DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Vdekja e akademik Musa Haxhiut humbje e madhe pėr shkencėn
Postuar mė datėn: 2007-09-18 09:07:22 nga admin4 :: Kategoria: Lajmet kryesore

Dje nė Klivlend tė SHBA, nė moshėn 68-vjeēare ndėrroi jetė akademik Musa Haxhiu. I ndjeri ka qenė profesor nė Fakultetin e Mjekėsisė tė Universitetit tė Prishtinės. Gjatė viteve 90-tė ka qenė kryetar i Akademisė sė Shkencave dhe tė Arteve tė Kosovės. Ndėrkaq, 15 vitet e fundit ka punuar ne Klivlend dhe nė Uashington, nė fushėn e hulumtimeve mjekėsore. Sot nė Akademinė e Shkencave dhe Arteve dhe nė Fakultetin e Mjekėsisė u mbajtėn mbledhje pėrkujtimore.
Kolegėt e profesor Haxhiut thanė se vdekja e parakohshme e tij ėshtė humbje e madhe pėr Kosovėn dhe shkencėn nė pėrgjithėsi. Akademik Haxhiu ndėrroi jetė dje nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Ai njihet pėr hulumtimet shkencore tė botuara nėpėr organet me prestigjioze tė shkencave mjekėsore nė botė.
Akademik Musa Haxhiu ishte njėri ndėr shkencėtarėt mė tė shquar qė ka dhėnė mjekėsia e Kosovės nė tėrė periudhėn nga vitet 60 –ta. Ai njė jetė tė tėrė ia kushtoi vetėm shkencės dhe hulumtimit shkencorė. Akademik Haxhiu ishte jo vetėm mjek i cilėsisė mė tė lartė qė ka pasur Kosova, por nė radhė tė parė shkencėtar i mirėfilltė. Kryetari i Akademisė sė Shkencave dhe Arteve tė Kosovės, akademik Rexhep Ismajli, nė mbledhjen komemorative tha se me studimet e tij, profesor Haxhiu ka bėrė emėr tė ēmuar dhe tė respektuar nė fushėn e shkencės.“Vdekja e parakohshme e akademik Musa Haxhiut ėshtė njė humbje e madhe pėr shkencėn e Kosovės, pėr shkencėn shqiptare dhe pėr shkencėn nė tėrėsi. ASHAK dhe shkenca nė Kosovė, shkencat biomjeksore nė radhė tė parė, humbėn shkencėtarin e shquar dhe njė nga pikat e referencės nė kėtė drejtim”, tha Ismajli. Akademik Musa Haxhiun e pėrkujtuan sot edhe profesorėt dhe studentėt e Universitetit tė Prishtinė. Rektori Enver Hasani tha se profesor Musaja punoi nė Universitetin e Prishtinės me pėrkushtimin mė tė madh, ndėrkaq puna intelektuale e tij ėshtė shenjė e pėrgjegjėsisė qytetare. kademik Musa Haxhiu u lind nė Pejė nė vitin 1939. Studimet i pėrfundoi nė Universitetin e Beogradit. Ai punoi si profesor dhe dekan nė fakultetin e Mjekėsisė nė Prishtinė. Nė vitin 1990 profesor Haxhiu u zgjodh kryetar i Akademisė sė Shkencave dhe Arteve tė Kosovės. Pėr vite tė tėra ishte i ftuar si profesor nė shumė universitete tė ndryshme evropiane ndėrsa veprimtarinė e vet shkencore e zhvilloi kryesisht nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės.

18.09.2007
rtk
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Opinione ] VDEKJA E PANĖNSHKRUAR! (2008-10-29 16:53:18 nga admin1)
[ Kultura ] VDEKJA NE SHKRIMET E VIGANIT TE KOMBIT JUSUF GERVALLA (2008-10-02 11:17:39 nga admin4)
[ Kultura ] Nė vend tė njė analize shkencore:Njė shekull iku nga vdekja e enciklopedisė shqiptare (2007-08-27 17:30:27 nga admin1)
[ Kultura ] Mbushen sot 71-vjet nga vdekja e poetit spanjoll Federico Garcia Lorca (2007-08-19 04:02:25 nga admin4)
[ Opinione ] VDEKJA E PADUKSHME I KANOSET KOSOVĖS (2007-04-12 15:05:34 nga admin1)
[ Kultura ] Halil Ibrahimi*:Vdekja na vjen prej Kadaresė sė tillė! (2006-11-16 00:18:40 nga Flori Bruqi)
[ Kultura ] Romani “Gjarpinjtė…” e Demaēit mbushin 50 vjet (2008-11-21 01:33:18 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Nė Manastir u pėrurua Shtėpia e Kongresit tė Alfabetit (2008-11-21 00:38:02 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] Berisha:Buxheti i vitit 2009 prej 5 miliardė dollarė ėshtė historik (2008-11-21 00:35:31 nga admin2)
[ Opinione ] Nga Kosova Lindore nuk kemi kurrfarė lajmi se ēfarė nė fakt po ndodhė atje! (2008-11-20 15:19:08 nga admin4)
[ Opinione ] Tash e ka fjalėn Baba! (2008-11-20 15:12:50 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster