike ndėrkombėtare nuk e di dhe, pse e injoron historiani serb, Radoslav Gaēinoviq, ėshtė ēėshtje e profesionalzimit dhe e interesit tė tij serbomadh pas tė cilit fshihet e vėrteta e madhe mbi luftėn permanente koloniale dhe gjenocidale tė Kishės Ortodokse Serbe, tė regjimeve shtetėrore, tė shkencės, tė propagandės dhe tė diplomacisė sė Serbisė nė pėrthithjen e territorit indigjen tė Kosovės, pa e pėrmendur dhe, pa e marrė nė konsideratė deri mė sot popullin e saj shqiptar shumicė-titullar legjitim dhe legal i Kosovės si mbi bazėn etnike, historike, kushtetuese dhe juridike ndėrkombėtare.
Sa mė sipėr, si mund tė pohohet dhe, pėr mė tepėr, tė mbrohet teza e vjetėr serbomadhe e prof.Radoslav Gaēinoviq, se, Serbia nuk mund tė heqė dorė nga territori i saj, sepse nuk ėshtė i mjaftueshėm argumenti se, nė Kosovė jeton shumica dėrrmuese shqiptare?
Lidhur me kėtė konstatim tė paqėndrueshėm, tė simplifikuar dhe diletant tė Prof.Dr. Radoslav Gaēinoviq, shtrohet pyetja: - Atėherė, nė rastin konkret, cili argument tjetėr qenka mė i qėndrueshėm sesa popullsia shqiptare mbi 90%, e cila nė periudhat e derisotme historike ka provuar vazhdimėsinė e identitetit tė saj autokton mbi territorin e saj qė quhet Kosova-Dardania e dikurshme e Ilirisė? - Po tė mos ekzistonte shumica dėrrmuese e popullsisė shqiptare (mbi 90%), kush, dhe pse do tė kėrkonte krijimin e shtetit tė Kosovės shqiptare?
Pikėrisht, popullsia shumicė dhe homogjene shqiptare e Kosovės, ėshtė argumenti kryesor qė provon tė drejtėn e saj historike dhe juridike ndėrkombėtare pėr krijimin e shtetit tė pavarur dhe sovran, sepse i plotėson tė gjitha kushtet e parashikuara sipas sė drejtės ndėrkombėtare : Kosova ka popullsinė etnike homogjene dhe permanente shqiptare, ka territorin e saj etnik, ka kufijtė e saj tė caktuar, ka pushtetin e organizuar politik-qeverinė, e cila politikisht dhe juridikisht ėshtė e aftė pėr tė hyrė dhe, pėr tė krijuar marrėdhėnie me shtetet e tjera, tė aderojė nė Organizatėn e Kombeve tė Bashkuara (OKB), nė Bashkimin Evropian(BE), nė Organizatėn e Sigurisė dhe Bashkėpunimit Evropian (OSBE), nė Organizatėn e Atlantikut Verior (NATO), si dhe nė organizatat dhe asociacionete tjera ndėrkombėtare.
Vėshtruar, de facto dhe de jure popullsia shumicė e Kosovės, ėshtė njė nga argumentet kryesore qė pėrbėn tė drejtėn etnike natyrore, tė drejtėn historike dhe tė drejtėn ndėrkombėtare tė tyre mbi Kosovėn si tė vetmit titullarė legjitim dhe legal me origjinė autoktone, pavarėsisht nga injorimi i tij nga ana R.Gaēinoviqit.
Shipėria e madhe sipas R.Gaēinoviqit
Sikurse edhe politikanėt, priftėrinjtė dhe historianėt e tjerė serbomėdhenj, tė cilėt me historinė dhe me tė drejtėn ndėrkombėtare, tė fokusuar nė strategjinė e kolonializmit dhe tė ekspansionizmit shekullor serbomadh pėr gllabėrimin e territoreve tė shqiptarėve dhe tė Shqipėrisė Etnike, edhe Prof.dr. Radosllav Gaēinoviq, nė frymėn dhe nė pragmatizmin e kėsaj ideologjie doktrinare dhe praktike, ėshtė shprehur se: Kur pėr herė tė parė, mė 1878, Lidhja e Prizrenit e definoi strategjinė dhe objektivat e krijimit tė shtetit tė Shqipėrisė sė madhe nga pjesėt e territorit tė shteteve ballkanike, serbėt masovikisht janė dėbuar nga Kosova.(Po aty).
Sipas kėtij konstatimi tė verbėr politikisht dhe, sakat nė kuptimin historiko-kombėtar shqiptar, rezulton se themelet strategjike tė krijimit tė Shqipėrisė sė madhe qenkan hedhur nga Lidhja e Prizrenit mė 1878, me qėllim qė ti tjetėrsojė territoret e huaja tė shteteve fqinje?!
Sa rrenė e bukur dhe sa pėrrallė atraktive (me bisht dhe me kokė tė gjarprit helmues propagandistik antishqiptar) kjo nga historiani serbomadh, Radoslav Gaēinoviq, por aspak e ēuditshme dhe, fare e papritur pėr tė vėrtetėn shqiptare, sepse qe mė se 100 vjet shqiptarėt (si teorikisht, ashtu edhe praktikisht) janė tė sulmuar dhe tė goditur nga mitet, nga shpifjet dhe nga rrenat e kėtilla tė shkencės, tė politikės dhe tė propagandės sė shtetit dhe tė Kishės Ortodokse Serbe, qė kanė zhvilluar luftė tė pareshtur pėr tia mohuar dhe shkatėrruar historinė, origjinėn etnike, territoriale, shtetėrore, kulturore, politike, gjeografike dhe civilizuese popullit shqiptar nė Ballkan. Si rrjedhim, nė kėtė frymė, ėshtė deklaruar edhe Radoslav Gaēinoviq kundėr Lidhjes sė Prizrenit (1878).
Lidhja Shqiptare e Prizrenit (1878) nuk ėshtė formuar me qėllim qė tė pushtonte ndonjė copė territori tė shteteve fqinje, pushtimi i tė cilave nė kėtė rast, do tė nėnkptonte krijimin e njė Shqipėrie tė madhe, ashtu sikurse ka nxjerrė konkluzionin e gabuar arbitrar, Radoslav Gaēinoviq, por, pėrkundrazi, Lidhja e Shqiptare e Prizrenit ėshtė formuar pėr kėto motive dhe arsye objektive dhe tė qėndrueshme si nė planin e mbrojtjes sė drejtės historike, ashtu edhe tė asaj nacionale dhe ndėrkombėtare tė shqiptarėve pėr ti mbrojtur territoret e tyre nga pushtimet koloniale dhe gjenocidale serbosllave.
Lidhja Shqiptare e Prizrenit nuk kishte karakter konservativ religjioz as pushtues tė territoreve tė huaja tė fqinjėve serbosllavė, por kishte karakter tė Lėvizjes mobilizuese politike gjithėkombėtare dhe pėrparimtare shqiptare pėr ēlirimin, pavarėsimin dhe bashkimin e tė gjitha territoreve indigjene tė Shqipėrisė Etnike nė Ballkan.
Duke qenė se sipas konstatimit negativist tė R. Gaēinoviq, Lidhja e Prizrenit nė Platformėn e saj Politike dhe Kombėtare, paska pasur tė sanksionuar staretgjinė e copėtimit tė territoreve tė vendeve fqinje, atėherė, e pyes profesorin R. Gaēinoviq, pse nė kėtė rast, nuk e ke theksuar asnjė paradigmė me pėrmbajtje kolonizuese tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit nė favor tė Shqipėrisė sė Madhe? Mė konkretisht, meqė, qė nga viti 1878 po ekzistuaka Shqipėria e Madhe,si produkt strategjik nacional i Lidhjes sė Prizrenit, atėherė, ku ėshtė ndėrgjegjja juaj etike dhe profesionalemė, pse nuk keni deklaruar konkretisht nė intervistėn tuaj se, cilat janė ato territore tė kolonizuara serosllave, tė cilat sot janė pjesė pėrbėrėse tė sovranitetit e Shqipėrisė?
Po, si historiani R. Gaēinoviq, ta ketė ilustruar kėtė tezė tė ndėrruar dhe fallso propagandistike kundėr Lidhjes sė Prizrenit, kur e vėrteta ėshtė nė anėn e kundėrt tė doktrinės dhe tė praktikės sė Serbisė sė Madhe-Naēertania e Ilia Garashaninit (1844), shkenca antropoligjiko-etnologjike-etnografike, historike, gjeopolitike e: Jovan Cvijiqit, Vladan Gjorgjeviqit, Dositej Obradoviqit, Vaso Qubriloviqit, Ivo Andriqit, Vuk Karaqxhiqit, Stevan Molevqit, Nikola Pashiqir, Drazha Mihajloviqit, Dobrica Qosiqit, Gjorgje Kėrstiqit, Slobodan Milosheviqit...etj., kanė dėshmuar se, pikėrsiht, Serbia ėshtė ajo qė sipas Platformės nacionale gjithėserbe= Naēertania tė Ilia Garashanint, ka copėtuar, kolonizuar dhe tjetėrsuar territoret etnike tė: Shqipėrisė Etnike (Kosova, Tregu i Ri, Anamorava, Ilirida, Malėsia e Madhe e Mbishkdorės), tė Kroacisė, tė Vojvodinės dhe tė Bosnjės. Kėto janė fakte dhe argumente konkrete, qė historikisht, de facto dhe de jure e provojnė gjendjen dhe statusin e sotėm tė kėtyre territoreve tė okupuara dhe kolonizuara nga e Serbisė dhe e Malit tė Zi.
Prof.Dr. Radoslav Gaēinoviq, duke mos njohur as tė drejtėn historike, as tė drejtėn kushtetues e as tė drejtėn ndėrkombėtare, asnjė konstatim observues tė tij, nuk e ka dokumentuar me fakte as me argumente kur ėshtė fjala pėr mbrojtjen e sovranitetit kolonial tė Serbisė nė Kosovės, nė bazė tė sė drejtės ndėrkombėtare dhe tė Kartės sė Kombeve tė Bashkuara. Ai ka pohuar vetėm njė tė vėrtetė propagandistike tė politikės kolonialiste dhe gjenocidale tė politikės zyrtare kishtare dhe shtetėrore tė Serbisė, se Kosova nuk mund tė shkėputet nga territori i Serbisė?! Duke harruar R. Gaēinoviq se Kosova shqiptare kurrėnjėherė nė historinė e saj nuk ka qenė territor legal as legjitim i Serbisė, as i Jugosllavisė (qoftė mbretėrore , qoftė socialiste komuniste), por vetėm plaēkė koloniale, e shkėputur nga integralja e tėrėsisė gjeopolitike, territoriale dhe shtetėrore e Shqipėrisė Etnike (1912-1999).
Kjo ėshtė arsyeja kryesore dhe e pakundėrshtueshme (si nga aspekti i sė drejtės historike, ashtu edhe i asaj ndėrkombėtare) pse Kosova shqiptare, duhet tė jetė e shkėputur pėrgjithmonė nga Serbia e Madhe kolonialiste, pėrkatėsisht duhet tė jetė e njohur si subjekt juridik ndėrkombėtar sa mė parė tė jetė e mundur nga ana e bashkėsisė ndėrkombėtare, sepse kjo ėshtė zgjdhja e vetme e drejtė dhe pėrfundimtare e statusit tė Kosovės, pavarėsia dhe vetėvendosja e sė cilės, pa dyshim, do tė jetė ēelėsi dhe garanti kryesor i ndėrtimit tė detantit, tė stabilitetit, tė paqes dhe tė sigurisė, jo vetėm nė Ballkan, por edhe nė Evropė.
Ndėrkaq, tė gjitha formulat e tjera-antipavarėsi Kosovės, tė propozuara nga ana e propagandės dhe e diplomacisė zyrtare tė Beogradit dhe tė Moskės, tė paraqitura nė tryezat e gjelbra diplomatike nė OKB dhe nė BE( nė kuadrin e misioneve tė tyre ndėrmjetėsuse paqėsore, sikurse qė ishte Plani paqėsor pėr Kosovėn i emisarit special tė KS tė KB-sė, Marti Ahtisari dhe, mė pas tė Volfgang Ishinger) nė Vjenė tė Austrisė dhe Nju-Jork(2005-2007), janė tė papranueshme, sepse pikėrisht nuk pėrbėjnė kurrfarė baze elementare historike, as juridike ndėrkombėtare e as demokratike paqėsore, nė saje tė sė cilave, do tė mund vihej deri te ndonjė kompromis i dobishėm dhe racional, qė do tė shpinte nė njohjen e pavarėsisė sė Kosovės.
Ja, kjo ėshtė edhe arsyeja kryesore dhe, plotėsisht e justifikueshme (si mbi bazėn etike, demokratike, paqėsore, ashtu edhe mbi atė juridike ndėrkombėtare) pse politika dhe diplomacia e Shteteve tė Bashkuara ėshtė jo vetėm nė defensivė, por ėshtė krejtėsisht antipode dhe e papajtueshme me konceptin antipavarėsi Kosovės nga ana e Beogradit zyrtar. Nė kėtė pikėvėshtrim politika e SHBA-sė dhe e BE-sė, ėshtė e pandryshueshme, ėshtė ofensive dhe konkrete nė njohjen e pavarėsisė sė Kosovės.
Pavarėsisht nga zhvillimi i propagandės sė zhurmshme subversive dhe antisemitiste serbe, qė po zhvillohet brenda dhe jashtė Serbisė, me qėllim qė ta bindin botėn e qytetėruar tė Perėndimit, nė veēanti Uashingtonin zyrtar se, nuk ka pavarėsi pėr Kosovėn, kėsaj here, pėr herė tė parė nė historinė e propagandės kolonialiste serbomadhe, janė zėnė nė vonesė, pėr shkak tė kryerjes sė tre gjenocideve tė fundit nė Kroaci, nė Bosnjė dhe nė Kosovė (1992-1999), kėshtu qė argumentet e vlefshme etike, humanitare, historike, demokratike dhe juridike ndėrkombėtare janė nė favor tė strategjisė sė Amerikės dhe tė Bashkimit Evropian, se tanimė, Kosova mund tė llogaritet e pavarur nga Serbia kolonialiste.
Sipas parashikimeve tė diplomatėve zyrtarė tė Uashingtonit dhe tė Brukselit, pritet se shkurti i kėtij viti, do tė jetė muaji i promovimit historik tė njohjes sė pavarėsisė Kosovės nga ana e Amerikės dhe e Bashkimit Evropian (BE).
Si do qė tė jetė, njohja e pavarėsisė sė Kosovės nga ana e bashkėsisė ndėrkombėtare, pa dyshim, do tė shėnojė nekrologun e fundit tė historisė dhe tė ideologjisė sė mitit kolonizues 100-vjeēar tė Serbisė sė Madhe nė Kosovėn shqiptare, nė kuptimin e ngushtė. Pa dyshim, pavarėsimi i Kosovės ėshtė kryehallka e shkėputjes sė zinxhirit kolonial serbomoadh, e cila mė pas, do tė tėrheqė edhe shkėputjen e hallkave tė tjera tė vogla tė tij, tė cilat ende rėndojnė mbi popullsinė dhe territorin e Kosovės Lindore (Presheva, Bujanoci, Medvegja, si dhe, brenda njė kohe shumė tė shkurtėr, do tė shpjerė nė bashkimin me Shqipėrinė, proces ky, i cili ėshtė i pandalshėm, por qė varet drejtpėrdrejt nga angazhimi dhe veprimi stratigjik i politikės dhe i diplomacisė sė ndėrtuar, tė harmonizuar, tė bashkėrenduar dhe tė drejtuar drejtpėrdrejt nga Tirana zyrtare nė shkallė gjithėkombėtare shqiptare dhe nė atė ndėrkombėtare.
28.01.2008 |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|