DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» SFIDA E SIGURISĖ PĖRBALLĖ PROCESIT NEGOCIATOR DHE ATIJ TĖ ZGJEDHJEVE
Postuar mė datėn: 2007-10-02 12:40:00 nga admin1 :: Kategoria: Lajmet kryesore

Albana Isufi


Paralajmėrimi i protestave tė studentėve tė Universitetit tė Prishtinės pėr pėrshpejtimin e procesit tė statusit tė Kosovės, si dhe ardhja e pjesėtarėve tė Gardės sė Car Llazarit pėr tė protestuar nė veri gjatė kėtij muaji, konsiderohen nga autoritetet e rendit ndėr sfidat e para qė mund tė prekin sigurinė, gjatė procesit tė dyfishtė nėpėr tė cilin po kalon Kosova - procesit negociator dhe atij tė zgjedhjeve. Zėvendėskomisari i policisė, Reshat Maliqi, thotė se aktualisht kėto janė preokupimet e policisė, pėrderisa paralajmėron se as kėsaj here nuk do tė lejohen tė hyjnė nė Kosovė pjesėtarėt e organizatės sė Gardės sė Car Llazarit, organizatė kjo e shpallur nga PSSP si ilegale. “Organizata tė tilla nuk janė tė mirėseardhura nė Kosovė. Do tė thotė, do tė bėjmė pėrpjekje qė mos t’i lejojmė ata tė vijnė nė Kosovė dhe tė nxisin ndonjė urrejtje apo konflikt eventual. Ata do t’i ndalim nė kufijtė e Kosovės dhe nuk do tė kenė mundėsi qė tė hyjnė nė territor tė Kosovės, sepse si tė tillė nuk janė tė mirėseardhur”, tha Maliqi. Ekspertė tė sigurisė kanė tėrhequr vėrejtjen, tashmė disa herė, se mbajtja e zgjedhjeve nė kohėn kur ėshtė duke u zhvilluar procesi negociator, do tė jetė sfidė shumė e madhe pėr sigurinė. Megjithatė, kėshilltari nė Ministrinė e Rendit, Burim Ramadani, thotė se autoritetet e rendit kanė hartuar planet se si tė menaxhohet situata e sigurisė gjatė kėsaj kohe. “SHPK-ja, policia e UNMIK-ut dhe KFOR-i kanė hartuar plane pėrkatėse pėr t’u ballafaquar me tė gjitha situatat e mundshme qė mund tė ndodhin nė lidhje me sigurinė”, theksoi Ramadani. Liderėt kosovarė kanė deklaruar tashmė se nėse pas pėrfundimit tė procesit negociator, mė 10 dhjetor, nuk do tė ketė zgjidhje tė statusit pėrmes OKB-sė, do tė shpallin pavarėsinė nė mėnyrė tė njėanshme. Por, nėse kjo gjė ndodh, serbėt kanė thėnė se do ta shkėpusin veriun e Kosovės. Zėvendėskomisari i policisė pėr operativė, Reshat Maliqi, thotė se kėto paralajmėrime janė duke u marrė parasysh dhe policia do tė veprojė varėsisht nga rrethanat e krijuara. “Ne do tė sillemi konform situatės qė mund tė krijohet nė raste tė tilla dhe ne kemi filluar tė pėrgatisim plane tė ndryshme, me skenarė tė llojllojshėm, qė ta kemi situatėn nėn kontroll dhe ta menaxhojmė situatėn nė aspektin e sigurisė edhe nė atė pjesė tė Kosovės. Nėse vjen deri te ndonjė eksod i organizuar, apo te ndonjė protestė, apo nėse ata kėrcėnojnė se do tė shpallet si territor i veēantė, apo autonomi qė nuk ėshtė konform rezolutės qė mund tė miratohet, atėherė ne do tė bėjmė pėrpjekje qė ta mbajmė rendin atje dhe tė ngremė praninė dhe vigjilencėn, edhe tė policėve, edhe tė forcave tjera tė sigurisė”, u shpreh Maliqi. Ndryshe, ai thotė se SHPK-ja, nė bashkėpunim me OSBE-nė, ėshtė duke punuar nė vlerėsimin e rrezikshmėrisė sė zonave, ku do tė mbahen zgjedhjet, me qėllim qė tė ketė pėrforcim me trupa shtesė nė kohėn e duhur.

---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Kultura ] Sevasti Qiriazi, sfida me Stambollin pėr Shkollėn e Vashave (2008-07-08 13:29:07 nga admin1)
[ Opinione ] Shtohen sfidat e prioritetit pėr zhvillim ekonomik, apo nuk janė as sfida e as prioritet? (2008-05-30 09:00:22 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Ekonomia e Kosoves perballe sfidave pas pavaresise (2008-05-02 12:19:22 nga admin4)
[ Opinione ] Zgjedhjet e sivjetme nė Serbi , sfida dhe dilema (2008-04-04 20:41:42 nga admin1)
[ Kultura ] KRIJIMTARIA ARTISTIKE PĖRBALL SFIDAVE TĖ REJA (2008-03-31 13:45:03 nga admin4)
[ Kultura ] Sfida e interpretimit letrar (2008-02-14 16:19:15 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] SFIDA (2008-02-09 04:36:47 nga admin4)
[ Opinione ] SFIDAT E EKONOMISĖ KOSOVARE (2007-11-06 15:54:41 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] NEGOCIATAT FILLOJNĖ SOT: Kosova ėshtė sfida mė e madhe e Evropės (2007-09-12 11:29:06 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Amado: Statusi i Kosovės sfida mė e madhe pėr BE nė (2007-09-08 04:52:21 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Davoren:Forca e re amerikane e KFOR-it do tė pėrballojė sfidat e sigurisė nė Kosovė (2007-08-27 06:31:03 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster