DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Kim Filbi, pikėpyetja e madhe
Postuar mė datėn: 2006-12-11 04:37:21 nga Flori Bruqi :: Kategoria: Histori
Kim Filbi, pikėpyetja e madhe



Kim Philby ishte shumė i respektuar, ashtu sikurse gjithė kolegėt e tij. Por, si edhe disa tė tjerė, ai e tradhtoi vendin e tij. Duke hulumtuar nė arkivat e shėrbimeve sekrete britanike pėr tė shkruar romanin e tij thriller, William Boyd, pėrveē tė tjerash pėrpiqet t’i japė njė pėrgjigje pyetjes se pse njė anglez kaq i privilegjuar, e mbylli jetėn si agjenti mė i suksesshėm nė shėrbim tė sovjetikėve, duke marrė nė botėn tjetėr damkėn e tradhtarit tė vendit tė tij Kim Filbi, pikėpyetja e madhe
Nga Armand Plaka
"Shėrbim inteligjent shumė i kufizuar nė mundėsi... e madje nė disa aspekte shumė naiv, disa prej agjentėve tė tij janė vėrtet budallenj".
Ky ishte dhe opinioni i njė rekruti tė ri pėr kolegėt tij nė shėrbimin sekret britanik nė fillimet e Luftės sė Dytė. Ai vazhdoi tė thoshte pa u kursyer: "Aty kishte xhentėlmenė tė rinj metropolitanė, arsimi i tė cilėve kishte qenė i shtrenjtė mė shumė se sa i thellė, dhe tė cilėt ishin rekrutuar nė baret e “White's and Boodles”, e atje ishte dhe njė ish-polic indian... Nuk shquhej pėr ndonjė klas tė veēantė nė dhėnien e ideve. Paraardhėsi pak kishte dėgjuar tė flitej pėr tė; ndėrsa pasardhėsi i tij i shihte ata mė shumė si subversivė". Unė shpenzova shumė muaj nga koha ime vitin qė shkoi pėr tė shkruar romanin tim me titull “Restless - the story of a young woman” (nė shqip: Nuk gjen qetėsi – historia e njė gruaje tė re), duke punuar e gėrmuar shumė nė sirtarėt e arkivat e “biznesit” tė spiunazhit britanik – dhe gjeta disa analiza apo mendime qė ēojnė ujė nė zbėrthimin e kėsaj ideje.
Jo mė shumė sepse organizimi qė ai pohon aty ishte i dobėt, por sepse kanė ekzistuar tė paktėn pesė agjentė tė dyfishtė britanikė nė shėrbim tė sovjetikėve. Emrat e tyre janė: Guy Burgess, Donald Maclean, John Cairncross, Anthony Blunt dhe superagjenti i famshmi Kim Philby, ngjitja e tė cilit nė shkallėt e hierarkisė sė shėrbimeve tė fshehta britanike rezultoi nė dhėnien si detyrė pėr tė, organizimi i operacioneve mė tė rėndėsishme tė pasluftės, pra mbiquajtjen e tij si personi "C".
Duhet tė ketė qenė me tė vėrtetė njė sukses mė se i madh pėr Moskėn tė arrinte tė rekrutonte pėr llogari tė saj emra tė tillė kaq tė rėndėsishėm brenda radhėve tė shėrbimeve tė fshehta britanike. Dhe kjo deri diku u arrit nė mėnyrė tė pėrsosur pėr ta. Nė rrėfimet e pėrsiatjet e tij, autori i librit, William Boyd, thotė: Gjatė kohės qė po merresha me mbledhjen e fakteve e po shkruaja romanin tim, u bėra kurioz mbi kėtė fenomen qė kishte ndodhur me agjentėt e dyfishtė britanikė dhe kėrkoja tė gjeja arsye, se ēfarė i bashkonte ata, pėrveēse tradhtisė qė kryen ndaj atdheut. Tė gjithė u pėrkisnin shtresave tė mesme, apo tė larta tė mesme, ishin tė gjithė tė mirarsimuar me karriera solide profesionale e “tė situra” nė institucionet mė tė larta tė shtetit. Ata ishin anėtarė tė njė "establishment"-i e nė ēdo ēėshtje, kurrikula e tyre, vlera e tyre madhore, fjalimet e tyre, klubet qė frekuentonin, veshjet, koha e lirė qė kalonin dhe kėnaqėsitė e pafundme, tė bėnin tė mendoje se kjo nuk mund tė ndodhte kurrė.
Nuk kishte asgjė nė dukje, nė sipėrfaqe, qė tė bėnte tė besoje se ata ishin ndryshe nga mijėra tė tjerė tė privilegjuar nė shoqėri, tė arsimuar nė “Oxford” e “Chambridge”, qė punonin nė zyrat e “Foreign Office”, apo nė shėrbimet diplomatike nėpėr botė e seksionet e BBC-sė. E megjithatė, disa prej tyre parapėlqyen me ndėrgjegje tė bėheshin agjentė nė shėrbim tė tė tjerėve e tė tradhtonin kėshtu atdheun e tyre, Mbretėrinė Britanike. Mund tė jepet edhe ndonjė arsye pėr tė besuar se nė vitet ’30-tė, kur hasen rekrutimet e para tė tyre pėr llogari tė sovjetikėve, apeli ideologjik i komunizmit prezantonte asokohe tė vetmen alternativė kundėr atij qė dukej se tashmė kishte marrė revanshin nė Evropė: fashizmit. Akoma mė shumė, shton autori, unė kam vėnė re gjatė studimeve tė mia se dyjėzimi i kėtyre njerėzve erdhi edhe si pasojė e dėshtimeve tė misioneve tė tyre e rėnies nė dėshpėrim, duke u ndeshur e akuzuar edhe pėr paaftėsi nga eprorėt e tyre (pėrjashto Filbin) – unė nisa tė ndjej se zelli ideologjik, thjesht nuk mund t’i shpjegojė dot gjithė ato vite tė tyre nė njė jetė tė dyfishtė e plot dubiozitet fatal. Duhet tė ketė pasur ndonjė tjetėr motiv, jo thjesht “tėrheqja nga komunizmi” – e sidomos pas shokut shkatėrrimtar tė paktit sovjeto-nazist tė 1939. Sapo Stalini dhe Hitleri u bėnė aleatė, vetėm mendjet mė perverse asokohe mund tė besonin tashmė se kishte njė armik tė vetėm e tė vėrtetė, pra fashizmi.
Tashmė e tutje armik ishte dhe Bashkimi Sovjetik. Torturat e mendimeve tė dyfishta nė Partinė Komuniste Britanike (CPGB) hasen nė dy kahje nė kėtė aspekt. “The Daily Worker”, gazeta e partisė sė tyre, ka qenė mė se pacifiste dhe antinaziste, porse pas paktit tė 1939 u shua mė pas thuajse i gjithė ai vrull kriticizmi ndaj Hitlerit nė atė gazetė. Pastaj, kur Hitleri pushtoi Rusinė nė qershor tė vitit 1941, CPGB-ja u bė kėshtu sėrish antinaziste. Asnjė person i shėrbimeve inteligjente nuk mund ta merrte njė politikė tė tillė tė kthimit nga njė agjent i njė vendi nė njė tjetėr, dhe aq seriozisht. Aq mė shumė qė kėta “tradhtarė britanikė” jetuan nė njė shoqėri ku lulėzonte demokracia dhe secili prej tyre pėrfitoi nga privilegjet e ofruara pėr elitėn e tyre tė mirarsimuar. Ata nuk ishin tė detyruar apo tė lutur ta bėnin njė gjė tė tillė, dhe as viktima tė represionit tė korrupsionit shtetėror, as nuk kishin hasur nė pengesa nė plotėsimin e ambicieve tė tyre, tė bllokuar nė ēdo hap tė tyrin – kėshtu qė pėrse zgjodhėn tė tradhtonin atėherė? Rasti i Kim Filbit ėshtė ndoshta mė interesanti prej tyre. Filbi ishte njė njeri si gjithė tė tjerėt nė aspektin thjesht human, dhe shumė i aftė nė aspektin profesional e qė gėzonte kėsisoj respektin e tė gjithėve – kompetent dhe i zellshėm, i dekoruar pas luftės – dhe njė koleg e shok pune i sjellshėm e i shoqėrueshėm. E shoqja e tij e shihte atė si "njė bashkėshort tė shkėlqyer" dhe e klasifikonte martesėn e tyre si "perfekte". Ai kishte bėrė karrierė nė shtresat mė tė larta hierarkike tė shėrbimeve sekrete britanike brenda 10 viteve, mes viteve 1941-1951, pa bėrė kėshtu tė hidhej as edhe njė hije sado e vogėl dyshimi pėr veprimtarinė e tij nė shėrbim tė sovjetikėve. Hugh Trevor-Roper (autori i gjykimit me pasoja ndaj kolegėve tė tij tė pėrmendur mė lart), e njohu Filbin gjatė viteve tė luftės dhe e pėrshkruante atė si "njė person i jashtėzakonshėm: i jashtėzakonshėm pėr nga virtytet, pėr inteligjencėn e shfaqur, i sofistikuar e madje, edhe realist". Nė 1951, pas fluturimit tė Burgess dhe Maclean drejt Moskės, Filbi ishte i detyruar tė hiqte dorė nga puna nė shėrbimin e fshehtė, nga keqardhja pėr kolegėt e tij, pasi ai kishte qenė shok i ngushtė me Burgess, njė shoqėri kjo qė ai refuzoi t’i jepte fund. Madje ai shihej si njė simbol i pėrkushtimit e i besnikėrisė shoqėrore. Nuk u ngrit pėr tė protestuar kundėr gjykimit, dhe mė pas ai u rifut nė shėrbimin e fshehtė pas disa vitesh, nė njė rol mė tė vogėl (nė Bejrut) para se pėrfundimisht tė arratisej drejt Moskės nė vitin 1963 – me shumė gjasa sepse njė agjent sovjetik ishte shumė pranė zbulimit tė identitetit tė tij tė vėrtetė. Askush nuk e dinte realisht se pėr sa vdekje, tortura e burgosje ishte pėrgjegjės Filbi. Numri i tyre, me shumė gjasa, shkonte nė qindra. Pėr shembull, agjentėt britanikė dhe korrierėt e dėrguar nė Shqipėri e Ukrainė pėr tė organizuar kryengritje e revolucione anti-komuniste pas luftės, u dekonspiruan e u kapėn tė gjithė, e si rrjedhojė u ekzekutuan falė paralajmėrimeve e sinjaleve qė vinin nga Filbi. Nė Uashington, nė fund tė viteve 1940, ai ua kaloi tė gjitha materialet sekrete qė kalonin nė tavolinėn e tij tė punės rusėve – analizat mė tė dobishme mbi kapacitetet nukleare tė Amerikės. Dikush mund tė argumentojė se informacionet e Filbit ishin instrumentalizuar nė dhėnien zjarr tė Luftės sė Koresė e krizėn e raketave nė Kubė. Ai ishte njė agjent i dyfishtė ekstremisht efektiv e i rėndėsishėm. Trevor-Roper ishte vėrtet i habitur (aq i habitur isha…) kur kuptoi se duhej ta rikonsideronte karakterin e Filbit e tė pėrpiqej kėsisoj tė luftonte tashmė me faktin se shoku i tij kishte qenė njė tradhtar. Ai shkroi njė seri artikujsh nė vitet ’60-tė, pas largimit pėrfundimtar tė Filbit drejt Moskės, duke e analizuar thellė kėtė ēėshtje. Si mund tė shndėrrohej njė njeri si Filbi nė njė tradhtar kaq tė suksesshėm? Si i kishte besuar atij ēdokush qė takohej pėrgjatė kėtyre viteve? Si mund tė ishte ai kaq besnik ndaj njė shteti kaq brutal e tiranik si Rusia e Stalinit? Duke kėrkuar pėrgjigje ndaj kėtyre pikėpyetjeve, Trevor-Roper pėrpunoi njė tezė qė ka gėzuar nė fakt shumė rezonancė e qė lidhej me idenė se komunizmi kishte krijuar te Filbi njė formė tė "vdekjes apo mpirjes sė trurit", qė ai "e kishte pirė nga grali i droguar me ide tė sėmura i njė kishe sekrete". Unė thjesht nuk e gėlltis tė gjithė kėtė, pasi pėr mė tepėr, Filbi nuk ishte i vetėm, thekson autori i botimit mė tė fundit nė Britaninė e Madhe qė merret me ēėshtjen “Philby & Co”. A jemi ne tė gatshėm tė pranojmė se katėr tradhtarėt (agjentėt e dyfishtė) e tjerė britanikė, kishin gėlltitur gjithashtu racione nga "ky gral me drogė" dhe e kishin toleruar kėtė tė ashtuquajtur "vdekje e mendjes” (death of the mind)? Ndoshta vetėm njėri prej tyre kishte mundur, por sigurisht jo tė pestė. Unė mendoj se pėrgjigjet pėr kėtė ēėshtje tė veēantė shtetėrore britanike gjenden diku gjetkė. Duke kėrkuar shpjegim, unė krijova nė romanin tim njė stil tradhtari tė Filbit, por njė njeri qė nuk ekspozohet kurrė si Filbi, dhe duke vepruar kėshtu, mua mė duhej tė konsideroja tė gjitha arsyet se pėrse njė karakter kaq pozitiv e i ndihur nga fati nė vendin e tij tė lindjes, do tė pėrpiqej me kaq zell ta tradhtonte atė. Aty, mė duket mua, thekson autori William Boyd, gjenden dy arsye tė diskutueshme qė e shpjegojnė sjelljen e kėtyre tradhtarėve britanikė dhe nė veēanti atė tė Filbit. E para mund tė pėrmblidhet nė sentencėn e famshme: "Nėse ke qenė njė herė spiun, mbetesh gjithmonė i tillė". Edhe nėse zelli ideologjik tė merr me vete e tė shndėrron nė njė agjent tė dyfishtė, do tė ishte shumė e vėshtirė kur ai zell vdes, apo kur zėvendėsohet me njė vizion mė tė qartė, mė pragmatist, qė tė shtyn tė dalėsh prej tij. Jo vetėm se kjo ėshtė njė ēėshtje e potencialit tė skalitur fort nė mendje (ėshtė shumė e vėshtirė tė dorėzohesh si tradhtar) por mė pas bėhet, me fjalė tė tjera, le tė themi “njė zakon i mendjes“, njė jetė e dyfishtė qė duket mė se natyrale pėr tė drejtuar nė jetė njė njeri. Ka shumė arsye se pse njerėzit tradhtojnė vendin e tyre. Njėra mund tė jetė hakmarrja, apo njė nėnkategori qė ka lidhje me hakmarrjen e qė mė saktė quhet "urrejtje". Tradhtia e ndėrgjegjshme e vendit tėnd do tė thotė njė lloj urrejtje pėr vendin tėnd dhe nė shembullin e dhėnė nga Blunt, ne mund tė pėrftojmė njė ide mė tė saktė mbi karrierėn e jashtėzakonshme e personalitetin e Kim Filbit. Filbi vetė kur u intervistua nga njė gazetė britanike pas largimit tė tij nė Moskė nė 1963, tha se ai e shihte veten si njė "anglez i pakthyeshėm e i plotė dhe se Anglia ishte njė vend i mrekullueshėm". I pyetur se pse ai pra tradhtoi kėtė vend tė mrekullueshėm, ai tha se i pėrmbahej idesė sė njė "pėrbuzjeje humane" pėr "disa fenomene tė pėrkohshme qė e penguan Anglinė tė ishte vetvetja". Ky ėshtė dhe pohimi themelor qė shpjegon edhe tradhtinė ndaj vendit tė vet tė Filbit, dhe pėr mė shumė pėrdorimin e termit "Anglia" dhe "anglez", i cili ėshtė shumė i hasur – gjuha e mosreflektimit pėr sistemin. Kėtu gjendet edhe lidhja me lėkundjen e lėvizjen plot kėmbėngulje, tė suksesshme e tė papritur tė Filbit. Ai e quan atė "pėrbuzje humane", por unė mendoj se "pėrbuzja" do tė ishte mė e pėrshtatshme. Me vetėsigurinė e tij “tė panjollosur”, ai i sheh pasurinė e shenjtėrimin e botės nė tė cilėn ai u lind (le tė kujtojmė pra dhe njė herė gjykimin e rreptė qė i bėri dikur edhe Trevor-Roper, eprorėve e miqve tė tij) dhe zbulon se ai (Filbi) nuk ndjente asgjė pėrveē pėrbuzjes tashmė pėr tė. Nė tė tilla rrethana, ndonjėherė ėshtė shumė mė e lehtė ta urresh vendin tėnd, se sa ta dashurosh atė. Se ēfarė bėri njė njeri me emrin Kim Filbi (Kim Philby) nė njė situatė tė tillė, kur ndodhej aty pranė e ndjente njė ndjenjė pėrbuzjeje nė rritje? Ēfarė opsionesh ekzistojnė? Shfrytėzim deri nė pikėn e fundit, refuzim, dorėzim, njė formė largimi, arratie apo dhe tradhtie? Filbi dhe shokėt e tij tė privilegjuar tradhtarė e bėnė megjithatė vetė zgjidhjen e tyre asokohe.
Romani i ri i William Boyd, “Restless” ( nė shqip: “Nuk gjen qetėsi”), ėshtė publikuar gjatė kėtij muaji nė Britaninė e Madhe dhe kushton £17,99.
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Opinione ] Tentimi i ndarjes sė Kosovės e shpejton bashkimin e gjithė shqiptarėve (2008-10-03 15:39:27 nga admin4)
[ Kultura ] Kush ka frikė nga rishikimi i historisė sė letėrsisė shqipe? (2008-09-19 08:33:43 nga admin4)
[ Opinione ] Berisha prap kunder bashkimit Kombetar (2008-09-16 14:10:26 nga admin4)
[ Opinione ] PASOJAT E BIZNESIT ME HELME KIMIKE (2008-09-09 13:04:39 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Arabėt flasin pėr paragjykime mbi Kosovėn (2008-08-27 11:57:40 nga admin4)
[ Opinione ] JO “RI-KONVERTIM” FETAR, POR RIBASHKIM KOMBĖTAR DHE SHTETĖROR SHQIPTAR! (2008-08-12 15:34:23 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] TAKIMET E VENDLINDJES “GJYRISHECI – 2008” (2008-08-05 14:33:50 nga admin1)
[ Opinione ] Ekonomia politike e (pu)shtetit kimik dhe planet e heshtura pėr shfarosjen e popullsisė sė vet (2008-07-28 15:09:16 nga admin1)
[ Histori ] Rifat Galica- luftėtar i shquar i Lėvizjes pėr Ēlirim e Bashkim Kombėtar (2008-07-26 14:47:09 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Prishtina skeptike pėr takimin e Zannierit nė Beograd (2008-07-23 11:56:10 nga admin1)
[ Kultura ] Ndalim pa ndėshkim (2008-07-22 16:23:32 nga admin1)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster