DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» PA KOSOVĖ TĖ PAVARUR, S’DO KETĖ MAQEDONI
Postuar mė datėn: 2007-08-11 09:51:30 nga admin4 :: Kategoria: Lajmet kryesore

Shkruan: Kim MEHMETI

Nėse harta e Ballkanit do rivizatohej sipas dėshirės sė popujve tė kėtushėm, ajo do i ngjante njė arnimi tė ēuditshėm ku do shiheshin herė kufijtė e hapėsirave deri ku jetojnė tė gjallėt e njė etniteti, e herė ato deri ku shtrihen varret e popujve qė kanė jetuar kėtu. Pra, harta e njėrit popull shpjet do mbulohej nga ambiciet e tjetrit, do pėrziheshin "trashėgimit e gjakut dhe dheut" me ato tė tė gjallėve, mitet me realen, historikja me irealen. Harta e tillė e Ballkanit, do pasqyronte frustracionet, shpirtngushtėsinė etnike tė popujve tė kėtushėm, si dhe pamundėsinė e tyre tė dalin nga tuneli i hasmėrive tė trashėguara nga e kaluara.

Mbase nė pakėnaqėsinė e tyre dhe nė ndjenjėn se historia ka qenė e padrejtė me ta, duhet kėrkuar pika mė bindėse qė i bėnė tė ngjashėm tė gjithė ballkanasit. Pra, te ndjenja se hartat shtetėrore janė arnuar gabimisht, tek bindja se atyre u takon edhe diēka matanė kufirit tė shtetit fqinjė, se janė njėsoj tė dėmtuar, duhet kėrkuar atė frustracion aq tipik pėr popujt e kėtyre hapėsirave, e qė tė krijon bindjen se kėto popuj ecin pėrpara duke e mbajtur shikimin tė drejtuar nga e kaluara.

A ėshtė fillimshkellu i njėzetenjė ai kandarė qė do duhet t’i peshojė drejtė tė gjitha pakėnaqėsitė, nacional-romantizmat, ėndėrritjet, mitet, konceptet shtetėrore tė ballkanasve. Tė gjithė atė pėrzierje nga e cila bymehet e vėrteta se dera nga e cila njėri popull del i kėnaqur, ėshtė e njėjta nga tjetri del duke dėnesur dhe i dėmtuar, se ditėn qė njėri popull e shpall ditė festive, tjetri e shėnon nė kalendarin e vet si ditė zie. A ėshtė pra ky vit ai qė do shėnojė fundin e pritjes qindravjeēare tė Kosovės qė tė sundojė me vetveten, apo edhe pas kėtij viti, vetėm sa do rriten pakėnaqėsitė e ballkanasve, e do shtohen mitet, kjo – si edhe gjithmonė deri tani - nuk do varet gjithaq nga ballkanasit, por nga "kryeqendrat" e vendosjes qė ishin dhe do jenė larg kėtyre hapėsirave. Qė do tė thotė, sa u pėrket ballkanasve tė kėtyre hapėsirave, ata ishin e do mbeten edhe mė tej tė ngjashėm me "kurvat" nė shtėpinė publike, tė cilave shumėēka u varet nga forca dhe gjindshmėria e "makrove", e shumė pak – thuajse aspak - nga bukura dhe mjeshtėria e lėvizjeve tė tyre.

Por, kjo ende s’do tė thotė se ballkanasit duhet tė rrinė tė palėvizshėm. Mė nė fund, edhe kurvat nėpėr shtėpi publike janė tė dėgjueshme, por jo edhe tė palėvizshme. Andaj, nėse ka ndonjė shtet nė kėtė Ballkan, e tė cilin pavarėsia e Kosovės duhet ta interesojė po aq sa edhe vetė kosovarėt, nėse ka ndonjė popull qė pavarėsinė e fqinjit veriak duhet ta dėshirojė po aq sa edhe atė tė shtetit ku jeton, atėherė ai shtet duhet tė jetė Maqedonia, e ai popull duhet tė jetė populli maqedonė. Pra, nėse nė hapėsirat e kėtushme ka shtet tė pavarur dhe popull qė fatin e vet e ka ngushtė tė lidhur me pavarėsinė e Kosovės dhe tė kosovarėve, atėherė ai shtet ėshtė Maqedonia dhe etniteti maqedonas. Tė cilėt, sė bashku me gjithė ata qė ia duan tė mirėn Maqedonisė, duhet tė jenė kundėr qarqeve politike serbe tė pėrkrahura nga Moska qė pengojnė pavarėsinė e Kosovės dhe dėshirojnė destabilizimit e saj, me ambicie se vetėm kėshtu do arrijnė tė shkėputin ndonjė pjesė tė saj dhe t’ia bashkėngjitin Serbisė.

Arsyet se pse pavarėsia e Kosovės pėr Maqedoninė ka domethėnie jetike, janė shumė tė thjeshta, dhe mbase ato nuk mund t’i vėrejnė vetėm amatorėt politik tė Maqedonisė dhe tė Evropės. Arsyet pra janė ato tė njėjtat qė ekzistonin edhe nė kohėn e Millosheviqit, tė ditėve kur Jugosllavia e tij, e pėrballur me bombardimet e NATO-sė, luajti letrėn e fundit qė i kishte mbetur nė dorė pėr pokerin politikė kundėr tėrė botės: atė qė me milionė shqiptarėt e dėbuar nga Kosova, ta destabilizonte Maqedoninė dhe Shqipėrinė. Pra, njėsojė si dikur, edhe sot, Serbia zbaton konceptin e njėjtė, por nė formė tjetėr: e ballafaquar me humbjen e Kosovės, e dėshiron destabilizimin e kėsaj pjese tė Ballkanit, e vetėdijshme se vetėm kėshtu do arrijė ta fshijė nga harta Maqedoninė dhe e vetėdijshme se kėshtu ndoshta do e humbė Luginėn e Preshevės, por mbase do arrijė ta shtrijė kufirin deri te Ura e Gurit e Shkupit, tė cilėn serbet edhe kurrė nuk e kanė quajtur me kėtė emėr, por "Dushanov Most".

Politikanėt e Maqedonisė, si edhe ata evropian, duhet ta kenė tė qartė se me ndarjen eventuale tė Kosovės, realizohet njė planė i kahmoēėm - jo vetėm serb - pėr kėtė pjesė tė Ballkanit me vetėm pesė shtete nė tė: Greqi, Shqipėri, Bullgari, Serbi dhe Kroaci. Me kėrcėnimin e tėrėsisė territoriale tė Kosovės, pa dashjen e tyre, shqiptarėt do duhet t’i pėrgjigjen pyetjes edhe politikisht edhe historikisht shumė tė logjikshme: vallė pse vetėm ata u dashka ’i respektojnė kufijtė e shteteve tė vėllezėrve sllavė tė jugut, pse tė jetojnė nė shtetet e tyre tė dalė nga ish-Jugosllavia, nė shtet e popujve, tė cilėt edhe tė tillė – vėllezėr tė njė gjaku e njė fisit – nuk duan tė jetojnė me njėri tjetrin. Pra, do duhet t’i pėrgjigjen pyetjes: pse shqiptarėt e Luginės sė Preshevės tė festojnė datat shtetėrore tė Serbisė, pse ata tė Maqedonisė t’i pėrkulen flamurit shtetėrorė tė kėtushėm, nėse shkaku i njė grushti serbėsh tė Kosovės vihet nė pyetje tėrėsia e saj territoriale. Pra, ata do duhet tė gjejnė rrugėdalje pėr vetveten si popull, nėse nė kėto hapėsira realizohet koncepti serbė i pėrkrahur nga rusėt, a i cili nė thelb ka tė vėrtetėn se, nė ēastin kur Serbisė i jehonė e vėrteta se e ka humbur Kosovėn, ajo dėgjon thirrjen pėr ta fshirė nga hartat Maqedoninė. Sepse politika aktuale serbe ende ushqehet me logjikėn e dikurshme millosheviqiane: me gėrmadhat e Maqedonisė t’i ndėrtojė pėrmendore konceptit tė dėshtuar serbomadh, i cili mbase do jetojė nė politikėn serbe po aq sa edhe mitet qė i mėkon nė "djepin" e nacional-romantizmit absurd.

Andaj edhe mund tė thuhet se pa njė Kosovė tė pavarur nė kufijtė e saj tė sotėm, nga Maqedonia nuk do mbetet as shkronja "M" e saj, se ajo do mbetet vetėm kujtim i largėt i orvatjeve qė nė zemėr tė Ballkanit tė murohet njė kala e suksesshme e konceptit shumetnik, shumėgjuhėsor e shumėkonfesional. E prishja e Maqedonisė nuk ėshtė koncept shqiptarė, po strategji serbe tė cilėn e pėrkrahė Moska zyrtare. Fshirja e Maqedonisė nga hartat gjeografike do i dėshmojė si tė sakta dhe vizionare thėniet e Lubēo Georgievskit dhe tė Arbėr Xaferit se as shekulli i njėzetenjė, nuk sjellė klimė tė pėrshtatshme pėr shtete shumetnike nė Ballkan. Pa Maqedoninė, ballkanasit do bėhen edhe mė tė frustruar, do i shtojnė djepet ku do u kėndojnė ninulla miteve tė veta dhe si ēdo hapėsirė ku banojnė mitet, ajo do mbetet edhe mė tej e mbuluar me re tė lagshta tė cilat do e kalbin ardhmėrinė e popujve tė kėtushėm.

Mosshpallja sa me e shpejtė e Kosovės si shtet i pavarur nė kufijtė ekzistues, do jetė dėshtim i plotė edhe i Evropės. I kėsaj Evropa plakė, mbase me instinkte edhe tė atrofuara, i kėsaj Evrope me syze politike me dioptri qė ia shfytyrojnė realitetin ballkanik, kėshtu qė nuk e vėren se ajo sot nuk bėnė luftė me kohėn vetėm pėr ta stabilizuar kėtė pjesė tė kontinentit tė vet, por edhe pėr atė se vallė do "evropizohet"Ballkani, apo do "ballkanizohet dhe rusizohet" Evropa. Pra, zgjedhjen duhet ta bėjė kjo "plake" sklerotike, e cila lė pėrshtypje se nuk arrin ta kuptojė se kėshtu siē shkojnė punėt – ma zvarritjen e shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės – nė hapėsirėn e vet, Evropa ėshtė duke prodhuar dy popuj "palestinezė" – palestinezėt shqiptarė dhe ato serb. E kjo ėshtė shumė pėr njė Evropė tė plakur e cila qysh nė Bosnje dėshmoi se as syzet politike i ka nė rregull, e as bastunin arrin ta pėrdorė pėr tė ecė drejt tė ardhmes. Mbase edhe shumė kėrkohet nga njė "plakė" e moshuar, e lodhur. Andaj mund tė thuhet se pa ndihmėn dhe pėrkrahjen e "kaubojit" matanė Atlantikut - tė cilit nuk i mungon as vrulli as energjia rinore – Kosova e Ballkani do mbeten tė davaritur nė pluhurin e ngritur nga mosmarrėveshjet, frustracionet dhe hasmėritė shekullore.

11 gusht 2007
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Opinione ] MITROVICA, SPASTRIMI ETNIK I POPULLSISĖ SHQIPTARE (2008-11-21 05:34:42 nga admin4)
[ Opinione ] MANIFEST I HIPOKRIZISĖ “PAS ĒLIRIMIT” - “MUZEU I LIRISĖ”! (2008-11-19 15:58:03 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Kosova paraqet propozimin katėrpikėsh lidhur me vendosjen e Euleksit (2008-11-18 05:32:34 nga admin1)
[ Opinione ] TĖ SHPARTALLOJMĖ OFENSIVĖN ANTIKOMBĖTARE..! (2008-11-14 15:30:28 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Sejdiu dhe Thaci: Pas shperthimit qendrojne armiqte e Kosoves (2008-11-14 15:15:35 nga admin1)
[ Opinione ] KOSOVA MĖ LEHTĖ DHE MĖ SHPEJT MUNDET TĖ RIBASHKOHET ME REPUBLIKĖN E SHQIPĖRISĖ SE SA AJO TĖ BĖHĖT SHTET I PAVARUR DHE SOVRAN…! (2008-11-13 15:17:11 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] haēi: Elementet substanciale tė gjashtė pikėshit mbesin tė papranueshme (2008-11-13 14:48:52 nga admin1)
[ Opinione ] PRISHTINA,TĖ MOS E PRANOJĖ EULEX-IN SERBOMADH NUMĖR 2, PAVARĖSISHT NGA VENDIMI I SOTĖM OSE I NESRĖM I OKB-SĖ ! (2008-11-12 19:48:03 nga admin1)
[ Opinione ] MITROVICA, SPASTRIMI ETNIK I POPULLSISĖ SHQIPTARE (2008-11-10 06:46:08 nga admin4)
[ Opinione ] Panonia pėrgatitet pėr luftė (2008-11-09 15:28:08 nga admin4)
[ Opinione ] SHTRIGA PLAKĖ – EVROPĖ, PO PAJTOHET ME DJALLIN SERB!! (2008-11-09 06:28:51 nga admin1)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster