Shkruan: Arben ZEQIRI
Prej 99-te jalla kur e kallėm, erdhi KFORI e 'ja citi flaken', erdh UNMIIIIKUUUUU me na disponuuuueeeee, pėr 8 vjete vallen mos me lshue, me standardet valla tuj vazhdue, pėr pakicat kushte tuj krijue, nė Viene o se lam pa shkue, Ahtisari tuj na disponue, tujna disponue, prej Viene n'Londėr me na ēue... ren me ren o tu na ēu me knue.... edhe sot na vazhdojmė tuj vallėzue........ cysh po doket .... prap ne do ta kallim, do t'ja ēesim tymin, krejt Ballkanin kem me 'disponue'... kem me 'disponue....'.... ooo llelelelele
Ndoshta do t'ju duket pėr tu qeshur, apo ndoshta dhe dikush ėshtė nervozuar me mua dhe po mė shan se po 'tallem' me ēėshtjen kombėtare. tė pyes o mik, a mos vallė vėrtetė tė duket ky 'proces' ēėshtje kombėtare? Nėse po atėherė ke tė drejtė tė nervozohesh dhe tė vazhdosh kėtė kėngė tallava e cila s'ka tė ndalur, por mua nuk mė duket kjo ēėshtje kombėtare. Pėr mua nė rradhė tė parė nuk mė duket aspak kombėtare qė nga njė trung tė ndash dy bimė, aq mė pak njėrės bimė t'ja ndryshosh frutin nė tėrėsi. Pėrsėri s'mė kuptuat, hehehe mė duket sė kėsaj rradhe e bėra vėrtetė tallava. Tė flas pak mė seriozisht?
Sė pari t'ju tregoj ēėshtė tallavaja pėr tė gjithė ata qė nuk e dinė. ėshtė njė 'muzikė' nėse mund ta quajmė, e cila paraqet fundrinėn e shundit dhe antivlerės, ėshtė njė pėrzierje e naivitetit dhe prapambeturisė, ėshtė njė zhurmė qė dikush e quan muzikė e mua mė shkon nervash, e qė pėr fat tė keq ka sillem po e dėgjoj kėtė muzikė nėpėr trojet shqiptare. Janė bėrė hit kėngėt prej nga 20-30 minuta, janė kėto kėngėt tallava tė cilat si duket nuk janė tė pėrcaktuara as nė minutazhė e as nė tekst por zgjasin sa tė dėshirojė kėngėtari. Dikush ja nis e kėndon pėr tė gjitha qytetet e botės dhe kėshtu mbaron dasma, e ai ka ngelur nė gjystė Afrikės, dikush tjetėr pėrmend shoqėrinė apo tė gjithė tė pranishmit nė dasėm dhe duke i kėnduar njė nga njė, mbaron dasma dhė gjysma e dasmorėve dalin tė hishėruar se i ka lėnė pa pėrmendė. Po, ēėshtė e vėrteta TALAVA-ja tanimė ka hyrė edhe nė politikė, aq mė tepėr edhe nė 'ēėshtjen kombėtare' nėse guxoj ta quaj kėshtu, sepse po tė ishte vėrtetė ēėshtje kombėtare do merrej pak mė seriozisht dhe do kryhej pak mė shpejt dhe mė mirė, ndėrsa kėngėtarėt (politikanėt) tanė po e ēojnė avash, avazh, mu nė stilin tallava duke mos lėnė pa pėrmende (provuar) asnjė gjė, pa shėtitur asnjė qytet dhe pa takuar asnjė diplomat ndėrkombėtarė dhe nė fund, sa vjen e zgjatet kėnga (procesi) fundi i dasmės (procesit) vjen mė i zbehtė (mė pak se Pavarėsi).
Tja fillojmė nga e para?
1999 - Njė kryengritje e vėrtetė kombėtare qė rrezultoi me ēlirimin e Kosovės dhe qė pritej qė fill pas kėtij ēlirimi tė bashkohej me Shqipėrinė, e qė mė pas u ndryshua kjo e filluam tė flasim pėr Shpalljen e Pavarėsisė. Por jo, duhej bėrė diēka tjetėr edhe pėrpara kėsaj. Duheshtė tė ndėrtonim ca ndėrtesa mė tė mėdha, tė lėshonim shtėpitė me qera dhe tė jepnim fushat dhe arrat me 'qesim' pėr 'miqtė' tanė ndėrkombėtarė qė disa erdhėn me kaska tė kaltėrta qė mbanin emrin UNMIK e disa me ngjyra tė ndryshme e qė quheshin KFOR. E meqė ne jemi zemėrgjėrė, u bėmė konak dhe ata bujtėn, njė natė e dy, e tri .... e ska tė numėruar, pas kėsaj miqtė na kėrkuan hise dhe ne u dhamė edhe hise dhe meqė vėrtetė jemi zemėrgjėrė s'na shkonte goja t'i pėrzėmė miqtė tanė. I lutėm pėr Pavarėsi dhe ata na thanė qė tė presim derisa ata tė mendohen. U menduan, mė pas na thanė qė duheshka si 'cdo shtet' tė plotėsojmė edhe ne disa standarde dhe tė tregojmė se jemi pjekur dhe jemi bėrė taman gati pėr shtet. Ehhhh... ne tė gjorit, tė njohur nė tė gjithė botės si punėtorė krahu dhe njerėz qė s'dimė tė urrejmė por vetėm falim, ja nisėm tė punojmė e ti ndėrtojmė standardet. Filluam nga temelet e shtėpive tė sėrbėve qė gjatė luftės sė 1999 vetė i kishin djegur me shpresėn se do marin pallate nė beograd, e meqė kur shkuan atje i futėn nė shatore, ata u kthyen nė Kosovė dhe ne u bėmė pėrsėri konak dhe tani at ana u bėnė kusht qė ne tė bėhemi shtet. Ua ngritėm shtėpitė e pallatet, shkollat, punėtoritė, sallat sportive, por kjo nuk mjaftoi. Tani na duhej qė edhe ligjet dhe kushtet ti sjellnim edhe pėr ata. Sollėm edhe ligjet dhe Kornizėn Kushtetuese taman si ua deshi qejfi atyre, u krijuam komuna, sa deshtėn e si i deshtėn, gjuhėn shqipe nuk e lam tė vetmuar, asaj ja bashkangjitėm edhe sėrbishten aty ngjitur, sepse kėshtu e kėrkonin standardet dhe ne s'kundėrshtuam pėr hirė tė Pavarėsisė. Mė pas na morėn kryeministrin nė burg, duhej tė pastronim tė gjithė historinė dhe tė kaluarėn pėr tė filluar njė tė ardhme tė pastėr dhe ne dhamė kryeministrin dhe shokėt e tij, tė gjithė tė pafajshėm e ata i fshehėn kriminelėt. I mbyllėm sytė edhe kėsaj rradhe, pėr hirė tė Pavarėsisė. Akoma ne plotėsonim standarde, ua siguruam numrin e deputetėve qė ata dhe pse s'dilnin ti votojnė, ne ua emėronim dhe u duartrokisnim kur ata emėroheshin ne Parlament dhe kur ata i bojkotonin seancat ne shkonim nėpėr shtėpi t'i lusim: AMAN, MOS NA PRISHNI PAVARĖSINĖ!
Si duket u bėnė standardet dhe tė gjithė tė buzėqeshur prisnim komisionet ndėrkombėtare qė do tė analizonin suksesin tonė.
REZULTATI: Gjithēka OK, tani mund tė filloni!
- Ngadal o mik, ēfarė tė fillojmė, tė shpallim Pavarėsinė?
- Jo, jo, .. as mos gaboni! Mund tė filloni tė punoni pėr Pavarėsinė dhe nėse arrini rrezultate do ta fitoni.
Ne u pajtuam tė punojmė, po s'dinim as ne se ēfarė ka ngelur pėr ėt punuar dhe as ata s'dinin tė na tregojnė se ē'tė punojmė. U kujtuan, tani duhet ti presim qė ata tė mendojnė. I pritėm, i pritėm, i pritėm dhe dikur u kujtuan se tani ėshtė koha tė fillojmė tė bisedojmė me ish okupatorin tonė pėr tė na falur Pavarėsinė.
- Sadake, mė jep pak Pavarėsi? - po nga kush do kėrkonim se, nga askush tjetėr veēse nga ai qė s'na jepte as mėkatet, le mė Pavarėsinė.
Duhej tė bisedonim seriozisht me tė, na thanė ata tė 'menēurit' e botės, e qė kjo nėnkuptonte se nuk duhej thjesht lutur, por duhej mė shumė se kaq, duhej stėrlutur e stėrlutur, duhej derdhur pak lot bile dhe pal gjak ndoshta, sepse s'ishte punė e vogėl kjo Pavarėsia, ne s'e kishim ditur.
Po le, sheri i kėtyre bisedimeve ishte dhe mė i keq, biseduam me muaj tė tėrė dhe njė 'plak i urtė' evropian vendosi e na tha qė nėse nuk merremi vesht ne mes veti, ai do tė na sjell njė vendim qė ne do detyrohemi ta pranojmė. Nuk u morrėm vesht dhe ai solli njė vendim dhe na lexoi e qė neve nė tė vėrtetė nuk na bėri qejfin si na premtoi nė fillim kur ishim te puna e standardeve, por, prapėseprapė u pajtuam dhe filluam bile edhe tė mėrzitemi se do pranojmė diē qė se deshėm dhe aq. Po s'kishte patur nevojė pėr mėrzia, sepse 'pala tjetėr' nuk kishte lejuar jo vetėm tė pranojė, por as qė tė lexojė vendimin e plakut dhe ky i fundit as qė kishte guzuar tė bėj diē mė tepėr, sepse ata s'ishin ne qė gjithmonė na mėsuan tė themi OK, OK. Ata njėherė thonin NEEEEEEE dhe 'pleqtė e urtė' as qė provonin pėr sė dyti. Na propozuan edhe 4 muaj tė tjera bisedime me ata qė s'merreshim vesht asesi. Edhe katėr muaj filluam mu si ajo kėnga me qytetet, edhe ne tė shėtisim qytetet evropiane, duke i marė jalla ren me rrene, po .. po .... pikėrisht si puna e asaj kėngės TALLAVA. Mbaruan dhe kėto katėr muaj dhe prap ne 'tuj vallėzue edhe tuj kėndue' mbetėm pa Pavarėsi. Po tani nė fakt duhet pritur qė vėrtetė kėta katėr muaj tė mbarojnė mė datėn 10 dhe mė pas.....?
Po ēdo bėhet pas 10 Dhjetorit?
Kėnga TALLAVA vazhdon... vazhdon edhe procesi i Pavarėsisė: 'N'fund tdhjetorit, jalla nė Janare, n'fund t'Janarit, jo .. jo ... por nė Shkurte .... jasha .. jasha .... pe lojm o nė Maj .. oooo ... pe lojm o nė Maje...... ren me rene.... mujt na tuj kalue ...... e kėt popull tu e nervozue... tu e nervozue'
E fundi i dasmės?
'Do ta kalim .... do t'ja ēesim flakėn, pėr shoqėriė, jasha pėr Pavarėsie, jasha pėr Shqipėrie???!!!????'
Dhe normalisht si nė ēdo dasėm, gjysma e dasmorėve tė gėzuar, e gjysma tė hidhėruar.
|