DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Bamir Topi me rastin e 95 vjetorit tė krijimit tė Forcave tė Armatosura Shqiptare
Postuar mė datėn: 2007-12-04 04:55:38 nga admin4 :: Kategoria: Lajmet kryesore

Shkruan: BAMIR TOPI

Pėrshėndetje e Presidentit tė Republikės, Komandantit tė Pėrgjithshėm tė Forcave tė Armatosura, Bamir Topi me rastin e 95 vjetorit tė krijimit tė F A shqiptare.

I nderuar Zoti Kryeministėr,
Zoti Ministėr i Mbrojtjes,
Zoti Shef i Shtabit tė Pėrgjithshėm i Forcave tė Armatosura,
Shkėlqesi ambasadorė dhe pėrfaqėsues tė trupit diplomatik,
Tė nderuar Gjeneralė e Admiralė,
Tė dashur oficerė, nėnoficerė dhe ushtarė,
Tė nderuar pjesėmarrės,



Si President i Republikės sė Shqipėrisė dhe Komandant i Pėrgjithshėm i Forcave tė Armatosura kam kėnaqėsinė qė me rastin e 95-vjetorit tė krijimit tė FA tė pėrshėndes tė gjithė popullin shqiptar dhe nė veēanti tė gjithė oficerėt, nėnoficerėt dhe ushtarėt duke i uruar nga zemra Gėzuar festėn!

Vetėm pak ditė mė parė nė tė gjithė vendin ne festuam me madhėshti ditėn e shpalljes sė pavarėsisė e cila mbart nė vetvete edhe fillimin e krijimit e tė zhvillimit tė Forcave tė Armatosura tė Shqipėrisė.

Ngritja nga qeveria e re e shtetit tė porsalindur, e Ministrisė sė Luftės vetėm 5 ditė mė vonė, mė 4 dhjetor 1912, tregon lidhjen e ngushtė dhe rėndėsinė e madhe qė kanė Forcat e Armatosura pėr funksionimin e njė shteti.

Pėr kėtė arsye si dhe pėr nevojat urgjente tė mbrojtjes, njė ndėr detyrat e qeverisė sė parė shqiptare ishte ngritja dhe zhvillimi i FA si garanti kryesor pėr ruajtjen e tėrėsisė territoriale tė vendit, duke u ndėrtuar mbi parametra bashkėkohorė. Qė nga ajo kohė ka kaluar gati njė shekull dhe gjatė kėsaj periudhe Forcat e Armatosura janė zhvilluar duke i shėrbyer interesave tė vendit.

Gjatė gjithė historisė sė tyre tė lavdishme, Forcat e Armatosura u zhvilluan duke pasqyruar ndryshimet politike e gjeostrategjike tė vendit e rajonit, duke mbartur kurdoherė nė vetvete vlerat mė kombėtare tė traditės sė popullit shqiptar. Jeta 95 vjeēare e kėsaj Force ka padyshim nė vetvete edhe ngjarjet madhore tė krijimit tė Shtabit Madhor tė Ushtrisė, tė krijimit tė Komandės sė Pėrgjithshme tė Mbrojtjes Kombėtare e tė krijimit tė ushtrisė aktive, rezerviste e vullnetare, si dhe periudha tė sakrificės pėr liri nga pushtuesi Nazifashist nė Luftėn e Dytė Botėrore. Ne jemi krenarė qė sot pėrkujtojmė bijtė e bijat mė tė mira, qė me idealizmin e sakrificėn e tyre sublime pėr ēlirimin e vendit nga okupatorėt e rreshtuan Shqipėrinė nė krah tė Koalicionit Antifashist tė kėsaj lufte.

Pėr fat tė keq ideali i tyre pėr njė Shqipėri demokratike, pluraliste dhe tė pėrparuar nuk u realizua gjatė periudhės sė regjimit komunist. Gjatė kėsaj kohe, Forcat e Armatosura vėrtet pėrsosėn strukturat, pajisjet dhe armatimin por u ideologjizuan duke pasqyruar politikėn e kohės dhe konceptet e luftės sė Ftohtė. Gjithėsesi ato ishin garanci qė mori pėrsipėr pėr tė siguruar paprekshmėrinė e tėrėsisė territoriale dhe pavarėsisė sė vendit.

Nė fillimin e viteve 90 dhe me vendosjen e sistemit pluralist demokratik, edhe Forcat e Armatosura iu nėnshtruan njė procesi tė thellė reformash. Me kushtetutė u sanksionua kontrolli demokratik civil, e u bėnė pėrmirėsime e ndryshime konceptuale e strukturore tė denja pėr njė forcė ushtarake tė njė vendi demokratik. Kjo reformė dhe ky transformim ėshtė njė proces i vazhdueshėm i juaji qė do tė bėjė tė mundur qė ju tė pėrmbushni mė sė miri misionin kushtetues pėr ruajtjen e sigurisė e sovranitetit kombėtar, mbrojtjen e jetės sė qytetarėve nė rast katastrofash natyrore, si dhe kontributin pėr ruajtjen e paqes e tė sigurisė nė rajon e mė gjerė.

Prania dhe kontributi i juaj nė operacionet paqeruajtėse nė Afganistan, nė Bosnjė, nė Irak e nė Gjeorgji, si dhe operacionet pėr shpėtimin e jetės sė qytetarėve nė rast zjarresh, pėrmbytjesh nga uji, e bllokimit tė infrastrukturės rrugore, pėrbėn shembullin mė tė mirė tė kryerjes sė detyrės suaj fisnike nė shėrbim tė atdheut.

Tė nderuar ushtarakė, tė nderuar pjesėmarrės,

Nga mbajtja e Samitit tė radhės sė Aleancės na ndajnė vetėm disa muaj. Ne jemi tė ndėrgjegjshėm se pėrparimi nė Forcat e Armatosura ėshtė mjaft i dukshėm madje, po t’i referohem vlerėsimeve tė aleatėve, Forcat e Armatosura tė Shqipėrisė e kanė fituar tashmė statusin e tė qenit anėtar tė Aleancės, duke u sjellė e operuar si pjesė e saj.

Pėr kėtė arsye, si President i Republikės dhe njėkohėsisht Komandant i Pėrgjithshėm i Forcave te Armatosura dėshiroj qė nga kjo tribunė tė pėrshėndes tė gjithė ushtarakėt shqiptarė e veēanėrisht ata qė janė nė mision jashtė Atdheut, kėta qytetarė me uniformė, qė krahas operacioneve luftarake janė kthyer edhe nė ambasadorė tė Shqipėrisė pėr tė pėrcjellė mesazhet e paqes dhe tė miqėsisė, nė interes tė Detyrės, Nderit dhe Atdheut.

Duket se ky fillim shekulli do tė mbartė me vehte dhe pėrmbushjen e aspiratės gati njė shekullore tė popullit shqiptar. Kosova me mbėshtetjen e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės dhe tė Bashkimit Europian duket se ėshtė nė rrugėn e saj pėr tė fituar pavarėsinė, ndėrsa Shqipėria ėshtė mė pranė se kurrė marrjes sė ftesės pėr anėtarėsim nė Aleancėn mė tė madhe demokratike qė ka njohur njerėzimi qė nga krijimi i tij.

Duke pėrfunduar mė lejoni edhe njėherė t’ju uroj:

Gėzuar festėn e 95 vjetorit tė Forcave tė Armatosura, e suksese nė plotėsimin e objektivave tona madhore kombėtare!

Lavdi tė pėrjetshme tė gjithė tė rėnėve tė kombit shqiptar!

Rrofshin Forcat e Armatosura tė Republikės sė Shqipėrisė!

Rroftė Shqipėria!

4.12.2007
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Lajmet kryesore ] Presidenti i Shqipėrisė Bamir Topi viziton Ulqinin (2007-11-13 05:36:03 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] LUTJE PRESIDENTIT TĖ SHQIPERIRISĖ, ZOTIT BAMIR TOPI (2007-08-26 17:10:15 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Presidenti Bamir Topi Betohet para Parlamentit (2007-07-24 12:05:04 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] TELEGRAM URIMI I ZEDHENESIT POLTIK TE FBKSH-SE , MR. GAFURR ADILI,PRESIDENTIT TE RI TE REPUBLIKES SE SHQIPERISE, ZOTIN BAMIR TOPI ! (2007-07-21 15:46:37 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Kuvendi i Shqiperise zgjedh Bamir Topin President te vendit (2007-07-20 16:47:45 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Pse Bamir Topi nuk zgjidhet dot president i Shqipėrisė? (2007-07-10 09:52:22 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Bamir Topi, i preferuari i Berishės pėr president (2007-03-03 18:04:51 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] Topi thirrje OKB-sė: Kosova sa me parė anėtare e juaj (2008-09-25 05:46:06 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Presidenti Topi dekoron kryeministrin Thaēi me Urdhrin “Gjergj Kastrioti Skėnderbeu” (2008-06-19 11:17:02 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Thaēi nė Tiranė - takon Topin dhe Berishėn (2008-06-19 11:05:20 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Presidenti Topi sqaron replikėn me homologun serb (2008-06-16 11:16:46 nga admin2)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster