| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Burgjet e gjykatave qė i vazhdojnė plumbat e policisė |
| Postuar mė datėn: 2007-05-13 07:26:37 nga admin1 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
Shkruan: Albin KURTI
Mė 10 shkurt tė kėtij viti, policia nuk e kishte sjellur tėrė atė armatim nė rrugėn Nėna Tereze pėr ta ekspozuar por pėr ta pėrdorur. Plani i tyre kriminal pati pasoja kriminale: u vranė Arben Xheladini dhe Mon Balaj (dėshmorėt mė tė rinj tė Kosovės), u plagosėn 82 demonstrues, 15 u arrestuan ndėrsa u rrahėn e lėnduan dhjetėra tė tjerė. Qė nga 10 shkurti i vitit 2007, UNMIK-u nuk ėshtė vetėm regjim antidemokratik dhe neokolonialist por edhe regjim terrorist. Vrasjet me paramendim tė civilėve dhe mbjellja e frikės dhe panikut nė masė janė dy karakteristikat themelore tė terrorizmit. Qė tė dyja kėto i kishte policia e UNMIK-ut me 10 shkurt.
Urdhėri politik ishte i Steven Schook-ut kurse urdhėri operativ i Steven Curtis. Steven Curtis dha dorėheqje nė mėnyrė qė Steven Schook tė mos jepte dorėheqje. Paraprakisht, Steven Schook e kishte njoftuar edhe Grupin Negociator, anėtarėt e tė cilit ishin pajtuar me planin e tij policor. Fatmir Rexhepi dha dorėheqje qė tė mos jepte Qeveria e Ksovės dorėheqje. Ndėrkaq, Sheremet Ahmeti nuk dha dorėheqje sepse UNMIK-u donte kėshtu. UNMIK-u mė lehtė e zėvendėson Steven Curtis sesa Sheremet Ahmetin nė tė cilin ka investuar shtatė vjet. Ndonėse Sheremet Ahmeti ishte vartės i Steven Curtis, ai ishte investim mė i madh dhe mė afatgjatė i UNMIK-ut se Steven Curtis.
Leja pėr vrasjen e demonstruesve me 10 shkurt u pasua me lejen pėr ikjen e vrasėsve. Tash, duke u pėrpjekur qė ta zbusin kėtė disi, burgimin tim e zėvendėsuan me arrest shtėpiak rigoroz. Duke qenė se regjimi nė Kosovė nuk po mundet tė ndikojė nė mua, ai do qė unė tė mos ndikoj nė Kosovė.
Vazhdimi i paraburgimit ėshtė vetė dėnimi. Burgjet e gjykatės janė vazhdimėsi e plumbave tė policisė. Edhe 30 ditė, edhe 60 ditė, edhe 30 ditė tė tjera, e kėshtu me radhė, tamam si natyra e UNMIK-ut. Gjykata asnjėherė nuk merrej me veprimet e mia nė tė kaluarėn por me spekulimet pėr veprimet e mia nė tė ardhmen. Jo me atė qė bėra por me atė qė mund tė bėj. Nuk merrej me veprimet e mia por me karakterin tim. E unė, merresha me karakterin e gjykatės qė ėshtė tėrėsisht politik. Pėr ta shpjeguar situatėn e tyre dhe atė tė Kosovės.
Pėr vazhdimet e rregullta dhe arbitrare tė paraburgimit i pėrdornin disa gjoja-arsyetime:
-Thanė qė nuk bėn tė mė lirojnė meqė unė do tė mund tė ikja nga Kosova. Sikur tė ishin tė bindur qė do tė ikja nga Kosova me siguri do tė mė lironin. Halli i tyre ėshtė se unė do tė mbetem nė Kosovė. -Thanė se do tė mund ta pėrsėrisja veprėn. Unė nuk jam fajtor pėr atė qė kam bėrė. Do tė isha fajtor sikur tė mos e bėja atė qė bėra.
Dhe, pėr shkak se nuk ka ndryshim rrethanash dhe sistemi, do tė jem fajtor pikėrisht nėse nuk e pėrsėris veprėn.
-Thanė se do tė mund ti frikėsoja dėshmitarėt. Janė dėshimtarėt ata qė janė tė frikshėm: policėt ndėrkombėtar tė 10 shkurtit qė janė ose vrasės ose bashkėpjesmarrės nė vrasje.
Unė nuk jam mbrojtur nė gjykatė por kam pėrfaqėsuar veten duke sulmuar UNMIK-un. Ahmet Hasolli nuk ėshtė avokat i imi siē po thuhet nėpėr media. Ai ėshtė caktuar nga gjykata. Pra, Ahmet Hasolli ėshtė zgjedhje e gjyqit, gjithnjė tė papranueshėm pėr mua, dhe jo zgjedhje e imja. Dokrrat e tij pėr kinse objektivitetin e gjykatės dėshmojnė se jo vetėm juridikisht por edhe praktikisht ai ėshtė avokat i gjykatės dhe jo imi.
Gjykatat e UNMIK-ut nuk udhėhiqen nga sundimi i ligjit por nga sundimtarėt e ligjit. Viktima tė tyre janė edhe shumė luftėtarė tė shquar tė UĒK-sė tė cilėt ata i mbajnė peng. Rasti mė skandaloz ėshtė ai i komandantit Naser Shatri i cili vuan dėnimin e shqiptuar 16 vjet mė parė nga gjykatat e Serbisė.
Unė skam nevojė dhe as respekt pėr drejtėsinė e kėtyre gjykatave politike. Gjykatat politike kanė nevojė pėr drejtėsi. Jam plotėsisht indiferent ndaj vendimeve tė gjykatės dhe nuk i pėrfilli ato. Gjykatat qė sjanė tė pavarura skanė se si tė jenė tė drejta. Pavarėsisht prej tyre dhe vendimeve tė tyre unė do tė vazhdoj aktivitetin politik nė Lėvizjen VETĖVENDOSJE! e cila ėshtė e vetmja opozitė e vėrtetė dhe e vetmja opozitė qė ka kuptim nė Kosovė. Aktualisht gjashtė aktivistė tė Lėvizjes sonė (Sali Zyba, Frashėr Krasniqi, Zgjim Hyseni, Arbnor Dehari, Hasan Hajdari dhe Blerim Maēastena) ndodhen nėpėr burgjet e UNMIK-ut. Ata janė vetėm njėri prej treguesve tė panumėrt tė shtypjes nė Kosovė.
Demonstruesi i cili me 10 shkurt u arrestua nga karabinierėt pėrderisa thėrriste VETĖVENDOSJE! ėshtė dėshmi se nė Kosovė ka liri tė shprehjes atėherė kur nuk thua VETĖVENDOSJE!. Dhe, se ka liri tė lėvizjes vetėm para televizorit pėr ti dėgjuar gėnjeshtrat e negociatorėve. Liria e lėvizjes vlen brenda nė shtėpi dhe jo nė rrugė. Mirėpo, mu nė rrugė ėshtė liria, liria qė duhet ta marrim.
|
|
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|