DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» FJALIM I LEXUAR NĖ MBLEDHJEN PARAKUVENDORE TĖ KUVENDIT MBARĖKOMBĖTAR
Postuar mė datėn: 2008-06-20 15:10:40 nga admin4 :: Kategoria: Opinione


Shkruan: Mona AGRIGOROAIEI

Zonja dhe zotėrinj, pjesėmarrės nė Mbledhjen Parakuvendore tė Kuvendit Mbarėkombėtar!

Kam lindur dhe jam rritur nė Rumani. Thirrja e gjakut shqiptar tė paraardhėsve tė mi mė obligon t'i rikthehem identitetit tim kombėtar.
Unė jam krenare qė jam shqiptare. Jam krenare se i pėrkas njė kombi fisnik, me origjinė tė lashtė pelasgjiko-ilire, komb qė ka luftuar dhe rezistuar pėrballė tė gjithė stuhive shkatėrruese tė perandorive apo pushtuesve tė tjerė dhe nuk ėshtė zhdukur, siē janė fshirė nga faqet e historisė shumė qytetėrime nė Botė!
Jam krenare qė jam shqiptare. Jam krenare se i pėrkas njė kombi luftėtar dhe i papėrkulur, kombit tė Pirros dhe Teutės, tė Skendėrbeut, tė Ali Pashė Tepelenės, Abdyl Frashėrit e Ismail Qemalit, tė Shaban Palluzhės e Adem Jasharit, e shumė tė tjerėve qė armikut nuk iu dorėzuan, pavarėsisht nga pėrmasat e ngjyrat e tij!
Jam krenare dhe e dua Shqipėrinė me tė gjithė zemrėn dhe shpirtin tim, me njė zjarr tė pashueshėm qė mė vlon brenda dhe qė edhe mė obligon tė jem e ndėrgjegjshme se, si ēdo bir apo bije i Nėnės Shqipėri, edhe unė kam detyrė qė jetėn time t'ia pėrkushtoj tėrėsisht dhe me tė gjitha forcat e mia atdheut tim tė dashur, Shqipėrisė. Nuk do tė jem kurrė e qetė, pėrderisa tė gjithė shqiptarėt nuk do tė gėzojnė lirinė, nė shtetin e pavarur dhe sovran e tė ribashkuar, pra tė Shqipėrisė Natyrale!

Zonja dhe zotėrinj!
Shqipėria e Ribashkuar ėshtė njė domosdoshmėri jetike pėr ardhmėrinė e kombit shqiptar. Njė trup pa kėmbė e duar nuk mund tė lėviz fare drejt zhvillimit dhe pėrparimit, ai do tė mbetet i humbur nė pyllin e pafundshėm tė historisė.
Sa fuqi politike, ekonomike, diplomatike ka njė shtet 28.000 km2, siē ėshtė sot Shqipėria Londineze, e Rrudhosur, nė krahasim me njė shtet 94.000 km2?!
Mendoni cili do tė ishte niveli i zhvillimit nėse tė gjithė potencialet e rreth 8 milion shqiptarėsh nė trojet etnike, pa i harruar 7-8 milion shqiptarė nė Diasporė, do tė ngjitėn sė bashku! Shqiptarėt duhet tė kundėrshtojnė me tė gjitha mjetet demokratike projekteve e planeve pansllaviste dhe terrorizmit e tyre shtetėror, sepse sa kohė do tė jemi nėn ombrellėn e huaj kolonizuese, na kėrcėnohet qenia e jonė si shqiptarė, njė asimilim tė ngadaltė, por tė sigurt.
Zonja dhe zotėrinj!
Politika e diplomacia e mirėfilltė nuk kufizohen nė pėrmasat e ngushta tė zbatimit tė urdhėrave qė kanė pėr qėllim qė tė shndėrrojnė Shqipėrinė administrative nė neokoloni tė Greqisė, Kosovėn nė "ēiflig" neokolonial tė BE-sė, Luginėn e Vardarit e tė Preshevės, Malėsinė e Madhe, Ēamėrinė nė prona koloniale tė pėrhershme tė sllavo-grekėve. Nė mjedisin e sotėm ndėrkombėtar, fuqia e njė kombi matet me aftėsinė e zbatimit tė vizionit afatgjatė pėr realizimin e interesave kombėtare tė tij.
Prandaj, edhe zotėrinjtė e Tiranės, edhe ata tė Prishtinės, tė Shkupit, Preshevės e Ulqinit duhet t'i rikthehen kombit dhe interesave tė tij, "aspirata shekullore e popullit shqiptar pėr identitet dhe bashkim kombėtar", siē e ka shkruar me shkronja tė arta, sovrani popull nė Preambulėn e Kushtetutės sė Shqipėrisė Londineze. Dhe, nėse kėtė nuk e bėjnė ata zyrtarisht, duhen gjetur alternativa qė burojnė prej vet popullit.
Zonja dhe zotėrinj!
Tė gjithė izraelitėt nė Botė, tė cilėt pa pasur dikur as shtet, as komb, krijuan edhe shtet, edhe komb. Po shqiptarėt, qė e gėzojnė natyrshėm identitetin e tyre, pėrse nuk e konsolidojnė njė komb-shtet tė vetėm?! Ēfarė kishin mė tepėr izraelitėt e nuk e kemi ne, shqiptarėt pėr tė qenė njė komb dinjitoz, nė botėn e qytetėruar?!
Eqrem Ēabej nė librin "Shqipėria midis lindjes dhe perėndimit" shpjegon se kombi shqiptar udhėhiqet nga dy forca:
- E para ėshtė forca centripidale, qė i shpėrndan shqiptarėt nėpėr Botė dhe bėn qė mė shumė tė punojnė pėr tė tjerėt se sa pėr veten.
- E dyta ėshtė forca centrifugale, qė i mbledh shqiptarėt sė bashku, nė momentet vendimtare tė historisė dhe qė i shpėton prej zhdukjes. Kjo del nė sipėrfaqe nė shumicėn e rasteve nė mėnyrė tė pandėrgjegjshme, si refleks instinktual mbrojtjeje tė kombit shqiptar kundrejt pushtimit dhe kolonizimit tė huaj. Masat e gjera popullore, prej natyrės sė vet, nuk e durojnė dot robėrinė.
Imperativi i kohės ėshtė qė kjo forcė tė manifestohet ndėrgjegjshėm, nė formė tė njė Lėvizjeje Antikoloniale, e udhėhequr nė mėnyrė tė koordinuar prej tė gjithė kokave atdhetare tė ndritura tė kombit shqiptar, prej tė gjithė shoqatave patriotike dhe organizmave ēlirimtare nė trojet shqiptare.
Strategjia politike, diplomatike, ekonomike, shoqėrore, arsimore, ushtarake gjithėshqiptare pėr ēlirimin e ribashkimin e ēdo pėllėmbe tė Shqipėrisė Natyrale nė njė shtet tė vetėm kombėtar shqiptar nuk duhet tė vonohet mė tepėr, duhet tė krijohet dhe tė zbatohet nė ēdo pikė tė saj. Ky mendoj se ėshtė misioni mė i rėndėsishėm i Kuvendit Mbarėkombėtar, Mbledhja Parakuvendore e sė cilės po zhvillohet sot.

Rroftė Shqipėria Natyrale!
Rroftė Kombi Shqiptar!
Lavdi dėshmorėve tė kombit shqiptar!

Durrės, 14 Qershor 2008
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Opinione ] SI DO TĖ DUKET FJALIMI I AHTISARIT PARA PARLAMENTIT? (2008-02-16 04:02:45 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] FJALIMI I VETON SURROIT NGA BISEDEIMET PER STATUS NE BADEN (2007-11-29 16:54:20 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Fjalim i kryetarit tė komunės nė mbledhjen urgjent tė Kėshillit tė Komunės sė Tetovės (2007-11-11 16:14:59 nga admin4)
[ Opinione ] FJALIM I DEPUTETIT XHEVAT BISLIMI NĖ KUVENDIN E KOSOVĖS (2007-09-18 05:59:23 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Fjalimi i Nait HASANIT nė Kuvendin e Kosovės (2007-08-01 07:44:32 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Fjalimi i Albin Kurtit i mbajtur nė seancėn gjyqėsore tė mbajtur me 6 korrik 2007 Prishtine. (2007-07-06 10:46:16 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Fjalimi ne protestėn "Me Ramushin" (2007-05-02 16:10:00 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Fjalimi i pėrjavshėm i Kryeministrit Ēeku (2007-02-26 09:05:11 nga admin1)
[ Intervista ] “DRENICA” E DURRĖSIT- TEMPULL ATDHETARIE (2008-08-27 17:05:55 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Arabėt flasin pėr paragjykime mbi Kosovėn (2008-08-27 11:57:40 nga admin4)
[ Kultura ] Adam Mickieviē: LIRIKĖ (2008-08-27 09:06:21 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster