Prof. Dr. Mehdi HYSENI
Nuk duhet tė pranojmė politikėn dhe diplomacinė e injorancės, tė heshtjes, tė mashtrimit, tė shpresės dhe tė kapitullimit, se gjoja dikush tjetėr (pėr hesape tė veta), pėrgjithmonė do tė jetė shėrbėtor dhe mbrojtės i tė drejtave, i lirive dhe i intersit tonė kombėtar dhe shtetėror nė Kosovė.
Pėrkundrazi, ne, vetė, duhet tė jemi ata, qė ta mbrojmė lirinė, pavarėsinė dhe sovranitetin e Kosovės, jo hajnat dhe hyzmeqarėt e dikurshėm tė Serbisė, sot ēifligarė tė ndershėm , shfrytėzues tė egėr dhe tė pamshirshėm tė Kosovės shqiptare, tė cilėt me kokė janė nė Serbi, kurse me bisht nė Kosovė. Ai qė i beson, dhe e mbėshtetė kėtė soj tė derbederėve tė Fan S. Nolit, nuk mund tė jetė as i dashuri i Zotit, as i Kombit, as i Atdheut, as i Kosovės e as Amerikės sonė shpėtimtare dhe demokratike, por ėshtė vetėm njė njeri i dyshimtė dhe i pabesueshėm edhe ndaj Zotit, edhe ndaj Kombit, edhe ndaj Atdheut, edhe ndaj Amerikės.
Varja e shpesave tė shkreta, dhe lėnia e Kosovės nė mėshirėn e narkomafisė politike, ekonomike dhe tregtare filoserbe, ėshtė GARANCIA e 100% e rikthimit tė Kosovės nėn sovranitetin kolonial tė Serbisė pushtuese gjenocidale. Kjo ėshtė tejet e lehtė pėr tu kuptuar politikisht, sepse historia botėrore e krijimit tė shteteve ka provuar se, ai qė e ka fuqinė ekonomike dhe tregtare, ai e ka edhe pushtetin shtetėror nė duart e tij.
-Kush e drejton sot shtetin e Kosovės? Ata qė kanė luftuar pėr ēlirimin dhe pavarėsimin e saj (vetėm pjesėrisht njė Ramush Haradinaj, njė Hashim Thaē dhe njė Jakup Krasniq me ca bashkėluftėtarė tė tyre tė tjerė)? JO! Sepse UĒK-ja-qeveria e pėrkohshme e saj e dalė nga lufta, ndodhet nė rrugė (si rast social, me status lypėsi?!?!), e margjinalizuar dhe e braktisur, qe pothuajse dy dekada tė plota(!?) Pushtetin shtetėror tė Kosovės qe nėntė vjet e drejtojnė mafia politiko-ekonomike dhe tregtare e kullerave tė Kosovės, tė specializuar (pėr hajni, pėr mashtrim, pėr manipulim dhe pėr shfrytėzim tė egėr tė popullit tė Kosovės) nė Beograd tė Serbisė, dhe nė Moskė tė Rusisė.
Kjo ėshtė elita kryesore, qė sipas logjikės sė interesit pėrfitues ekonomik, politik dhe tregtar tė saj, duke derdhur mjete tė mėdha financiare etj., i kanė blerė, dhe i kanė korruptuar me ndihmėn e tyre tė hajnisė mafioze ruso-serbe disa koka boshe politike, tė cilat dikur ishin krahu mė i fortė i luftės sė UĒK-sė, kurse qe 9 vjet, pėr shkak tė interesit tė tyre egoist material, ekonomik, tregtar dhe politik, si dhe tė interesit tė tyre vasal ideologjik partiak etj.
Kėtė fenomen tė shėmtuar, qė mbizotėron nė Kosovė qėkur kjo u ēlirua nga agresioni dhe nga lufta gjenocidale e Serbisė nė saje tė SHBA-sė, tė NATO-s dhe tė UĒK-sė, qershor 1999, e provojnė zgjedhjet demokratike, qė atėherė e deri mė sot.
Nominalisht (sipas procedurės dhe teknikės sė marketingut politik dhe diplomatik) organizimi i zgjedhjeve pothuajse 20-vjeēare nė kohė paqeje nė Kosovė ka pasur karakter demokratik, dhe pothuajse ka qenė e suksesshme, sipas vlerėsimeve tė organizatorėve dhe tė nėnshkruesve tė saj tė brendshėm dhe tė jashtėm.
Mirėpo, nė praktikė, tė gjitha zgjedhjet e derisotme vendore dhe parlamentare (1999-2008) kanė dėshmuar tė kundėrtėn. Si nė nivelin vertikal, ashtu edhe nė atė horizontal tė pushtetit shtetėror nė Kosovė, u manifestua fenomenologjia negative e trashėgimisė dhe e praktikės sė njėmendėsisė komuniste mafioze, e kultit tė individit dhe e konvertit.
Kėtė paradoks, kėtė absurditet dhe kėtė mjerim tė gjendjes sė sotme politike, ekonomike, sociale dhe shtetėrore nė Kosovė, e ilustron edhe fakti se, nomenklatura dhe struktura e Parlamentit tė Kosovės, qė pėrbėhet nga disa kryemafiozė me vulė tė terrorizmit ndėrkombėtar, si dhe nga disa komunistė dhe karrieristė tė regjur serbofilė (pėrfitues materialė dhe karrieristė) tė regjimit komunist ortodoks serbomadh, si dhe nga bijtė dhe bijat e tyre.
Se si kėta recidivistė filoserbė kanė ardhur prapė nė pushtetin shtetėror demokratik, si dhe nė organe, dhe nė institucione tė tjera shoqėrore dhe shtetėrore nė Kosovė, nuk ėshtė aq e befasueshme, sepse kanė zbatuar tė njėjtėn strategji dhe taktikė tė tradhtisė, tė mashtrimit dhe tė manipilimit tė regjimit tė tyre komunist serbomadh. Mirėpo, ėshtė ca e ēuditshme se si kėta mafiozė, burkoratė, mitomanė, ateistė, shfrytėzues dhe hajna tė dikurshėm tė sistemit komunist ortodokse serb, ia kanė arritur qė, sot, edhe bijtė e bijat e tyre, ti fusin nė rrugėn e tyre tė karrierizmit politik nė Kosovė?!
Recidivistėt dhe atesitėt filoserbė, nuk e kanė pasur, as sot, nuk e kanė fare vėshtirė qė, edhe fėmijtė e tyre ti kenė ingranuar nė pushtetin shtetėror tė Kosovės, sepse iu funksion pėr mrekulli forca e xhepit pėrmes sė cilės i blejnė, i indoktrinojnė, dhe i mashtrojnė edhe tė rinjtė dhe pleqtė, duke i blerė votat e tyre, me njė ēmim shumė tė lirė (njė litėr vaj,njė kg sheqer, njė kg kripė, njė thes miell, njė shampon, njė sapun, njė ēokollatė...etj., tė gjitha kėto produkte tė kontrabanduara nga Serbia).
Duke qenė se kėta, edhe nė kohėn e komunizmit serbomadh kanė dijtur ta luajnė lojėn polihipokrite dhe antishqiptare pėr ti hyrė nė botėn e brendshme sistemit tiranik shfrytėzues komunist serbojugosllav, si lojalė tė pathyeshėm tė tij, patėn fituar favore dhe privilegje tė mėdha si nė kuptimin material financiar, ashtu edhe nė atė promovues karrierist politik si nė shkallė vendore, ashtu edhe nė shkallė repubile dhe federate jugosllave.
Me njė fjalė, hyzmeqarėt dhe bashkėpunėtorė kuislingė filoserbė me ndihmėn dhe, me shpėrblimin e pallogaritshėm tė regjimit serbojugosllav (1945-2008) patėn krijuar pasuri dhe kapitale tė mėdha, jo vetėm pėr veten e tyre, por edhe pėr fėmijėt, nipėrit dhe mbesat e tyre. Kjo ishte baza themelore e krijimit tė kapitaleve tė tyre tė atėhershme, dhe tė sotshme.
Kėtė tė vėrtetė, sot e provojnė, edhe ngritja e pallateve moderne evropiane, si dhe firmat, hotelet, motelet, kompanitė dhe korporatat e tyre etj. Kėta janė shėrbėtorėt dhe hajnat e dikurshėm, dhe kullerat e sotshėm tė Serbisė, sepse meritėn kryesore pėr pasurimin dhe pushtetėzimin e tyre e ka pasur dhe, edhe sot,e ka Serbia, sepse as dikur, e as sot nuk i kanė ndėrprerė lidhjet dhe allishvereshet politike, ekonomike dhe tregtare as me Serbinė e Madhe tė Titos, as me Serbinė okupatore dhe gjenocidale tė Slobodan Milosheviqit, tė Vojislav Koshtunicės, tė Vojislav Sheshelit dhe tė Boris Tadiqit.
Kėshtu qė, pa shmebjes sė ish-RSFJ-sė, ata nuk pėrjetuan kurrfarė krize as katarėze materiale, as morale, as fetare e as kombėtare, sepse i kishin sllamaricat pėrplot me dinarė tė Serbisė, me marka gjermane, dhe me valuta tė tjera tė huaja.
Si rrjedhim, duke falenderuar njė statusi tė tillė privilegjues dhe diferencues nga shumica dėrrmuese e popullit shqiptar nė Kosovė, edhe para luftės, edhe gjatė okupimit, edhe gjatė luftės, edhe sot, nė kohė paqeje, hajnat dhe shėrbėtorėt e dikurshėm, dhe kullerat e sotshėm tė Serbisė nė Kosovė, jo vetėm se ia kanė arritur qė tė ruajnė dhe, tė shumėfishojnė pasurinė dhe kapitalet e tyre enorme nė kurriz tė djerėsės sė popollit, por, pikėrisht, nė saje tė statusit tė tillė ekonomiko-tretar mafioz borgjez, pa kurrfarė vėshtirėsie dhe problemi ia arritėn qė tė rinaugurohen nė krye tė pushtetit shtetėror, si dhe nė tė gjitha organet dhe institucionet e administratės publike tė Republikės sė Kosovės, ashtu sikurse dikur nė aparatin shtetėror shtypės dhe tiranik tė Serbisė gjenocidale (1945-1990).
Ēelėsi i suksesit mafioz-politik shpresėdhėnės pėr Serbinė
Shėrbėtorėt e dikurshėm, dhe kullerat e sotshėm mafiozė politikė tė Serbisė nė Kosovė, duke ndjekur leksionet e vjetra tė mentorėve dhe tė donatorėve tė tyre serbomėdhenj, e kanė gjetur edhe formulėn shpėtimtare tė amnistimit tė tyre moral, fetar, politik, kombėtar, demokratik dhe atdhetar, ku veē rujatjes sė fshehtė dhe tė hapėt tė tė gjitha lidhjeve miqėsore dhe tregtare me Serbinė, e zbatojnė me sukses edhe hipokrizinė e tyre ateiste, duke u konvertuar nė besimtarė lojalė tė islamit. Fatkeqėsisht, kjo lojė dhe, kjo letėr e pandershme manovruese politiko-propagandistike e komunistėve atesitė tė dikurshėm ( tani tė konvertuar nė demokratė dhe nė myderizė tė hollė) tė regjimit tė shtypės serbomadh me ndjenjat fetare dhe kombėtare, deri tash ishte garanti kryesor mė i suksesshėm i vjeljes sė votave tė zgjedhjeve tė deritashme nė Kosov. (1990-2008).
Edhe pse kjo ėshtė ana mė e zezė e identitetit tė tyre etik, fetar, politik, kombėtar dhe atdhetar, ata nuk skuqen fare as para Zotit, as para Kombit e as para Atdheut, qė tė dalin nė safin e parė, edhe nė xhami, edhe nė Universitet, edhe nė Qeveri e, edhe nė Parlament tė Kosovės?!
Po, si ėshtė e mundur qė (pėr dyzet vjet rresht) ateistėt e regjur, hajna, karrieristė, kulltukofagė, shėrbėtorė besnikė tė regjimit titist tė Serbisė, sot, kaq shpejt tė jenė transformuar nė besimtarė jeretikė myslimanė, nė burra tė ndershėm, nė patriotė shqiptarė, nė demokratė tė sėmurė, nė hoxhallarė dhe nė myderiza tė hollė (bile, edhe Kuranin, kanė filluar, qė ta kuptojnė, ta interpretojnė mė mirė, dhe mė saktė sesa hoxhillarėt dhe ulemat shqiptarė, qė kanė mbaruar medrese, fakultete, magjistrate dhe doktorata nga shkenca islamike?!), kur krahas: korrupsionit, afirmimit si elita vasale politike dhe intelektuale shqiptare, dhe karrierizmit tė kolltuqeve tė mėndafshta tė regjimit shtypės serbomadh, profesion kanė pasur ndėrrimin e karrigeve, alkoolin, ateizmin, shpifjen, tradhtinė dhe shitjen, edhe tė interesave fetare, edhe tė interesave kombėtare dhe atdhetare shqiptare nė Kosovė, dhe mė gjerė.
Duke pėrfituar nga pėrvoja 40-vjeēare e praktikės antinjerėzore, antihumane, anifetare dhe antishqiptare, hajnat e dikurshėm, kullerat e sotshėm serbo-komunistė tė Serbisė nė Kosovė, jo vetėm qė e kanė ruajtur me sukses nervin e kontinuitetit tė hipokrizisė, tė tradhtisė dhe tė kollaboracionizmit tė tyre me nėnėn e tyre Serbi, por atė e kanė ngritur dhe afirmuar nė shkallė edhe mė tė lartė, dhe mė tė pėrsosur fetare, politike, ekonomike, tregtare, kombėtare dhe patriotike, duke u konvertuar rrjeshėm nė besimtarė lojalė tė fesė islame, tė ēėshtjes kombėtare shqiptare, tė rendit demokratik nė Kosovė, si dhe nė demokratė lojalė reformues dhe paqėsorė tė Amerikės dhe tė Bashkimit Evropian (BE).
Konvertėt e tillė nga ateistėt komunistė pijanecė, antibesimtarė, antikombėtarė dhe antidemokratė nė hoxhė, nė kombėtarė , nė patriotė dhe nė demokratė, fatkeqėsisht, pa asnjė vėshtirėsi iu kanė hyrė nė botėn e brendshme si universit fetar, ashtu edhe atij kombėtar, politik dhe demokratik nė Kosovė.
Madje, qė e keqja dhe, absurdi tė jenė edhe mė e pakapshme dhe mė paradoksale (si pėr logjikėn dhe praktikėn e besimit fetar, ashtu edhe pėr atė kombėtare,demorkatike dhe atdhetare), ėshtė se konvertėt komunistė pijanecė serbofilė kanė arritur, qė pėrmes identietit tė tyre tė blozuar dhe tė dyshimtė, ti avancojnė edhe fėmijėt e tyre nė tė gjitha poret e shoqėrisė shqiptare nė Kosovė.
Nė vend se, fjalėn kryesore nė Kosovė ta kenė pasur tė gjithė ata qė kanė marrė pjesė direkte, dhe indirekte, dhe kanė derdhur gjak nė luftėn e drejtė ēlirimtare kombėtare tė UĒK-sė, si dhe trashėgimtarėt e heronjve dhe tė dėshmorėve tė UĒK-sė, sot nė Kosovė sundojnė mbeturinat komuniste, tregtare, ekonomike, politike dhe kollaboracioniste tė Serbisė dhe tė Rusisė.
Ky realitet, dhe kjo gjendje fallso e besimit fetar islam, e kombėtarizmit dhe e demokratizimit tė Kosovės, nuk duhet pranuar pikėsėpari nga ata qė mė se 100 vjet kanė qenė viktima tė terrorizmit kollaboracionist tė brendshėm, dhe tė terroizmit gjenocid tė Serbisė sė Madhe.
Shembullin negativ tė konvertit, e pasqyron edhe fakti se, nėse dikush ka qenė i parė nė ajkėn politike dhe shtetėrore tė Serbisė sė Parė, tė Serbisė sė Dytė dhe Serbisė sė Tretė, nė asnjė mėnyrė, nuk ka teori, as logjikė qė e pėrthekon, se ai shqiptar, duhet tė jetė i parė, edhe nė elitėn politike, kombėtare dhe shtetėrore tė qeverisė dhe tė parlamentit tė Kosovės sė sotme tė pavarur nga Serbia kolonialiste.
Forcat dhe subjektet politike shqiptare nė pushtet, dhe nė opozitė, e kanė pėr obligim moral, kombėtar dhe atdhetar, qė para popullit shqiptar nė Kosovė, dhe para Amerikės demokratike, ti identifikojnė me emėr dhe me mbiemėr, se cilėt janė hajnat, hyzmeqarėt dhe kullakėt e dikurshėm komunistė tė Serbisė, tė cilėt pothujse se qe 20 vjet po drejtojnė Kosovėn me plot sukses ( me afro 50% tė papunė, dhe mė shumė nė terr sesa nė dritė, pėr shkak tė mungesės sė energjisė elektrike, edhe pse ka termocentralet e saj), duke e plaēkitur, dhe duke e vjedhur Kosovėn nė emėr tė reformimit ekonomik, politik dhe demokratik etj.
_____________
|