DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Judah: Serbia do tė vazhdojė konsolidimin e kontrollit nė Kosovė
Postuar mė datėn: 2008-05-12 15:49:23 nga admin1 :: Kategoria: Intervista

"Zoti Tadiq dhe aleatėt e tij janė pothuajse tėrėsisht kundėr pavarėsisė sė Kosovės. Ata do tė vazhdojnė konsolidimin e kontrollit tė Serbisė nė Kosovė ", thotė pėr Radion Evropa e Lirė, Tim Judah, analist britanik.



RADIO EVROPA E LIRĖ
Zoti Judah, zgjedhjet e pėrgjithshme nė Serbi pėrfunduan me njė fitore tė qartė pėr zotin Boris Tadiq. Por, vetė fitorja nuk mjafton pėr tė krijuar qeverinė. Cilat janė mundėsitė qė i shihni pėrpara?



TIM JUDAH
Shumė pazare tė rėnda. Unė mendoj se ėshtė interesante tė pėrmendet se forcat evropiane nuk kanė dalė edhe aq mirė nė kėto zgjedhje, por fakti se vota pėr forcat radikale ka pėsuar njė kolaps, kjo ėshtė ajo qė bėri ndryshime tek pėrqindjet dhe i dha fitoren zotit Tadiq.

Megjithatė, keni tė drejtė, nė kuptimin e pastėr matematik, nė kuptimin e vendeve nė parlament, fitorja ende nuk mjafton pėr tė formuar qeverinė. Prandaj, mendoj se do tė ketė shumė pazare.

Ajo qė mbase mund tė ndodhė ėshtė qė Partia Socialiste, e cila dikur udhėhiqej nga Sllobodan Millosheviqi, njeriu i cili e futi Serbinė nė katėr luftėra, mund tė joshet qė tė pėrkrahė qeverinė e udhėhequr nga partia e zotit Tadiq. Dhe, kjo ėshtė ajo pėr tė cilėn disa njerėz parashohin se do tė ndodhė.

RADIO EVROPA E LIRĖ
Edhe pse partia e zotit Tadiq shihet si pro-evropiane, qėndrimi i saj nė raport me Kosovėn nuk ndryshon aq shumė nga ai i partive tjera politike; qė tė gjitha e kundėrshtojnė ashpėr pavarėsinė e Kosovės. A kanė kėto zgjedhje ndonjė domethėnie pėr Kosovėn?

TIM JUDAH
Nė fakt jo. Nuk mendoj se kėto zgjedhje do tė kenė ndonjė domethėnie pėr Kosovėn. Sikur qė e thatė edhe ju, me tė drejtė, zoti Tadiq dhe aleatėt e tij janė pothuajse tėrėsisht kundėr pavarėsisė sė Kosovės.

Mendoj se do tė vazhdojnė rrugėn e tyre pėr tė konsoliduar kontrollin e Qeverisė sė Serbisė brenda Kosovės, prandaj nuk mendoj se kėto zgjedhje do tė kenė ndonjė rėndėsi nė Kosovė.

Kanė mė shumė domethėnie pėr atė se ēfarė do tė ndodhė nė Serbi, por jo edhe nė Kosovė.

RADIO EVROPA E LIRĖ
Kur flasim pėr pėrpjekjet pėr tė konsoliduar kontrollin e Qeverisė serbe nė Kosovė, Serbia ka mbajtur zgjedhjet lokale edhe nė Kosovė, me gjithė kundėrshtimin e autoriteteve vendore dhe ndėrkombėtare. Disa liderė serbė, madje, kanė paralajmėruar formimin e parlamentit serb. Cilat do tė jenė vėshtirėsitė nė kėtė drejtim?

TIM JUDAH
Mendoj se vėshtirėsitė pėrpara janė tė shumta.

Kam pėrshtypjen, megjithatė, se nėse zoti Tadiq arrin tė formojė qeverinė, pra nėse Partia e tij Demokratike arrin ta udhėheqė qeverinė, njė formė e 'modus vivendi' do tė mund tė ishte mė e lehtė tė arrihet, se po tė udhėhiqej qeveria nga kryeministri nė largim, Vojisllav Koshtunica dhe forcat radikale.

Fundja, njė pjesė e madhe e zhvillimeve aktuale politike, sikur qė ėshtė formimi i parlamentit serb nė Kosovė, burojnė nga ndasitė politike nė Serbi.

Nuk them se gjėrat do tė ecin mė lehtė, por mund tė arrihet mė lehtė deri tek njė formė e njė marrėveshjeje praktike, nėse partia e zotit Tadiq arrin ta udhėheqė qeverinė e ardhshme.

RADIO EVROPA E LIRĖ
Duke u ndėrlidhur me kėto zhvillime, nuk mund tė shmanget edhe konfuzioni qė ekziston midis misionit tė Kombeve tė Bashkuara dhe atij tė Bashkimit Evropian nė Kosovė. Fundi i periudhės tranzitore po afron, por marrėveshje ende nuk ka. Cili ėshtė mendimi juaj?

TIM JUDAH
Nė kėtė kuadėr, mendoj se loja vazhdon. Megjithatė, kam bindjen se ēfarėdo qė Bashkimi Evropian tė thotė, jemi duke ecur drejt situatės nė tė cilėn ndikimi i Bashkimit Evropian do tė dominojė nė pjesėt e banuara me shqiptarė, kurse Kombet e Bashkuara do tė vazhdojnė tė dominojnė nė pjesėt e banuara me serbė.

RADIO EVROPA E LIRĖ
A mendoni se njė gjė e kėtillė mund tė jetė funksionale?

TIM JUDAH
Mendoj se ky proces nė fund sėrish do tė varet nga formimi i qeverisė nė Serbi. Me kėtė dua tė them se nėse ka njė qeveri qė udhėhiqet nga partia e zotit Tadiq, atėherė ėshtė e mundshme, ose mė mirė tė them, ėshtė pak mė shumė e mundshme qė njė lloj marrėveshjeje praktike tė arrihet.

RADIO EVROPA E LIRĖ
Forcat radikale nė Serbi janė angazhuar pėr njė ndarje funksionale midis shqiptarėve dhe serbėve nė Kosovė. Nėse partia e zotit Tadiq arrin marrėveshje pėr qeverinė, a mendoni se ajo do tė vazhdojė tė angazhohet pėr kėtė koncept?

TIM JUDAH
Ėshtė e mundshme tė parashihet njė version mė i fuqishėm dhe njė tjetėr mė i butė nė raport me kėtė argument. Dhe, mendoj se nė rast se zoti Tadiq arrin tė formojė qeverinė, atėherė ai do tė angazhohet pėr njė version mė tė butė tė kėtij koncepti; po.

Arbana Vidishiqi
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Intervista ] Judah: Kushtetuta s'mund tė zbatohet nė gjithė territorin (2008-06-16 15:46:22 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Judah: Serbia do tė vazhdojė rrugėn pėr konsolidimin e kontrollit nė Kosovė (2008-05-12 08:41:44 nga admin1)
[ Intervista ] JUDAH:“KA PAK GJASĖ PĖR NDARJE TANI, POR ĖSHTĖ MUNDĖSI PĖR MĖ VONĖ” (2007-08-13 17:54:03 nga admin1)
[ Opinione ] Serbia & Haga (2008-07-27 11:24:14 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Kosova dhe Serbia tė bisedojnė si shtete tė pavaruara (2008-07-12 16:41:08 nga admin1)
[ Opinione ] “FOR EUROPEAN SERBIA”, BUT NOT WITH SLOBODAN MILOSEVIC’S NAZI-FASCIST FLAG! (2008-07-07 15:21:44 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Judah: Serbia do tė vazhdojė rrugėn pėr konsolidimin e kontrollit nė Kosovė (2008-05-12 08:41:44 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] AKSH DO TĖ VEPROJ NĖSE "REPUBLIKA E KOSOVĖS" DO TĖ SULMOHET NGA SERBIA DHE BANDAT E SAJ...! (2008-05-05 15:02:18 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Kosova dhe Serbia, rifillojnė bisedimet pėr personat e pagjetur (2008-04-20 11:31:02 nga admin4)
[ Opinione ] SERBIA PO SHKEL KOSOVĖN, JO REZOLUTĖN 1244 (2008-04-19 09:44:38 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Serbia nuk mund tė organizojė zgjedhje lokale nė territorin e Kosovės, thotė Doris Pak (2008-04-18 11:38:11 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster