DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Kėnga e mjelmės e Voisllav Koshtunicės
Postuar mė datėn: 2008-02-24 03:47:03 nga admin4 :: Kategoria: Opinione

Shkruan: R. CENGU

Thuhet se mjellma kėndon vetėm njė herė nė jetė, e koha e kėngės sė saj ėshtė pak para se tė vdesė. Nė tubimin shtetėror tė organizuar nė Beograd, nga Voisllav Koshtunica, Tomisllav Nikoliē dhe disa shoqata nacionaliste, u kėndua kėnga e fundit para vdekjes sė diktaturės, por edhe mentalitetit shovinist lindor. Pėr herė tė fundit nė atė grumbullim huliganėsh tė dėshpėruar nga drejtuesit mė tė lartė shtetėror, u nxit populli serb me thirrje patetike pėr tė mbrojtur Kosovėn, sipas tyre “djepin ku lindi e u rrit shteti serb”. Nė kushtet kur mbi 70 pėrqind e shoqėrisė serbe nuk e di se ku ėshtė Kosova, zėrit tė ngjirur tė Koshtunicės e Nikoliēit, iu pėrgjigjėn vetėm huliganėt serbė, prej tė cilėve, veē largimit edhe mė tė tutjeshėm prej Evropės, djegieve tė ambasadave perėndimore dhe plaēkitjeve, nuk u fitua gjė tjetėr. Nė atė tubim ultranacionalist allamillosheviēian, nė fakt u zyrtarizua realisht nė psikologjinė serbe shembja e mitit tė Kosovės, ndėrtuar me shumė kujdes e intriganizėm prej mendjeve tė mbrapshta “akademike” serbe.



Mbetja e orės serbe nė vitet 90-tė, dhe tragjizmi i kombit sllav.

Ėshtė pėr tu shėnuar fakti se sa prapa ka mbetur ora serbe nė raport me zhvillimet evropiane, botėrore e ballkanike! Ėshtė pėr tu habitur vėrtet se si politika serbe ka mbetur nė mentalitetin e shekullit tė 19-tė dhe fillimit tė shekullit tė 20-tė. Deri atje shkon ēudia sa politikanėt e sotėm serbė shėmbėllejnė me relike tė asaj kohe tė amullt, qė nuk kanė tė bėjnė aspak me zhvillimet e sotme dhe konceptet bashkėkohore tė bashkėpunimit e komunikimit tė gjithanshėm prosperues midis vendeve nė rajon e mė gjerė.
Vazhdimi nė kėtė frymė politike tė vjetėr nuk ėshtė asgjė tjetėr veēse pėrjetimi i tragjizmit tė vet, tė asaj situate krize tė gjithanshme tė projektuar e praktikuar prej vetė garniturės politike qė drejton aktualisht vendin.
Diktatura e dhunshme serbe nė fakt ėshtė rrėzuar nė vitin 1999 me pėrfundimin e luftės sė Kosovės, ndėrsa afro dhjetė vjet mė vonė po dėshmohet, se kjo makine dhune ende nuk ka vdekur pėrfundimisht. Mbeturinat e sė kaluarės nacionalshoviniste jetojnė ende dhe veprojnė kur u duket se koha ėshtė e pėrshtatshme. Bishti i gjarprit lėviz edhe pasi t’i pritet koka. Por gjithkush e di se kjo gjė ndodh vetėm pėrkohėsisht. Pikėrisht nga kėtu merr kuptim edhe fakti se tubimi i theksuar dhe organizuar prej shtetit aktual serb, gjeti pėrkrahjen e pjesės mė ekstreme tė shoqėrisė serbe, konkretisht prej huliganėve plaēkitės, kriminelėve ordinerė dhe paramilitarėve famėkėqinj, tė cilėt nė Kosovė kanė kryer krimet nga mė monstruozet. Ky miting qe krejt i ndryshėm prej manifestimeve popullore qė u organizuan nė Serbi pėr rrėzimin e diktatorit Milosheviē, ku morėn pjesė studentė e qytetarė qė realisht donin tė rrėzonin njė shtet gjakatar e tė ndėrtonin njė jetė me mė shumė dritė e tė ardhme. Rasti I djeshėm dėshmon se bisha e plagosur po jep shpirt, prandaj pėr t’i dhėnė sado pak “shpirt e dritė” nė miting ishin thirrė si istrumente tė verbra edhe regjisori Emir Kosturica e tenisti Novak Gjokoviē. Pėrballė kėsaj bishe tė plagosur, nė rend tė pare, kėrkohet pėrmbajtje prej vetė shoqėrisė serbe, pasi pasojat do tė jenė vetėm tė saj e tė asnjė vendi tjetėr.

Ballkani nuk ėshtė mė ballkoni rus

Shekulli nė tė cilin jemi, tregon qartė se ka perėnduar koha kur gadishulli i Ballkanit ishte skena teatrale ku zhvilloheshin tragjeditė e pėrgjashta, ku bėhej tramkė me territoret e popujve autoktonė, e luheshin intrigat si nė dramat shekspiriane, por edhe nga ku kontrolloheshin zhvillimet nė Evropė.
Largimi i trupave ruse prej Kosovės vetėm pak pas ardhjes kėrcėnuese e pa asnjė miratim, tregon se interesat ruse nė Ballkan, nuk janė aq jetike sa ē’ishin mė parė. Mbrojtja qė po i bėn Serbisė mė shumė ėshtė synim i Rusisė pėr tė ruajtur interesat e veta ekonomike, por edhe pėr tė konsoliduar apo ripozicionuar pozitėn e saj diplomatike pas ringjalljes ekonomike qė po ndodh atje. Kėtė synim tė Rusisė, siq duket nuk po e kupton Serbia e politika dritėshkurtėr e saj aktuale. Vendet e Ballkanit janė tė pėrcaktuara tė orientohet nė Evropė, si pjesė organike e kėtij kontinenti, prandaj nuk vjen aspak nė shprehje praktikimi i nacionalizmave, qė nė asnjė rast e rrethanė nuk kanė sjellė dobi, pėrkundrazi kanė sjellė regres e ringjallje idesh tė perėnduara qėmoti. Djegia e ambasadave pas iritimit tė huliganėve, plaēkitja e klithjet histerike, veēse e largojnė Serbinė gjithnjė e mė shumė prej Evropės, realitet i cili nuk ėshtė nė interesin e askujt.

Toleranca proverbiale shqiptare

Nė vitin 1999, kur ēmenduria nacionaliste serbe kishte dėbuar mė shumė se njė milion shqiptarė prej trojeve tė veta, mes banorėve ishte depėrtuar edhe njė familje nga Malisheva, qė kishte sjellė nė jetė njėzetė fėmijė. I ati I fėmijėve pyetjes tonė, se sikur tė ishe ti nė pozitat e agresorėve, a do ta kishe dėbuar njė familje serbe nė kėto kushte, iu pėrgjigj: kurrė nuk do ta bėja njė gjė tė tillė. Fėmijėt janė engjėj e ato duhet tė jetojnė. Ballkani ka vend pėr tė gjithė, por na duhet mirėkuptimi e bashkėjetesa, pėrfundoi ai.
Nė antitezė me zhvillimet nė Serbi, nė Republikėn e Kosovės, njė ditė pas shpalljes sė pavarėsisė, ka nisė njė jetė plot dritė e optimizėm pėr tė ardhmen. Sė pari, qytetaria shihet te vetėdija pėr tė qenė gjithnjė nė mirėkuptim tė ndėrsjellėt e nė bashkėjetesė normale. Ēdo etni, gjithnjė e mė shumė po e ndjen veten tė lirė e tė barabartė nė Republikėn e Kosovės.
Politika e Republikės sė Kosovės ėshtė e orientuar drejt paqes, tolerancės ndėretnike e ndėrfetare. E kjo do tė thotė shumė, tregon qartė e mė qartė se sa qytetare e demokratike ėshtė sjellja e shoqėrisė tonė qė shpejt do tė jetė nė gjirin e Evropės.
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Kultura ] Kėnga epike (2007-03-04 20:46:57 nga admin2)
[ Kultura ] Armend Rexhepagiq, triumfon ne “Kenga Magjike 2006“ (2006-11-20 23:51:23 nga Arben Dervina)
[ Lajmet kryesore ] Ponosh: Nuk duhet lejuar qė situata tė eskalojė nė Ballkan (2008-08-29 10:27:38 nga admin2)
[ Kultura ] Mace me katėr veshė (2008-08-28 15:52:12 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Rusia kundėr projektrezolutės pėr Gjeorgjinė (2008-08-28 15:46:26 nga admin4)
[ Kultura ] Si tė evitoni kancerin nė stomak (2008-08-28 15:36:13 nga admin4)
[ Opinione ] Kosova dhe bota arabe (2008-08-28 15:23:22 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Situatė delikate nė Mitrovicė (2008-08-28 14:56:18 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Shqipėria dėnon njohjen e Osetisė sė Jugut dhe Abkazisė nga Rusia (2008-08-28 14:54:12 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Kushner: Pavarėsia e Kosovės nuk ėshtė shpikur (2008-08-28 14:51:08 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Serbia ndėrron qasjen: synon pjesėmarrje nė vendosjen e EULEX-it nė Kosovė (2008-08-28 14:44:05 nga admin1)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster