| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Borxhi i vjetėr dhe gjynahet e reja |
| Postuar mė datėn: 2008-03-17 19:03:55 nga admin4 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
Ditėn kur Parlamenti i Kosovės po e shpallte Pavarsin e Kosovės kur shqiptarėt kudo qė ishin po kremtonin me bujė , unė po mendoja pėr shumė gjėra politike tė reja e tė vjetra. Nėn ndikimin e emocioneve qė mė kishin kapluar dhe po dridhesha si asnjėherė mė parė nė jetėn time, mendja mė shkoi te Evropa. Po, pikėrisht te Evropa dhe vendimet e saja tė padrejta ndaj popullit tim gjatė rrjedhave historike, qė popullit tim i kushtuan shumė gjak e mund. |
|
Shkruan: Besnik Kryeziu
Po mendoja nė shpalljen e Pavarėsisė sė Shqipėrisė nė Vlorė, me 1912 nga Ismail Qemali. Po mendoja se si ajo shpallje u jetėsua vetėm pėr gjysmėn e Shqipėrisė, sepse gjysma tjetėr mbeti e pushtuar dhe jashtė shtetit shqiptar me bekimin e Evropės. Nė ato momente mu kujtua njė miku im gjerman i cili ėshtė kryeredaktor nė njė tė pėrditshme lokale nė qytetin ku jetoj unė dhe i cili gjatė luftės nė Kosovė, gjersa NATO kishte nisur tė bombardonte caqet serbe mė kishte thėnė: ““Ne po e lajmė borxhin tonė ndaj shqiptuarėve, sepse ne evropianėt ju kemi bėrė shumė padrejtėsi, por po druaj se nuk do ta ndreqim edhe gabimin qė e kemi bėrė, copėtimin e shqiptarėve““. Atėherė nuk kisha shumė kohė tė mendoja pėr atė qė po mė thoshte miku im,sepse populli im po e pėrjetonte epokėn e terrorit, djegies, depėrtimit, vrasjeve masive. Ishte koha tė veproja dhe tė trokitsha nė ēdo derė tė hapur tė gazetave e revistave por edhe tė gjitha mediave nė pėrgjithėsi, pėr ta bėrė sa mė tė prekshme atė qė po i ndodhte popullit tim, sepse pėr shumė evropianė ishte e pakapshme ajo qė po ndodhte nė Kosovė. Veē sa isha kthyer nga Shqipėria ku me vete kisha sjell disa foto tė njerėzve qė po prisnin nė radhė pėr tė marr bukėn tė cilat i kisha shkrepur krejt spontanisht ku shihej qartė pėrmasa e tragjedisė nga depėrtimi i dhunshėm qė po i bėhej shqiptareve tė cilat miku im i kishte botuar pa asnjė hezitim nė ballin e gazetės sė tij duke mė thėnė se: ““ky ėshtė kulmi i turpit pėr ne evropianėt qė e lejuam Milloshoviqin tė arrijė deri kėtu““. Duke e ditur gjendjen nė tė cilėn gjendej populli im nuk kisha kurajo ti pėrgjigjesha mikut tim nė atė qė po thoshte. E dija se pėr atė qė fliste miku im ne shqiptarėt e kishim ndjerė thellė nė lėkurėn tonė dhe po e paguanim njė ēmim tepėr tė lartė njerėzor. E dija se ishte koha kur na duhej ndihma e Evropės mė shumė se kurrė pa tė cilėn populli im do tė vuante pafundėsisht nga terrori i ēetnikeve serbė, andaj mu desh tė pėrmbahem, tė hesht. Nuk desha ti hapė plagėt e vjetra sepse plagėt e reja qė po na shkaktonte shteti serb ishin tė rėnda, shumė tė rėnda, sa qė vdekja pėr shumė njerėz tė mbetur nė duart e zeza tė ēetnikeve serbė ishte privilegj pėr tė shpėtuar nga torturat ēnjerėzore qė po ushtroheshin mbi ta. Pas dėbimit tė forcave serbe dhe hyrjes sė NATO-sė nė Kosovė miku im mė mori nė telefon duke shprehur shqetėsimin e tij, lidhur, siē tha ai, me dėbimin masiv tė serbėve nga Kosova. Jo, i thashė, miku im, kjo kurrsesi nuk mund tė barazohet me dėbimin e shqiptarėve nga forcat serbe. Ka ndonjė rast kur janė sulmuar serbėt, por mos harro mik, sepse pas gjithė asaj tragjedie qė kanė pasur njerėzit mund edhe tė humbin arsyen por tė siguroj se populli im nuk do tė bije kurrė nė pozita tė tilla sa tė vrasė njerėz tė pafajshėm sepse ky nuk ishte dhe nuk ėshtė zakoni i popullit shqiptar, pėr mė shumė nuk kemi kohė pėr gjėra tė tilla sepse pėr ditė po hapim varre pėr ti varrosur njerėzit dhe po kėrkojmė gjithandej tė zhdukurit tanė. Po mundohemi tė ngrihemi pėrsėri nė kėmbė nga ky tmerr fashist i Serbisė. Ke parasysh miku im, qė politika e Serbisė gjithmonė i ka pėrdorur serbėt nė Kosovė pėr interesat e saja meskine dhe kjo qė po ndodh tani ėshtė e pėrgatitur nga Beogradi pėr tė bėrė show politik para botės, se ja kush janė shqiptarėt. Duke u ndarė i kėnaqur nga mendimin im sepse ai si duket kishte pritur se unė do ti thosha se mirė po bėjnė shqiptarėt, mė tha :Kujdes se koha pėr ju shqiptarėt ka ardhur, mos u merrni me gjėra tė kota qė mund tė ju kushtojnė por shfrytėzoni rastin historik pėr ta bėrė Shqipėrinė. Mbeta i habitur nga kjo qė tha miku im sepse nga askush nuk flitej pėr bėrjen e Shqipėrisė dhe se kjo nuk ishte as nė agjendėn e politikės shqiptare e as tė vetė bashkėsisė ndėrkombėtare e cila ato ditė kishte marrė administrimin e Kosovės, ndonėse e dija se ishte ėndrra e krejt shqiptarėve pėr ta bėrė Shqipėrinė. Sot kur kujtoj fjalėt e mikut tim gjerman mė bien nė mend dy gjera: E para se Evropa e kreu borxhin e vet duke na shpėtuar nga vdekja dhe shfarosja serbe, por ajo nuk e korrigjoi gabimin e vjetėr por vazhdoi tė hynė nė gjynahe te reja me shqiptarėt. E dyta, se politika shqiptare nė tė dyja anėt nuk u angazhua pėr bėrjen e Shqipėrisė. Evropa nė ato parimet e Grupit tė Kontaktit tė hartuara nga shtetet mė tė fuqishme evropiane ku ishte edhe SHBA-ja dhe Rusia popullit shqiptar i ndaloi bashkimin nė njė shtet tė vetėm dhe kjo bėhet me tė njėjtat arsyetime sikurse edhe atėherė kur na coptuan, duhet tė ruhen ekuilibret e politikės botėrore, duhet tė bėhet kėshtu pėr hirė tė Rusisė dhe tė Serbisė ..
Gjynahet e reja ndaj shqiptarėve
Pse po them dhe po mendoj kėshtu? Sepse Evropa si nė tė kaluarėn por edhe sot problemin e pazgjidhur shqiptar nuk u angazhua ta zgjidh aty ku ėshtė edhe fillesa e problemit, por gjithmonė u mundua ta menaxhoj si problem tė shpėrndarė duke i ikur shkaqeve qė e krijuan problemin dhe duke u marrė vetėm me pasojat e dala nga ky problem shekullor. Gjynahet e vjetra tė Evropės i dimė tė gjithė sepse i kemi mėsuar nga historia dhe pesha e rėndė qė ra mbi ne pėr mbi njė shekull. Por edhe gjynahet e reja gjithashtu po i shohim sot tė cilat po vazhdojnė nėn njė ritėm dhe frymė tė re politike, por qė nė thelb nuk dallojnė nga politika e vjetėr evropiane karshi ēėshtjes sė pazgjidhur shqiptare. Gjynahet e reja tė Evropės filluan menjėherė pas dėbimit tė pushtuesit serb nga Kosova duke mos e njohur tė drejtėn legjitime tė popullit shqiptar pėr vetėvendose, por duke filluar me disa eksperimente tė papara mė herėt dhe tė pa aplikuara nė ndonjė vend tė botės demokratike. Pothuajse njė dekadė tė plotė e mbajtėn Kosovėn nėn njė administrim politik ku shqiptarėt i privuan nga vendimmarrja duke i shfrytėzuar vetėm pėr kor dhe pėr tė qetėsuar zėrat e pakėnaqur sepse realisht fuqia politike dhe ushtarake e shqiptarėve ishte baras me zero. Pėr kėtė evropianėt ishin kujdesur qė nė fillim duke e shpėrndarė Ushtrinė Ēlirimtare tė Kosovės por duke ju frikėsuar reagimit tė shqiptarėve sepse po ju shkatėrrohej gjėja mė e shtrenjtė dhe me e ēmueshme qė ata kishin krijuar qė nga ndarja e trungut shqiptar, gjetėn formulėn e krijimit tė TMK-sė tė cilės nuk ia dhanė statusin ushtarak por vetėm atė tė Mbrojtjes Civile, por qė para popullit gjithmonė e prezantuan si bėrthamėn e Ushtrisė sė ardhshme tė Kosovės. Askund nė asnjė vend nuk ka ndodhur qė forcėn ēlirimtare e cila e ēliroi vendin nga pushtimi ta shpėrndajnė. Kjo ka ndodhur vetėm nė Kosovė dhe me shqiptarėt. E pamė tė gjithė se si TMK-ja u mėnjanua krejtėsisht nga manifestimi i shpalljes sė Pavarėsisė me 17 Shkurt. Kjo ishte e patolerueshme, ishe mė shumė se skandaloze sepse atyre qė kishin luftuar pėr lirinė dhe pavarsinė e vendit po ju ndalohej qė ushtarakisht ta Festojnė Pavarsinė e vendit dhe ēuditėrisht heshtėn tė gjithė para kėtij akti tė turpshėm. Kosova u shpall shtet dhe nė ndėrkohė kemi njė njohje kualitative tė shteteve tė fuqishme ndėrkombėtare dhe kjo na bėnė tė ndihemi mirė, por nuk duhet ti mbyllim sytė para sfidave tė cilat do ti ketė shteti i ri i Kosovės. Sfida mė e rėndė nuk ka dyshim se do tė jetė vetė Pakoja e Presidentit Ahtisaari mbi tė cilėn Pako u bė edhe shpallja e Pavarėsisė sepse aty brenda e kemi Serbinė. Shpallja e Pavarėsisė sė Kosovės nxjerr edhe njė dilemė tė madhe pėr tėrė kombin shqiptarė dilemėn historike: Kah duhet tė shkojnė shqiptarėt drejt bashkimit apo drejt ndarjes si dy shtete tė veēanta nga njėri tjetri? Nė fakt kėsaj dileme i dhanė pėrgjigje vetė shqiptarėt e tėrė hapėsirave ku banojnė ata sepse nė ditėn e shpalljes ku do qė ishin shqiptarėt frymuan dhe festuan sė bashku, treguan se janė njė trup i vetėm pavarėsisht ndarjeve tė dhunshme dhe mohimit qė ata tė jetojnė tė bashkuar nėn njė shtet. Por, klasa politike nė tė dyja anėt e gjendur nėn trysninė e ndėrkombėtarėve po flet ndryshe. Disa intelektual qė nė kohėn kur shqiptarėt e vėrtetė kėrkonin Republikėn e Kosovės e luftonin dhe e pengonin kėtė Republikė pas shpalljes dolėn me disa teza qė shumė mė herėt shteti serb i kishte gatuar, tė stilit:““ Kosova u bė, tash duhet pėr ti bėrė Kosovarėt ““. Nė fakt kėta intelektualė tė mjerė, tė ndihmuar edhe nga faktori ndėrkombėtar po mundohen qė tė ndėrrojnė identitetin shqiptar qė Kosova e ka pasur dhe pa as mė tė voglin dyshim do ta ketė. Evropa bėri shumė gjynah qė shqiptarėve jua ndėrroi Flamurin dhe mė gjynah bėri vetė klasa politike e Kosovės e cila pa e pyetur fare popullin e pranoi njė akt tė tillė. Propaganda se kjo ėshtė e domosdoshme sepse nuk po lejohet qė dy shtete ta kenė tė nijetin flamur ėshtė nė funksion tė filozofisė politike tė Evropės sepse ata nė Kosovė po e aplikojnė modelin e shtetit qytetarė dhe jo tė shtetit komb, gjė qė edhe kjo nė vetvete tregon eksperimentin e tyre me Kosovėn. Gjėja tjetėr qė po bėhet ėshtė Kushtetuta e vendit, ku Kosova definohet si shtet e qytetarė, por nuk pėrmendet askund se shqiptarėt janė ata qytetarė qė e pėrbėjnė mbi 90% tė popullsisė nė Kosovė. Gjėja tjetėr ėshtė po ashtu se Kosova ėshtė shtet por ajo nuk ka asnjė mekanizėm ushtarakė tė vetin pėr ta ruajtur dhe kontrolluar territorin e saj. U habita kur e dėgjova njė ditė njė zyrtarė tė Qeveris i cili tha se: Kosova sė shpejti do ta ketė edhe Ministrin e Forcės Mbrojtėse. Aty pėr aty mė lindi pyetja pse jo Ministrin e Mbrojtjes siē e ka ēdo shtet sovran e i pavarur jemi apo nuk jemi shtet, nėse jemi shtet na duhet ushtria dhe Ministria e Mbrojtjes. Lista e gjynaheve po tė vazhdoj nuk do tė ketė fund megjithatė njė gjė ėshtė e qartė, as Evropa, por as edhe disa zėra qyqesh nė Prishtinė nuk do ta ndalin rrjedhėn e natyrshmeve tė shqiptarėve. Shqiptarėt po shkojnė fuqishėm drejtė bashkimit tė tyre kombėtarė, drejtė shtetit tė cilit Evropa i ka shumė borxhe tė vjetra e shumė gjynahe tė reja. Pėr shumėkėnd nė Jugosllavinė e Titos kėrkesa ““Kosova Republikė ““ ishte ēmenduri dhe diēka qė nuk do tė arrihej kurrė, por ja qė kjo u bė realitet. Edhe bashkimi i shqiptarėve nėse sot duket i pamundur nesėr do tė jetė i mundur pa asnjė dyshim. 17 Shkurti hapė kapitullin e ri drejtė zgjidhjes sė ēėshtjes shqiptare nė Ballkan por nuk e mbylli librin e ēėshtjes shqiptare nė pėrgjithėsi. 17 Shkurti duhet tė jetė pika referuese e bashkimit dhe jo e ndarjes mes Kosovės dhe Shqipėrisė. Evropa duhet ta kuptojė se asaj i duhen ekuilibre tė balancės politike mes popujve nė Ballkan dhe bashkimi i shqiptarėve nėn njė shtet tė vetėm do tė ishte njė kontribut i veēantė nė kėtė drejtim. Sepse tanimė po shihet qartazi linja ndarėse e Lindjes dhe e Perėndimit nė Ballkan por edhe nė tėrė Evropėn Juglindore. Shqiptarėt qartazi u pozicionuan me vlerat perėndimore duke treguar se janė partner mė seriozė tė Perėndimit nė Ballkan, ndėrkohė qė Serbia mbeti aty ku edhe ishte te Rusia. Nėse pėr ne shqiptarėt shekulli i vjetėr ishte shekulli dhembjeve dhe i ndarjeve, ky shekull do tė jetė shekulli i lumturisė dhe bashkimit tė tyre nėn njė shtet tė vetėm. Tė nderuar bashkėkombas tė mi mos lejoni qė vullneti ynė pėr bashkim tė mbetėt vetėm dėshirė por tani nė rrethana tė reja ta kthejmė dėshirėn nė aksion, ta fillojmė rrugėn e vetme e cila shqiptarėt do ti bėnte faktorė tė rėndėsishėm nė Ballkann do ti bėnte tė fuqishėm nė tė gjitha aspektet e mundshme. Rruga drejt bashkimit nuk do tė jetė e shpejtė dhe e lehtė pėr shkak tė rrethanave politike dhe interesave tė ndryshme, por do tė jetė e mundshme andaj na duhet nisja e menjėhershme nė mėnyrė qė tė arrijmė sa mė shpejt e sa mė lehtė nė cakė. Atėherė kemi tė drejtė morale ti themi Komandantit Legjendar Adem Jasharit dhe gjithė dėshmorėve tė Shqipėrisė: Tė dashur e tė nderuar dėshmorė tė Atdheut pushoni tė qetė nė dheun e tokės mėmė sepse Shqipėria u bė ashtu si e donit ju. Na priftė e mbara nė kėtė mision fisnik. Bashkohuni tė gjithė nė kėtė rrugėtim sepse ky ėshtė rrugėtimi i amanetit tė shumė gjeneratave dhe ky brez i tanishėm duhet ta pėrfundojė kėtė rrugėtim. Jemi brezi mė me fat i tė gjitha kohėrave sepse ne do ta bėjmė SHQIPĖRINĖ. |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|