| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Shqiptar e Kosovar |
| Postuar mė datėn: 2008-03-09 16:05:11 nga admin1 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
Shkruan: Bekim REXHEPI
Pasojat e sundimit dhe diktati
Nuk mund tė themi qė nuk pati pasoja tė dukshme sundimi kolonial ndaj shqiptarėve tė Kosovės, ndofta, pasoja mė e madhe hetohet nė deformimin e identitetit. Serbia ngurronte ti quante shqiptarėt e Kosovės me emėrim kombėtar identifikues dhe kėtė ua ndėrronte me qėllim, qe tė mund ta zhdukte kėrkesėn nacionale tė shqiptarėve pėr bashkim me pjesėn tjetėr, me shtetin amė Shqipėrinė. Serbia me politiken e saj aversive, pėrpiqej tė shkatėrronte ēdo element qė mund tė ngjallte ndjenjat nacionale shqiptare. Madje propaganda kundėr shqiptare e Serbisė, arriti deri te njė zbulim tjetėr ēoroditės, pėr t'i shėndrruar nė sojin e ardhacakėve dhe i identifikonte apo i quante si shiftari/shiptari, mė kėtė duke mos e potencuar asnjėherė historikisht pėrbėrjen absolute tė shqiptarėve autokton nė Kosovė. Politika e Serbisė qe e tillė qe shqiptarėve tė Kosovės, tu shkaktoj plagė tė gjithanshme, qe tė mos mund tė aktivizoj interesin e vet nacional. |
|
Filozofia e dezertimit nga identiteti
E kemi parė edhe e kemi hetuar sidomos viteve te fundit, filozofinė e dezertimit, e kjo ka pėrthekuar njė rrip te gjanė intelektualėsh e politikanėsh qe kanė devijuar nga vogėlsia e tyre patriotike shqiptare, dhe janė zmadhuar me diēka tjetėr, nėse mund ta quajmė si: komerciale internacionale, apo dreqi ta di.
Faktet e pamohueshėm se, populli shqiptar me banim nė Kosovė kanė vuajtur aq gjatė nga sundimi arbitrar i Serbisė, dhe gjithė kėto avari luftėrash, nuk mund t'i eliminojnė me aq lehtėsi, me aq elegancė nga disa intelektualė a politikanė, qe ditėve te fundit nė mėnyrė tė djegur dezertuan nga identiteti kombėtar, pėr tu identifikuar me njė identitet tė ri, qe vije nga krijimi i shtetit apo kjo po bėhet nga presioni i fshehur i lojės sė papastėr tė tė huajve qė na qon nė politikė sugjestive.
Elita solidarizues e politikės sė diktatit e mbetur fare e frikėsuar dhe jo aq e sigurt nė rrugėn e gjatė tė lirisė sė plotė, i kanė hyr rrugės sė shkurtėr dhe shumė komplekse duke e pranuar njė liri gjysmake apo edhe fare te diktuar.
Braktisja e politikės ditore nga forca e popullit ėshtė bėrė mė qėllim, dhe kjo braktisje po manipulon forcėn e tij, duke e vėnė herė herės nė akuzėn e turpit se, kur qe koha e luftės dhe e provės, ajo forcė popullore mungoi, nuk shpėrtheu pėr tė rezultuar nė vetēlirim.
Kėta politikanė solidarizues tė politikės sė diktuar harrojnė se: kėtė popull e lan nė mėshirė e pa organizimit, edhe aty ku pati diēka tė vlerės nacionale edhe atė e shkatėrruan duke e nakatosur skajshmėrisht pėr t'ia vėnė fatit nė tragjedi te thellė. Turpshėm i thanė kėtij populli: Secili le ta mbrojė vet, pragun e shtėpisė sė tij.
(Pėr)ligjėsimi i sė keqes
Duhet ta pranojmė se pavarėsia e Kosovės, edhe pse u solli shqiptarėve, liri gjysmake apo tė diktueshme nga rrethana tė jashtme qė stimulonin standarde dhe kėrcėnonin me braktisje te ndihmės politike, padyshim janė kėta bashkėfajtorė qė kanė nakatosur identitetin kombėtar te shqiptarėve. Ndofta, Shqipėria ėshtė e paaftė tė shprehet, tė ngrit zėrin e saj disonant karshi deformimit politik qe e dėmtoi identitetit kombėtar te shqiptarėve si njė komb i vetėm, me njė gjuhė dhe kulturė tė vetme.
Kur e pėrmendim Shqipėrinė, nga pazotėsia jonė organizative, sikur duam ta fajėsojmė edhe atė. Duke i thėnė se Pse Shqipėria tė ngritė zėrin disonant, se pse Kosova po deformon identitetin e saj, kur identitet kombit Kosovar nuk ekziston. Ai komb <ėshtė politik dhe pėr kėtė Shqipėria duhet t'i sqaroi tė metat e politikės aversive nė Kosovė, e cila mendon se po sillet e ndėrgjegjshme me interesin kombėtar tė shqiptarėve nė Kosovė.
Pėrqafimi i opsionit qė qon tek identifikimi i kombit me shtetin, nė rastin tonė i pėrulė prirjet e natyrshme tė kombit tiparet dhe vetitė pozitive tė racės, sikur e shthur homogjenitetin e kulturės nacionale.
Ne nuk po pėrligjim tė keqen qė na e bėnė tė tjerėt, dhe kjo ėshtė shumė mos false, ne po e ligjėsojmė tė keqen e tė tjerėve, pėr ta bėrė atė tonėn dhe jetėsore, kjo tė trishton. Sot tė pranosh kombin Kosovar do tė thotė tė ligjėsosh tė keqen. Do me pyeste ndokush se ētė keqe ka krijimi i kombit Kosovar, kur banorėt e Kosovės janė ata. Kėsaj pyetje do tė mund t'i pėrgjigjeshim vetėm me kundėr pyetje se: a duam tė kemi komb tė konstituuar nė njė shtet apo komb qė shthuret nė identifikime tė reja artificiale e politike?.
Ēfarėdo qe tė bėjė politika e diktuar nė Kosovė, nuk e merr dot mandatin e vėrtet popullor pėr ta ndryshuar identitetin kombėtar. Nuk mund ta vė nė mėdyshje shtetin amė Shqipėrinė si shtet-thelb i gjithė shqiptarėve dhe mbi kėtė Shqipėria duhet tė diktojė mė shumė se sa tė tjerėt pėr territoret e saja tė copėtuara.
Nėse Kosova ndryshon identitetin e saj, kjo vije si vendim i raportit tė saj me tė huajt, dhe jo ne raport me interesin vital te kombit por te shtetit.
Shpesh gjykojmė vetvetėn ashpėr pse nuk e ēliruam vet Kosovėn. Por, nuk ngushėllohemi me faktin se cili vend i Evropės u ēlirua, ma nė fund vet dhe pa ndihmėn e tė tjerėve. Shqipėria ka tė drejtė, tė drejtėn se paku morale dhe kombėtare, tė diktojė politikėn dhe pozicionin e saj ndaj gjysmės tjetėr, e tė territorit tė saj, qe iu nda nga koha e pazotėsisė se saj. Shqipėria duhet tu kėrkojė shqiptarėve tė Kosovės tė mos e ndėrrojnė identitetin e tyre pėr shkak tė politikės se diktuar dhe tė lojės se papastėr tė tė huajve.
Ndryshe parapėlqimi me kėtė politikė qė dikton interesin tonė jo nė mėnyrė tė qartė, e vė para suspendimit pėrpjekjen e bashkimit kombėtar rreth shtetit kombėtar. Parapėlqimi me kėtė politikė qė dikton interesin tonė jo nė mėnyrė tė qartė, e vė nė rritė dhe e shumėzon ndjenjėn e vetmjaftushmėrisė, tė funksionalitetit nė dy a mė shumė shtete, ku shqipja mund tė shkruhet e flitet ndryshe dhe mė pas te kemi funksionalizimin e gjuhės shqipe jo mė si te vetme, po si tė ndarė sipas dialekteve, ku Kosova do tė merrte atė gegė, meqenėse masa e gjerė duket se e aplikon.
Tė gjithė e dimė qe koordinatat teorike tė konceptimit pėr kujdesin ndaj vetvetės janė dhėnė qė nė antikitet. Sokrati na e shpjegonte fuqishėm domosdoshmėrinė e kujdesit ndaj vetvetės, qė mė pastaj e ardhmja te jetė mė e ndritur. Ndaj edhe ne shqiptaret kėtė detyrė duhet ta vemi para vetės, qė e ardhmja jonė tė jetė mė e ndritur dhe qė tė mos hyjmė nė kompleksitete, tė panevojshme qė na dallojnė nga vetvetja jonė.
Pra identiteti kombėtar shqiptar duhet tė ruhet me ēdo kusht, pavarėsisht nga banimi dhe pavarėsisht nga politikat regresive.
bekimbeu@hotmail.com |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|