| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » TĖ VDEKSHMIT NĖ ART DHE ARTI I GJALLĖ |
| Postuar mė datėn: 2008-03-04 16:09:06 nga admin1 :: Kategoria: Kultura |
| » Opcionet për artikullin |
|
Shkruan: Avni Azizi
Vitet e brishta tė njė jete tė zbehtė kulturore qė kaluam, lirisht mund tė themi se kanė bartur me vete njė mori negativitetesh krijuese dhe kulturore. Ky intoks madje ka arritur deri nė stėrkeqje dhe shpėrputhje tė dukshme kulturore. Pėrditshmėria jonė bashkėjetonte nė njė konglomerat problemesh nga mė tė ndryshmet, andaj pavrejtshmėria ose mosinteresimi i shumė gjėrave vitale, kishin ngjallur rrokopujėn skėterrore tė rrėmujės kulturore, letrare e artistike etj. Nė kėtė zallahi tė pėrgjithshme krijuese, qė dikujt mund edhe tė mos i duket kėshtu, kishte shpėrthyer shfrenimi total, mediokriteti dhe ishin shkrirė e bashkuar tok me papėrgjrgjshmėrinė e diletantizmin, dėshirėn pėr dukje publike dhe me tė drejtė, mund tė thuhet se autorėt e kėtyre negativiteteve tė bartura nėpėr veprat e tyre, fjalėt kriter, rregull, normė duket sikur i kishin harruar nėpėr faqet e fjalorėve.
Pamundėsia dhe indiferenca
Spekulantėt e artit tė vėrtetė, kishin trilluar ndjenja e vlera tė rrejshne thuaja se nė ēdo gjini artistike. Kėshtu, pėrballė vrasėsve tė fjalės, arti i vėrtetė dhe vlerat e larta ishin margjinalizuar nė njė labirint, i cili dhunshėm pengonte ēdo vezullim. Edhe pse egzistonin perla tė veprave tė realizuara artistike, atyre nuk iu kishin kushtuar vėmendje e meritueshme. Nė fillimin e viteve 90 nė skenėn tonė letrare u paraqitėn disa krijues tė rinj, ku me disa libra tė botuara premtonin se mund tė dėshmoheshin, por amullia e krijuar dhe dhėnia pas problemeve tė tjera tė pėrditshmėrisė sikur zbehu parashikimin pėr ta. Mosinteresimi dhe indiferenca ndaj krijuesve tė rinj, apo mosegzistimi i ndonjė asociacioni qė do ti bashkonte ata, dhe fati i tyre nėn mėshirėn e stuhisė, ishin ndėr defektet kryesore. Apo ndoshta krijuesit e rinj nuk ndjenin edhe aq nevojėn pėr kėso lloj asociacionesh, qė do tė tėrbulloheshin, ngase ndodhte shpesh qė nė mesin e atyre qė quheshin krijues tė rinj kishte tė tille qė pėr nga mpsha duhej tė ishin nė pėrfundim tė opusit, por ja qė kėsaj pjese u shkrepte nė mendje tė dilnin para lexuesve qoftė eshe me njė tufėz vjershash tė shkruara pėr tu bėrė krijues, Mandej qė quheshin edhe poet tė ndjenjave tė ndrydhura e qė fare pa pritur u shpėrthente talenti. Gjithashtu, njė rol mjaft negativ luante edhe pamundėsia e pėrcjelljes sė botimeve nga hapėsira gjithshqiptare, kjo pamundėsonte njė ngritje tė kėnaqshme tė njė niveli mė tė lartė. Si pasojė e shumė dukurive tė mrapshta qė u shfaqėn nė jetėn krijuese, kulturore e artistike shpėrtheu shundi, kiēi dhe jovlerat. Pėrballė kėtij kaosi tė shfrenuar, dashuria pėr tė bukurėn shpirtėrore u zėvendėsua me mosinteresim, megalomani, frustime kulturore e papėrgjegjėsi deri nė teprime banale. Arti i vėrtetė gati se mori keqkupotime shoqėrore pėr tė arritur gati deri buzė shtratit tė vdekjes.
Konfuziteti i kritikės |
|
Ishte i pashpjegueshėm qendrimi i kritikės qė kishte mbajtur gjatė kėtyre vjetėve. Kritikė nė kuptimin e vėrtetė tė fjalės thuaja se nuk egzistonte ajo ishte shtrirė vetėm nė rrafshin e recensioneve shkel e shko dhe pėr habinė e madhe rrallė herė vėreje nė shtypin tonė ndonjė analizė pėr ecuritė kolturore nė jetėn tonė. Oportunizmi i saj tė shqetėsonte, e sidomos i asaj pjese, qė thjesht nga arsyeja materiale, shumėherė kishte pėrkėdhelur e llastuar vlerat e dyshimta, dhe me vulėn e ndjeshme tė krijimtarisė kishte vulosur joartin dhe vlerat e paqėndrueshme. Fjala e kritikės mė shumė ishte shtrirė vetėm nė nivelin e recensioneve. Nė tė shpeshtėne rasteve kjo kishte heshtur pėr shumė dukuri qė kishin sulmuar kulturėn dhe artin. Gjatė kėtyre vjetėve kritika rrallėherė u mblodh pėr tė mos thėnė fare, pėr ti shtruar e diskutuar kėto ēėshtje. Nuk u mbajt tė paktėn njė simpozium me temė tė tillė, ku do tė prezentonin edhe krijuesit e rinj. Kėshtu, nė vend tė vlerave letrare, estetike dhe etike shpėrtheu zėri i tragjikės dhe mjerimit krijues. Ndodhte shpesh nė jetėn tonė artistike kur autori i kėtyre banaliteteve, nė vend se tė turpėrohej nga kėto banalitete, ai lavdėrohej pėr talentė; nė vend se tė qortohej se nuk kishte krijuar asgjė ai stimulohej tė vazhdonte lojėn e falsifikimeve tė reja. Nuk mund tė provohet apriori se nuk egzistonin vlera tė mirėfillta, mirėpo ato ishi tė pakėta dhe tė eklipsuara nga jovlerat, sepse kilometrazhi i tyre brenda njė kohe tė shkurtėr mund tė mbulente oborrin e njė shtypshkronje private.
Poezia dhe krijuesit e dobėt tė saj
Poezia, si gjini mė e ndjeshme e mė subtile e krijimtarisė letrare, padyshim se gjatė kėtyre vjetėve ka qenė mė e atakuara nga sindromi i vlerave tė dyshimta. Mbi skenėn e saj tė shpirtit kanė ladruar e lavruar poetė poetocė, e manipulues tė shumtė tė fjalės poetike, dhunues prevers tė verbit tė vargut, tė cilėt paturpėsisht kanė mbushur hapėsirat e letrave me shkrime e vepra tė ndryshme nėpėr botime tė shumta. Pėr kėta vetmashtrues e shkatėrrues tė poezisė , mjaftonte ti radhitnin disa rima dashuria ose disa vargje tė zjarrta tė patetikės patriotike, pėr tu ranguar nėpėr listat e gjata tė botimeve tė shumta. Mjaftonte tė mblidheshin njė grup shokėsh dhe guxishėm ta quanin vetėnbrez, dhe nė emėr tė kėtij drezi doemos tėn pėrvuajtur e tė robėruar shpėrthenin talent tė rrallė, qė mbushnin pėrplot poezi tė dobėta tė periodikut tonė. Nėpėr ato vepra, nėse mund tė quheshin kėshtu, ndodhte shpesh qė miku, daja apo edhe prindi tė kishte fatin tė ishte kritiku i veprės, apo ēka ėshtė mė e keēja kritikė, recensentė tė mos figuronin fare. Punė e madhe autori mund ti kryente vetė kėto formalitete. Mjaftonte qė vepra tė shihte dritėn e botimit, por kurrsėsi tė jetės.
Orėt e liga tė krijimtarisė
Pėr ta ilustruar kėtė fenomen artistik, po pėrmendin njė rast i cili bart simbolikėn e shumė negativiteteve tjera tė pashembullta. Nė njė libėr tė botuar gjatė kėtyre vjetėve, autori i saj, emrat e recensentėve i indentifikon me fjalėt: Censorėt!!!...Ruana zot ! Apo dukuria e parafrazimit tė shtrembuar tė ndonjė ilahie fetare nė fillim tė librit nė formė pėrkushtimi : Dajės nė mėrgim/Me madhėshti e pietet/Kosovėn amanet...! AMIN. No coment! Apo, biografia e gjatė e autorit tė librit, e fryrė edhe me funksionin partiak: Autori ėshtė anėtar i kryesisė sė nėndegės sė... (sė Absurdit)!
Apo, kėto vargje tė njė libri tė sapobotuar: Ty Serbi ti kallėn topa / UĒK-ja qė dolėn nga gropat !!!
Si dhe shumė shembuj tė tjerė qė tingėllojnė nė mėnyrė qesharake e mahnitoze.
Dhe kur lexon njeriu xhevahire tė tilla, qė gjithēka mund tė jenė pėrveē poezisė e artit letrar, vėrtet tė ngjethin misht dhe tė vie turp pėrpara fjalės sė fuqishme artistike, tė vie rėndė nga gjuha dhe letra e durueshme, nga lapsi e sidomos atyre qė u shėrben pėr tu zhytur aq thellė sa qė nuk mjafton pėr ti pastruar njė lumė i tėrė.
Edhe sot, nė krijimtarinė artistike, hasim njerėz qė mund ti quajmė demon tė artit, shpirti i tė cilėve ėshtė shpirt i tė robėruarit, pa marrė parasysh ndryshimet, ata janė njerėz, vetėdija e tė cilėve ėshtė vetėdijė fataliste e mbuluar me tone tė zymta e vajtuese dhe e mbytur nga monotonia e rutina.
Hipokrizia dhe dekadenca e shfaqur, nuk duhet ta turbullojnė poetin e vėrtetė drejt hapėrimeve tė reja. Kėto teprime banale, atij duhet tia shtojnė vitalitetin krijues, ngase fjala e bukur artistike ėshtė e pėrjetshme, ajo duhet tė ndaloj eruzionin nga fushat e lulėzuara tė shpirtit.
Poezia nė raport me kohėn, realitetin e jetėn duhet tė bėhet njė nga problemet qė duhet ta preokupojnė kritikėn. Poezia pėrherė duhet ti mbaj lidhjet e gjalla me njerėzit dhe shoqėrinė.
Ėshtė koha e fundit qė duhet tė ngrejmė zėrin kundėr kėtyre demonėve tė letrave tė shkruara, sepse vėrshimi i sė keqes nuk kėrkon ledhatim, por pėrkushtim tė ngulmtė kundėr tyre. Vazhdimi i vlerave tė pamjaftueshme duhet tė jetė i patolerueshėm.
Mediumet tona informative e kulturore, duhet ti mbyllin dyert pėr manipuluesit e fjalės publike, tė atyre qė aspak nuk pėrkojnė me tė quajturin art. Shtėpitė botuese, shtypshkronjat nuk duhet tė vėrbohen vetėm nga pėrfitimet. Autorėt e krijimeve tė tilla duhet ta kuptojnė se krijimtaria nuk e duron brutalitetin, sharjet, teprimet nė pėrgjithėsi.
Poetin nuk e krijon pėrmendja e emrit nė gazetė e as botimi i ndonjė vepre. Vetėm vlerat e larta e bėjnė atė tė paharruar. Sepse, bazuar nė thėnien e njė kritiku tonė, poezi shkruajnė shumė vetė, por pak bėhen poet. Aq mė tė pakėt janė ata qė mbeten nė fondin e pėrhershėm tė poezisė kombėtare. |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|