DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» TE GJITHE EMIGRANTET SHQIPTARE, TE BRAKTISIN GREQINE!
Postuar mė datėn: 2007-06-21 16:13:51 nga admin1 :: Kategoria: Opinione




Komenti i dites

Nga: Atdhe KOSOVA


“Rasti i fundit” i rrahjes ataviste dy te rinjve emigrantė shqiptare nė Greqi nga policia greke, eshte paralajmerimi i fundit per qeverine shqiptare te Republikes se Shqiperise, se patjeter , duhet te rishqyrtoje dhe te ridefinoje kursin e politikes se saj zyrtare ndaj Greqise.

Pavaresisht nga transaksionet ekonomike dhe tregtare me Greqine, qeveria shqiptare, urgjentisht, duhet te pergatise projetkin ekonomiko-politik strategjik nacional shteteror per riatdhesimin e te gjithe emigranteve shqiptare nga Greqia.

Edhe sa shqiptare duhet te rrahen, te torturohen, te keqtrajtohen, te diskrimonohen dhe te asmiliohen sipas “stupcit demokratik” grek?

Edhe sa incidente antishqiptare, edhe sa perzierje ne pune te brendshme te Shqiperise, duhet t’i kete bere Greqia dhe greket ne ushtrimin e tortures, te burgosjes dhe te mohimit te drejtave te emigranteve shqiptare, e qeveria dhe parlamenti shqiptar, te heshte, duke mos marre asnje mase preventive te mbrojtjes se shtetasve te saj ne Greqi?

Edhe sa qindra, mijera shqiptare, duhet te derdhen si emigrante ekonomike ne Greqi? Edhe sa vjet duhet te vazhdoje procesi i emigrimomanise shqiptare ne Greqi dhe ne vendet e tjera te botes?

Edhe sa kisha, manastire, dioqeza dhe shkolla greke duhet te ndertohen ne truallin shqiptar, nė funksion te greqizimit tė Shqiperise dhe te shqiptareve (ne emer te ndihmes humanitare, tregtrare, ekonomike dhe financiare per “zhvillimin ekonomiko-politik dhe demokratik” te Shqiperise? Edhe sa “omonia” terrorizuese, duhet te formohen dhe te veprojne lirshem ne destabilzimin e rendit dhe te qetesise ne Shqiperi?

Edhe sa janullatosa, duhet te importohen nga Greqia, ne menyre qe t’i shpallim “heronj” dhe “shpetimtare” tė “reformave” ekonomike, politike dhe demokratike ne Shqiperi?

Gjate dy dekadave te fundit te marredhenieve greko-shqiptare, asgje pozitive dhe te dobishme shqiptaret dhe Shqiepria nuk kane perfituar prej tyre, asgje, veē nenshtrimit dhe varesise se saj ne te gjitha aranzhmanet e zhvilluara me Greqine. Kjo nuk eshte aspak e ēuditshme, sepse rrethanat politiko-shoqerore kane ndryshuar, por shovinizmi grek, aspiratat dhe pretendimet shekullore te grekomedhnjeve dhe te Greqise heleniste ndaj territoreve shqiptare nuk kane pesuar asnje nuance metamorfoze. Ne kete sens, qe 20 vjet, ne “stilin demokratik evropian”, ka ardhur ne shprehje dhe, eshte bere edhe me agresive, me bizare, edhe me intensive arroganca dhe qendrimet e politikes kolonialiste dhe hegjemoniste zyrtare te Greqise, jo vetem ndaj injorimit dhe mohimit te problemit ekzistues te Ēamerise dhe te ēameve, por permes eksponenteve te saj te tipit Vasil Bollano, Janullatosi etj., po insiston ta perthithe edhe tere territorin e Shqiperise Jugore, duke perfshire edhe Korēen?!! Kete, nder te tjera, e provon edhe hapja e shkollave greke ne viset e territorit shqiptar, ku nuk ka asnje banor te minoritetit grek, sikur qe eshte dhe rasti i hapjes se shkolles greke ne zemer te Korēes shqiptare?!

Ēdo hamendje dhe vonese e qeverise shqiptare qe te mos i terheqe te gjithe emigrantet shqiptare nga Greqia, rendi, siguria e brendshme kombetare, si dhe marredheniet politike dhe diplomatike te Shqiperise me ate shtet fqinj, do te jene gjithnje me te brishta dhe, gjithnje me te nderlikuara, pavaresisht nga shtrirja e dores miqsore dhe paqesore e Shqiperise brenda dy dekadave te shkuara me Greqine.

Per fund: Nje pyetje e pashmangshme edhe per “demokratet” shqiptare, edhe per shovinistet barbare greke:- Derisa Enver Hoxha ishte gjalle e me fryme te mire kombetare dhe shteterore, shqiptaret dhe Shqiepria ishin te mbrojtur nga Greqia bizantine dhe fashiste. Atebote, greket nuk ndiheshin per se gjalli ne Greqi, e lere te shkelnin dhe te krijonin incidente ne kufi apo brenda territorit te Shqiperise sovrane.

Kjo eshte arsyeja kryesore, pse qe 20 vjet greket dhe Greqia po luajne me shqiptaret si “macja e miu”, sepse i ka lexuar mire “objektivat paresore-prioritare” te politikes dhe te diplomacise shqiptare, te cilat jane fokusuar vetem ne zhvillimin me ēdo kusht te kontakteve tregtare dhe ekonomike me Greqine, kurse mbrojtjen e rendit dhe te sigurise se brendshme dhe te jashtme te Shqiperise dhe te mbrojtjes se drejtave dhe lirive kombetare te shqiptareve, e ka lene ne “perkujdesin” dhe ne “meshiren” e politikes dhe te diplomacise se janullatoseve dhe te policise e te sigurimit te Greqise?!

Dhe, derisa te mos zgjidhet problemi kombetar dhe territorial i Ēamerise, grekerit, jo vetem se do t’i rrahin, torturojne ,burgosin dhe vrasin emigrantet shqiptare, por permes janulatosave dhe bollanove dhe “omonive” te tyre terroriste, do te bejne perpjekje maksimale, duke perdorur te gjitha mjetet barbarike, primitve, anticivilizuese, antinjerezore, antiligjore dhe antidemokratike qe ta shkepusin pjesen jugore te Shqiperise. Njeherazi, ky edhe eshte “misioni diplomatik” i Anastas Janullatosit ne Tirane, qe nje dite, se bashku me aleatet bizantine te grekeve fashiste, Shqiperine ta beje “Greqi te Madhe”.

Ja, ky eshte “motivi kryesor” pse Edi Rama (“nudisti francez”) dhe Sali Brisha ( zhvarrues i varrezave te deshmoreve dhe te heronjve te kombit dhe te Shqiperise Socialiste per hir te armiqve greke dhe te huaj) e dekoruan Anastas Janullatosin shovinist grek me titullin “Qytetar Nderi i Tiranes”(!?)

Motra dhe vellezer shqiptare, derisa ne krye te shtetit shqiptar jane mafiozet dhe derbederet, te cilet qe 20 vjet shtetin e kane shnderruar ne pronen e tyre private dhe, shtetasit i kanė shnderruar ne mall konsumi te pavlere( shtetin e kane zhveshur nga sovraniteti dhe nga mbrojtja e identitetit kombetar dhe shteteror), pse te mos na turperojne, pse te mos na rrahin dhe, pse te mos na vrasin armiqte barbare greke, kur ne nuk kemi kurrfare mbrojtjeje preventive as nga politika, as nga ligji e as nga demokracia konvencionale e Shqiperise.





________________________
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Opinione ] I verbėr, por jetėn e pėrcillte mė mirė se ata me sy (2008-10-06 11:53:22 nga admin4)
[ Opinione ] PAGAT ASTRONOMIKE TĖ “INSTITUCIONALISTĖVE” TĖ KOSOVĖS “SHTET” DHE SKANDALET E NJĖPASNJĖSHME “SHTETĖRORE” (2008-10-06 07:49:09 nga admin4)
[ Opinione ] SHQIPTARĖT E KOSOVĖS DHE TĖ TROJEVE SHQIPTARE NĖ ISH-JUGOSLLAVI KANĖ PATUR VETĖM DY RRUGĖ TĖ PĖRCAKTIMT TĖ TYRE: (2008-10-06 04:18:08 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Corriere: Shqiptaret e rinj te Italise (2008-10-06 00:10:29 nga admin2)
[ Opinione ] Kosova s’ka dėshmorė, dėshmorėt e UĒK-sė janė, dėshmorė tė Shqipėrisė (2008-10-05 11:39:55 nga admin1)
[ Opinione ] MACJA QĖ FSHIHET NĖ QOSHE, MUND TĖ KTHEHET NĖ LUAN (2008-10-04 05:53:10 nga admin4)
[ Kultura ] Anekdota: LOPA NUK E HA KASHTĖN! (2008-10-04 04:50:13 nga admin4)
[ Opinione ] Nė Himarėn e kapedanėve tė penės e tė dyfekut (2008-10-04 03:40:23 nga admin2)
[ Opinione ] NDARJA E KOSOVĖS DO TĖ SJELLĖ, JO VETĖM NDARJEN E SERBISĖ, POR EDHE NDARJEN E MALIT TĖ ZI, TĖ (2008-10-04 03:06:28 nga admin4)
[ Opinione ] Tentimi i ndarjes sė Kosovės e shpejton bashkimin e gjithė shqiptarėve (2008-10-03 15:39:27 nga admin4)
[ Intervista ] Pse nuk e pranova Berishėn nė grupin e mjekėve tė Enverit ... (2008-10-03 13:36:24 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster