| » Opcionet për artikullin |
|
David Gollast, Beri Ud
Uashington, 03-02-2007
Shtetet e Bashkuara e quajtėn tė premten plan-marrėveshjen qė iu paraqit Prishtinės dhe Beogradit nga i dėrguari i Kombeve tė Bashkuara, Marti Ahtisari, tė drejtė dhe tė ekuilibruar dhe u bėnė thirrje autoriteteve si, nė Kosovė, ashtu edhe nė Serbi, tė punojnė drejt njė marrėveshjeje pėrfundimtare. Sekretarja e Shtetit, Kondoliza Rajs, po kėshillohet me kolegėt e saj evropianė nė lidhje me hapat e ardhshėm tė kėtij procesi.
Shtetet e Bashkuara, nė njė deklaratė me shkrim, shprehėn mirėnjohje pėr pėrpjekjet e tij dhe u kėrkuan palėve tė pėrfshira, ndėr tė cilat edhe qeverisė serbe, tė angazhohen nė mėnyrė konstruktive me tė dėrguarin e posaēėm, ndėrkohė qė ky i fundit pėrpiqet tė arrijė njė marrėveshje pėrfundimtare.
Nė deklaratėn qė u lexua nga zėdhėnėsi i Departamentit tė Shtetit, Shon Mėkormak, thuhet se plani i zotit Ahtisari ėshtė i drejtė dhe i ekuilibruar dhe shėrben si model pėr njė Kosovė tė qėndrueshme, tė begatė dhe shumetnike.
Ai tha se klauzolat e planit qė kanė tė bėjnė me mbrojtjen e tė drejtave tė tė gjithė qytetarėve tė Kosovės, do ti japin shtysė zhvillimit demokratik dhe tha se Shtetet e Bashkuara e inkurajojnė zotin Ahtisari tė pėrfundojė shpejt punėn e tij nė mėnyrė qė Kosova dhe rajoni nė pėrgjithėsi tė jenė pėrfundimisht nė gjendje tė qartėsojnė tė ardhmen e tyre.
Sekretarja e Shtetit, Kondoliza Rajs, e diskutoi kėtė ēėshtje nė takime private tė enjten vonė me ministrin e jashtėm rus, Sergej Lavrov, qeveria e tė cilit ėshtė shprehur se, ashtu si Serbia, e shikon me mosbesim njė Kosovė tė pavarur.
Po mbi kėtė ēėshtje, zonja Rajs, diskutoi tė premten me ministrin e jashtėm gjerman, Frank-Walter Shtajnmajėr, i cili ashtu si ministri i jashtėm rus, ndodhej nė Uashington pėr njė mbledhje tė kuartetit ndėrkombėtar pėr Lindjen e Mesme.
Zėdhėnėsi Mėkormak i Departamentit tė Shtetit u tha gazetarėve se Shtetet e Bashkuara janė gati pėr tė ndihmuar pėrpjekjen pėrfundimtare pėr zgjidhjen e Kosovės me njė ekip diplomatik tė kryesuar nga i dėrguari i posaēėm amerikan pėr Kosovėn, Fran Uizner, ndihmės-sekretari i shtetit pėr ēėshtje evropiane, Den Frid, nėnsekretari pėr ēėshtje politike, Nikolas Bėrns dhe kur tė jetė e nevojshme edhe vetė Sekretarja Rajs. Ne kemi qenė atje. Bėjmė pjesė nė Grupin e Kontaktit. Kjo nuk ndryshon. Ambasadori Uizner dhe Den Frid do tė jetė personat e angazhuar aktivisht nė kėtė ēėshtje. Po ashtu, zoti Bėrns ėshtė tepėr i interesuar nė kėtė ēėshtje. Dhe kur tė jetė e nevojshme, Sekretarja Rajs do tė pėrfshihet pėr tė nxitur zgjidhjen. Askush nuk shpreson pėr njė rrugė pa pengesa. Kurdo qė tė nevojitet njė zgjidhje pėrfundimtare, ajo do tė pėrfshihet personalisht.
Zėdhėnėsi Mėkromak tha se ēėshtja e statusit pėrfundimtar tė Kosovės duhet trajtuar nga Kėshilli i Sigurimit, meqenėse gjatė viteve tė fundit Kosova ka qenė protektorat i Kombeve tė Bashkuara.
Shtetet e Bashkuara nuk kanė pėrkrahur publikisht ndonjė formulė pėrfundimtare pėr statusin e Kosovės, por zyrtarė serbė kanė pohuar vazhdimisht se Uashingtoni mbėshtet pavarėsinė dhe janė shprehur se pretendojnė qė Moska si aleate e tyre, ta bllokojė njė zhvillim tė tillė.
Plani i tė dėrguarit Ahtisari do ti jepte Kosovės shumė nga karakteristikat e njė shteti me vete, pėrfshirė edhe pjesėmarrjen nė organizma ndėrkombėtare, por nuk pėrmend pavarėsinė nga Serbia.
Ndėrkohė, korrespondenti ynė pėr ēėshtje tė Ballkanit, Beri Ud, na sjell reagime tė tjera pas paraqitjes sė planit tė tė dėrguarit Ahtisari.
Ai thotė se ministria e jashtme britanike e quajti planin si themel pėr njė marrėveshje pėrfundimtare tė drejtė e tė qėndrueshme.
Ahtisari, ish-presidenti i Finlandės, i dorėzoi dokumentin prej 58 faqesh zyrtarėve nė Beograd dhe mė pas nė Prishtinė. Ai e quajti plan-projektin njė marrėveshje qė mund tė dhe duhet tė korigjohet dhe i ftoi kosovarėt e serbėt tė takohen nė Vjenė pėr konsultime.
Megjithėse propozimi nuk pėrmend shkėputjen e Kosovės nga Serbia, ai cilėson kushtet nė bazė tė tė cilave Kosova do tė hartonte kushtetutėn e saj dhe tė anėtarėsohet nė organizma ndėrkombėtare. Po sipas propozimit, Bashkimi Evropian do tė ndėrmerrte nga UNMIKU rolin mbėshtetės pėr Kosovėn dhe do tė mbikqyrte zhvillimin e institucioneve shtetėrore.
Kryeministri serb, Vojisllav Koshtunica, e dėnoi propozimin si tė paligjshėm, sepse ai tha se shkel kartėn e OKBs-ė duke dėmtuar sovranitetin e Serbisė qė ėshtė anėtare e organizatės.
Presidenti serb, Boris Tadiē, u takua me tė dėrguarin Ahtisari, por ishte gjithashtu kritik ndaj propozimit dhe tha se ai shtron terrenin pėr pavarėsinė e Kosovės, tė cilėn ai nuk do ta pranonte kurrė.
Nė Prishtinė reagimi ndaj propozimit ishte shumė mė i ngrohtė. Presidenti Fatmir Sejdiu tha se ai dhe udhėheqės tė tjerė shqiptarė e prisnin perspektivėn qė Kosova tė bėhet shtet i pavarur. Ai gjithashtu u zotua tė garantonte tė drejtat dhe sigurinė e komunitetit serb tė Kosovės.
Daniel Server, specialist mbi ēėshtjet e Ballkanit nė Institutin e Paqes nė Uashington, shtron pyetjen se pėrse reagimi serb ėshtė kaq negativ? Ėshtė mjaft ironike qė Serbia po e hedh poshtė si tė papranueshėm propozimin, pasi ky i fundit nuk shkel pozicionin e patundur serb kundėr pavarėsisė sė Kosovės, por shkel atė tė Kosovės, e cila kėrkonte diēka qė tia bėnte tė ardhmen absolutisht tė qartė. E megjithatė, kosovarėt e pranojnė dhe Beogradi e hedh poshtė.
Qė tė zbatohet propozimi i zotit Ahtisari, duhet tė mbėshtetet nga Kėshilli i Sigurimit dhe rezultati nuk ėshtė i sigurt, meqenėse Rusia ka kėrcėnuar tė pėrdore veton ndaj ēdo mase tė papranueshme nga Beogradi.
Martin Shlexinger, drejtor i sektorit pėr Evropėn Lindore nė Qendrėn e Studiuesve Wodrow Wilson nė Uashington, beson se nė fund tė fundit Rusia nuk do tė bėhet pengesė pėr marrėveshjen. Mendoj se Shtetet e Bashkuara tani pėr tani po negociojnė energjikisht prapa skene ne rusėt pėr tė garantuar qė kur propozimi i Ahtisarit tė jetė shndėrruar nė njė projekt-rezolutė tė Kėshillit tė Sigurimit, tė hartohet nė mėnyrė tė atillė qė rusėt tė mos vėnė veton. Mund tė mos jetė e domosdoshme qė ata tė thonė Po, por ata mund ta shmangin veton dhe tė abstenojnė.
Vlladimir Matiē, ish-diplomat jugosllav, tani studiues i ēėshtjeve politike nė universitetin Clemson, thotė se Kryeministri Koshtunica po luan njė lojė tė rrezikshme duke kėrcėnuar me prishje tė marrėdhėnieve diplomatike me ēdo vend qė njeh njė Kosovė tė pavarur. Mendoj se humbėsi mė i madh nė kėtė lojė ėshtė populli serb. Dhe kuptohet ėshtė nė kundėrshtim me interesin kombėtar tė Serbisė. Tė gjithė e dinė se Serbia nuk ka fuqi tė mbėshtesė njė qėndrim tė tillė diplomatik, tha ish-diplomati jugosllav.
Marrė nga VOA
|
|