| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Bashkimi Europian apelon tek politika shqiptare pėr dalje nga qorrsokaku |
| Postuar mė datėn: 2006-12-12 05:35:32 nga Faik Smajli :: Kategoria: Lajmet kryesore |
| » Opcionet për artikullin |
|
Kėshilli i Ministrave i Bashkimit Europian i bėn thirrje qeverisė dhe opozitės shqiptare qė tė punojnė bashkarisht pėr tė mundėsuar zhvillimin e drejtė dhe tė lirė tė zgjedhjeve
Bashkimi Europian ėshtė i shqetėsuar nga klima politike qė po mbizotėron nė Shqipėri nė prag tė organizimit tė zgjedhjeve tė reja vendore. Shenjė e kėtij shqetėsimi ėshtė edhe paragrafi i fundit qė u shtua nė konkluzionet pėrfundimtare tė takimit tė ministrave tė jashtėm tė BE-sė, ku thuhet, po e citojmė: "Kėshilli i Ministrave i Bashkimit Europian i bėn thirrje qeverisė dhe opozitės shqiptare qė tė punojnė bashkarisht nė mėnyrė konstruktive pėr tė mundėsuar zhvillimin e drejtė dhe tė lirė tė zgjedhjeve tė ardhshme vendore".
|
|
Duhet vėnbė nė dukje se paragrafi qė i referohet klimės sė deritanishme politike nė Shqipėri nė prag tė zgjedhjeve lokale, nuk ishte paraparė nė projekt-rezolutėn e hartuar mė parė nga ana e specialistėve tė BE-sė pėr Shqipėrinė. Por lajmet e fundit tė arritura nė Bruksel nga Tirana, si psh mosmarrja pjesė e Partisė Socialiste nė punimet e Kuvendit ku do tė diskutohej pėrkatėsisht pėr reformėn zgjedhore, pėrkuan nė kohė me mbledhjen e ministrave tė jashtėm tė BE-sė.
E ndodhur para njė fakti tė till, prapė se prapė BE-ja nuk e drejton gishtin akuzues ndaj ndonjėrės palė nė veēanti, por i kėrkon si pozitės ashtu edhe opozitės tė punojnė bashkarisht pėr tė gjetur njė zgjidhje pėr tė dalė nga qorrsokaku ku ka hyrė politika shqiptare. Nėnteksti i rezolutės sė BE-sė ėshtė i qartė: - nevojitet kompromis, dhe nė zgjedhje nuk mund tė hyhet vetėm. Njė thirrje e tillė duket se bie nė kundėrshtim edhe me qėndrimin e shpallur nga drejtuesit e tashėm tė qeverisė. Tani duhet tė pritet dhe tė shihet se si do tė interpretohet nė Tiranė apeli i BE-sė drejtuar klasės politike shqiptare.
Shefat e diplomacive europiane po ashtu shprehėn kėnaqėsinė e tyre pėr rifillimin e kontakteve ndėrmjet pozitės dhe opozitės nė Maqedoni, duke shpresuar se njė situatė e tillė do tė ndihmojė nė vėnien nė jetė tė reformave, nė tė cilat bėn pjesė edhe marrėveshja e Ohrit, - theksohet nė pjesėn e konkluzioneve tė Bashkimit Europian kushtuar zhvillimeve tė fundit nė Maqedoni.
Nga ana tjetėr Bashkimi Europian konstaton pėrparimet e vėrejtura nė Kosovė nė transferimin e kompetencave drejt institucioneve vendore, duke theksuar njėkohėsisht se ėshtė me shumė rėndėsi qė tė vazhdohet nė vėnien nė jetė konkretisht tė ligjeve dhe rregullave qė do ta afrojnė edhe mė shumė Kosovėn me normat europiane.
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|