| » Opcionet për artikullin |
|
Astrit LULUSHI, SHBA
Tė thuash sė shqipja e sotme pėrmban fjalė nga mė tė herėshmet e gjuhės njerezore, ėshtė ripohim i asaj qė historianėt e gjuhėtaret e kanė thėnė prej kohėsh se megjithėse e dokumentuar vonė, shqipja vjen nga thellesitė e kohės duke kaluar nėpėr njė udhė tė gjate transformimesh, ndryshimesh e marrėdhėniesh me gjuhėt e tjera larg e afer.
Dhiata e vjeter, baza e tri besimeve kryesore nė botė, Hebraizmit, Krishtėrimit dhe Islamizmit, u pėrkthye pėr herė tė parė nė greqisht nė shekullin e III-tė. p.e.s.. Fillimisht ajo u njoh me titullin Septuagint, lat. LXX ose 70. Disa thonė se u quajt kėshtu sepse pėrkthimi ishte vepėr e 70 dijetarėve qė u mblodhėn nė Aleksandri pėr tė pėrkthyer biblėn nė gjuhėn mė pranė hebraishtes e mė tė pėrhapur nė atė kohė, qė ishte greqishtja. Studiues tė tjerė thonė se Bibla hebraike u quajt Septuagint apo 70 sepse dijetarėt nė mėnyrė tė pavarur punuan pėr 70 ditė pėr pėrkthimin e 5 librave, libri i Profetėve dhe Shkrimet u shtuan mė vonė. Nė fund tė punės, dijetarėt i krahasuan pėrkthimet me njėri-tjetrin dhe mbetėn tė kėnaqur kur panė se kishin arritur tė gjithė nė tė njėjtin pėrfundim pėrsa i pėrket anės kuptimore nga hebraishtja ne greqisht.
Nė hebraisht, libri i parė i Torahs quhet B'reshit ose Bėrėsith, sipas fjalės sė parė tė tekstit nė 50 kapitujt qė pėrmban libri i Zanafilles. B'reshit ose Bėrėsith do tė thotė Nė fillim qė dijetarėt e lashtė nė Aleksandri ishin tė njė mendimi se i pėrshtatej pėr nga kuptimi greqishtes Genesis. Por fjala hebraishte B'reshit, Bėrėshīth ėshtė shume e afėrt si nė dukje e kuptim edhe me fjalėt shqipe; lind, burim, krijim, bėj, bėrės si nė bėrėsi i cudirave.
Biblėn e tyre hebrenjte e quajnė To-rah, fjalė qė ka kuptimin me mėsue ose me udhezue. Torah ėshtė libri qė hebrenjtė besojnė se ėshtė shkruar nga vetė Moisiu, pas ikjes nga Egjiptit. To-rah, shumėsi i toskėrishtes tė ra, tė reja mėsime e udhėzime qė Moisiu i kishtė marre nga Elohim El Zot dhe Ohim Hyjni
Fakti qė ky libėr u pėrkthye nė greqisht por me titull latin Septuagint - 70, i bėn studiuesit tė mendojnė se dijetarėt e mbledhur ishin jo vetėm hebrenj por edhe latinė ose nėn ndikimin romak si maqedonas, epirotas, ilire. Kjo edhe pėr faktin se kuvendi i dijetarėve zhvillohej nė Aleksandri dhe nė mos i thirrur, me siguri nėn kujdesin e Ptolemeut tė dytė ose Bar Talmai Biri i Ptolemeut, sic quhej ai ne gjuhėn aramaike. I ati, Ptolemeu i parė, rridhte nga nje familje e Mollosėve tė Epirit, dhe kishte qenė gjeneral i Aleksandrit tė madh. Pas vdekjes sė Aleksandrit mė 323 p.e.s. gjeneralėt dhe tė afėrmit e tij i ndanė mes tyre postet dhe zotėrimet e fituara gjatė fushatave ushtarake. Ptolemeu morri nė zotėrim Egjiptin dhe u pranua nga egjiptianėt si pasardhės i faraonėve. Mė 305 p.e.s. ai u shpall Ptolemeu i parė ose Ptolemeu Soter (Shpėtimtar) duke themeluar njė dinasti qė morri fund pas afro 300 vjetėsh mė vdekjen e Kleopatrės nė vitin 30 p.e.s.
Duket se nė kėtė drejtim, historia e ka thėnė fjalėn e vet, ndėrsa pėr shpjegimin e fjalėve tė hamendėsuara mė sipėr, puna i takon palaelinguistikės, njė metodologji e vecantė analitike-statistikore e cila lejon kuptimin e njė kulture nėpėrmejt gjuhės, duke hetuar e zbuluar gjurmėt e saj nė parahistori dhe larg trojeve ku flitet sot. Kjo jo pėr tė kėrkuar prejardhjen e saj, por mė tepėr pėr tė kuptuar shkallėn e shkėmbimeve kulturore qė kanė ndodhur krahas atyre tregtare e tė tjera mes popujve me gjuhė e kulturė krejt ndryshe dhe larg gjeografikisht.
|
|