| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » LINI GJURMĖT NĖ KOHĖ! |
| Postuar mė datėn: 2008-04-19 15:21:58 nga admin4 :: Kategoria: Kultura |
| » Opcionet për artikullin |
|
Duke dėshiruar qė ta them fjalėn time pėr romanin mė tė ri tė krijuesit Muharrem Blakaj, pa ekuivok mund tė konstatojmė se si krijues qė tanimė ka kaluar pragun e tre veprave nė gjininė e prozės dėshmohet si i zot i kėsaj gjinie, si mė tė ndėrlikuarėn nga gjinitė tjera letrare qė kėrkon arkitekturėn e njė ndėrtimi tė veēantė mbi njė ngjarje tė caktuar e cila ngėrthen nė vete nė mėnyrėn mė tė pėrsosur transformimin sa mė tė kapshėm pėr lexuesin tė njė realiteti, qoftė ai i hidhur, lumtur, romantik, tragjik, historik, apo edhe filozofik pėr tė shtjelluar e jetėsuar njė ngjarje, qė ka ndodhur brenda njė shoqėrie nė njė kohė tė caktuar. |
|
hkruan: Mehmet BISLIMI
Futja nė vorbullėn e fushės sė krijimtarisė letrare e cila pėrkon me zhvillimin e ngjarjeve reale tė njė vendi, duke paraqitur po aq besnikėrisht edhe rrethanat shoqėrore tė asaj kohe, bartėsit e atyre proceseve qė nė fakt kėrkon njė punė tė madhe, njė imagjinatė tė thellė krijuese dhe diapazon tė gjerė njohurish. Tėrė ky arsenal letrar i krijuesit ka pėr qėllim renditjen e ngjarjeve besnikėrisht e sipas kohės sė zhvillimit tė tyre, duke jetuar me vetė personazhet dhe duke i dhėnė secilit nė ēfarėdo momenti pozicionet e tyre tė fiksuara e duke mos i ngatėrruar mes vete ata pėr asnjė veēori edhe nga mė e vogla.
Pėrshkrimi i rrethit jetėsor e shoqėror ku veprojnė personazhet deri edhe nė imtėsitė mė tė vogla si dhe pėrshkrimin e tipareve dhe karaktereve tė tyre, qė kompletojnė ēdo personazh tė librit, arrihet nė mėnyrėn mė tė mirė dhe bindėse. Tė gjitha kėto tipare qė pėrmenda bėjnė tė vlerėsohet njė vepėr letrare nga kritika dhe lexuesi. Tė gjitha kėto tipare krijuesi Muharrem Blakaj na i sjell tė bashkuara nė librin e tij tė ri dhe duhet qė nė fillim ta pėrgėzoj pėr kėtė. Kjo punė kolosale, natyrisht se ka reflektimet dhe inspirimet nga rrafshi i literaturės sė shumtė tė kolosėve tė mėdhenj tė letėrsisė botėrore dhe shqiptare, tė cilėt autori i ka kaluar nėpėr dorė por nuk mbetet peng i klasikes duke kaluar me mjeshtėri kufirin pėr tė hyrė nė modernen. Dhe ky kombinim shumė origjinal ia rrit vlerėn veprės por edhe fuqinė autorit. Romani i autorit Blakaj: " Vrasje brenda germės L", ėshtė i begatė si nga kultura gjuhėsore sidomos me leksikun e tė shprehurit. Gjuha ėshtė mjeti mė i mirė i autorit Blakaj pėr pėrshkrimin dhe shtjellimin e ngjarjeve qė vijnė njėra pas tjetrės pėr tė nxjerrė nė pah njė ngjarje mė tė madhe, mė komplekse ku bartėsit e zhvillimit tė ngjarjes janė personazhe real, por edhe tė imagjinuar, kėshtu duke krijuar portrete parėsore e dytėsore me karaktere tė veēanta, punė kjo e cila do njė imagjinatė tė thellė krijuese si nė njė galeri arti, ku figurat janė nė harmoni tė plotė me njėra- tjetrėn qė ngjarjet i renditė aq harmonishėm.
Autori Blakaj, me veprėn e vet, lexuesin e mirėfilltė e bind katėrēipėrisht se ėshtė i kompletuar me qartėsinė e konceptit, se ka vrarė me punėn e tij krijuese mjerimin brenda njė rrethi tė zbehtė, qė kishin vu shumė nga krijuesit e dikurshėm para mėdyshjes - tė shkruash a tė mos shkruash?! Pėr fatin e kulturės sonė, autori nuk ėshtė viktimė e miklimeve tė nėnės parti,
apo shkrimit me porosi dhe me lek nė dorė. Krijuesi Blakaj, nuk ėshtė nga ata, qė ndihen tė vrarė nga zhgėnjimi i tė papriturave, nga ata, qė ishin fare tė papėrgatitur pėr t'u pėrleshur me ndodhitė tė kohės tė cilat furishėm pėrfshinė kombin tonė. Blakaj i zhveshi ata fare lakuriq para ngjarjeve madhore, siē ishin tėrmetet pėr lirinė e atdheut, pjesė e sė cilės ishte edhe vet autori dhe familja e tij, qė mbi kurriz barti po aq burrėrisht hisen e vet tė detyrimeve pėr ēlirimin e vendit tė cilėn e pagoi njė pėr njė dhe atė me shpirt e zemėr!
Autori Blakaj, i vetėdijshėm se obligimet tona pėrballė atdheut nuk kanė pėrfunduar. Tani nga ana e njė kėndvėshtrimi tjetėr, ai paguan taksėn e tij nė misionin e fjalės sė shkruar e cila do tė mbetėt nė letėr pėr brezat qė pasojnė, qoftė si mision, porosi, meditim, vazhdė, apo kronikė e njė kohe me plagė tė shumta. Autori nuk po kursen as kohėn e mbetur, nuk po gjėnė qetėsin shpirtėrore, pa i zbrazur prurjet e veta, duke lėnė gjurmėt e njė kohe tė shkruara, pa dyshim nė shėrbim tė kulturės sonė letrare, por edhe tė historisė mė tė re tė Kosovės, gjithsesi edhe pėr popullit shqiptarė nė pėrgjithėsi.
Ėshtė fakt se krijuesit i gėzohen veprės sė vet, sikurse krijesės natyrale tė tyre. A nuk e ndiejnė kėtė kėnaqėsi bujku me bereqetin e tij ndėr ara, muratori kullės sė gurit qė atė ka ngritur me duart e veta, arkitekti urės qė ka ngritur mbi lum, filozofi saktėsisė sė mendimit, piktori pėrsosmėrisė dhe harmonisė se ngjyrave me plot performancė, skulptori shkrirjes sė madhėshtisė sė heroit nė bronz duke i dhėnė atij mesazhe pėrjetėsie, krijuesit e letrave nė gjininė e poezisė, prozės, dramės, romanit, komedisė, satirės dhe humorit etj. Zoti Blakaj me sukses e dashuri ka kurorėzuar krijesėn e vet nė jetė dhe krijimtari, kėshtu qė meritueshėm ka tė drejt tė gėzohet pėr te. Duke e nxitur lexuesin qė tė krijojė konceptin e tij real dhe tė paanshėm mbi ngjarjet e ndodhitė qė kanė hapėruar sė bashku me ne viteve qė po lėmė pas, qofshin ato tė hidhura apo edhe heroike e legjendare pėr kombin tonė, janė realitete qė na ndoqėn kėmba kėmbės deri tek ditėt e sotme, por qė pa dyshim se do t'i ndjenė edhe ata qė nuk i pėrjetuan e qė do tė vijnė pas nesh nė marshim!...
Pėrshkrimi i kėsaj rruge, siē e pėrshkruan edhe autori Blakaj, ishte me dhimbje e mundime, me plagė e pranga, me burgime e arratisje, me plagė e gjak, me bukė e barot pėr tė shėnuar epokat e triumfit tė bindshėm mbi tė ligėn e shėmtuar qė pushtuesit shekullor mbollėn mbi ne. Brezit tė Blakajt dhe shumė krijueseve dhe atdhetarėve tjerė, qė hise ju ra mėrgimi e katandisja rrugėve tė botės, ju takon qė tė lėmė gjurmėt tė shkruara nė letėr dhe tė mburren sado nė mėnyrė modeste pėr kėto gjurmė. Fundja ne as e kemi nisur tė parėt kėtė rrugė as do tė jemi tė fundit. Qė nga Rilindėsit e deri mė sot, letėrsia jonė shqiptare, apo mė mirė mė thėnė njė pjesė e mirė e origjinės sė letrave tė shkruara nė gjuhėn tonė tė bukur ka varguar nga rrugėt e syrgjynit, pra tė kurbetit tė sotėm por gjithė herė me frymėzimin nga dhe pėr atdheun, pėr vendin dhe populli tanė. Prandaj, porosia e shkrimit tim ėshtė: Lini gjurmėt tuaj tė shkruara nė letėr, qoftė edhe me njė kujtim, shkrim, poezi, ditar, shėnim e diēka tė vogėl! Vetėm gjėrat e shkruara mbesin dhe rrojnė. Qė para erės sonė, kemi shėnime tė ndryshme si ato tė Heraklitit mbi natyrėn bie fjala, por qė nuk kemi diēka mė gjerėsisht tė shkruar pėr Millesh Kopiliqin i cili Sulltanit tė madh tė Turqisė , ia la kokėn nė Kosovė si hipotekė tė historisė!...
Mbi kėtė bazė dua ta pėrgėzoj autorin Blakaj i cili me pėrkushtim tė madh ka shtjelluar, ngjarjet e hidhura por tė vėrteta kur UDB-ja jugosllave me mekanizmat e saja tejet tinėzare, kishte arritur tė depėrtonte thellė nė poret e jetės sonė, duke i vu tė gjithė mekanizmat mbytės e asgjėsues tė kundėrshtarėve tė saj e nė veēanti tė shqiptarėve liridashės e krejt veēantė tė kokave tė kombit tonė siē ishin: Haxhi Zeka, Bajram Curri, Avni Rrustemi, Luigj Gurakuqi, Hasan Prishtina, Fazli Grajqevci, Jusuf e Bardhosh Gėrvalla, Kadri Zeka, Zija Shemsiun e dhjetėra pishtarėve tjerė tė lirisė. Autori, duke e jetėsuar ngjarjen deri nė shkallėn e njė romani i cili do tė jetoj gjatė, duke iu dhėnė fuqi personazheve tė pėrjetėsisė siē janė Jusuf e Bardhosh Gėrvalla dhe Kadri Zeka, me saktėsi dhe pa e devijuar realitetin futet poreve tė veprimit tė Shėrbimeve sekrete tė UDB-sė duke i gjurmuar e denoncuar ato para opinionit tė gjerė.
Pėrfitimi material dhe platforma e dikurshme politike, frymėzimin e krijueseve e turbullonte atė botė me dinar e verė tė kuqe mes prehjeve tjera imorale. Pėr fatin tonė tė mirė, sot poenta e krijuesit tė ri Blakaj, kalon caqet e njė qėllimi pėr tė qenė vetėm emėr krijues. Ky brez, ka qorr njė herė e pėrgjithmonė shabllonet e njė politike tė ndyrė, qė fuste hundėt edhe aty ku nuk e kishte vendin, siē ishte mendimi i lirė i krijueseve nė lėmi tė ndryshme tė artit. Krijuesi, si njohės i mirė i sistemit tė vlerave, di ku ta fokusoj ngjarjen, di ta zbėrthejė atė dhe di t'i japė shpirt asaj, duke e kompletuar me petkat e saj. Autori Blakaj me gjithė kėto peripeci, ka dhėnė vlera nė kėtė lėmi si nė dy veprat e tij tė para: "Misioni Sekret" dhe "Thesaret e Humbura", duke e dėrguar misionin e vet edhe mė tej nė fushėn e letrave me romanin e tij mė tė ri:" Vrasja brenda germės L". Romani plotėson tė gjitha standardet e njė vepre tė lartė letrare dhe jo vetėm qė do t'i qėndrojė kohės, por do jetė ajo shoqėruese e denjė kohės pėr shkak tė kėrkesės sė lexuesit.
19.04.2008
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|