| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » KU ĖSHTĖ UKSHIN HOTI? - AI NUK I PĖRKET HARRESĖS! |
| Postuar mė datėn: 2007-05-21 02:04:17 nga admin4 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
Nė pėrkujtim tė kolosit tė madh tė Mendimit Politik Shqiptar - Mr.Ukshin Hotit
Shkruan: Sheradin BERISHA
Kur mungon tigri, majmuni bėhet mbret. proverb kinez
Mė 16 maj 2007 u mbushėn plot tetė vjet qė kur nuk dihej asgjė pėr fatin e Mr. Ukshin Hotit, tė kėtij burri tė madh tė mendimit politik shqiptar. Nė kėtė datė tė vitit 1999, Mr. Ukshin Hoti, sipas vendimit nr. 2422405 tė nėnshkruar nga drejtori i burgut tė Dubravės, Aleksandar Rakoēeviq, lėshohet me kusht (nė origjinal theksohet me shkronja ēirilicė UCLOBNI OTPUST (shih mė poshtė dokumentin *), pas mbajtjes sė dėnimit prej pesė vjetėsh, qė ia kishte shqiptuar gjykata serbe nė Prizren.
|
|
Burgu i Dubravės, Maj 1999
Pas pėrfundimit tė luftės, disa tė burgosur qė ishin ndarė pėr herė tė fundit me Mr. Ukshin Hotin, kanė thėnė se ishte ditė e diele (njė ditė e pazakonshme pėr lirim nga burgu), kur baca Ukė (kėshtu e thėrrisnin ata) ndėrmjet orės 10 11 tė paradites, i shoqėruar nga tre punėtorė tė sigurimit serb, ėshtė nxjerrė nga ambientet e brendshme tė burgut tė Dubravės. Dhe pas kėtij momenti, sot e atė ditė, nuk dihet asgjė pėr vendndodhjen e kėtij intelektuali, politologu e atdhetari tė shquar.
***
Ku ėshtė Ukshin Hoti?" - ėshtė thirrur qindra herė nėpėr protesta tė organizuara pas pėrfundimit tė luftės.
A ėshtė gjallė apo i vrarė Ukshin Hoti? - ishte njėra nga pyetjet mė tė shpeshta qė ėshtė bėrė nė kėto tetė vite tė pasluftės nė Kosovė. Por, pėr fat tė keq, deri mė tani askush ska dhėnė pėrgjigje tė plotė nė kėto pyetje.
KU ĖSHTĖ UKSHIN HOTI?
ihet mirėfilli se gjatė luftės nė Kosovė (1998-1999), forcat militare dhe paramilitare serbe kanė vrarė, ekzekutuar apo masakruar nė forma mė mizore, mbi 15 mijė shqiptarė, ku 90% prej tyre qenė civilė tė paarmatosur. Nė kėtė periudhė kohore mėsohet se janė rrėmbyer me dhunė mbi 3 mijė shqiptarė, ndėrsa janė pėrdhunuar afėr 20 mijė femra shqiptare. Pėr tetė vjet rresht, mijėra familje shqiptare kanė pritur dhe po presin akoma nė ankth njė lajm tė mirė pėr bijtė e tyre tė zhdukur (tė pagjetur), a tė marrė pengė nga forcat militare e paramilitare serbe. Dhe pėr fat tė keq, sot e kėsaj dite shumica e tė zhdukurve gjatė luftės, janė gjetur nėpėr varrezat masive nė Batajnicė e nė vende tjera tė Serbisė, ndėrsa akoma nuk dihet pėr fatin 2087 shqiptarėve tė tjerė.
Mr. Ukshin Hoti nė mesin e popullit
Pėrkundėr kėsaj gjėme kombėtare, kėto ditė nė Kosovė ka nisur njė iniciativė me moton: Fillesa shqiptare pėr pajtim me popullin serb, dhe ēuditėrisht kjo iniciativė ėshtė bėrė publike mė 16 maj 2007, pikėrisht atė ditė kur u mbushėn plot tetė vjet nga zhdukja pa gjurmė e Mr. Ukshin Hotit. Konsideroj se nismėtarėt e kėsaj fillese pėr pajtim (me ata qė nuk kėrkuan kurrė falje pėr krimet e kryera nė Kosovė) pikėrisht mė 16 maj, ėshtė njė veprim i keq dhe si i tillė skajshmėrisht i papėrgjegjshėm. Dora e zgjatur e z. Ibrahim Kelmendi (qė ka vu firmėn mbi kėtė nismė) dhe tė gjitha duart e atyre qė qėndrojnė prapa tij jam i bindur se, do mbeten pezull nė ajėr, sepse dora e pėrgjakur e palės tjetėr, edhe pse kanė vrarė e prerė fqinjėt shqiptarė, nuk do tė afrohet pėr kėtė pajtim historik!!!
***
Nė qershor tė vitit 1999, intelektuali dhe studiuesi i njohur Moikom Zeqo, nėpėrmjet njė apeli pėr opinionin publik shqiptar, si dhe atė ndėrkombėtar pėr kancelaritė diplomatike tė botės, kėrkoi zbardhjen e fatit tė Mr. Ukshin Hotit, qė - siē thotė ai: tė mos e pėsojė dhe tė mos zhduket pa nam e nishan.
M. Zeqo nė kėtė apel, ndėr tė tjera ka shkruar (po citoj):
Politikisht shqiptarėt e Kosovės merren shpesh nė mėnyrė tė paprinciptė me njėri-tjetrin, grinden, shahen dhe pėrēahen, nė njė kohė qė duhet vetėm tė bashkohen. Kėta politikanė shėtisin nėpėr botė, japin intervista dhe i japin shumė rėndėsi kultit tė vetvetes dhe protagonizmit vetiak. Ēuditėrisht, kėta politikanė nuk flasin, ose harrojnė tė flasin, pėr Ukshin Hotin. Po Ukshin Hoti nuk i pėrket harresės. Ai ėshtė nė vetė thelbin e kujtesės sė kombit. Ukshin Hoti nuk mund tė vdesė dhe nė tė vėrtetė nuk ka pėr tė vdekur kurrė. Qenia e tij intelektuale ėshtė e pashlyeshme dhe ėshtė prezent kudo. Kosova dhe kombi shqiptar kanė nevojė urgjente pėr mendimin e Ukshin Hotit... Ukshin Hoti sakrifikoi gjithēka dhe askush nuk ka tė drejtė tė jetė mosmirėnjohės, tė mos ketė respekt apo tė mos pėrkulet me nderim pėrpara figurės sė tij.
Motra Myrvete dhe vėllai Afrim Hoti
Qė nga qershori 1999, kur z. Zeqo e bėri kėtė apel, politikanėt e Kosovės nuk kanė ndryshuar asgjė nė mendėsinė e tyre politike. Ēuditėrisht, edhe pas tetė vjetėve, kjo kast politikanėsh skajshmėrisht tė papėrgjegjshėm nuk folėn (jo se harruan tė flasin) pėr Ukshin Hotin.
Kjo heshtje e tarafit politik e institucional tė Kosovės ėshtė mė shumė se indiferentizėm. Moikom Zeqo nė apelin e tij pėr Ukshin Hotin, zėshėm thotė (po citoj): Indiferenca ėshtė kriminale. Indiferenca nuk ėshtė gjė tjetėr veēse pajtim me torturuesit dhe ndoshta me vrasėsit e tij.
***
Pas pėrfundimit tė luftės, familja e Mr. Ukshin Hotit, veēanėrisht motra e tij Myrvetja - ka trokitur nė tė gjitha dyert e institucioneve ndėrkombėtare dhe ato tė Kosovės, ku ka kėrkuar me ngulm ndriēimin e fatit tė Mr. Ukshin Hotit. Dhe nga tė gjitha takimet qė ka pasur znj. Myrvete ka marrė premtime se kjo ēėshtje do tė zgjidhet sė shpejti, mirėpo, pėr fat tė keq, deri mė sot pėrveē fjalėve tė ėmbla dhe premtimeve boshe nga unmikasit dhe politikanėt tanė tė tredhur politikisht, asgjė nuk ėshtė bėrė nė kėtė drejtim. Dhe, kėshtu pėr vendndodhjen e Mr. Ukshin Hotit ende nuk dihet asgjė, ndonėse ka shumė spekulime pėr fatin e tij!
***
Edhe kėtė 16 maj (si ēdo vit tjetėr) nuk u mbajt asnjė tubim pėrkujtimor pėr Mr. Ukshin Hotin pėr kėtė simbol tė sakrificės shqiptare. Askush, asnjė fjalė tė vetme nuk e tha se ku ėshtė Baca Ukė!
Nė kėtė pėrvjetor 100% mbretėroj heshtja!
Heshti UNMIK-u! Heshti KFOR-i! Heshti policia! Heshti gjyqėsia! Heshtėn lidershipi politik e institucional i Kosovės: Fatmir Sejdiu, Agim Ēeku, Kolė Berisha, Hashim Thaēi, Veton Surroi...!
Pra, pėr Ukshin Hotin e madh, heshtėn tė gjithė! Kjo ėshtė e ēuditshme, vėrtet shumė e ēuditshme!!! |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|