DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» MONOLOG I GAZETARIT TE RILINDJES
Postuar mė datėn: 2008-10-09 08:17:43 nga admin4 :: Kategoria: Kultura



Shkruan: Beqir Elshani

Jetėshkrimi im ėshtė i ēuditshėm, por mos u frikoni, ka kaluar koha e udbės jugosllave, qė i torturonte shqiptarėt dhe i ēonte nė biruc. Kur Fadil Hoxha, rahmet shpirtit tė tij, tha se irredentistėt shqiptarė do t’i ēojmė nė bire tė minit, mua dhe shokėve tė mi, na dha forcė, e kuptuam qė kot mundohen studentėt me anėn e demonstratave ta shkumbullojnė Jugosllavinė. He ē’ dėrzhavė e fortė ka qenė Jugosllavia, me ushtri e me polici tė armatosur deri nė dhėmbė. Po avionėt e ushtrisė jugosllave, kur fluturonin mbi qytetet e Kosovės, ethet t’i shtinin, sa qė fėmija nė bark tė nėnės dridhej. Isha i bindur se kot e ka Enver Hoxha qė i mbronte demonstratat kunderrevolucionare tė Kosovės nė vitin 1981. E di, qė kur pėrmendet kjo fjalė e tmerrshme, enveristėt, mė falni, irredentistėt e Kosovės nxehen.

Jetoj nė Amerikė, rrallė shkoj nė Kosovė, rruga ajrore ėshtė e gjatė dhe bukur shtrenjtė. Mė ka marrė malli pėr vendlindjen. Po tė ishte sikur pėrpara, mendoj para se tė vinte Sllobodan Mollosheviqi nė pushtet, malli do tė mė pėrvėlonte edhe mė shumė pėr vendlindjen. Kuptohet, se po tė mos prishej Jugosllavia e ėmbėl e Titos, kurrė nuk do ta lėshoja pallatin tim nė vendlindje. Po kush e besonte qė nga Jugosllavia e Titos do tė dilte njė kriminel qė ia kalonte edhe Hitlerit. Njė shoku im nuk pranoi tė vinte me mua nė Amerikė, mė tha se ėshtė dhėndėr i Serbisė, dhe Slloba nuk e nguc. Mė vonė mora vesh se edhe atij ia kishin heq kokėn kriminelėt serbė.

Nejse…! Janė bėrė shumė ndryshime tė mėdha nė Kosovė. Ditėn, kur ika nga Kosova, nuk kisha kohė tė merrja diēka me vete dhe tė digjja shkrimet e mia gazetareske, qė kam shkruar kundėr irredentistėve shqiptarė, por edhe qė kam shkruar pėr autoritetet pushtetare prej Ali Shukrisė nė Beograd deri te Azem Vllasi nė Prishtinė. Tym lotsjellės e flakė nė tė gjitha anėt e qytetit. Kur Millosheviqi e burgosi Azem Vllasin, kam qarė si fėmijė, e kuptova qė Jugosllavia e Vetėqeverisėse e Titos po shkatėrrohet. Prandaj sapo erdh Millosheviqi nė pushtet, nuk bėnte dallime, tė gjithėve nė fuste me njė thes: si unė qė e doja Titon, si kusheriri im qė e donte Enverin. Po flitet se gjatė luftės nė Kosovė mė shumė viktima kanė rėnė, pikėrisht ato familje qė e kanė dashur Titon dhe Rugovėn, se ato familje qė e donin Enverin.

Mu kujtua, gazetari i Kosovės qė shkroi pėr kryetarin e Parlamentit tė Kosovės, Jakup Krasniqi, qė nė shtėpinė e tij ende mban fotografinė e Enver Hoxhės. Mė erdh keq, ėshtė trim dhe burrė i mirė, ėshtė veteran i UĒK-sė, tani gazetarėt e kanė ngushtuar kryetarin e Parlamentit tė Kosovės dhe sigurisht do ta heq fotografinė e Enver Hoxhės. E di qė zemra nuk ia do qė ta heq, por do tė detyrohet, sepse i rrezikohet pozita nė qeveri. Ju kujtohet kur fshatari i tha gomarit, ose haje kashtėn, ose ti do tė ngordhėsh nga uria dhe Sharani tė pret te dera. Prandaj Krasniqi, ose do ta heq fotografinė e xhaxhit Enver, (kėshtu e quan Krasniqi), ose do tė flaket nga parlamenti dhe do tė mbetet pa rrogėn e majme. 2000 Euro nuk janė pak, sepse do tė bėhet arsimtar dhe do tė merr njė tė dhjetėn e saj nė muaj, ndoshta edhe hiq. Ai duhet tė marrė shembull prej Fatmir Limės, midis Tiranės e kritikoi Enver Hoxhėn. Para dy vitesh thoja kurrė mos daltė prej burgut, tani e dua mė shumė se shumė. Duket qartė qė Limaj po e kupton realitetin dhe po shkon drejt demokracisė. Po sikur tė mė thonin mua hiqe fotografinė e Titos nga dhoma, nėse don tė mbetesh kryetar i parlamentit, pasha zotin, do ta hiqja dhe do ta bėja copė-copė. Dorėn nė zemėr, gjysma e anėtarėve nė qeverinė e Kosovės janė shokėt e mi, me tė cilėt kam ndjekur shkollėn politike nė Kumrovc. Njė mbrėmje, me anėn e postės elektronike bisedova me vėllain tim nė Kosovė. Nė dhomėn time, ku dikur shkruaja lajme pėr gazetėn Rilindja, (atėherė ishte Rexhep Zogaj drejtor), ishte vendosur kompjuteri, pėr ēudi, nė kamerė pashė se ende qėndronte fotografia e Titos varur nė mur. U habita, si nuk mund tė kuptonte im vėlla se koha e titizmit ka kaluar, kur kishim rroga tė majme, siē i kanė ministrat e sotėm tė Republikės sė Kosovės, kur nėpėr dyert e komitetit komunal hynim si nė bahēe tė dajės. Kuptohet qė nė dhomė ishte edhe fotografia e Ibrahim Rugovės, por kjo nuk mjafton. Vėllai im nuk e di qė prania e fotografisė sė Titos nė dhomė e fėlliq fotografinė e tė madhit Rugova. Le tė mė falin besimtarėt, Rugova pėr mua ka qenė pejgamber.

Flitet se vėllait tim i ėshtė dobėsuar kujtesa, nuk i kupton ndryshimet dinamike qė ndodhin nė botė. Dje socializėm, sot kapitalizėm, dje kėndonim pėr shokun Tito, sot duhet sharė… Njė ditė, me anėn e telefonit e luta kunatėn time qė ta heq fotografinė e Titos nga dhoma, se u bėmė hor. Mirėpo puna vajti edhe mė keq, ajo kishte hequr fotografinė e Titos dhe nė vend tė tij kishte vendosur fotografinė e Enver Hoxhės. U pendova qė i thash, mė mirė tė mos e kisha trazuar punėn. Fotografia e shokut Tito (kėshtu e quaja Titon, tani mė ka mbetur shprehi), ka qenė bardhezi, e pata marrė dhuratė nga komitetit komunal pėr rezultatet e punės nė gazetari, kurse tani kanė vendosur fotografinė e Enver Hoxhės me ngjyra. Medet ēka bėra…! Po sikur ta kishte vendosur fotografinė Sali Berishės, zemra do tė mė bėhej mal! Shumė vite kanė kaluar dhe shumė qeveri janė ndėrruar, por zemėrimin kunata nuk e ka harruar. E ka bėrė pėr iant timin, sepse vėllain e saj e pata lajmėruar nė polici, pėr shkak se ka marrė pjesė nė demonstratė pėr Kosovėn Republikė. …nuk kisha zgjidhje, pėrndryshe mė largonin prej detyrės. Po, cili minister i sotėm nė Qeverinė e Kosovės nuk do ta lajmėronte mikun e vetė qė merr pjesė nė demonstratėn e Lėvzjes pėr Vetėvendosje?!

Njė ditė, duke shėtitur nė parkun e qytetit, bashkėshortja u rrėzua dhe theu kėmbėn. Taksi nuk kishte, ndaj i luta disa shoferė nė rrugė qė gruan time ta ēonim nė spital, mirėpo asnjėri nuk pranoi. Me vete ofshana dhe klitha phu, he nėnėn kapitalizmit… Dikur nė kohėn e Titos isha nė gjendje tė ndalė edhe automobilin e kryetarit tė komunės, kėtu nuk tė njeh kurrkush. Le tė mė fali kėsaj radhe Adem Demaēi, padrejtėsisht ka vuajtur 30 vjet burg, vetėm se pikėn e sefasė kemi bėrė.
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Opinione ] Monologu i Thaēit dhe statistet e “shoqerise civile” (2007-11-08 02:13:38 nga admin4)
[ Opinione ] Tjetrazi - Monologu i Thaēit dhe statistėt e ‘shoqėrisė civile (2007-10-23 16:06:45 nga admin1)
[ Opinione ] SIMPOZIUMET E PĖRĒARJEVE DHE VETĖSHKATRRIMIT (2008-12-03 13:32:06 nga admin1)
[ Opinione ] AKADEMIK QOSJA - qytetar nderi i Skenderajt! (2008-12-03 13:04:34 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Shqipėria nėn ujė, qeveria e papėrgatitur pėr pėrmbytjet (2008-12-03 09:58:55 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Itali, "Ramazani" arreston 20 shqiptarė pėr drogė (2008-12-03 09:49:13 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Tė reshurat e shiut ende po vazhdojnė nė Vushtrri (2008-12-03 09:45:02 nga admin4)
[ Histori ] Amaneti i Hoxhė Muglicės: Rroftė Shqipėria! (2008-12-03 05:51:03 nga admin4)
[ Kultura ] Dibėr, o fortesa e lirisė (kėngė) (2008-12-03 05:34:13 nga admin4)
[ Tech-Info ] Pakėsohet numri i vdekjeve nga kanceri gjatė vitit 2008 (2008-12-03 05:18:42 nga admin4)
[ Kultura ] Roli humanizues dhe dehumanizues i teknikės (2008-12-02 16:35:33 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster