| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Mr.sci.Xhafer Syla: Fati i librit (recension) |
| Postuar mė datėn: 2006-11-03 13:01:55 nga Flori Bruqi :: Kategoria: Lajmet kryesore |
| » Opcionet për artikullin |
|
Shkencetari shqiptar nga Prishtina ,Magjister i shkencave z.Xhafer Syla, enkas per web faqen tone virtuale Dervina.com na solli shkrimin autorial te cilin po e botojme ne blog.
Falenderojme magjistrin Xhafer Syla per bashkepunim.
Flori Bruqi
Aleksandar Stipēeviq :Libri Fati i librit; Rijeka, 2000
Shkruan: Mr. Xhafėr SYLA
Njė pėrshkrim i shkurtėr : Aleksandar Sipēeviq, gjatė inagurimit
Fati i librit , ėshtė i ngjashėm me fatin e njėriut. Libri lind, jeton dhe vdes, ndėrsa gjatė jetės sė vet materiale, endogjene, pėrjetim ēaste tė gėzueshme dhe tė mallėngjyeshme, mu sikurse edhe vetė njeriu. Ai ėshtė i dashur, i kėrkuar, i ruajtur me xhelozi; ėshtė krenari e bibliotekarėve, gėzim i bibliofilėve; ėshtė miku mė i ngushtė i njeriut ngushėllim i tė vetmuarve, burim diturie dhe kėnaqėsie. Ėshtė njė instrument mė se i nevojshėm i punės shkencore dhe kusht i progresit njerėzor.
Pėr librin, thuhet se ėshtė memorie e njerėzimit si dhe memorie e disa popujve. Ėshtė edhe dhunti e Perėndisė dhe mjet pėr zgjerimin e besimit, ai mbron njeriu dhe kafshėt shtėpiake nga sėmundjet dhe shikimet dashakeqė; ėshtė mjet pėr nxitje idesh fisnike dhe mė pak fisnike. Libri ėshtė i shenjtė sepse e ka diktuar zoti, e nganjėherė atė e ka shkruar mu thėnė dhe e ka shkruar dhe na dėrguar njerėzve mbi Dheu. Nuk ka aso lavdėrimi qė do tė tingėllonte tej mase, kur flitet pėr librin. Gjithēka e rėndėsishme qė e ka krijuar njeriu, ka burimin nga libri; ēdo gjė me peshė qė ka ndodhur,ēėshtė menduar, ėshtė ndier, ėshtė shndėrruar nė libėr. Pos vetė njeriut, vėshtirė se mund tė pėrmendet ēfarėdo tjetėr, qė do tė ishte aq relevante nė historinė e botės dhe nė jetėn e pėrditshme, siē ėshtė libri, e po ashtu ėshtė e pamundshme tė na kujtohet ndonjė sajim tjetėr i mendjes njerėzore, qė mund tė lidhet aq pandashėm me baftin e njeriut . |
|
Por, sa ėshtė jeta e njeriut plot vėshtirėsish dhe hidhėrimesh, aq ėshtė edhe jeta e librit prej lindjes deri nė mort, e edhe para lindjes dhe pas vdekjes fizike, librin e urrejnė, ndjekin, ndalojnė, djegin, gjykojnė, pushkatojnė, presin nė copa dhe e bluajnė nė fabrikat e letrave.
Pėr shumė ideologji, religjione, regjime, interesa shtetėrore dhe private, libri ėshtė mė i rrezikshėm se sa tyta e pushkės, se sa mortaja dhe lufta, sa tėrmeti dhe zjarri. Ajo qė e bėn librin tė rrezikshėm nė mėnyrė tė veēantė ėshtė se mund tė lexohet dhe te zhduket sėrish, brenda katėr muresh , larg syve tė policisė, po edhe syve tė miqve dhe fqinjėve .
Ky lexim i fshehtė e nxitė njeriu pėr tė pėrsiatur, pėr tė nxjerrė rezyme, e cytė pėr mendime revolucionare e pastaj dhe pėr aksion. Ndaj, urrejtja ndaj librit, ėshtė e barabartė me vetė mėrinė, qė e ndien njeriu ndaj njeriut.
Nė kėtė libėr nuk kemi mundur ta tregojmė ēdo gjė tė mirė dhe te keqe, qė i ngjan librit nė shoqėri. Do tė ishte ky njė tregim tejet i gjatė, pa fund dhe jo prore interesante pėr ata qė nuk merren profesionalisht me sociologjinė e librit.
Zaten, edhe vetė lexuesi do tė hetojė sė shpejti, se ky tekst, nuk u dedikohet eksperteve, porse publikut tė gjerė lexues, dhe pėr ketė arsye nė tė gjenden veten ata kapituj, qė mund ti interesojnė kėtij publiku.
Ndėrkaq, lexuesit. qė do ti stimulojė kėrshėria tė zgjerojnė dhe thellojnė dituritė e veta pėr temat e shtjelluara veē e veē, do tė gjejnė nė fund tė librit regjistrin e literaturės mė profesionale dhe shkencore.
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|