DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» INTERVISTĖ ME GAFURR ADILIN, ZĖDHĖNĖS POLITIK I FBKSH-SĖ DHĖNĖ GAZETĖS
Postuar mė datėn: 2007-06-05 15:39:42 nga admin1 :: Kategoria: Intervista

Politikanėt e Kosovės pranojnė koncesione territoriale



Gafurr Adili, zėdhėnės i organizatės qė pretendon tė ketė shtrirje gjithandej trojeve etnike shqiptare, Fronti pėr Bashkimin Kombėtar Shqiptar (FBKSH), ėshtė njėri nga zėrat e paktė qė kanė kundėrshtuar procesin politik tė pasluftės nė Kosovė, sidomos negociatat me Serbinė. Sipas tij zhvillimet e fundit rreth statusit tė Kosovės nuk janė tjetėr pos "njė farsė e inskenuar e liderėve tė Kosovės". Lideri i FBKSH-sė e parasheh se nga zhgėnjimi mund tė ketė revolta popullore, por sipas tij "FBKSH-ja do tė jetė nė Kosovė pėr tė menaxhuar kėto revolta".

ARBEN VESELAJ

Lajm: Procesit politik tė pėrcaktimit tė statusit tė Kosovės po i vjen fundi. Pritet qė tė nxirret vendim i Kėshillit tė Sigurimit pėr njė Rezolute tė re pėr Kosovėn. Liderėt institucionalė dhe ata tė opozitės tashmė kanė ndarė mendjen se gjithēka ėshtė punė e kryer... Si i komentoni ju kėto zhvillime?

Adili: Ata po e mashtrojnė popullin. Statusi i Kosovės nė 2007-tėn nuk do tė zgjidhet fare, kurse dyshojmė qė edhe nė 2008-ėn kjo nuk do tė ndodhė. Ka fakte pėr kėto qė po them. Kosovės po i pėrsėritet historia e kohės sė pacifizmit, kur politika e ditės e gėnjente se punėt po shkonin mirė, ndėrkaq popullin e nėnshtronin dita-ditės, bashkė me regjimin pushtues. Mė e keqja tashti ėshtė se ish-udhėheqja politike e luftės sė UĒK-sė ka marrė mbi vetė misionin e nėnshtrimit tė popullit. Nė vend qė kjo forcė politike, qė edhe i kishte humbur zgjedhjet, tė qėndronte nė opozitė, ashtu siē e donte puna dhe tė kundėrshtonte mashtrimin e popullit, tashti, nė tė shumtėn, del edhe bartėse kryesore e tė gjitha manipulimeve, gėnjeshtrave dhe mashtrimeve.

Lajm: Pse mendoni se do tė shtyhet zgjidhja e statusit tė Kosovės?

Adili: Rusisė dhe Serbisė i konvenon shtyrja e statusit pėr fakt se Kosova dita-ditės po zhytet nė mjerim social dhe si pasojė e kėsaj, afėr mendsh, populli njė ditė do tė lodhet sa dhe tė revoltohet. Janė tė dhėnat shqetėsuese tė Fondit Monetar Ndėrkombėtar pėr varfėrinė e tejskajshme qė ka katandisur popullsinė shqiptare, fakte pėr Rusinė dhe Serbinė, tė cilat po bėjnė ēmos qė te ketė shtyrje tė zgjidhjes sė statusit tė Kosovės.

Lajm: Ēfarė mendoni se sollėn negociatat pėr statusin?

Adili: Asgjė tė mirė. Ne kemi informacione tė sakta se politikanėt e Kosovės tashmė kanė pranuar, qė nėse ashtu kėrkon Serbia, tė bėhet koncesion territorial pėr pjesėn veriore.

Lajm: Nga kush keni informacione?

Adili: Nga ndėrkombėtarėt. Ata, tė cilėt takohen dhe zhvillojnė bisedime pėr statusin e Kosovės me anėtarėt e Ekipit Negociator, gjithmonė takohen edhe me ne, dhe natyrisht atyre iu intereson se cili ėshtė qėndrimi ynė.

Lajm: Dhe ēfarė u keni thėnė atyre lidhur me veriun e Kosovės?

Adili: U kemi thėnė se ne nuk pranojmė qė atė pjesė ta aneksojė Serbia, sepse ajo gjithmonė ka qenė e Kosovės.

Lajm: Po nėse Rezoluta e re e Kėshillit tė Sigurimit, e hartuar mbi bazėn e Pakos sė Ahtisarit, bėn shkėputjen e Kosovės nga Serbia, a do ta pėrkrahnit atėherė?

Adili: Pakoja e Ahtisarit nuk do tė miratohet nė Kėshillin e Sigurimit, sepse fuqitė e mėdha nuk do t'i prishin vendimet qė kanė marrė mė 1994, nė Konferencėn e Dejtonit. Marrėveshja e Dejtonit thotė se lejohet prishja e Jugosllavisė, por nuk lejohet prishja e kufijve tė republikave tė saj. Kurse Kosova ka hyrė nė luftė duke qenė pjesė e Serbisė dhe mbi kėtė edhe ėshtė nxjerrė rezoluta 1244. Gjykuar mbi kėto fakte, ne mendojmė se Kosova nuk do tė bėhet e pavarur. Kemi thėnė se para se ajo tė bėhet e pavarur, mė lehtė mund t'i ribashkohet Shqipėrisė. E pėr ta ribashkuar Kosovėn me Shqipėrinė duhet angazhimi i tėrė potencialit politik kombėtar dhe tė kėrkohet me ngulm njė Dejton i ri pėr Kosovėn, ose njė konferencė e llojit tė Londrės 1913...

Lajm: Konsideroni se FBKSH-ja ka potencial tė menaxhojė trazirat e mundshme, qoftė edhe ushtarakisht?

Adili: Ne kemi thėnė edhe herė tjera se AKSH-ja (Armata Kombėtare Shqiptare) nuk i ka njėsitė e saj tė armatosura nė Kosovė, sepse aty, pėr momentin, vepron ushtria simotėr jona - TMK-ja dhe aleatja NATO. Por, nė qoftė se kėrcėnimet e bandave paramilitare serbe, si ajo e Gardės sė Car Llazarit, do tė tentonte tė futej nė Kosovė, dhe Kosovėn nuk do ta mbronte NATO-ja, njėsitet tona do tė reagojnė shumė energjikisht dhe do ta mbrojnė popullin dhe Kosovėn nga hordhitė serbe tė carllazarėve.

Lajm: Flitet se FBKSH-ja po rekruton pjesėtarė tė saj brenda radhėve tė lėvizjes Vetėvendosja tė Albin Kurtit. A mund tė thuhet se keni koordinim me Vetėvendosjen?

Adili: Jo, nuk kemi kurrfarė bashkėrendimi zyrtar me Lėvizjen Vetėvendosja, pėrveē qė, thjesht, ne ata i kemi mbėshtetur nė kėrkesat e tyre tė drejta.

Lajm: Ėshtė folur se nė protestat e 28 Nėntorit tė 2006 dhe tė 10 shkurtit tė 2007, tė organizuar nė Prishtinė nga Vetėvendosja, radhėt i kanė ngjeshur edhe shumė aktivistė tuaj?

Adili: Anėtarėt e FBKSH-sė kanė qenė vetėm argatė tė Kosovės, dhe tė tillė do tė jenė gjithmonė, pėr sa kohė do tė gjykojmė se protestat, siē ishin ato tė 10 shkurtit 2007, e avancojnė ēėshtjen kombėtare drejt ribashkimit kombėtar shqiptar nė njė shtet tė vetėm nė Ballkan, me emrin Shqipėri.

05 Qershor 2007
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Intervista ] ADEM DEMAĒI - Intervistė (2008-11-18 22:52:41 nga admin1)
[ Intervista ] Intervistė me Albin Kurtin, Lider i Lėvizjes Vetėvendosje! (2008-07-21 15:51:14 nga admin1)
[ Kultura ] Intervistė ekskluzive e gazetės norvegjeze ”Dagbladet” (2008-07-03 02:05:08 nga admin4)
[ Opinione ] Reagim ndaj intervistės sė gjeneralit Rrahim Ademi (2008-06-11 07:37:08 nga admin4)
[ Intervista ] INTERVISTE EKSKLUZIVE ME Z, IBRAHIM EGRIU (2008-06-07 11:52:16 nga admin4)
[ Intervista ] Intervistė me shkrimtarin kosovar Agim Gjakova (2008-06-03 09:26:43 nga admin1)
[ Intervista ] INTERVISTĖ ME KOLONELE SARANDA TOPLICA (2008-04-29 07:45:04 nga admin4)
[ Intervista ] INTERVISTĖ EKSKLUZIVE PĖR "SHQIPĖRIA SOT" (2008-04-02 06:58:20 nga admin4)
[ Intervista ] Intervistė me udhėheqėsin e Lėvizjes Vetėvendosje, Albin Kurti, pėr Albania Today - Shqipėria Sot (2008-03-26 18:31:34 nga admin4)
[ Intervista ] INTERVISTĖ EKSKLUZIVE E TĖ PAVARURĖS "ALBANIA TODAY" (2008-02-25 16:37:14 nga admin4)
[ Intervista ] Interviste me “Artisten e Merituar” Fitnete Rexhėn (2008-02-02 05:37:00 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster