| » Opcionet për artikullin |
|
Nė fund tė shkrimit timNjė udhėtim i tmerrshėm, ashtu siē e dinin gjithė dibranėt dhe unė deklarova se Shabani, personazhi kryesor pėr tė cilin bėhet fjalė nė Kujtesėn timekish vdekur! Por jo-Shabani ėshtė gjallė ! Pėr njė lėshim tė tillė, nga ju miq te nderuar, kėrkoj ndjesė!
Askush s dinte se ēka ndodhur me Shabanin. Pėr 16 vjet rresht, aq sa qėndroi nė Spitalin Psikiatrik nė Demir-Hisar, ku, pushtetarėt maqedonas e kishin gjėmtisur, pa nam e pa nishan, pa lėnė asnjė gjurmė dhe pa parė me sy as diell e as hėnė. Ndaj, tė gjithė e dinin se Shabani sishte gjallė.
Nė vitet e70 Shabanit i vdiq Nėna, pas pak kohe Babai i tij, Xha Ramadani e mandej i vdes dhe vėllai i tij i vetėm-Bajrami.Pas vdekjes sė prindėrve, skishte se kush tė kujdesohej pėr tė. Nga me te afermit kishte vetėm se njė hallė nė Durrės. Pra, ai ngeli nė duart e apostujve, siē thoshte Migjeni.
Udhėtim i tmerrshėm
Isha nė mėdyshje, tė shkruaj apo jo pėr udhėtimin tim tė trishtuar para 40 vjet, smudem tė jem i qetė e tė mos e shpalos dhe Pėrvjetorin e demonstratave revolucionare tė 68 -tės, qė u organizuan nė Kosovė dhe nė Iliridė. Kohėn kur punoja nė qytezėn e Kaēanikut sdo ta harroj kurrė, veēanėrisht Natėn e Vitit tė Ri 1969. Demonstratat gjithpopullore qė u mbajtėn nė mbarė Kosovėn e nė Pollog qenė tmerr pėr armiqtė, ndėrsa krenari pėr popullin shqiptar tė shtypur shekuj me radhė nga sundimi i huaj e qė kėrkonte tė drejtat e tij, Universitetin e vet dhe Flamurin e tij.
Nė mėngjes tė 31 dhjetorit tė vitit 68, nga Kaēaniku, vendosa tė udhėtoj pėr Dibėr, qė Natėn e Vitit tė Ri69 ta kremtoj nė gjirin familjar sė bashku me tė afėrmit e mij, miqėt e shokėt. Por ēndodhi nė atė vazhdė, nė ato orė policore dhe ne ate shtetrrethim?!-Burgosje malltretime, torturime dhe terror ndaj shqiptarėve, nė veēanti ndaj intelektualėve.
-Ora 7 e mėngjesit:-Bėnte tepėr ftohtė, ishte acar dhe kish rėnė borė e madhe. Zbrita nė Stacionin e autobusėve nė Shkup qė tė marrė biletė pėr Dibėr. Rastėsisht nė Stacion e takova bashkėqytetarin tim -Shaban Klloboēishta, i cili ne vitet 1952/53, sė bash ku me Arif Jegenin, ilegalisht kaluan Kufirin-Murin e hekurt shqiptaro-shqiptar, nė Bllatė afėr Dibrės.Pas pesėvjet qėndrimi nė Atdhe-Shqipėri, qė tė dy, Arifin e Shabanin i kthyen nė Dibėr, por mjerisht psikikisht tė sėmurė e tė dėrmuar nga vuajtjet e mėdha qė kishin pėsuar. Andaj, skishte njeri nė Dibėr qė si njihte. Porsa e vėrejta Shabanin, ashtu tė strukur e tė zbehtė e pyeta: - Pėr ku udhėtosh? - Pėrgjigja:-Pėr Dibėr, por skam tė holla pėr biletė. Jo Shaban, mos kij dert i thashė, unė do ta paguajė biletėn. Mirė po, pėr fat rruga pėr Dibėr ish e zėnė dhe skishim mundėsi tė udhėtonim direkt pėr Dibėr, por mora dy bileta pėr Gostivar, me shpresė se atje do tė gjendet ndonjė mjet komunikacioni e do arrijmė para mbrėmjes nė Dibėr. Por ēndodhi mė pas!Rruga e Pollogut Shkup-Gostivar qe e mbushur plot e perplot policė me helmeta nė kokė, tė cilėt pėr shkak tė demonstratave gjithėpopullore qė e kapluan Tetovėn e Gostivarin, bėnin kontroll tė rreptė.
Ora 9 tė mėngjesit. Arritėm nė Gostivar. Ēme pa!-Nė ēdo vend e nė ēdo skutė policė nė tė gjitha anėt. O Zot thashė, ēndodh kėshtu?!-Hyė nė njė restorant qė tė pushojmė ca. Aty takova disa kolegė tė mi, tė cilėt mė njoftuan pėr masat represive qė kishte ndėrmarrė pushteti i shfrenuar maqedon ndaj intelegjencisė shqiptare, duke burgosur me dhjetra e dhjetra arsimtarė tė pafajshėm. Atėherė parandjeva se do mė ndodhė diēka dhe desha qė sa mė parė, sė bashku me Shabanin tė largohemi nė Dibėr. Nė ora 10 paradite, me njė kombi nisėm pėr Mavrovė, me shpresė se aty mund tė gjejmė edhe ndonjė mjet tjetėr pėr Dibėr.
Ora 11 e 30 min.-U ndalėm nė Motelin e Mavrovės qė tė ngrohemi, pushojmė dhe, porosisim diēka pėr tė ngrėnė. Nė njė skaj tė sallės, perceptoja me vemendje njė agjent, i cili, gjoja se lexon gazetėn, kish hapur njė vrimė nė faqen e gazetės dhe na pėrcillte ēdo lėvizje tonėn. E nuhata situatėn se pėrgatitet diēka kundėr nesh. Porosita nga njė gullash pėr tė dy dhe, porsa filluam tė shijojmė gullashin, papritmas u paraqitėn para ne katėr policė, tė cilėt, drejtuan tytat e automatikėve drejt nesh dhe, uluritėn me tė madhe:-Durt lart! Shpejt, shpejt, ēohuni dhe duart lart!-Vepruam ashtu si na urdhėruan. Mandej vazhduan:-Nxirni letėrnjoftimet! - Unė e nxora dhe porsa lexuan se kam lindur nė Maqellarė-Shqipėri mė pyetėn:-Ku punosh?-U tregova! Mandej ia kerkuan Letrėn e njohtimit Shabanit, por ai pėr fat tė keq se kishte dhe nxori Librezėn e shėndetėsisė. Nė ndėrkohė, ndėrhyra unė e u thashė:-Shabani ėshtė i sėmurė psikikisht, mund tė telefononi nė Dibėr qė tju informojnė. Mandej, polici qė i lexoi tė dhėnat, tha:-Ky ka lindur nė Shqipėri dhe ėshtė i punėsuar si profesor nė Kaēanik, kurse kėtė tjetrin smund ta identifikojmė:-I kapėm!-Kėta kėrkojnė ta bėjnė Shqipėrinė e Madhe!-Jo, jo u pėrgjigja unė, sekzistonShqiperi e Madhe, por Shqipėri etnike. Nė atė ēast, njėri prej policėve mė qėlloi me kondakun e automatikut nė krahun e djathtė dhe ndjeva dhembje tė fortė.-A mend do tė na shesish, hė, nėnėn shqiptare - Duro Imi, duro, thash mė vete se kėtu pėrgatitet njė Skenar i ēuditshėm e perfid.
Ora 12-mesditė:-Na nisėn duartlart, nė drejtim tė Stacionit policor, i cili ishte rreth 200 m. larg. Nė Stacion kėrkuan ti nxjerrim palltot, lisat e kėpucėve dhe sendet qė kishim nėpėr xhepa. Mandej na futėn nė dhoma tė veēanta dhe filluan tė parashrtojnė lloj - lloj pyetje provokuese: -Ku punosh?-Me kend shoqėrohesh? -A ke shoqėri me Kryetarin Sali Bajra dhe Bedri Kyēykun? Kend e kontaktuat nė Gostivar, pse u ndalėt dhe, pėr ēka biseduat? - Parashtruan lloj pyetje provokuese, tė cilave me gjakftohtėsi iu pėrgjigja, pa mė lėvizur syri fare.
Pas bisedės, na futėn nė njė Qeli tė ngushtė me njė dritare tė vocėrr me shufra hekuri, pa xhama dhe, nė skaj kishte vetėm njė stol, sa pėr tu ulur dy vetė. Bora binte fjolla - fjolla dhe lirisht depėrtonte brenda nė Qeli. Ishte ngricė e madhe, bėnte ftohtė, tepėr ftohtė!
Unė isha i veshur hollė, me njė kostum veror dhe, qė tė shpėtoj jetėn, nė njė hapėsirė aq tė ngushtė prej 6 m. katror, lėvizja majtas - djathtas, fėrkoja pandėrprerje duart ,trupin dhe kėmbėt qė tė mos ngrij sė ftohti, sepse sdihej se sa kohė do tė qėndronim tė ngujuar nė atė Qeli tė ngushtė. Ndėrsa, Shabani herė qeshte, herė qante, herė ulėrinte dhe herė kėndonte.
Ai dridhej, ndėrsa unė, duke ia fėrkuar, duart, trupin e kėmbėt, pėrpiqesha ti ndihmoj. E ai thonte: - Ēfatė njeri je Ty Imi, nuk shohėsh veten tėnde, por pėrpiqesh mua tė mė shpėtosh. Po, Shaban,Ti ke mė tepėr nevojė pėr ndihmė, ndaj unė dua tė tė ndihmoj.
Nė ato ēaste instiktivisht diēka mė shtynte qė kohėpaskohe ta kėndoj kėngėn Pėr Mėmėdhenė tė Mihal Gramenos. Mė kujtohej romaniBurgu i Haki Stėrmillit, tė cilin e pata lexuar qė klasėn e tetė. Mu kujtuan qindra e qindra tė rinj tė burgosur nėpėr kazamatet sllave, si nė Kosovė, poshtu edhe viset tjera shqiptare. Mu kujtua heroi Fazli Graiēevci, tė cilin, shkjetė ēetnik e asgjėsuan nė burgjet e Serbisė vetėm pėr Flamurin kuq e z i me Shkabėn dykrenare.
Mu parfyturua simboli i rezistencės - Adem Demaēi, i cili, vetėm pse ngriti fuqishėm zėrin pėr liri e Flamur dhe, qė shkroi romanin Gjarpinjtė e gjakutvuajti dėnime drakoniane. Mu kujtua djali i dajės tim, Sabri Karameti, tė cilin pushtetarėt gjakpirės e dėnuan 6 vjet e gjysmė burgim, vetėm se e kaloi kufirin shqiptaro-shqiptar. Mu kujtua plaku mė i menēur i Trevės sė Dibrės, qė ishte dhe Nuni im, atdhetari - Jonuz Majtara, i cili 13 vjet burgim i vuajti nė Goli Otok, prej Tij dhe z. Abdi Begu, jo vetėm qė thitha nektarin e atdhedashurisė, por mėsova shumėēka nė jetė. Mu shpalosėn lloj-lloj mendime, ēka smu kujtua gjatė 12 orėve plot ankth, trishtim e pasiguri, sepse, sdinim fare se ēdo tė ndodh me fatin tonė, nė tė ftohtė, pa ushqim, pa ujė e pa cigare.
Ora 24-Viti i Ri 1969:-U dėgjua njė zhurmė nė gjuhėn maqedone,duke i thėnė njėri- tjetrit- Gėzuar! Atėherė mėsova se erdhi Viti i Ri. Nė atė ēast mė kapluan mendimet dhe thoja mė vete: - Ēmendojnė anėtarėt e familjes sime: nėna, babai, vėllezėrit e motrat. Po bashkė shortja ime dhe fėmijėt, ēthonė?!-Ku e kanė djalin e tyre dhe ēndodh me tė?!
Papritmas e pakujtuar u hap dera e Qelisė. Para nesh u dukėn tre policė tė armatosur gjer mė dhėmbė dhe filluan tė bėrtasin: Jasht, dilni jasht!-Dolėm tė lodhur, tė ngrirė prej tė ftohtit dhe pagjumė. Ēka kėrkoni-Shqipėrinė!
Nuk ua ktheva pėrgjigjen, por thashė se edhe cigaret mi keni marrė, mi jepni cigaret qė ta ndezi njė?! E ndeza dhe, aq etje kisha pėr cigare, sa qė me tri herė tė thithur e kreva, por akoma pa e fikė mirė, mi lidhėn duart me pranga. Atėherė iu drejtova policit, qė mi vuri prangat:-Pse mi lidhni duart, ēfarė krimi kam bėrė?!
-Ju luftoni kundėrnėnėsMaqedoni, ju e doni Shqipėrinė e Madhe, kurse ne do va ndreqim samarin, do tju shfarosim!
Sa keq e ndjeja veten nė ato ēaste, sdija kah tia mbaj, tė kundėrshtoja para tre policėve tė armatosur, sishte menēuri, andaj qė tė dy heshtėm.
Ajo qė mė sė shumti mė shqetėsonte ishte se nēdrejtim do tė na nisin, pėr Shkup apo pėr Dibėr. Poqe se na nisnin pėr Shkup, atėherė, lamtumirė i thosha lirisė, sepse, pushtetarėt e atėhershėm shovinist do pėrgatisnin Skenar e do tė na burgosnin me dhjetra vjet, si shumė intelektualė tė tjerė tė pafajshėm
I morėm sendet qė na i kishin marrė dhe ashtu duarlidhur tė dyve na nxorėn jasht. Ora ishte 00 - 15 min. Jasht binte borė pa pra. Me siguri kish rėnė mė tepėr se njė metėr borė.
Na futėn nė njė xhips dy policė, ne tė dy dhe vozitėsi (shoferi). Mandej vėreja me vėmendje se pėr ku do tė nisin, pėr Shkup apo pėr Dibėr. Porsa kuptova se nisėm nė drejtim tė Dibrės, mu shfaq njė fije shprese se do ti pėrballojmė mė lehtė maltretimet e torturat, qė vijonin.
Rruga ishte e pahapur nga bora, sepse skish kaluar asnjė mjet komunikacioni dhe kishte rrėshqitje. Shoferi voziste ngadalė. Xhipi endej herė majtas herė djathtas, ndėrsa unė mbahesha fort me dy duart nga droja se do tė rrotullohemi. Sa mė fort mbahesha me duart e lidhura, aq mė tepėr ndjeja dhembje nga prangat, qė mė shtrėngonin.
Ora 2 pasmesnate:- Largėsia, Mavrovė-Dibėr ishte 40 km. Mirėpo, nga bora e madhe, rruga mė dukej e largėt rreth 400 km. Porsa iu afruam fshatit Rostush, Shabani filloi tė qajė me dėnesė, duke thėnė:-Unė dua tė shkoj tek babai im nė Dibėr, mos na ndalni kėtu! Sa ēudi, Shabani kishte pasur para ndjenjė se do ti ndodhėn diēka edhe mė e keqe se nė Mavrovė. Dhe, ashtu ndodhi!-Na dėrguan nė Stacionin policor tė fahatit Rostushė. Komandantit tė policisė ia dorėzuan dy zarfe tė mėdhenj,nė njėrin kishin shkruar tė dhėna pėr mua, ndersa nė tjetrin pėr Shabanin.Ai, urdhėroi pesė policė qė tė bisedojnė veēmas me Shabanin, kurse mua durlidhur, nėn mbikeqyrjen e njė polici, mė lėnė nė korridor. Njėrin nga policėt e njoha, sepse gjatė viteve 1964/65 dhe 66/67 punoja si arsimtar nė fshatin Skudrinjė dhe shpesh herė vinte nė fshat. Ai ishte i madh nė shtat dhe shumė i fuqishėm. Emrin e kishte-Lazar.
Qė tė pesė policėt, me shkopinjtė e gomės, si bisha tė egėr u vėrsulėn mbi Shabanin.Britmat dhe ulėrimat e gjakpirėsve policė dhe ofshamat (psherėtimat) e Shabanit dėgjoheshin nė kupė tė qiellit. Shabanit i parashtronin pyetje tė ndryshme:-Pse i pėrmendėt demonstratat nė Gostivar?-Ēka doni tė organizoni me profesorin?-Ku u takuat me tė?-Mirėpo, Shabani i gjorė skishte ēka tė thoshte, sepse sdinte asgjė pėr mua dhe rreth aktivitetit tim. Nė ato ēaste traumatike, nga dhembja e madhe qė ndjeja pėr Shabanin, smundesha kurrsesi tė qėndroj indiferent, por vetėtimthi nisa nė drejtim tė dhomės, nė tė cilėn torturohej ai. Piskata me tė madhe:-Ēka jeni duke i bėrė Shabanit, o bisha tė egėr! -Atėherė, polici qė e kisha pranė, nxorri shkopin e gomės dhe duke mė sjellė me sa fuqi kishte nė shpinė e nė krye, mė tha:
-Hesht, se do tė vras e do tė hedh nė lumin Radikė!
-Po, iu drejtova unė me plotguxim! Ti mua mund tė mė vrasėsh, por dije se i kam edhe katėr vėllezėr, qė tė njohin si paraja e kuqe dhe do ta marrin hakun tim.-Sa frikacak kish qenė ai. Filloi tė mė merr me tė mirė, duke mė thėnė:
-Jo, jo, unė mahitem se kam seriozisht! Dhe, gjatė kohės kur polici justifikohej para meje, u hap dera e dhomės ku e torturonin Shabanin. Ēka me pa: -O Zot, o Zot, Shabani, i larė tėrė gjak nė fytyrė!-Smundesha tė duroj dot e u thash: -O kriminelė ēka i keni bėrė Shabanit! -Atėherė, polici m u vėrsul drejt meje dhe, me sa fuqi qė kishte mė ra me shuplakė e dora iu ngjit nė fėtyrėn time. Sytė mė shihnin xixa-xixa e mė tha -Ty tė njohim fare mirė dhe e dimė se ēfarė nacionalisti je! Ti nė Skudrinjė, ua ke hekė nxėnėsve prapashtesėnski!-Heshta, durova dhe skundėrshtova mė, sepse e dija se ēdo mė ndodhte.
Ora 3 pasmesnate:-Na nisėm me tė njejtin xhip pėr Dibėr. Porsa arritėm tek ēeshma e Udovės,e ndalėn makinėn dhe e zbritėn Shabanin qė tia lajnė gjakun, qė ia kishte mbuluar fėryrėn. Atėherė, iu drejtova policit, i cili me automatik qėndronte para meje: -Po, ju ia lani gjakun Shabanit, por unė jam dėshmitar i gjallė dhe botėrisht do tė rrėfej se ēka i keni bėrė atij!
-Duke ma drejtuar tytėn e automatkut nė gojė, mė tha:-Hesht, mbylle gojė se do tė vras!-Vritmė i thash, ēpresish!-Nuk u drojta fare, meqė e dija se sa frikacakė janė ata.
Rreth orės katėr arritėm nė Dibėr. U gėzova sinqerisht. Kujdestar nė Seksionin e Punėve tė Brendshme ishte njė shqipfolės, i ndjeri E. T. i cili porsa na pa, mu drejtua e mė tha:
-Pse u kanė burgosė, mos vallė Shqipėrinė e Madhe e doni?!- Mbylle gojėn dhe Ty don tė na provokosh sikurse policėt e Mavrovės e tė Rostushit.-Shiko ēka i kanė bėrė Shabanit!
Ai uli kokėn-heshti, na dha nga njė batanije dhe na pėrcolli deri poshtė te burgjet e policisė.
Pėr herė tė parė nė jetėn time i pashė burgjet e Dibrės. Nė hyrje kishte njė korridor, kurse nė tė djathtė ishin radhitur qelitė njėra pas tjetrėn. Nė to skishte as shtretėr e as dyshekė. Qelitė ishin tė shtruara me dysheme e jo me beton, si nė Mavrovė. Ishte agu i mėngjesit tė 1 janarit 1969. Nga i ftohti i madh askend se merrte gjumi. Ku tė merrte gjumi derisa gjatė tėrė kohės Shabani bėrtiste me tė madhe nga dhembjet qė ndjente meqė tė tri brinjėt ia kishin thyer!Ashtu, tė ulur pupas, mbuloheshim me batanije dhe, duk e fryrė me frymė bėnim pėrpjekje qė sadopak ta ngrohim ajrin, por mė kot, sndihmonte asgjė. Shabani rėnkonte dhe vetėm rėnkonte: -O brinjėt, mi thyen brinjėt! Dhe unė ndjeja dhembje nė shpinė dhe nė kokė, por atė qė e pėsoi Shabani ska tė pėrshkruar.
1 janar 69, ora 8-tė e mėngjesit:-U hap dera e burgut. Dolėm nė korridor dhe papritmas para nesh u dukėn tre arsimtarė dibranė: -Petrit Dibra, Besnik Kėrluku dhe Abdullah Tabaku, te dy te ndjerė. U pėrshėndetėm prej sė largu, sepse sna lejuan qė tė afrohemi. Atėherė u binda se edhe nė Dibėr kanė burgosur shumė arsimtarė, ashtu siē kishin vepruar nė Tetovė, Gostivar, Shkup, Kėrēovė, Strugė, Kumanovė, pra nė tėrė Iliridėn.
Na hipėn shkallėve pėrpjetė dhe na futėn nė njė zyrė. Para nesh u shfaqėn dy agjentė tė Sigurimit sekret tė UDB-sė, tė ardhur nga Shkupi. Ata, parashtrojnė pyetjen e parė se ēka ėshtė puna, ēndodhi me ju?
-I mbushur plot mllef e neveri me padurim prisja qė tu pėrgjigjem siē vijon:-Si ėshtė e mundur tė burgosen rrugės gjatė udhėtimit shqiptarėt, pa bėrė fijen e fajit? -Si ėshtė e mundur tė burgosen shqiptarėt, vetem se kanė lindur nė Shqipėri, apo vetėm se punojnė nė Kosovė?!Si mund tė tolerohet tė burgoset, torturohet duke ia thyer dhe brinjėt njė tė sėmuri psikik, vetėm se se kish marrė me veti Letrėn e njoftimit?! -Vallė, mos ndofta vetėm se jemi shqiptarė!-Pse, pse
? Pėrgjigja: - Eshtė bėrė gabim! -Ju e dini se muajin qė kaloi u organizuan demonstrata tė fuqishme ntijugosllavenė Kosovė dhe nė Pollog. Gjendja ėshtė e tendosur, e pasigurtė dhe, pėrmes drurit tė thatė digjet dhe i njomi por ju mund tė ankoheni!Tė ankohemi!
Rreth orės 9 tė mėngjesit: Mua dhe Shabanin na liruan me motivacion se ėshtė bėrė gabim!Nė ato ēaste gėzimi, si besoja vetes se jam i lirė dhe, porsa kalova pragun e derės sė UDB, ktheva kokėn pas duke dyshuar se do mė kthejnė pėrsėri.
Arrita para derės sė shtėpisė, por ēme pa, ishin grumbulluar i madh e i vogėl, prindėr, tė afėrt, miq e shokė dhe me lot gėzimi nė sy mė pėrqafonin duke mė thėnė: - Qoftshin tė kaluara !-Ata tė gjithė, kishin mėsuar se na kishin burgosur.
5 janar 69-Kthimi nė Kaēanik:-Sė bashku mė bashkėshorten dhe dy djemtė e mij nisėm me autobus pėr Kaēanik. Ēme pa:-Po e njejta situatė, policė e xhandarė anė e kandė Iliridės, dominonte po e njejta atmosferė dhe po tė njejtat masa represive ndėrmerreshin ndaj shqiptarėve:-ndalje, kontrollim pas kontrollimi, fyerje, maltretime dhe burgosje tė tė rinjve shqiptarė. Po tė mos isha sė bashku me familjen, me siguri sėrish do tė mė arrestonin.
Arritja nė Kaēanik. Kjo qytezė, qė udhėhiqej nga atdhetarėt e shquar:-Sali Bajra (kryetar i ndjerė), Bedri Kyēyku (i ndjerė), Latif Nalbani, Hebib Shehu etj. quheshe: - Shqipėri e lirė nė ato vite. Atėherė, u ula ne gjunjė pėr tokė, putha dheun e lirė tė Kaēanikut legjendar tė trimave: Idris Sefri e Sali Bajra dhe me lotė nė sy, brohorita: Liri, liri, sa e shtrenjtė qė je!
Ata, pasi vėrejtėn se ēfarė maltretime dhe tortura mė patėn bėrė xhandarėt maqedon, Krye tari i atėhershėm i Kaēanikut, z.Sali Bajra, i dėrgoi DEMANT ish-presidentit tė Maqedonisė
Kėrstervenkovskit dhe e vendosi kufirin nė Elez-Han, duke kryer kontroll tė rreptė edhe ndaj maqdonasve, ashtu siē vepronin shovinistet maqedon ndaj shqiptarėve.
Sqarim: Dhe sot e kesaj dite, sa herė qė udhėtoj ne vendlindjen time te dashur, ndaj meje dhe familjes sime, policet maqedonas kryejne kontroll tė rreptė, duke me kontrolluar e konfiskuar edhe librat e gramatikave shqip-suedisht e duke me ndaluar ne kufi me orė te tera. Motivi:-Kemi urdher nga Shkupi dhe, deri me sot asnje subjekt politik smė mori ne mbeshtetje, pos vellezerve te mi nga Diaspora, te cilet ngriten zerin ndaj padrejtesive qe ne forme permanente kryejne pushtetmbajtesit maqedonofil ndaj familjes - Egriu.
Pėrfundim: - Kornizat e ketij shkrimi smė lejojnė qė tė zgjatem dhe mė, por i bėj tė dijtur lexuesit e repektuar se, pas mė se 16 vjet qėndrimi nė Spitalin Psikiatrik - Demir-Hisarit, ku qe i keqtrajtuar pa masė dhe kur tė gjithė dibranet e dinin se seshte i gjallė, Shabani, mė nė fund, nje grup mirėbėrės dibranė, i pėrbėrė nga: - Nadi Fejsko, Burhan Skikuli, Nehat Pekmezi (i ndjerė), Fuhat Maqellara e Nehat Karpuzi, i rėnė nė gjurmė dhe mėsuan se Shabani gjendet i gjallė nė Spitalin Psikiatrik dhe arritėn qe pas 16 vjet, ta kthejnė Shabanin nė Dibrėn e tij tė dashur U lumtė!
Malme - Suedi, 31 dhjetor 2008
Me respekt, I. Egriu |
|