| » Opcionet për artikullin |
|
Shkruan: Fatime Kulli
Varfėria ėshtė rrezikshmėrisht aktuale
nė Shqipėri, ajo ėshtė bėrė aq e zakonshme si bisedat para filxhanit tė kafesė nėpėr bare. Por varfėrisė ekstreme, tashmė iu shtua edhe rritja e ēmimit tė energjisė elektrike nga KESHI. Dhe ky lajm u dha aq natyrshėm,, madje triumfalisht nga Berisha, sikur tė ishte njė sukses tjetėr i qeverisė sė tij, qė ka monopolizuar institucionet (si tė pazėvendėsueshėm) dhe, duke thelluar varfėrinė nė popull, po kthehet nė njė ankth pėr shqiptarėt. Ky sukses i qeverisė BERISHA (rritja e pagesės tė energjisė elektrike) e shndėrroi Kryeministrin tonė tė dashur nė njė njeri entuziast, saqė i qeshnin edhe veshėt nga gėzimi i rritjes sė standardeve ekonomike tė shqiptarėve, qė mėsoi kėtė lajm tė suksesshėm. Sa tė lumturuar ndjehemi nė njerėzit qė na quajnė turmė. Jemi tė lumtur, qeshim se smund tė qajmė. Nėse nė vendet perėndimore, kryeministrat do tė pėrjetonin krizėn e famshme tė mungesės sė energjisė elektrike nė vend (si tek ne), ata sdo tė guxonin tė dilnin nė media pėr tė dhėnė njė lajm tė tillė, pasi taksapaguesit e tyre sdo tė rrinin si delet nė vathė, siē rrimė nė shqiptarėt.
Por kryeministri ynė i nderuar, sėshtė aspak dekurajoz, ai ėshtė i suksesshėm edhe kur ėshtė i dėshtuar. Dhe kėshtu varfėria jonė kthehet nė sukses tė qeverisė, ku ēdo ditė nė mediat shqiptare lakohet emri mė i pėrdorshėm, mė i thjeshti, mė i dashur pėr qeveritarėt tanė tė nderuar KORRUPSION-. Dhe kėtė emėr edhe ne e kemi mėsuar nga kryeministri ynė i babaxhan, i mrekullueshėm, i cili erdhi nė pushtet me sloganin do luftojmė korrupsionin. Dhe me tė vėrtetė korrupsioni luftohet, duke e pėrvetėsuar miliona, afera nga mė tė majmet, siē bėjnė vetė ata, pronarė tė tenderėve ku vilen miliardat publike, qė i publikojnė si investime pėr kėtė apo atė investim, nė kėtė apo nė kėtė rrugė, nė kėtė apo kėtė termocentral. Sa tė lumtur janė shqiptarėt, tani qė po rritet edhe taksa e pagesės dyfish pėr energjinė elektrike. Edhe kryeministri ynė i dashur ėshtė i lumtur. Atij i qesh ēdo qelizė e fytyrės, jo vetėm kur na jep lajme tė tilla tė mrekullueshme qė fundosin ekonominė e xhepat e qytetarėve nga politikat korruptive tė kėtyre 17 vjetėve, por veēanėrisht nga politikat e vetė qeverisė sė tij qė e ka kthyer Shqipėrinė nė njė kantier tė madh gjeneratorėsh, tė cilėt japin lajmin si tellallėt: Ej milet blini ujė, me ēmim tė lirė, se ėshtė ujė korrupsioni. Sflasim pėr korrupsionin e qeveritarėve, por pėr korrupsionin banal tė rritjes sė ēmimeve edhe tė bukės
Korrupsioni mund tė kthehet nė sukses, lodėr nė vesh tė fėmijėve, armė pėr tė zgjatur jetėn politike tė qeveritarėve tanė tė varfėr qė ēdo ditė mbushin faqet e gazetave, por FJALA, ska peshė... vetėm nė Shqipėri.
Korrupsioni, ky element i padukshėm, tashmė ėshtė bėrė si tepsitė, apo rruzaret nė duart e besimtarėve dhe pėr qeveritė ėshtė si njė dashuri e prekshme, e shtrenjtė, qė luftojnė me ēdo kosto pėr ta pasur dashuri tė tyren. Kėshtu, pėr kėtė FJALĖ tė shtrenjtė edhe vetė qeveritė qė venė e vinė e pėrdorin si fisheku nė pajė, qė tradicionalisht tė luftojnė tradhtarin e korrupsionit ndaj kundėrshtarėve tė tyre. Dhe kėtė luftė, ndaj kundėrshtarėve politik, si gjuetia e shtrigave edhe qeveria e Berishės vazhdon tė mbajė premtimet nė luftė kundėr korrupsionit, por qė nga karriget e tyre dėgjohet zhurma babėzitse: Nė sulm pėr ta pėrvetėsuar korrupsionin. Kėshtu i vajti halli i shkretė edhe ministrit tė Energjetikės, drejtorėve tė KESHIT qė hipin e zbresin me tendera nga karriget. Dhe rritja e ēmimit tė energjisė elektrike, ėshtė e lidhur ngushtė pas karrigeve tė korrupsionit galopant tė qeverisė Berisha. Ndaj dhe gjuetia e shtrigave nė sistemin tradicional tė fishekut nė pajė tė qeverive qė shkojnė e vijnė, ka rritur dashurinė e madhe pėr fjalėn magjike -KORRUPSION. Megjithėse, pėr tė thėnė tė vėrtetėn, kjo fjalė ėshtė e ėmbėl, tė bėn pėr vete, tė bėn armik edhe me mikun mė tė ngushtė, por me kundėrshtarin kurrė, se tė zgjat jetėn nė politikė. Sa mė shumė sulm ndaj njeri-tjetrit, aq mė shumė dashurohen pas parasė, luftėtarėt politik dhe aq mė shumė varfėrohen njerėzit qė pėrbėjnė fjalėn e thjeshtė, popull, qė sia di fare kuptimin kėsaj fjale ndaj dhe korrupsioni pėr ta ėshtė mollė e ndalueme.
Prandaj fjala KORRUPSION nė Shqipėri nuk ka kuptim, se nuk ekziston realisht, nė qeverisjen demokratike, por pėr realitetet e KRIZAVE TĖ VAZHDUESHME, nė gjendjen social ekonomike tė shqiptarėve, ėshtė evident rreziku i tij, pėr faktin, se vetė qeveria dhe kryeministri Berisha ėshtė shumė i pėrfolur nė media se ka hyrė nė kėshtjellėn e pathyeshme tė korrupsionit. Pa le ministrat e tij tė dashur qė Ai i do shumė, se janė qen besnik tė korrupsionit, por qė i shkreti korrupsion ska gojė tė flasė: Jam kėtu nė zyrat e shtėpitė tuaja, tė nderuar ministra. Ndaj shqiptarėt janė tmerrėsisht tė lumturuar, se ėshtė mėkat tė flasėsh pėr korrupsionin, se ska gjuhė i shkreti, vetėm duar tė fuqishme qė skanė tė ngopur kurrė... Shqiptarėt janė tė lumturuar se skanė drita me orė tė zgjatura nė shtėpitė e tyre, edhe pse i duhet tashmė tė paguajnė dyfishin e ēmimit pėr tė. Shqiptarėt skanė gojė tė flasin, veē tė vuajnė edhe pėr Kryeministrin tonė tė dashur, i cili ėshtė po aq idealist pėr tė mos qenė i pasur, jo vetėm pėr veten e tij, por pėr farefisin, miqtė, vajzėn e tė gjithė ministrat besnikė tė tij, tė cilėt janė tė paprekshėm pėr tu kontrolluar nga populli zemėrmadh, qė pranon verbėrisht, ndershmėrinė e Berishės, pėr rritjen e varfėrisė sė popullit.
Nė fund tė fundit, a nuk ia kemi borxh tė gjithė ne shqiptarėt njė sakrificė tė tillė Berishės? Tė qeshim edhe ne kur ai qesh me rritjen e frikshme tė ēmimeve, pse tė mos qeshim kur qesh i pari i vendit!?
Tė qeshim me vuajtjen tonė, me pakėsimin e parave nė kuletė dhe gati dyfishimin e ēmimeve nė treg, tė qeshim... vetėm se i nderuari Kryeministri ynė qesh dhe... zotohet para shqiptarėve... zotohet apo premton apo ku ta dish... se nė fund tė fundit jemi tė pasur, jemi tė lirė, jemi tė lumtur, tmerrėsisht tė lumtur nėn ombrellėn humane tė Kryeministrit qė qesh...
Gazeta NDRYSHE
|
|