DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» NJE POROSI PARAZGJEDHORE, LERENI TE QETE ALBININ
Postuar mė datėn: 2007-10-15 15:47:36 nga admin1 :: Kategoria: Opinione

(Partive politike dhe subjekteve tjere qe do te garojne ne zgjedhjet e 17 nentorit)

Shkruan: Adnan ABRASHI

Edhe pse te ne, kurre nuk i dihet asgjeje deri ne momentin e fundit, bazuar ne disa levizje paraprake, zgjedhjet e 17 nentorit te ketij viti, ka gjasa qe vertete te mbahen. Nga te gjitha procedurat ligjore te mbajtjes se zgjedhjeve, ne mes tjerash eshte percaktuar edhe data e nisjes, kohezgjatjes dhe mbarimit te fushatave zgjedhore.

Krahasuar me fushatat e meparshme zgjedhore, me sa duket, kjo e fundit, ne mes tjerash do te jete e hendikepuar edhe me mungesen e nje sllogani qe gjithnje pinte uje tek masat, ajo e angazhimit per berjen e Kosoves shtet te pavarur dhe sovran. Por, meqe data e zgjedhjeve eshte 17 nentori, ka mundesi qe disa politikane ende te mbeten besnik (“si gjithmone”) premtimit te bere me pare per ndonje date alla 28 Nentori apo Krishtlindje.

Por, t’ju them sinqerisht, mua as s’me ha palla per premtimet e kota parazgjedhore qe do t’i bejne keto dite politikanet tane, sepse pozita ime per dalje ne zgjedhje kahere eshte percaktuar. Une kam vendosur seriozisht qe kete vit te mos dal ne zgjedhje dhe do te jem vetem nje vrojtues. Vrojtues vigjilent i kapjes se detaleve sa me absurde dhe spirituoze te premtimeve shabllonistike parazgjedhore.

Me besoni, keso “budallaqe” do te kete mjaft. E, nese do te perqendrohemi me thellesisht ne logjiken e tyre, nuk do te na mungoj as qeshja histerike e papermbajtur edhe me ze. Meqe jam nje njeri qe i takoj kesaj kategorie dhe qeshem shume lehte per ēdo imtesi, per kete periode tri javore sa do te zgjas fushata parazgjedhore, ndaj vetes kam ndermarre edhe disa masa profillaktike: e para, nga asnje media elektronika nuk do te degjoj lajme, ne vende publike, dhe e dyta, kurre nuk do ta hapi gazeten ditore gjate kafese se mengjesit ne restorantin tim te preferuar perplot njerez.

Sido qe te jete, dhe ēfaredo qe te premtohet, edhe kjo fushate do te rrjedh sikur ato te kaluara dhe ne stilin tanime te mirenjohur : “ ne hāngsh daje, mos e hāngsh, kurgja kurrkujt”

E, pra, miq te mi, pasi qe e dime se gjate kesaj fushate do te kete mjaft improvizime, nuk na mbetet asgje tjeter veēse te qeshemi se bashku. Qeshja eshte shendet, thone psikologet, dhe ne kete terapi do ta kemi falas. Fundja, i tere sistemi zgjedhor ne Kosove eshte vetem nje komedi dhe asgje tjeter. Nje komedi qe ka prologun, disa akte ne mes dhe epilogun si fund. Nga te gjitha me serioze dhe me te rendesishme jane, prologu dhe epilogu . Prologu ndertohet nga nje fjali e cila thote: “Ne Kosove pushtetin real e ka UNMIK-u. (pike e madhe). Ndersa, ne fundin e kesaj komedie si permbarim, epilogu i ka dy fjali me kete permbajtje: “Ne Kosove pushtetin real e ka UNMIK-u”. Dhe fjalia e dyte: “Kush nuk e kupton domethenien e kesaj fjalie, per konkretizim me te afert le ta lexon prologun ne fillim. Aktoret e akteve tjera te komedise ne mes, jemi ne kosovaret me te gjitha improvizimet qe e mbajne kete komedi ne kulminacion: kishe zgjedhje, kishe parlament, kishe ministri, kishe pushtet, etj.

E shihni pra, pushtetin e vertete ne Kosove e ka UNMIK-u e ne ne zgjedhje do zgjedhim individe dhe partine te cilet do ta marrin pushtetin. Cilin pushtet? Atij te UNMIK-ut? Jo KURSESI! UNMIK-u nuk del ne zgjedhje.

Por, sido qe te jete, ne kuadrin e gjithe kesaj “llaparqitahane” parazgjedhore qe do te kemi, per te gjithe ju individ dhe subjekte te ndryshme partiake dhe jopartiake qe do te garoni ne to, ju kisha bere nje porosi nese me lejohet: “Rreni sa te doni dhe premtoni ēfaredo qe ju merr mendja, por ju lutem mos u merrni me Albin Kurtin dhe padrejtesine e mbajtjes se tij ne burg”!

Mos u merrni me keso prononcime publike “sentimentale”, sepse ato nuk duken vetem si komike, por po reflektojne si tragjikomike; sepse ato nuk jane taktike e marketingut parazgjedhor politik, por herezi e kulluar dhe atak fizik dhe moral ndaj personalitetit dhe dinjitetit te ketij njeriu madhor.

Albin Kurti, vertet eshte ne burg shtepiak gje qe sot edhe padrejtesisht gjykohet, por perkrahja e juaj ne keto momente sigurisht do ta bejne ate te vuaj edhe me teper.

Ju lutem, mos ja shtoni sikletin djalit!

E dini ju mire kush e dha urdhrin per burgosjen e Albinit! E dini ju mire kush perfitoi dhe kush perfiton ende nga burgosja e tij! A ju kujtohen ato fytyra fantazme neper ekranet televizive te cilet haptazi kerkonin burgosje e tij dhe gjithe djemve tjere te levizjes “Vetevendosje”? Ata ishin partiake te juaj e jo individe aventurier, a po jo?

Mos i harruat ato gazeta ditore qe zhvillonin hetime te pavarura ndaj ketyre “huliganeve” dhe me “lot krokodili” vajtonin per disa xhama te thyera, sikur shkruanin me patetizem, “te institucioneve tona legale te cilat i kemi ndertuar me gjak”?

Edhe keto gazeta ishin te juaja. Po, po! Ne i ruajme dhe i lexojme edhe gazetat e vjetra.

Prandaj, mos merrni aq turr! Ka kush, qe ne keto raste, pa kurrfare hile mendon per Albinin dhe burgosjen e tij te padrejte. Bile-bile, ne qe e duam sinqerisht, kurre nuk kemi thene, “lirojeni Albinin!”, por, perkundrazi, “mbajeni ne burg ate”. Sepse, sa ma shume ta mbani ne burg dhe sa me shume ta denoni, perkrahja e popullit per te dhe karshi idealit te tij te drejte, dita-dites do te rritet, ndersa, nga ana tjeter, maskat e juaja te hipokrizise dita-dites po bien .

A nuk po ndodh keshtu?

Andaj, ju lutem, lereni te qete Albinin ne vuajtjet dhe krenarine e tij.



---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Opinione ] NUK KA RRUGICA DEVIJUESE, KA VETĖM NJĖ RRUGĖ (2008-10-10 10:08:14 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Shpėrthim nė Bosnje: Vritet njė dhe plagosen katėr persona (2008-10-09 15:16:48 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] Portugalia njeh zyrtarisht pavarėsinė e Kosovės (2008-10-07 15:23:19 nga admin1)
[ Opinione ] PAGAT ASTRONOMIKE TĖ “INSTITUCIONALISTĖVE” TĖ KOSOVĖS “SHTET” DHE SKANDALET E NJĖPASNJĖSHME “SHTETĖRORE” (2008-10-06 07:49:09 nga admin4)
[ Tech-Info ] Njė yll i ngjashėm me planetin (2008-09-29 06:59:25 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Nje student ne Finlande, ka hapur zjarr mbi shoket e tij te shkolles (2008-09-29 03:21:20 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Vdes Paul Newman, nje prej divave me te medhenj te Hollywood-it (2008-09-29 02:54:43 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Beogradi kėrcėnon fqinjėt kundėr njohjes sė Kosovės (2008-09-25 01:44:10 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Nė Manastir u gjet njė shtizė pėr mburoja tė shekullit tė 11-tė (2008-09-19 07:44:03 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Hetimet pėr luftėn civile nė Spanjė, kėrkohet zhvarrimi i Federiko Garsia Lorkės (2008-09-19 07:40:15 nga admin4)
[ Kultura ] Njerėzit vdesin, pėrmendoret rrėnohen! (2008-09-19 02:05:15 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster