DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» “ALBANICA” promovon dy vepra me rastin e 130-vjetorit tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit
Postuar mė datėn: 2008-06-08 13:55:42 nga admin4 :: Kategoria: Lajmet kryesore


Sot, me fillim nė orėn 18:00, nė American School of Kosova, (Pallati i Rinisė), nė Prishtinė, me rastin e 130-vjetorit tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, promovohen dy vepra tė rėndėsishme tė historiografisė dhe kulturės sonė kombėtare, tė botuara nga “Albanica”, nė bashkėpunim me dy institucione tė shkencės sonė, Institutin e Historisė nė Tiranė dhe Muzeun Historik Kombėtar, Tiranė.
Vepra e parė, Lidhja Shqiptare e Prizrenit nė dokumentet austro-hungareze, 1878 Vėllimi I, qė botohet nė bashkėpunim me ekspertė tė Institutit tė Historisė tė Tiranės, Beqir Meta, Ferit Duka, Marenglen Verli etj., paraqet dokumente tė rėndėsishme austro-hungareze lidhur me ngjarjet qė i paraprijnė themelimit tė Lidhjes, konsolidimit dhe veprimeve politike dhe ushtarake tė saj pėr mbrojtjen e tėrėsisė tokėsore tė atdheut tonė.

Vepra pėrfshin 248 dokumente, kryesish raporte tė konsujve tė Vjenės, tė cilėt ishin me detyrė nė qytetet e ndryshme shqiptare gjatė zhvillimit tė kėtyre ngjarjeve tė bujshme, qė ndodhėn pas Paktit tė Shėn Stefanit dhe Kongresit tė Berlinit.
Rėndėsia e kėtij vėllimi tė parė, pos tjerash, ėshtė se do tė pasohet edhe me disa vėllime tė tjera dokumentesh tė kėtij burimi, duke plotėsuar kėsisoj mungesėn e dokumenteve tė tilla tė rėndėsishme pėr hartimin e historisė sonė kombėtare.

Po kėshtu, pjesė e kėtij promovimi ėshtė edhe vepra e veēantė Skėnderbeu nė shtypin e Rilindjes Kombėtare (1880-1912), e autores Liljana Verdho. Vepra, po ashtu, botohet me rastin e 130-vjetorit tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit dhe ėshtė fryt i bashkėpunimit nė mes tė Muzeut Historik Kombėtar, Tiranė dhe Kompanisė sonė mediale, gjegjėsisht Revistės “Albanica”.

Veprės i paraprin njė studim i gjatė i autores dhe bashkėngjitur bibliografia e publicistikės shqiptare me temėn e Skėnderbeut, 1880-1912. E quajmė vepėr tė rėndėsishme pėr faktin se Gjergj Kastrioti-Skėnderbeu ishte kryeprotagonisti shpirtėror i mbarė lėvizjes kulturore, politike e ushtarake tė kėsaj periudhe.

Siē konkludon autorja nė hyrje tė veprės, shtypi kombėtar i ka kushtuar vėmendje tė veēantė figurės sė Skėnderbeut, virtyteve tė tij, personalitetit tė Heroit tonė Kombėtar si burrė shteti, si strateg ushtarak i shquar dhe si organizator shumė i aftė dhe i rrallė i jetės shoqėrore e politike tė shqiptarėve.

Pėr veprat referojnė autorėt, ekspertėt dhe botuesit.

RTK
08 qershor 2008
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Lajmet kryesore ] Kosova promovon investimet ne Forumin e Alpbach-ut (2007-09-01 06:55:25 nga admin4)
[ Histori ] ABDYL KRASNIQI- FRYMĖZUES BREZASH (2008-09-06 16:03:56 nga admin1)
[ Histori ] ABDYL KRASNIQI- FRYMĖZUES BREZASH (2008-09-05 18:03:23 nga admin1)
[ Opinione ] POSEDIMI I DY NĖNĖSHTETĖSIVE (2008-08-25 09:00:16 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Hyseni: Njė shtet i Amerikės Latine brenda dy dite do ta njohė Kosovėn (2008-08-02 05:54:15 nga admin1)
[ Opinione ] DY SENATE QĖ DESHĖN TA VARROSIN PAVDEKĖKSINĖ (2008-07-31 15:09:39 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Dy shpėrthime nė Stamboll lėnė tė paktėn 15 tė vrarė dhe 150 tė plagosur (2008-07-28 01:12:18 nga admin2)
[ Opinione ] Dy Opinione nga - Luljeta Hetemi (2008-07-23 12:26:35 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Qeveria amerikane ndėrhyn pėr tė shpėtuar dy kompani huadhėnėse (2008-07-16 02:52:42 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] Pritje dhe dyshime nga Qeveria e re e Serbisė (2008-07-10 01:54:16 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] UNMIK-u pėrdor standarde tė dyfishta nė veri tė Mitrovicės (2008-07-03 01:22:47 nga admin2)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster