| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Albin Kurti: Mė mbajnė nė burg qė tė mbysin zėrat opozitarė nė Kosovė |
| Postuar mė datėn: 2007-09-17 07:56:41 nga admin4 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
Shkruan: Besim Abazi
Drejtuesi i Lėvizjes Vetėvendosje, e cila kundėrshton negociatat pėr statusin e Kosovės, zgjohet ēdo ditė nė orėn 6 e 30 tė mėngjesit, njė shprehi kjo siē thotė ai e mbetur nga burgjet e tij. Tash e dy muaj me radhė ai ėshtė nė arrest shtėpie, njė masė kjo qė i ėshtė zgjatur edhe pėr dy muaj tė tjerė.
Albin Kurti u arrestua mė 10 shkurt tė kėtij viti pas njė proteste tė lėvizjes sė tij, ku gjatė ndėrhyrjes sė forcave tė policisė humbėn jetėn dy veta dhe u plagosėn dhjetėra tė tjerė. Njė prokuror amerikan, tha se dy protestuesit u vranė nga plumbat e kauēukut tė pėrdorur nga njėsia policore e Rumanisė qė shėrbente ne kuadėr tė policisė sė Kombeve tė Bashkuara. Njė tjetėr prokuror ndėrkaq e akuzon Albin Kurtin nė lidhje me kėto protesta. Albin Kurti para luftės u bė i njohur si njėri nga udhėheqėsit e lėvizjes studentore nė Kosovė.
Gjatė luftės ai punoi nė zyrėn e veprimtarit tė njohur Adem Demaēi, i cili ishte pėrfaqėsues politik i ish Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės. Nė prill tė vitit 1999 Albin Kurti u arrestua nga forcat serbe dhe nė mars tė vitit 2000 njė gjykatė nė Serbi e dėnoi me 15 vjet heqje lirie. Nė dhjetor tė vitit 2001 ai u kthye nė Kosovė. Nga viti 2004 ai drejtoi lėvizjen vetėvendosje dhe gjatė kėsaj kohe u burgos disa herė me radhė. |
|
Po mendoj se nė kohėn e Serbisė kam qenė rob lufte e tash jam i burgosur politik, pėr shkak se mua mė mbajnė nė burg qė ti frikėsojnė qytetarėt e tjerė dhe nė kėtė mėnyrė ta heshtin ēfarėdo zėri opozitar nė Kosovė.
Tridhjetedyvjeēari Albin Kurti tėrheq njė paralele ndėrmjet zhvillimeve tė para dhjetė viteve kur ishte udhėheqės i njė lėvizjes studentore dhe ditėve tė sotme nė krye tė njė lėvizjeje qė kėrkon pavarėsi pa negociata.
Ngjashmėria me angazhimin tim politik para dhjetė vjetėve ėshtė se edhe atėherė e kishim njė sistem qė e shtypte popullin edhe tash e kemi njė sistem qė e shtypė popullin, por dallimi ėshtė nė natyrėn e kėsaj shtypjeje dhe shkallėn e saj mbase
Lėvizja Vetėvendosje kundėrshton propozimin e tė dėrguarit tė Kombeve tė Bashkuara Martti Ahtisaari pėr pavarėsi tė mbikėqyrur. Ky propozim sipas Vetėvendosjes nuk ka nė vete shtyllat e shtetėsisė, ndėrsa nėpėrmjet decentralizimit krijon mundėsi pėr ndarjen e Kosovės. Sipas kėtij propozimi, Misioni i Kombeve tė Bashkuara largimin e tė cilit e ka kėrkuar nė vazhdimėsi lėvizja vetėvendosje do tė zėvendėsohet nga njė mision i Bashkimit Evropian. Krejt kėto tė papranueshme pėr lėvizjen sipas sė cilės pavarėsia e Kosovės nuk mund tė arrihet me negociata dhe se vazhdimi I tyre thotė zoti Kurti ėshtė rrugė pėr tė mbajtur gjendjen aktuale nė Kosovė.
Negociatat shtesė bėhen qė tė krijohet pėrshtypja se po bėhen pėrpjekje dhe zhvillime pėr zgjidhjen e ēėshtjes sė statusit tė Kosovės, nė mėnyrė qė tė kėrkohet prej popullatės sė Kosovės qė edhe mė tutje tė heshtė edhe mė tutje tė durojė dhe edhe mė tutje tė presė e shpresojė se pavarėsia vjen nga lart dhe nga jashtė. E lėvizja Vetėvendosje edhe me vetė emrin tregon se ne nuk e theksojmė rezultatin, por mėnyrėn. E mėnyra ėshtė e gabuar nė rastin e Kosovės. Pra duhet jo negociata, duhet vetėvendosje.
Ai thotė se komuniteti ndėrkombėtar do tė mbėshtesė ēdo veprim tė vendosur tė popullit tė Kosovės pėr lirinė e tij. Mirėpo, thekson ai, pėr shkak tė mėnyrės sė si veprohet politikisht nė Kosovė, faktorėt ndėrkombėtarė ushtrojnė mė shumė trysni aty ku ka mė pak rezistencė e kjo ėshtė Prishtina. Sipas tij, pluralizmi politik bėhet i mirėfilltė vetėm pas vendosjes sė demokracisė nėpėrmjet vetėvendosjes. Ai thotė se zgjedhjet e caktuara pėr 17 nėntor janė tėrheqje e vėmendjes nga ēėshtja kryesore ajo e statusit politik.
Qėllimi i kėtyre zgjedhjeve ėshtė qė ta shmangin vėmendjen e opinionit publik nė Kosovė, nga ēėshtja e statusit politik tė Kosovės kah votimet pėr partitė politike dhe nė kėtė mėnyrė energjia tė mos kanalizohet nė pėrpjekjet pėr liri e pavarėsi, por nė votimet pėr politikanė tė ndryshėm qė mbesin nė suazat e kėtyre institucioneve qė edhe janė krijuar edhe kontrollohen prej UNMIK-ut.
Zoti Kurti thotė se lėvizja e tij ėshtė me popullin e Kosovės, ndėrsa partitė politike dhe UNMIK-u nuk janė me tė. Nė Kosovė thotė ai nuk ka pėrputhje ndėrmjet vullnetit tė popullit dhe sistemit politikė. Format e veprimit tė zotit Kurti dhe lėvizjes vetėvendosje jo rrallė janė bėrė objekt debatesh edhe rreth orientimit politikė tė tyre.
Po unė mendoj qė neve na kanė vėnė gjithfarė etiketash nė mėnyrė qė tė na pėrjashtojnė. Mėnyra mė brutale e pėrjashtimit tė dikujt ose tė ndonjė grupi ėshtė duke i vėnė etiketa dhe duke vėnė nė shėrbim mė pas agjitacionin dhe propagandėn. Nė lėvizjen tonė ka edhe liberalė edhe socialistė edhe konservativė, qė tė gjithė jemi bashkė sepse jemi dakord se na mungon shteti, na mungon sovraniteti. Nė momentin kur do ta kemi shtetin dhe sovranitetin, nė momentin kur do tė arrihet dhe realizohet vetėvendosja, atėherė ka shumė mundėsi qė lėvizja vetėvendosje nuk do tė mund tė qėndrojė si e tillė.
Nė dalje tė ndėrtesės ku jeton Albin Kurti ruajnė dy pjesėtarė tė policisė sė Kosovės. Ai thotė se ata nuk e ruajnė atė, por sistemin prej tij. Tė mėrkurėn mė 19 shtator Albin Kurti pritet tė dalė pata gjyqit, pėr herė tė parė pėr tu pėrballur me akuzat kundėr tij. Po atė ditė nė Londėr vazhdojnė negociatat pėr statusin e Kosovės.
16.09.2007
VOA |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|