DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» SI TĖ NDALOHEN ZGJEDHJET E SERBISĖ NĖ KOSOVĖ?
Postuar mė datėn: 2008-05-01 13:46:53 nga admin4 :: Kategoria: Opinione

Ndonėse qė nė titull ky shkrim do t’ia turbullojė ujin juntės politike, eprorėve dhe vartėsve tė tyre, prapėseprapė (ky shkrim) ėshtė njė analizė e thuktė zhbiruese, shumė mė e drejtė se parullat metafizike qė i pėrthur junta politike.
‘Pavarėsia ėshtė tanimė ēėshtje e padisktueshme’ dėgjojmė tek e pėrsėrisin ritmikisht junta politika dhe klientela pasuese e tyre duke e absolutizuar si tė ‘vėrtetėn e vetme’.
‘...E vetmja perspektivė false ėshtė ajo qė mėton tė jetė e vetmja e vėrtetė’ shkruante Jose Ortega y Gasset filozof ekzistencialist spanjoll i viteve 30’ta.
Kjo trajtesė ėshtė e prirė tė ofrojė njė koncepcion kritik tė tė menduarit paēka qė aq shumė urrehet nga pushteti okult nė Kosovė. Ata pėr mė tepėr kanė mpiksur njė mendėsi skolastike tė menduarit qė qytetarin e pasivizojnė pėr gjynah. Nė librin ‘Struktura e Revolucionit Shkencor’ Thomas Kuhn - i ka treguar se zhvillimi intelektual e shkencor pėrbėhet nga zėvendėsimi i njė paradigme, e cila ishte bėrė gjithnjė e mė shumė e paaftė t’i shpjegonte faktet e reja ose tė zbuluara sėrish, me njė paradigmė tė re e cila i trajton kėto fakte nė mėnyrė tė kėnaqshme. ‘Qė tė pranohet si paradigmė - ka shkruar Kuni - njė teori duhet tė duket mė e mirė se rivalet e tjera, por ajo nuk ka nevojė, dhe nė tė vėrtetė asnjėherė nuk e arrin qė t’i shpjegojė tė gjitha faktet nė tė cilat mund tė ballafaqohet’.

Shkruan: Salih MEHMETI

Me realizimin e ‘pavarėsisė’ (kėsaj qenie njėmend ‘unike’ pėr tė keq ama) piramida ndėrkombėtare pėrmes IPVQ - ve e krijoi njė logjikė tė flashkėt tė menduarit pėr njėfarė ‘fundi tė historisė’, se gjoja me arritjen e pavarėsisė sė pagjymtyrė iu lidh gryka thesit tė problemeve kardinale. Ndaj edhe ta shtrojmė pėr trajtesė thelbin e ēėshtjes pėrmes disa pyetjeve majeutike: A u shpall njėmend pavarėsia e Kosovės? Pėrse Serbia ėshtė 100% mė e pranishme nė Kosovėn e ‘pavarur’ sesa mė parė?

(1) Pavarėsia e 17 shkurtit - Realizim i njė plani serb!

Me 29 janar 2007 ministri serb pėr Kosovėn dhe anėtari i ekipit negociator serb Sllobodan Samargjiq nė njė pėrgjigje ndaj agjencisė ‘Reuters’ u pat shprehur se Serbia ėshtė nė gjendje saora t’i ofrojė Kosovės njė ‘pavarėsi tė brendshme’ me kushtin qė Beogradi ta ruajė njė ‘membranė simbolike tė sovranitetit serb’ mbi Kosovėn.
‘Nė tė gjitha ēėshtjet qė kanė tė bėjnė me interesat e tyre vitale, ekonomike, sociale e kulturore, shqiptarėt nuk do tė qeveriseshin nga Beogradi’ - u pat shprehur ky eksponent serb. Dhe pėr ironi tė fatit, pas njė viti ngjau tamam kėshtu. Kuvendi i Kosovės me 17 shkurt 2008 shpalli njė pavarėsi formale pa u shkėputur nga Serbia. Deklarata e (Pa) Varėsisė e sheqerosur me turlifarė pėrrallitjesh moderne askund pėr be se pėrmend tė shkėputurit nga Serbia. Nėse kjo ‘pavarėsi’ na qenka vėrtetė pa shkėputje nga Serbia atėherė s’ėshtė ndryshe pos shpalllje e ‘pavarėsisė’ nė kuadėr tė Serbisė duke ia ruajtur kufijtė dhe rrogozin e sovranitetit - Rezolutėn 1244. Njė analizė mė tė sinqertė ka dhėnė fillikat gazetari amerikan Timothy Garton Ash nė ‘Los Angeles Time’ me 21 shkurt tė kėtij viti kur shkruante: ‘Megjithė shqetėsimet qė e shoqėruan pavarėsinė e Kosovės pak janė marrė me dokumentin e shpalljes sė pavarėsisė dhe faktin se sa i jashtėzakonshėm ėshtė ai dokument. Dokumenti ka aq shumė kushtėzime, detyrime dhe rezervime, ėshtė kaq i mbushur me angazhime, nder dhe bindje ndaj padronėve ndėrkombėtar tė Kosovės, qė nė fakt e bėnė atė dhe deklaratė tė varėsisė’.
Njėmend nė kėtė deklaratė tė kulluar tė varėsisė s’gjen tjetėr pos njė kontrate - haraēi qė ‘ne’ lidhėm ndaj bashkėsisė ndėrkombėtare. Kjo shkresurinė nuk bėn fjalė meazallah askund pėr liritė dhe tė drejtat qė duhet t’i gėzojmė nė ‘pavarėsi’ por sall pėr obligimet, detyrat dhe haraēet qė duhet t’i japim bashkėsisė ndėrkombėtare.
‘Duke e lexuar deklaratėn e shpalljes sė pavarėsisė ju mund tė dėgjoni fare mirė zėrat e kėshilltarėve ndėrkombėtarė, duke ia diktuar tekstin shkruesve kosovarė tė deklaratės’ vėrente ky gazetar amerikan.
Njė shtet i pakompletuar dhe pa pėrbėrje juridike ėshtė i dėnuar tė zhbėhet. Kosovės nuk iu njoh asnjėri nga gjymtyrėt ekzistencial tė shtetėsisė (Ushtria, ulėsja nė OKB, Ministria e Jashtme). Njė veturė kur del nga fabrika ėshtė e kompletuar nė tė gjitha pjesėt gjer nė ato mė tė hollėsishmet duke i shkrirė nė njė harmoni qė rrjedhon me lėvizjen e automjetit. Kjo ‘pavarėsia’ zhele i ngjason njė veture gjysmė tė kompletuar qė ecėn me zahmet, por qė fatkeqėsisht posa ta merr njėfarė shpejtėsie aksidentohet pashmangėsisht meqė nuk ka frenues kėmbe.
Me ftesėn ‘vullnetare’ pėr ardhjen e misionit mbisovran europian (EULEX) baballarėt e kėsaj shpallje e pėrjashtuan pa teklif shtetin juridik. Nuk ėshtė vendosje e juridiksionit shtetėror baravatjet qesharake tė Hashim Thaēit teksa vendos tabela me ‘Republika e Kosovės’ nė Merdare vetėm pėr sytė e bukur tė mediave. Nuk ėshtė vendosje e juridiksionit shtetėror as vendosjet e tabelave tė llamarinta nė grataēielet e ministrive me syfetin e ‘Republikės’. Vendosje e shtetit juridik ėshtė kontrolli pash mė pash i tė 10.887 km katrorė sa ka Kosova pėrmes njė ushtrie kompakte qė garanton siguri dhe paqe e jo barrikadime qesharake me policė te kufiri sepse praktika e asnjė vendi nė botė nuk njeh pritje tė agresionit fqinj me forca policore.
‘Pavarėsia’ politikanėve tanė ua ndėrroi sall gėzofin por jo edhe zanatin e tė tuliturit fizik e moral ndaj Zyrave Perėndimore dhe EULEX - it. Nė vend se pas kėsaj ‘pavarėsie’ politikanėt shqiptarė tė provonin ndėrmarrėsinė dhe kėmbėngulsinė nė mbrojtjen e Kosovės nga ēekani (Serbia) dhe kudhra (EULEX - i), ata zvetnuan mozamėkeq duke arritur tė miratojnė pėr njė orė nga dhjetė ligje tė Pakos sė Ahtisarit e deri te miratimi robotik i Kushtetutės. Nė anėn tjetėr, koncesionet e pambarim tė politikanėve - karkalecė dhe ruajtjes sė Rezolutės 1244 ‘deri sa tė mos zėvendėsohet me njė tė re’ i ka hapur shteg Serbisė qė me furi tė papėrmbajtshme t’i lėshojė sirenat e copėtimit tė Kosovės, gjė qė e pat pėrmbushur ligjėrisht pėrmes kalvarit tė negociatave tė para dhe tė dyta. Gazeta e Madridit ‘El Pais’ shkruan se Serbia hėpėrhė ėshtė ‘duke shfrytėzuar ēdo dobėsi tė Perėndimit’ pėr ēka nė tė vėrtetė Serbia ėshtė argasur pėr dy decenie sfidimi tė bashkėsisė ndėrkombėtare. Shto kėsaj edhe mefshtėsinė e pakorrigjueshme tė Perėndimit dhe do ta kuptosh sesi ky Perėndim nuk ka mėsuar asnjė trohė nga stiva e gabimeve tė rėnda qė kanė prodhuar shtete gėrmadha, por tė sheqerosura me terma bashkėkohor si ngrehina paqeje!

(2) Gjurmėve tė njė ndarje

‘Qėllimi i politikės serbe ėshtė krijimi i entitetit serb nė Kosovė sipas shembullit tė Republikės serbe nė BeH’ shkruan njė kronikan i gazetės gjermane ‘Franfurter Allgemeine Zeitung’ pėr tė vazhduar se: ‘shteti i Kosovės nuk do tė mund qė t’i kundėrvihet bojkotit tė qytetarėve tė saj serb’.
Praktika e pavarėsimit tė ēdo vendi shenjėzon qartėsisht se mėvetėsimi ndodh kur shkatėrrohen strofujt e pėrqendrimit armik nė vendin tėnd, kurse nė Kosovė ‘pavarėsimi’ po manifestohet me zgjerimin territorial tė kėtyre strofujve (lexo:komuna serbe) me njė shtrirje anembanė Kosovės. Duke e ngritur projektin ogurzi tė decentralizimit nė njė doktrinė ‘shtetėrore’ junta politike po ia hap kapixhikun ērregullimeve dhe tallazimeve politike pėr aq kohė sa statusi i Kosovės do tė jetė njė ēėshtje e hapur edhe pėr Serbinė. Nė njė tė afėrme jo tė largėt, Serbia pėr ta fshehur ndarjen faktike tė Kosovės do tė luajė me kartėn e ‘investimeve ekonomike’, pėr ēka edhe Pakoja e Ahtisarit ia jep dritėn e gjelbėr.
‘Franfurter Allgemeine Zeitung’ nė tė njejtin kronikė pėr Kosovėn pat lajmuar se Serbia ka naēetur programin e investimeve pėr industrinė pėrreth Mitrovicės me ē’rast do ta lojalizonte njė kolonizim klasik pėrmes karremit ekonomik. T’i zėsh besė Serbisė pėr ‘investime ekonomike’ ėshtė sikur t’ia besosh torishtėn ujkut. Edhe Rusia pėr ta pėrligjur shkeljen e sovranitetit qė po ia bėn Gjeorgjisė pėrmes entiteteve tė kontrolluara prej saj - Abhazisė dhe Osetisė Jugore - ka shpikur pėrrallėn moderne se kėtė e bėn pėr hatėr ‘tė zhvillimit ekonomik tė kėtyre rajoneve’.
Hapi tjetėr i mėsymjes sė Serbisė ndaj Kosovės ėshtė organizimi i zgjedhjeve parlamentare dhe lokale nė Serbi tė cilat do ta mbaheshin nė mėnyrė tė shpenguar edhe nė Kosovė. Bash pėr kėtė qėllim Serbia pa marrė askund nė thua i ka shpėrndarė sejmenėt hem tė Tadiēit hem tė Koshtunicės gjithandej qendrave zgjedhore nė Kosovė. Rezultati i kėtyre zgjedhjeve (pavarėsisht se cili krah fiton) ėshtė veēse zyrtarizimi pėrfundimtar i ndarjes duke e ngjizur njė klasė politike nė aksh komunėn serbe e cila do tė vente nė lėvizje gjykatat, policinė, arsimin, shėndetėsinė dhe gremēat e tjerė tė Serbisė. UNMIK - u sa pėr tė larė gojėn tha se kėto zgjedhje ‘as nuk do t’i pėrkrah as nuk do t’i pengojė’. Nėse mbahemi me ato shpresa se UNMIK - u do tė vendos farė drejtėsie, Serbia jo veē kėsaj rradhe po edhe njėqind vjet tė tjera do tė pėrvijojė e shpenguar tė mbajė zgjedhje nė Kosovė. Pėr ta shmangur nga sytė e popullit mosreagimin e vet UNMIK - u po e sajon ‘asnjėanėsinė’ e tij qė nė kėtė rast qon ujė nė mullirin e Serbisė.

(3) Mėsimi nga Qeveria Delvina

Junta politike dhe vartėsit e nėnvartėsit e tyre vazhdojnė tė ēuēurisin se sa tė ‘papranueshme’ qenkan zgjedhjet pėr ta nė Kosovėn e ‘pavarur’. Ama edhe na kanė bindur se sa tė ‘papranueshme’ qenkan zgjedhjet pėr ta: qė tė gjithė e miratuan Kushtetutėn - qė nė fund tė fundit ėshtė veēse njė bishtalec i Pakos sė Ahtisarit. Larg tė qenit qeveri e mirėfilltė e Kosovės, kjo qeveri ka pranuar nė heshtje tė jetė e parėndėsishme, tė jetė vrima e fundit e kavallit.
Nė Shqipėrinė e pas Luftės sė Parė Botėror, Vlora dhe tėrė krahina e saj pat mbetur e pushtuar nėn juridiksionin e Italisė parafashiste. Kjo Itali hegjemoniste Vlorėn e kish aneksuar duke e shpallur ‘krahinė tė perfekturės sė Leqes’. Nė vitin 1920 kur filloi kryengritja ēlirimtare e vlonjatėve, Qeveria demokratike e Sulejman Delvinės ndonėse jozyrtarisht e ndihmoi me ē’pati komitetin ‘Mbrojtja Kombėtare’ nė ēlirimin pėrfundimtar tė Vlorės, pėr ēka dhe arriti sukses tė plotė. Ėshtė vėshtirė tė gjendet njė periudhė nė historinė e shqiptarėve ku njė kryengritje mbarėpopullore tė shėnojė fitore tė njėpasnjėshme pėr lirinė e vendit. Kur kryengritja nė Vlorė merrte flakė, forcat patriotike tė udhėhequra nga Bajram Curri shfarosėn bandat reaksionare esadiste. Nė Paris me 13 qershor 1920 Avni Rrustemi kryen atentat mbi Esad Pashė Toptanin. Nė gusht tė po tė njejtit vit shėnon fitore Kryengritja e Dibrės qė pėrfundon me pėrzėnien e forcave serbe. Qeveria e Delvinės asnjėherė nuk e pranoi kontrollin e pėrfaqėsuesve italianė dhe largoi me vendosmėri tė gjithė oficerėt italianė qė komandonin xhandarmėrinė shqiptare. Pėr faqe tė zezė ėshtė qeveria e Hashim Thaēit, meqė:
1) Nuk e kontrollon territorin e Kosovės
2) Nuk njejtėsohet me mobilizimin demokratik tė popullit
3) Ėshte e burgosur nga mbikėqyrėsit ndėrkombėtar dhe pėrfaqėsuesit e Zyrave Pėrėndimore tė vendosura nė Prishtinė
Meqenėse qeveria edhe kėsaj here as qė do tė pipėtijė kundėr mbajtjes sė zgjedhjeve tė Serbisė nė Kosovė, mundėsia e vetme mbetet organizimi i popullit nė njė demonstratė gjithėkombėtare me 9 maj nga Lėvizja Vetėvendosje!. Organizimi i njė demonstrate ultimative do tė ishte njė ‘No Pasaran’ i fuqishėm qė do t’i dėftonte botės mbarė se Kosova nuk ėshtė ēėshtje qė fashitet me artificializma tė ndyra, por ėshtė njė ēėshtje e njė populli qė mbron sovranitetin legjitim tė tokės sė tij. Njė organizim i tillė do t’ia bėnte me dije qarqeve demokratike botėrore se populli shqiptar nuk do tė durojė mė malverizime dhe laboratorizime nga njė Pako e mbrapshtė. Kjo edhe do tė ishte njė shenjė fosforoshente qė bota tė hap mirė sytė pėr tė korrigjuar gabimin kapital tė shpikjes sė Pakos sė Ahtisaarit.
Ndėrmarrjet e gjėra pėr demokratizimin e vendeve dhe suvernitetin e tyre pėrherė janė pėrkrahur nga shtetet qė janė tė interesuara pėr demokraci tė bereqetshme. Vetėm njė vend sovran ėshtė demokraci bereqeti. Njė vend josovran ėshtė vend jobereqeti. Mjafton qė kėto ndėrmarrje demokratike tė mos hamenden e lektisėn nga frazat topitėse tė ‘rrėnimit tė stabilitetit’. Ishte vetė ndėrmarrja e gjėrė ēlirimtare e kroatėve qė e shpėtoi Kroacinė nga rreziku i tė ashtuquajturės Republikė e Krajinės (e pėrkrahur nga Beogradi dhe Moska). Ndėrmarrja dekolonizatore e Kroacisė u pat mbėshtetur gjallėrisht nga SHBA - tė, tė cilat sikundėr tregon edhe Samuel Hantingtoni (Pėrplasja e Qytetėrimeve, fq.471) se: ‘Me 1994 Shtetet e Bashkuara u pėrfshinė nė pėrkrahjen pėr rindėrtimin e ushtrisė kroate. (...) Shtetet e Bashkuara siguruan stėrvitje ushtarake pėr kroatėt dhe i lejuan gjeneralėt amerikan tė rangjeve mė tė larta, tė dalė nė pension qė tė punonin si kėshilltarė pėr ta. Qeveria e SHBA dhe Gjermanisė i hapėn dritėn e gjelbėr mėsymjes kroate nė Krajinė me 1995. Kėshilltarė amerikan ushtarak morėn pjesė nė planėzimin e kėtij sulmi tė stilit amerikan, ndėrsa sipas kroatėve, kėta pėrfituan edhe nga shėrbimet e siguruara prej satelitėve spiun amerikan. Kroacia ishte bėrė ‘aleati ynė de facto’ ka deklaruar njė zyrtar i Departamentit tė Shtetit’.
Na mbetet tė zgjedhim midis dy rrugėve: shembullin kroat nė njėrėn anė ose shembullin boshnjak nė anėn tjetėr. Shembulli i parė kėrkon ndėrmarrėsin, idealin dhe demokracinė. Shembulli i dytė kėrkon dembelinė, letargjinė dhe nemitjen para ndėrkombėtarėve.
Shembulli i parė rrjedhoi me njė Kroaci tė lirė, sovrane dhe demokratike nė tėrė plotninė e saj. Shembulli i dytė rrjedhoi me njė Bosnjė tė vrarė, tė copėtuar e tė shkretė, tė kredhur nė pezhishkėn e ankthit tė pėrjetshėm. Ndaj ēdo logjikė e shėndoshė doemos do tė zgjedhte jetėn dhe gjallėrinė - organizimin. Pra tė fillojmė tė jemi njerėz qė shqetėsohen pėr fatin e tyre. Tė demonstrojmė me 9 maj kundėr zgjedhjeve tė Serbisė nė Kosovė!

(4) Organizimi i Diasporės shqiptare

Jo qė vetėm Diasporėn shqiptare e kanė gozhduar nė tabutin e nemitjes, por edhe vetė popullin e kanė topitur duke e krijuar nė mendjet e njerėzve njė paragjykim tė pėshtirė sesi populli na qenka i dobėt para ēdo gjėje, paēka qė asnjėherė kėta politikanė nuk e kanė njejtėsuar vehtėn me fuqinė e popullit. ‘Njė sovran qė ka mbėshtetjen e popullit ėshtė i fuqishėm edhe sikur tėrė bota t’i kthehet kundėr’ thoshte Rilindasi iluminist shqiptar Sami Frashėri.
Tė zhytur gjėr nė mjekėrr me tarafe e turpe politike kėta politikanė janė shkėrmoqur qe sa gjatė kohė nga populli. UNMIK - u nuk ka pėrtuar t’ua mbledh dosjet duke i shantazhuar or’e ēast. Frikėn se mos dielli i sė vėrtetės shkrin ēdo pezhishkė gėnjeshtre ka bėrė qė kėta politikanė tė pėrulen ndaj UNMIK - ut. Politikanėt serb pėr ta mbajtur Kosovėn nėn kontrollin e tyre mobilizuan mijėra serb nėpėr demonstrata nė Beograd. Dhe pėr ēka? Qė tė ruajnė kolonizimin serb mbi Kosovėn. Kurse, politikanėt shqiptarė asnjėherė nuk e ftuan popullin tė dalė demonstrativisht nė mbrojtje tė lirisė sė Kosovės.
Do ta freskoja kėtė trajtesė duke ndėrvėnė njė pasazh pėrmbajtėsor nga njė prej filmave mė tė realizuar amerikan gjatė viteve tė 70’ta. E kam fjalėn pėr filmin epik tė vitit 1978 ‘SUPERMAN’ (Mbinjeriu) i luajtur mjeshtėrisht nga aktori i ndjerė Christopher Reeve (1952 - 2004). Nė njėrėn prej episodeve tėrheqėse tė kėtij filmi, Toka sulmohet nga tri qenie sipėrane mbinatyrore. Derisa Mbinjeriu nuk ndodhej nė vorbullėn e ngjarjeve, tre jashtėtokėsorėt shfrytėzojnė rastin dhe shkatėrrojnė ēdo gjė qė u del pėrpara nė SHBA. Ushtria amerikane pas njė rezistence tė pafrytshme kapitullon dhe tre jashtėtokėsorėt e pandalshėm ia mėsyjnė Shtėpisė sė Bardhė ku ndodhet ‘mė i fuqishmi i njerėzve’ Presidenti. Nė dhomėn kryesore tė Shtėpisė sė Bardhė rrinė tėrė rrethi i ngusht i Presidnetit. Tė nemitur, tė zbehur nė ēehre e me sy tė ēakėrritur nga frika nuk bėzajnė asnjėri.
- Cili nga ju ėshtė presidenti?’ – pyeti me ton urdhėrues njėri nga jashtėtokėsorėt.
- ‘Unė jam – guxon e flet presidenti, duke iu afruar njė hap jashtėtokėsorėve.
- Gjunjėzohu para meje – i jep urdhėr jashtėtokėsori.
Presidenti deshi apo s’deshi gjunjėzohet saora. Kurse, jashtėtokėsori ia kthen:
-Ti nuk je president sepse po tė ishe President i kaq miliona njerėzve nuk do tė gjunjėzohėshe kaq lehtė!’
Tė njejtėn kemi tė drejtė ta themi edhe pėr kėta politikanė dallkauk: ata nuk janė udhėheqės populli sepse po tė ishin udhėheqės tė vėrtetė nuk do tė pėrkuleshin kaq lehtėsisht pėr t’u bėrė urėkalimi nga ku zbarkohen planet e errėta kundėrpopullore. Madje, dihet botėrisht se nė ‘zgjedhjet’ e fundme nė Kosovė nuk votuan 65% tė zgjedhėsve tė regjistruar.
Por t’i lėmė mėnjanė kėta politikanė qė rrahin ujė nė havan, dhe tė shtrojmė pėr analizė horizontet e reja nga ku Diaspora shumėmilionėshe shqiptare tė angazhohet gjallėrisht pėr mbrojtjen e atdheut nė kėto momente jetė a vdekje.
Tė paktėn nė kėto vendet e hajthme siē janė kėto tonat, diasporat kanė ditur tė marrin njė rol tė madh jetik. Te ‘Pėrplasja e Qytetėrimeve’ Samuel Hantingtoni lavdėron diasporėn armene gjatė luftėrave tė pėrgjakshme azero - armene dhe shpėtimin me nder tė Armenisė. ‘...Burimi mė i rėndėsishėm i mbėshtetjes pėr Armeninė ishte diaspora e saj e madhe, e pasur dhe me ndikim nė Europėn Perėndimore e nė Amerikėn e Veriut, duke pėrfshirė njė milion armenė nė Shtetet e Bashkuara dhe 450.000 nė Francė. Ata dhanė para e furnizime pėr ta ndihmuar Armeninė qė tė kapėrcente bllokadėn e Turqisė. Dėrguan zyrtarė pėr qeverinė armene dhe vullnetarė pėr forcat e armatosura armene. (...) Anėtarėt e diasporės gjithashtu ushtruan ndikim tė ndjeshėm politik te qeveritė e vendeve pritėse. Bashkėsitė mė tė mėdha armene nė Shtetet e Bashkuara janė nė shtetet mė tė rėndėsishme si Kalifornia, Masaēuseti dhe Nju Xhersi. Si rrjedhim, Kongresi e ndaloi ēfarėdo ndihme tė huaj pėr Azerbejxhanin dhe e bėri Armeninė marrėsin e tretė tė madh pėr frymė tė ndihmės sė SHBA’. (Pėrplasja e Qytetėrimeve, fq. 467)
Njė yrnek tjetėr i dobishėm i veprimeve tė duhura ėshtė diaspora kroate dhe angazhimi i saj i ndjeshėm nė SHBA dhe Gjermani gjatė luftės kundėr agresionit serbomadh. Pastaj, yrnek i dobishėm veprimi ėshtė edhe diaspora turke dhe angazhimet e saj veēmas nė qytetet gjermane me ē’rast qeveria gjermane ėshtė detyruar tė marrė nė konsideratė kėrkesat e komunitetit tė madh, kėmbėngulės e tė organizuar turk.
Diaspora shqiptare i plotėson tė gjitha kushtet pėr tė qenė njė diasporė e frytshme dhe me peshė. Nė rradhė tė parė, Diaspora shqiptare ėshtė goxha e madhe (disa milionėshe) dhe sė dyti, ajo gjendet nėpėr shtetet mė tė fuqishme demokratike e ekonomike si nė SHBA, Gjermani, Zvicėr, Itali, Britani e Madhe, Belgjikė, Skandinavi etj.
Ndaj, Diaspora shqiptare nė kėtė kohė duhet qė tė organizohet nė tubime tė mėdha si nė Uashington, Londėr, Berlin, Cyrih, Bruksel e Romė pėr tė kundėrshtuar zėlartė eksperimentin e rrezikshėm tė Kosovės si dhe pėr t’i bėrė me dije bashkėsisė ndėrkombėtare qė t’i korrigjojė gabimet e rėnda para se njė ditė tė bėhet vonė. Gjithēka duhet tė fillojė me kundėrshtimin e zėshėm tė mbajtjes sė zgjedhjeve tė Serbisė nė Kosovė.

(5) Flamuri Kombėtar

Flamuri i ri i Kosovės me syfet tė vėllazėrim-bashkimit pėrfaqėson simbolikisht Kosovėn ‘ideale’ tė dalė nga testimet laboratorike ndėrkombėtare. Kosova ‘ideale’ e tyre ėshtė Kosova e tanishme e katandisur nė njė Kosovė qė ka rroposur vetėdijėn e vet kombėtare pėr t’ia lėshuar vendin njė shpėrlarje tė plotė tė ndėrgjegjjes. Flamuri me syfetin e vėllazėrim - bashkimit ėshtė veēse njė zyrtarizim nė miniaturė i krijimit tė njė ‘Adami tė ri’ nė Kosovė, tė njė njerėzimi tė ri nė Kosovė i cili ka shkulur mbamendjen e tij historike kombėtare. Dimė se ky njerėzim pa vetėdije historike ėshtė njerėzimi mė i keq i mundshėm; ai ėshtė njerėzi e robotėve pa kurrfarė sensi ndijor. Yjet qė vėrdallosen tė stampuar mbi hartėn artifice tė Kosovės pėrfaqėsojnė squllėsinė mendore. Si nė filmat vizatimor ku yjet janė simbol i topitijes mendore, zakonisht kur ndonjė personazh i vizatuar rrahet nga dikush. Edhe Kosovėn e kanė rrahur mozamėkeq, e kanė tredhur territorialisht duke e cungosur me kufinj tė brendshėm dhe e kanė zalisur mendėrisht. Ndaj, derisa nė filma vizatimor yjet mbi kokat e personazheve pas pak dakikash zhduken si pasojė e kėndelljes, Kosovės besa gjatė kohė do t’i rrinė ata yje, tė paktėn derisa tė qėndrojė kjo politikė mashtruese dhe okulte.
Na thoshin se flamuri i ri ėshtė shenjė e shtetit tė mbaruar dhe se gjoja pa tė s’mund tė kemi shtet!
Duhet tė bėjmė njė aksiomė logjike pėr t’i demantuar pohimet e tyre mendjelehta. Ja njė aksiomė e tillė: Ēdo njeri ka sy, por kjo nuk do tė thotė se ēdokush qė ka sy ėshtė domosdo njeri’. Pra, rrjedh njė deduksion i kulluar logjik se: Ēdo shtet ka flamur, por kjo nuk do tė thotė domosdo se ēdo kush qė ka flamur ėshtė shtet. Sepse flamur bartin edhe krahinat autonomiste gjithandej botės si p.sh Rio Grande Do Sul (dhe tė gjitha njėsitė federative autonome nė Brazil), Ēeēenia (dhe tė gjitha njėsitė federative autonome nė Rusi), Baskia e Katalonia (Spanjė), Tibeti (Kinė), Kurdistani (Turqi - Irak) e qindra raste tė tjera.
Kurse dėrdėllitja jologjike e dallkaukėve se nė OKB nuk pranohen dy shtete me flamur tė njejtė nuk pinė fort ujė. Sepse nė OKB njohim disa shtete nga meridianė tė ndryshėm gjeografik qė kanė flamuj me syfet tė njėsojtė pėrveēse nėse ndryshon madhėsia e pėlhurės. Bie fjala, Rumania dhe Ēadi, Holanda dhe Luksemburgu, Indonezia dhe Monako, Siria dhe Jemeni (gati - gati tė njejtė), Australia dhe Zelanda e Re (veēse yjet i kanė me ngjyra ndryshe; Australia i ka tė bardhė e Zelanda tė kuq).
Ndaj, shqiptarėt nuk duhet tė lejojnė pėr asnjė ēmim ndryshimin e flamurit tė tyre kombėtar sepse nėse tė tjerėt e pėrēudnojnė vlerėn mė tė shenjtė tė kombit atėherė ata do tė na kenė ēnderuar e poshtėruar tėrė moralin e kombit.

(6) Gjeneralėt nė burgun institucional

Lirimi i Ramush Haradinajt dhe Idriz Balės u proklamua si triumf i padiskutueshėm paēka qė eklipsohej dėnimi i UĒK-sė pėrmes dėnimit jezuit tė Lah Ibrahimit. Haga ėshtė duke i rėnė tė njejtės gozhdė: po na i liron nga burgu trupėrisht komandantėt por po i burgos politikisht ata duke i rrasur me zor nė burgjet me emrin IPVQ. Kėso rrengu ia patėn punuar Fatmir Limjat. Atė e ‘liruan’ nga burgu por e burgosėn nė politikė duke ja ngushtuar hapėsirėn dhe duke ia lėnė sall njė hapėsirė. Natyrisht, aty ku u nevojitej pėr tė nxjerrė gėshtenja nga zjarri. Kėshtu Fatmirin e patėn hallallshtisur nė negociatat e turpshme nė mes Prishtinės dhėnėse dhe Beogradit marrės. Madje Fatmiri pat rrėshqitur paq kur koncesionet dhe lėshimet territoriale i cilėsonte si mburrje. ‘Ky ėshtė rast historik sepse gjatė tėrė historisė kemi qenė lypėsa qė kanė kėrkuar lėmoshė, tani jemi bėrė dhėnėsa pėr herė tė parė’ thoshte Limaj. Nė mos ju bind argumenti im pėr burgosjen e Fatmirit, ja ku e keni argumentin e dytė; Burgosja e Ramushit. Paj kush mund tė dalė e tė thotė se Ramush Haradinaj nuk ėshtė duke e luajtur rolin e zjarrfikėsit pėr ta amortizuar pakėnaqėsinė e pėrgjithshme. Mu nė kohėn kur shqiptarėt e Luginės sė Preshevės duhet t’i sabotojnė tėrėsisht zgjedhjet e Serbisė, fėsht na del Ramush Haradinaj nė njė takim me Jonuz Musliun, liderin e Lėvizjes pėr Progres Demokratik tė Luginės ku i bėn grishje shqiptarėve pėr tė dalė nė zgjedhjet e Serbisė. Mendja e tij shkurtpamėse pandeh se po dolėn shqiptarėt nė zgjedhje e bėjnė fet dhe e pėrmisojnė me shkop magjik gjendjen e tyre. Dhe ēka fitojnė shqiptarėt e Luginės po dolėn nė zgjedhje? Nė rradhė tė parė ata miratojnė segregacionin sistemik e sistematik tė Beogradit nė kurriz tė tyre. Si ‘shpėrblim’ na marrin njė ulėse tė pavlerė nė parlamentin serb. Hungarezėt e Vojvodinės kanė tri ulėse dhe boshnjakėt dy ulėse nė parlamentin serb por pozita e tyre nuk ėshtė as afėr tė pėrmisuarit. Kur vetė Hungaria (qė ėshtė shtet nė BE dhe gėzon shėndet tė mirė ekonomik) nuk mund ta pėrmisojė gjendjen e popullatės sė saj hungareze nė Vojvodinė (gjithsejt 300.000 vetė), si ėshtė e mundur qė t’i pėrmisohet gjendja shqiptarėve nė Luginė tė Preshevės (mbi 100.000 shqiptarė) kur si Shqipėria ashtu edhe Kosova pėrkunden nė djepin e internacionalizmave tė kohės.
Kėndej, analistėt endacak tė mediumeve moralprishura ngrinin fishekzjarre se me ardhjen e Ramush Haradinajt opozita do tė konsolidohej si kurrė mė parė! Erdhi Ramush Haradinaj dhe kjo opozitė rishtas nuk pipėtiu pėr asgjė, rrjedhimisht pranoi ēdo gjė. Nuk ngritėn zėrin as kundėr mbajtjes sė zgjedhjeve tė Serbisė nė Kosovė dhe as kundėr miratimit despotik tė kushtetutės sė Kosovės. Mė falni se desh harrova, e paskan ngritur zėrin njė herė nė faltoren e kuvendit. ‘Opozitarėt’ qaheshin pse Jakup Krasniqi nuk ia kishte njehur votat ‘pėr’ disa deputetėve. Nė vend se tė kritikonin miratimin jokritik tė kushtetutės surrogate, deputetėt bėnin poterė pėr asgjė. Pėrfundimisht institucionet ‘pėrfaqėsuese’ janė burgje tė vėrteta mendimi ku ēdo zė kundėrshtar shkishėrohet. Se ku e dėgjova njė vjershė satirike qė e kish pėrjetėsuar nė vargje kėtė lojė tragjikomike: ‘Nė Kosovė seē ra kushtimi/ oburra na u liru Ramush Haradini/ Thanė se u lirua me njė shok/ por qė ta dini mė mirė na u burgos/ se u burgos politikisht/ Zyrat Perėndimore kanė gisht/ gjendje e rėndė psiqikisht/!

(7) Ilirida

Nė vend se Kosova dhe qeveria e saj t’i qesin kushte Maqedonisė me shkallėn e respektueshmėrisė tė 700.000 shqiptarėve nė kėtė shtet ku diskriminimi ndaj shqiptarėve ėshtė institucionalizuar, ėshtė gjitherė shteti maqedon ai qė po kushtėzon politikisht. Po nuk kushtėzove nė politikė do tė kushtėzohesh prej kundėrshtarit. Mbase, po e paguajmė rėndė lajthimin qė bėmė me njohjen e kėtij shteti. Kur Maqedonia pat shpallur mėvetėsinė me anė tė referendumit, Shqipėria ishte ndėr vendet e para qė njohur pavarėsinė e kėtij vendi edhe pse ky qe gabim nė parim.
Sepse Shqipėria ėshtė dashur qė tė qesė kushte ndaj Maqedonisė, veēmas tė kushtėzonte Maqedoninė me repsektimin e referendumit tė 11-12 janarit 1992 pėr autonominė territoriale tė Iliridės. Nga 383.894 votues sa ishin tė regjistruar votuan 361.627 veta dhe pėr autonomi u deklaruan 361.263 ose 99.9% e tyre. Ky referendum u pat mbajtur nė tė gjitha viset shqiptare duke filluar nga Kumanova, Shkupi, Tetova, Gostivari, Kėrēova, Dibra, Struga, Resnja, Krusheva, Ohri, Manastiri dhe Velesi.
Tė njejtėn mefshtėsi Shqipėria e ka pėrvijuar edhe ndaj Malit tė Zi, duke e njohur apriori si shtet dhe duke mos kėrkuar respektimin nga ana e Malit tė Zi tė Memorandumit tė vitit 1991 pėr statusin special tė shqiptarėve, pra pėr njė trajtė tė autonomisė.
Fabulisti i lashtė grek Ezopi ka lėnė njė fabulė ku tregon pėr njė njeri qė ecte rrugės nė dimrin e acartė. Rrugės pa njė gjarpėr tė ngrirė nga tė ftohtit. I vjen keq pėr tė dhe e merr e fut nė gji pėr ta ngrohur. Porsa ngrohet gjarpėri nė gjirin e njeriut, e thumbon pėr vdekje me helm njeriun fatkeq. Duke dhėnė shpirt, ai njeri u pendua pse e mori aq mendjelehtėsisht njė gjarpėr nė gji.
Njė vit mė vonė pas njohjes sė pavarėsisė sė Malit tė Zi, me 25 maj 2007 ky ‘gjarpėr’ u gjallėrua. Pikėrisht nė kėtė ditė, ministrat e mbrojtjes tė Maqedonisė dhe Malit tė Zi Llazar Elenovski dhe Boro Vuēiniq zyrtarizuan njė ‘memorandum pėr bashkėpunim nė mbrojtje’. Syleshėt do tė thoshin se nuk ka gjė tė keqe nga kjo marrėveshje sepse bota or’e ēast po integrohet pėrfshirė edhe nė ēėshtjet e sigurisė! Por njė vėzhgim zhbirues pikas thelbin e gjėrave mė ndryshe. Maqedonia dhe Mali i Zi ndonėse nė tė njejtin rajon gjeografikisht, nuk janė vend fqinje qė kufizohen territoriaqlisht njėra me tjetrėn. Atėherė ēfarė i shtyri nė kėtė krushqi aleance ndėrsllave? Puna ėshtė se qė tė dyja kėto shtete qelqi janė tė ngrehura artificialisht nė toka shqiptare qė i kanė pushtuar ushtarakisht. Maqedonia mban nėn sundim 700.000 shqiptarė, ndėrsa Mali i Zi 50.000 shqiptarė. Kjo nuk ėshtė tjetėr veēse njė aleancė pėr fortifikimin e kolonializmit.
Nė kohėn kur po mbrehnin brirėt Greqia dhe Maqedonia pėr punėn e emrit, politika soditėse e UNMIK - ut, EULEX - it dhe juntės vendore i mundėsuan Maqedonisė qė ta fitojė njėrin front (aneksimin e 2500 ha tokė tė Kosovės) ndėrkohė qė pėrballej me Greqinė nė anėn tjetėr.
Kėtu shpėrfaqet njė pamje katastrofike: nė vend se entiteti shqiptar nė Iliridė tė fillojė organizimin paqėsor duke filluar me padėgjueshmėri qytetare, vinė politikanė zjarrfikės hem nga Kosova hem nga Shqipėria pėr tė ndjellė prapakthehu e letargji te shqiptarėt. Kurrsesi nuk bėn qė shqiptarėt e Iliridės tė vihen si mish pėr top pėr interesa pozicioni tė ndonjė force tė caktuar politike, por shqiptarėt e atjeshėm duhet ta bėjnė pikėsėpari pėr vehtėn dhe ardhmėrinė e tyre. Sepse ėshtė Maqedonia ai shtet i pėrkėdhelur nga qarqet ndėrkombėtare ku dėgjohen publikisht akoma thirrje fashiste kundėrshqiptare duke kėrkuar dhoma gazi pėr shqiptarėt: ‘Za shiptari, gazna komora’ (Dhoma gazi pėr shqiptarėt). Sepse Maqedonia ėshtė shteti qė ka kėrkuar dhe protestuar kundėr arsimimit tė shqiptarėve sikundėr patėn bėrė rinia shoveniste e Gjimnazit tė Manastirit qė pat rrjedhuar me mbylljen e paraleleve tė pakta shqipe nė kėtė qytet. Pas kėtyre turbullirave kundėrshqiptare fshihej qeveria maqedone dhe rryma shovene maqedone siē e pat hetuar ish ambasadori amerikan nė Maqedoni Lawrence Batler. Bile kėtė vit, u shuan pėrfundimisht gjasat qė shqiptarėt e Maqedonisė qendrore dhe jugpėrėndimore tė mėsojnė shqipen nė shkolla tė mesme. U ndalua shqipja si nė Manastir (ku 5% e popullsisė ose 4.164 banorė janė shqiptarė), nė Veles (ku 4.17% ose 5000 banorė janė shqiptarė), Krushevė (ku 21.32% ose 5.680 janė shqiptarė), Dolnen (ku 26.65% ose 3616 janė shqiptarė), Ēashka (2703 shqiptarė).
Suma sumarum numri i shqiptarėve nė kėto komuna ėshtė mė shumė se 20.000 banorė duke u mbėshtetur nė statistikėn zyrtare e cila numrin real tė popullsisė shqiptare me kast e zvogėlon ose e deklaron si popullsi turke a boshnjake. Merreni me mend kėtė kontrast: Nė Prizren kur as 1% e popullsisė nuk e pėrbėjnė turqit, turqishtja na ėshtė zyrtarizuar si gjuhė e dytė menjėherė pas shqipes.
Pra, shqiptarėt nė Iliridė ndodhen nė pikėn mė tė errėt ku diskriminimi maqedonas ka hipur nė zenith, paēka qė konjukturat ndėrkombėtare pallin sesi Maqedonia na qenka ‘faktor paqeje’.
I vetmi reagim pėr kėto shkelje ka qenė ai i gjimnazistėve shqiptarė nė Gjimnazin e Kėrēovės ‘Mirko Mileski’ mė 19 shkurt tė kėtij viti, tė cilėt u pėleshėn me disa gjimnazistė kokėkrisur maqedon qė thėrrisnin parulla raciste kundėr popullit shqiptar.
Ndaj, shqiptarėt e Iliridės nuk duhet tė pėrfillin as Menduh Thaēėt e as Ali Ahmetėt dhe as politikanėt zjarrfikės nga Kosova e Shqipėria qė vinė varvingo sa pėr t’i qetėsuar shqiptarėt dhe pėr t’iu bishtnuar problemeve kardinale.
Shkrimari i shquar hebraik Eli Vizel, pėrjetues si fėmijė i tmerreve tė kampit tė pėrqėndrimit nė Birkenau, me rastin e nderimit me ēmimin Nobel me 10 dhjetor 1986 nė Oslo tha:
‘Paanshmėria ndihmon vetėm shtypėsin, asnjėherė viktimėn. Heshtja i jep krahė persekutuesit dhe kurrė tė torturuarit. (...) Kudo ku ka burra dhe gra, qė persekutohen pėr shkak tė racės, fesė apo pikėpamjeve tė tyre politike, atėherė ai vend - dhe nė atė ēast - duhet tė shėndrrohet nė qendrėn e gjithėsisė’.

(8) Provokacionet greke fillojnė...

Depėrtimi i shpenguar dhe ndikimi grek nė Shqipėri rritet pėrpjestimisht me atrofizimin e shtetit shqiptar. Shembull i mjaftueshėm ėshtė rreziku i aneksimit grek tė Shqipėrisė jugore nė kohėn kur shteti shqiptar u zhyt nė njė nga molepsjet dhe batėrditė mė tė turpshme - atė tė vitit 1997. Greqia jo kot e ka financuar ‘Kolonėn e Pestė’ tė saj duke filluar nga rrjetėzimi i shėrbimit grek nė jug tė Shqipėrisė e deri te zaptimi i Kishės Ortodokse Shqiptare duke e kthyer nėn ndikimin e Patriarkanės fanariote greke. Nė anėn tjetėr duke pėrdorur karremin e pensioneve financiare i ka shpėrlarė rrėnjėsisht qindra shqipfolės tė cilėt paturpėsisht organizohen nga shėrbimi grek pėr tė shkaktuar trazira jo vetėm nė Himarė. Athina e ka hidisur njė plan njėsoj si tė Serbisė sė fundviteve tė 80’ta. Serbia nė atė kohė pėr tė pėrligjur suprimimin e autonomisė sė Kosovės gėnjente faqe botės se serbėt e Kosovės na qenkėshin ‘viktimė’ e ‘ekspansionit shqiptar’ pėr tė legjitmuar dhunėn e saj ushtarako - policore. Ndryshe nuk po vepron as Greqia. Ajo po e sajon dashakeqėsisht njė shėmbėlltyrė se i ashtuquajturi minoritet grek ėshtė i viktimizuar!
Javė mė parė, pas vizitės sė zv.minstrit tė jashtėm grek nė Tiranė, Teodhoros Kasimis, Athina lėshoi njė deklaratė me tė cilėn synon zgjerimin e territoreve tė tė ashtuquajturit minoritet grek nė Shqipėri. Nė kėtė deklaratė theksohet se: ‘Zv.ministri i jashtėm grek Teodhoros Kasimis, zhvilloi njė vizitė zyrtare nė fshatrat minoritare greke tė Shqipėrisė sė jugut. Ai zhvilloi takim nė Nartė, Himarė, Sarandė, Livadhia, Mespotam, Gjirokastėr, Derviēan dhe Korēė. Nga takimet qė pat me kryesinė e OMONIA nė Himarė z. Kasimis ftoi minoritarėt tė jenė tė bashkuar dhe tė fillojnė kthimin strategjik tė tė rinjėve nė tokat e tyre tė lashta, pasi ky do tė jetė aksi kryesor pėr njė tė ardhme mė tė mirė tė grekėve nė kėto territore’.
Termi ‘strategjik’ ėshtė i lėmit ushtarak. Edhe Serbia kthimin e kolonėve tė saj nė Kosovė pėrmes decentralizmit e quante gjithnjė ‘kthim strategjik’ pėr t’i vendosur serbėt aty ku e sheh tė nevojshme.
Nė Kuvendin e Shqipėrisė u bė njėfarė potere kush duke i rėnė gozhdės kush patkoit, por pa dalur me njė qėndrim monolit pėr mbrojtjen e sovranitetit shtetėror nė jug. Media shqiptare (e cila ka liri mė shumė sesa media e robėruar nė Kosovė) demaskoi pėr vdekje pėrēapjet e grekomegalomanit Vasil Bollano qė i deklaronte shqiptarėt rrėnjės tė Himarės shqiptare si helenė. Ja njė rast prej shumė soshėve: kryeplaku i Qeparoit Stefan Kokėdhima i cili ėshtė shqiptarė me rrėnjė e degė, autoritet lokale tė Himarės ia kanė greqizuar emrin duke i ndajshtuar prapashtesa greke nė Stefanos Kokėdhimos.
Shteti shqiptar nuk duhet tė lejojė pėr asnjė ēmim greqizimin e jugut sepse njė gjė e tillė veēse frymėzon Serbinė ne veri. Gjithė bota i ka mėshuar shkelm kolonializmit qė nė shekullin e XX, dhe Shqipėria s’duhet tė lejojė kurrfarė ndikimi kolonial grek nė tokėn e saj. Madje, ajo duhet tė ngre zėrin pėr tė problematizuar ēėshtjen ēame sepse njė Ēamėri e tėrė po mbahet nė trarėt e kolonializmit klasik tė Greqisė shtypėse. Grekėt nuk ua lejojnė ēamėve tė pėrvuajtur as mėsimin fillor tė shqipes sepse ata (grekėt) nuk duan ta njohin as qenėsinė e Ēamėrisė.
Pėrderisa, vazhdon tė pėrhapet kjo heshtje po i jepet krah Greqisė jo vetėm pėr ta mbajtur me forcėn e bajonetės Ēamėrinė e shtypur por edhe ta lakmojė Shqipėrinė e jugut.
Vetėm nėse tė gjitha trojet e shqiptarėve njėsohen nė njė shtet tė vetėm shqiptar ka mundėsi qė tė kėputet komploti serbo - grek sepse qė tė dyja kėto shtete ende pėrvijojnė Naēertanjet dhe Megali Idetė e tyre pėr tė zhdukur kombin shqiptar.

(9) Ultimatum

Nė vitin 1990 serbėt e ‘rebeluar’ tė pėrkrahur nėnsipėrfaqe nga Beogradi, mbajtėn referendumin pėr autonominė e tyre nė Kroaci dhe vendosėn barrikada nė qytetin e Kninit, Benkovcit dhe Obrovcit. Kėtė ditė (17 gushtin) Kroacia e pat konsideruar si ditėn e agresionit serb mbi Kroacinė.
Akti skandaloz i lejimit tė mbajtjes sė zgjedhjeve tė Serbisė nė vendin tonė ėshtė njė agresion ndaj nesh. Poqese njė agresion i tillė nuk cilėsohet si agresion a dhunim, atėherė ai nuk ka mundėsi tė luftohet. Po t’i lihet pezhishkės sė heshtjes, Serbia do tė cytet e shpenguar qė pas kėtyre zgjedhjeve tė shpallė autononinė pėrfundimtare tė serbėve. Ky akt do tė qonte pashmangėsisht nė mbajtjen e negociatave tė reja ku do tė federalizohej Kosova pėr tė pėrjetėsuar moszhvillimin, pasigurinė dhe ankthin zhgėrryes ngjashėm si nė Bosnjė. UNMIK - u dhe EULEX - i do ta tolerojnė njė gjė tė tillė paēka qė deklarohen se nuk ka ndarje! Poqese nga ana e popullit ky akt pėrcillet me pėrgjumje, nemitje e letargji dhe nė anėn tjetėr Serbia zbarkon gjėr e gjatė politikisht e institucionalisht atėherė kėto dy regjime satrape do t’ia njohin situatėn nė favor tė Serbisė. Duke qenė se populli shqiptar ndodhet nė njė nga situatat mė tė rėnda tė kėtij filllimshekulli tė tallazitur, nevoja e organizimit mbarėkombėtar pashmangėsohet.
E vėrtetė ėshtė se peshorja e forcave anon kah forcat kundėrshtare por vetė fakti se tėrė populli shqiptar kohezionohet nė tėrė shtrirjen e tij fizike, gjeografike e politike ėshtė njė ogur i mirė.
Ndaj, populli shqiptar duhet tė manifestojė vullnetin e tij politik nė demonstratėn e 9 majit kundėr zgjedhjeve tė Serbisė nė Kosovė. Tė demonstrojmė me 9 maj!
Po e pėrmbyll kėtė trajtesė tė gjatė me fjalėt e paharruara tė prozatorit tė shkėqyer shqiptar Petro Marko nė romanin e tij epik ‘Ultimatum’ kushtuar Epopesė sė Ēlirimit tė Vlorės:
‘... ka disa qė pandehin se Shqipėria vetėm atėherė do tė sigurohet kur tė vendosin fuqitė e mėdha. Po kėta zotėrinj janė shumė tė gabuar dhe tė paguximshėm dhe duhet ta dinė, se ajo ėshtė njė nga sėmundjet qė na ka lėnė turku qė dridhej frike nga ato fuqi tė mėdha... Tė tillė njerėz besojnė akoma se Evropa kur tė dojė na prish e kur tė dojė na ndreq. Po tė kishim vajtur edhe ne me ato shpresa, Shqipėria do tė mbetej kurdoherė nėn shqelmat e tė huajve, po lavdi guximit dhe vullnetit tė popullit tonė, qė nuk shpreson kurrė tek Evropa, por shpreson te gryka e pushkės dhe te trimėria e tij... Atdhetarėt dhe populli nuk do ta lėnė fatin e atdheut tė tyre nė duart e kasapėve dhe tė tigrave me fytyrė njeriu siē janė fuqitė e mėdha, por nė majėn e bajonetave dhe nė grykėn e pushkės’.

Prishtinė, 26-27 prill 2008
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Lajmet kryesore ] A ka Qeveria plan pėr mbrojtjen e tėrėsisė territoriale? (2008-07-24 15:17:26 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] SHBA dėshiron qė bashkėsia ndėrkombėtare ta marrė kontrollin nė veri tė Kosovės, thotė Fried (2008-07-23 23:10:24 nga admin2)
[ Opinione ] DREJTĖSIA NDĖRKOMBĖTARE NĖ PESHOJĖ (2008-07-22 16:34:22 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Ish-udhėheqėsi i serbėve tė Bosnjes, Radovan Karaxhiē, nėn arrest (2008-07-22 01:56:27 nga admin2)
[ Opinione ] Shefat e pasivitetit (2008-07-21 16:03:14 nga admin1)
[ English ] Remarks by President Bush, President Sejdiu of the Republic of Kosovo, and Prime Minister Thaci of the Republic of Kosovo after Meeting (2008-07-21 15:31:35 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] Presidenti Bush takon udhėheqėsit e Kosovės, rikonfirmon mbėshtetjen pėr pavarėsinė (2008-07-21 15:27:25 nga admin2)
[ Intervista ] Thaēi: Kosova do t'i kryej me pėrgjegjėsi tė lartė detyrimet e veta (2008-07-20 17:04:02 nga admin1)
[ Opinione ] Kosova nė qartėsim tė perspektivės (2008-07-20 05:46:13 nga admin1)
[ Intervista ] Preteni: Korrupsioni evident nė ēdo institucion (2008-07-17 15:04:54 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Ngritja e ēmimeve tė artikujve tė konsumit shqetėsim pėr inflacion (2008-07-17 04:26:12 nga admin2)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster