| » Opcionet për artikullin |
|
Presim shumė shpejtė njohjen e shtetit tė Kosovės nga Maqedonia dhe Mali i Zi. Kėshtu ėshtė shprehur kryeministri, Hashim Thaēi, menjėherė pas kthimit nė Prishtinė nga vizita zyrtare nė Uashington.
"Me autoritetet e Shkupit dhe Malit tė Zi kemi ndėrtuar raporte shumė tė mira dhe sė shpejti presim njohjen e shtetit tė Kosovės nga kėto dy vende, theksoi Thaēi.
Ai pėrmendi edhe raportet e mira me Shqipėrinė dhe shprehu gatishmėrinė qė nė tė ardhmen raporte tė mira tė ndėrtohen edhe me shtetin fqinjė Serbinė.
Delegacioni shtetėror i Kosovės, i cili qėndroi pėr vizitė zyrtare nė Shtėpinė e Bardhė, nė Uashington pas kthimit nė Prishtinė deklaroi se, pret qė tė rritet numri i shteteve tė cilat do ta njohin Republikėn e Kosovės.
Kosovėn pas 158 ditė shtetėsie e kanė njohur 43 shtete nga 192 anėtare tė OKB, 20 prej tyre janė anėtare tė BE dhe 21 tė NATO-s, 3 nga 5 vendet anėtare tė pėrhershme tė Kėshillit tė Sigurimit tė OKB si dhe 7 shtetet mė tė zhvilluara nė botė dhe ėshtė nisur procedura pėr njohje edhe nė shumė vende tė botės. (INA)
|
|