| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Serbia e ka marrė veriun, politikanėt po na thonė se jemi shtet! |
| Postuar mė datėn: 2008-09-30 14:06:22 nga admin1 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
Shkruan: Glauk KONJUFCA
Tė shtunėn mbrėma (mė 27. 09. “08), nė edicionin qendror tė lajmeve tė RTK-sė u dha njė intervistė e zėdhėnėsit tė UNMIK-ut pėr Mitrovicė, Georgy Kakuk, ku ai pranon haptazi se misioni i OKB-sė nuk po bėn asgjė pėr ta parandaluar kontrabandėn qė po zhvillohet nėpėrmjet veriut tė Kosovės. Ai u citua tė thotė qė situata nė veriun e Kosovės ėshtė "jashtė kontrollit", gjė qė sipas RTKsė paraqet pranimin e parė publik nga njė zyrtar i UNMIK-ut pėr gjendjen reale qė mbretėron atje. Tash pėrderisa vetė UNMIK-u po na e tregon tė vėrtetėn pėr tė cilėn mė parė rregullisht na ka gėnjyer, politikanėt u kanė dalur gjokshapur kėtyre deklaratave pėr ta siguruar qytetarin e Kosovės se "veriu ėshtė brenda Kosovės", se "veriu nuk ka ku tė shkojė, do tė mbetet kėtu" apo se integriteti territorial i Kosovės na qenka i garantuar nga NATO-ja e fuqitė mė tė mėdha tė botės
Tė vetmin rol qė mund ta luajnė politikanėt tanė nė kėtė situatė kur UNMIK-ut i pėrgjėrohen kurse sovranitetin nuk e kanė, ėshtė roli i atij peshkut qė fryhet pėrpara rrezikut qė i kanoset pėr ta krijuar pėrshtypjen e njė madhėsie tė paqenė tė trupit tė vet. Tash kur vetė UNMIK-u po e pranon dėshtimin e vet, dhe kur po na tregon qė Serbia ka ngadhnjyer nė veri, ne do t'i kemi politikanėt tanė faqezinj qė do tė jenė aty pėr ta zgjatur iluzionin e shtetėsisė, integritetit territorial e sovranitetit tė Kosovės, nė vend qė tė pėrpilojnė strategji konkrete pėr hapat qė duhet ndėrmarrė pėr rikthimin e kontrollit. Inxhinieringu i mirėmbajtjes sė iluzionit - kjo ėshtė puna e tyre nė politikė, vetėm pėrbrenda kėtij funksioni ata po mbijetojnė. Serbia e ka marrė veriun, politikanėt po na thonė se jemi shtet. Strukturat paralele tė dalura nga zgjedhjet e majit tė Serbisė nė Kosovė e kanė okupuar me dhunė komunėn e Shtėrpcės, politikanėt na thonė se nė Kosovė sundon vetėm ligji i Kosovės. Enklavat do tė zyrtarizohen nėpėrmjet komunave tė Ahtisaarit, fėmijėt serbė do ta mėsojnė versionin serb tė historisė sė Kosovės, politikanėt do tė na thonė qė ato nė kėtė mėnyrė u integruan, tamam siē thoshte Lutfi Haziri pėr komunėn e veriut tė Mitrovicės: ne e ndamė atė qė ta bashkojmė
!
Kryetari i komunės sė Mitrovicės, Bajram Rexhepi, tha qė UNMIK-u duhet ta pėrfundojė misionin e tij, meqė sa mė parė tė bėhet kjo, njė gjė e tillė do tė ndikonte pozitivisht nė tė ardhmen integruese tė qytetit. Ėshtė shumė e pafytyrė ta pėrkrahėsh Pakon e Ahtisaarit, e cila e themelon Komunėn e Veriut tė Mitrovicės, pra e legalizon ndarjen e Mitrovicės, duke e reduktuar problemin nė shkuarjen e UNMIK-ut dhe ardhjen e EULEX-it. Ėshtė hipokrizi ta dėnosh UNMIK-un pėr mosintegrim tė qytetit e njėkohėsisht ta pėrshėndetėsh letrėn e Ban Ki-moon-it qė kėrkon negociata tė reja me Serbinė pėr dogana, polici e gjyqėsi, ndėrkohė qė ke pranuar Planin e Ahtisaarit si "zgjidhje pėrfundimtare"
Fajin pėr ndarjen e veriut e ndajnė UNMIK-u dhe politikanėt e Kosovės, tė cilėt (sidomos kėta tė fundit) herėdokur duhet tė japin llogari dhe tė nxirren pėrpara pėrgjegjėsisė. UNMIK-u sepse veriun ia la Serbisė, kurse politikanėt tanė sepse u pajtuan me kėtė gjė. Asnjėherė politikanėt e Kosovės, asnjė qeveri e deritashme, nuk ka pasur ndonjė strategji mospajtuese me planin e UNMIK-ut pėr t'ia lėnė Serbisė kontrollin e veriut. Shpallja e pavarėsisė nuk e ka ndryshuar kėtė realitet. Pėrkundrazi, shpallja e pavarėsisė i ka barikaduar "taborret". Pėrgjegjėsia e politikanėve tė Kosovės para vitit 2006 ka qenė pėrgjegjėsi e mosveprimit, e pasivitetit, faj i qėndrimit duarkryq pėrpara krimit. Por pas pranimit tė Planit tė Ahtisaarit qė e institucionalizon ndarjen etnike tė Kosovės, kjo pėrgjegjėsi legalizohet, ajo bėhet pozitive, bashkėpjesėmarrje e drejtpėdrejtė nė zyrtarizimin e kėsaj ndarjeje.
Jo vetėm qė kėta politikanė janė faktorė mbėshtetės tė ndarjeve tė brendshme - nėpėrmjet pėrkrahjes dhe pėrshėndetjes sė letrės sė Ban Kimoon-it, ata u bėnė legalizimi vendor i parakushteve pėr ndarjen territoriale tė Kosovės mbi bazėn e fuksionimit tė ndarė tė misioneve ndėrkombėtare (UNMIK-u nėpėr "territoret serbe", kurse ICO/EULEX-i pėrgjegjės pėr pjesėn e mbetur shqiptare). Me vetė faktin qė premtuan pavarėsi tė plotė, kurse na e sollėn njė pavarėsi tė mbikėqyrur sė bashku me ndarjen e brendshme etnike tė Kosovės (Planin e Ahtisaarit); me vetė faktin qė pastaj thanė se Plani i Ahtisaarit ėshtė i panegociueshėm, kurse pastaj pranuan letrėn e Ban Kimoon-it, qė thotė se kontrolli i kufijve (doganat) si dhe sovraniteti i brendshėm duhet tė rinegociohen kėta politikanė po na tregojnė se janė nė gjendje dhe tė gatshėm tė pranojnė ēfarėdo qė vjen nga tė tjerėt, mjafton qė kjo tė shpėrblehet me mbetjen e tyre nė kėtė pushtet, nė tė cilin ata kanė zėnė rrėnjė tė thella pikėrisht falė kompromiseve tė deritashme nė kurriz tė vendit.
|
|
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
Warning: mysql_query() [function.mysql-query]: Unable to save result set in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1120
Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130

Warning: mysql_num_rows(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1330
Kliko kėtu pėr tė vazhduar tek faqja kryesore » |
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|