DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» RITUALI I DASMĖS LABE
Postuar mė datėn: 2008-08-21 14:25:59 nga admin1 :: Kategoria: Kultura

Shkruan: Laureta Petoshati

Ėshtė verė dhe kanė ardhur emigrantėt, tė cilėt mė shumė se pėr pushime kanė ardhur dhe pėr tu martuar. Pėr t’u njohur mė mirė me ritualin e dasmės labe jam munduar tė shikoj ritualet e dasmės nė disa zona tė Labėrisė si: Tėrbaēi, Tragjasi, Dukati, Smokthina, Vajza, Kurveleshi, veēanėrisht Progonati - Tepelenė, etj. Nuk ėshtė e rastėsishme qė poezitė dhe poemat rrėzėlluese tė princit tė lirikės shqiptare Ali Asllanit tė kenė shtratin e bukur tė magjisė sė folklorit tė dasmave labe. Ja si e pėrshkruan ai kėtė ritual tė bukur tek poezia “Dasma Shqiptare”:
“Krisi njė kobure, erdhi njė peshqesh,/Krisi dhe njė tjetėr, njė cjap e dy desh,/Krisi, po kėrcasėn, na dhe ca tė tjera,/Nė njė orė e sipėr, dy tre mijė harera!”
Nė zonėn e Labėrisė martesa ka qenė dhe mbetet njė nga ritualet dhe ngjarja mė e rėndėsishme, mė e gėzueshme nė jetėn e njė ēifti tė ri. Ajo realizohej dhe nė disa raste, vazhdon edhe sot tė realizohet ndėrmjet disa kėrkesave e marrėveshjeve. Pėrpara se tė bėhet dasma caktohet dita qė labėt thonė “e prenė ditėn” me marrėveshje midis krushqive, zakonisht me prindėrit ose xhaxhallarėt e tė fejuarve. Njė javė pėrpara dasmės fillonte kėnga nė se familjet nuk ishin nė zi. Vajza nė shtėpinė e saj fillonte zbukurimin me njė ndryshim rrėnjėsor pėr mirė,qė nga koka deri tek kėmbėt. Ajo ndryshonte dhe ngjyrėn e flokėve duke pėrdorur kėna, ngjyrėn e arrave dhe mazi, e cila nxirrej nga lėngu i kokrrave tė lisit qė nxin vetullat dhe flokėt. Mė pėrpara nė shtėpinė e dhėndrit pėrgatiteshin drutė e dasmės dhe kjo ditė quhej dita e karthjeve. Njė ditė pėrpara dasmės nga ana e dhėndrit, nuses i shpinin veshjen e nusėrisė. Jo vetėm ajo ditė, por edhe ditėt mė para ky ritual shoqėrohej me kėngė, si psh disa kėngė tė Smokthinės:

Moj e mira n’atė derė,
t’u prenė rrobat t’u prenė,
t’u prenė ditėn e dielė.
Lumthi tinė o djalė levenė,
ajo nuse qė po merrė,
trėndafil pėr tė marrė erė.

Zakonisht ditėn qė merrej nusja, merrej dhe paja e cila ngarkohej nė kuaj dhe sixhadeja ose qilimi hidhej sipėr pajės. Tradita labe ishte qė paja tė punohej me lesh, nė tezgjah nga duart e nuses, kjo pėrbėhej nga qilimat, sixhadetė, stroma, velenxat, jastėkė leshi, hejbe, njė sixhade tė vogėl pėr samarin e kuajve, ndėrsa ēorapet dhe trikot punoheshin me shtiza pėr dhurata pėr tė afėrmit e dhėndrit. Nė ceremoninė e dasmės sė vajzės merrnin pjesė edhe pėrfaqėsues tė dhėndrit, qė quheshin simixhinj. Nė dasmė miqtė, farefisi i vajzės shkonin me peshqeshe tė ndryshme, sidomos copa pėr veshje, ndėrsa miqtė e farefisi i dhėndrit ēonin revani nė formė piramide dhe i vinin njė ftua ose njė mollė nė mes, kush e merrte frutėn pėr tė ngrėnė hidhte lekė. Tek djali ēonin gjithashtu bagėti tė imta si desh, cjep, tė cilėt i lyenin me bojė tė kuqe, veēanėrisht miqtė dhe farefisi i largėt. Qė nė ditėn e parė qė hapej dasma fillonte njė hare mistike. Nuses dhe dhėndrit i kėndohet pothuajse nė ēdo kėngė tė dasmės ku sublimohet bukuria e tyre. Vajza qė martohet vishet me rrobat mė tė bukura, asaj i kėndohen kėngė pėr bukurinė, sjelljen, fisin, pėr punėn, pėr marrėdhėniet me vjehrrin dhe vjehrrėn, pėr fėmijėt qė do tė vinin nė jetė, etj. Kėngėt mund tė kenė dhe romuze tė holla brenda tyre pėr ta kthyer atmosferėn e dasmės tė qeshur dhe tė gėzueshme. Ja disa kėngė tė tilla dasmash labe, ku jo vetėm sublimohet bukuria e nuses dhe dhėndrit, por edhe tregohen shakatė e romuzet:

Biu molla nė kuti,
ja mollo, ja lule!(refreni)
Dega-dega mbi shtėpi.
Kėputa njė dorė fletė,
Gjėkundi plakė mos mbetė.
Ē’t’i bėj tavanxhiut-o,
qė nuk la njė dhogė bosh,
t’a mbulojnė nuset me llosh,
ato plakat e qoshes,
shuan farėn e kafesė,
kėpunė bishtat e xhezvesė.
Ha, ha, ha, bela, ha,
jo, plaka se bėj shaka,
se dasma kėshtu e ka,
me lodra dhe me shaka.

Ose nė njė kėngė tjetėr, ku tregohet himnizimi jo vetėm i bukurisė, por edhe i prejardhjes dhe kamjes:

Dil moj mizė e dheut-o,
Dil moj dil! (refreni)
S’jam mizė e dheut-o
jam bijė e beut-o
e bijė e beut je,
po florinjtė ku m’i ke,
ja kam hedhur gushės-e.

E njėjta gjė ndodh edhe nė shtėpinė e dhėndrit, duke e ngacmuar e duke i thėnė se ti je mė i miri dhe ke kohė tė zgjedhėsh akoma. Ja pėr shembull njė kėngė e tillė:

O bilbil i nėnės-o
Bėni tok e zgjidh nė to,
Tė marrėsh kapedanen-o
Kapedane sylarman-o

Ose, pėr ta ngacmuar pėr shpenzimet qė dhėndri ka bėrė kur i ka shpėnė nuses nishanet e dasmės, kėndohet kjo kėngė:

Theva njė degė dardhė,
dardhė e zeza dardhė!(refreni)
Seē m’u ngjit njė zog e larė,
m’u ngjit e mė bėri trok,
mė kėrkon flori me ok!

Dhėndrit, dikur i vishnin rroba tė reja e tė qėndisura me gajtanė. Pėr tė treguar se u bė burrė, atė e rruanin tek berberi edhe kur ai nuk kishte fare qime nė faqe. Gjatė kėsaj kohe i kėndoheshin kėngė qė i kujtonin djalėrinė, shoqėrinė kur ngacmonin dhe ndonjė vajzė. Sa bukur e shpreh kjo kėngė e Lumit tė Vlorės kėtė rit:

Bijat e shehut tė tria,
mbushnin ujė tek xhamia,
ē’i ngacmonin djemuria,
nė rrugė doli Baxhia:
Ē’kini me vajzat e mia,
merrni njė dhe jo tė tria,
kėshtu thotė Hanko Baxhia.

Pra siē shihet, nė Labėri, parimi i zbukurimit nė kėngėt e dasmės ėshtė shumė i realizuar, nusja na vjen nė kėto kėngė si mė e bukura, mė e hijshmja, mė e stolisura. Pra, pyetjes pse nė kėngėt e dasmės nuk pėrmendet palumturia e mundshme, ose bukurisė ndonjėherė jo dhe shumė e arrirė tek ndonjė nuse mund t’i pėrgjigjemi se brenda kėtyre kėngėve veprojnė disa faktorė subjektivė pėrzgjedhės, pėrveēsues, apo zgjerues. Nė varėsi tė rasteve konkrete mbi bazėn e cilėsive reale tė nuses, tė rrethit tė saj familjar e miqėsor, etj, parimi i zbukurimit nė kėngėt qė e pėrshkruajnė nusen zbatohet gjerėsisht. Kėtu kemi tė bėjmė edhe me zbatimin e njė prej parimeve krijuese tė artit folklorik nė pėrgjithėsi. Nė njė rast, ku nusja ka qenė e dobėt, pra e thatė nė fytyrė, shpirti i popullit ka ngritur njė kėngė aq tė bukur dhe aq kuptimplote, me krahasimin dhe metaforėn e bukur, qė tingėllojnė plot hijeshi nė vargjet e mėposhtme:

Dardhė e thatė e plot lule,
fryn njė erė e ē’i hodhe.
I mblodhi kjo nuse e re,
seē i futi xhepave,
xhepave, jelekėve,
moj jelekut kadife.

Nė Labėri nusja merret me krushq, tė cilėt caktohen nga miqtė e largėt dhe mė tė rėndėsishmit e farefisit tė dhėndrit, tė jenė tė kėngės, tė fjalės, tė kuvendit, tė dinė tė hedhin “kondothėna” pra fjalė hidh e prit, sidomos kur nusja merret larg fshatit. Dikur ata shkonin tė armatosur qė tė krijonin situatė hareje. Kur ktheheshin ata duhet tė ndėrronin rrugė, zakon ky qė vazhdon dhe sot pėr tė prishur “syrin e keq”. Thuhet se ky ritual nė Labėri e ka zanafillėn qė nė lashtėsi. Nė njė kėngė shumė tė hershme, qė vazhdon tė kėndohet dhe sot, nga krushqit labė thuhet:

Do tė marr o yll i dritės,
do tė marr,
tė dielė nė mes tė ditės,
do tė marr,
Do tė marr o yll i natės
do tė marr,
tė dielė, nė mes tė vapės
do tė marr, etj...

Nusja merrej e mbuluar me cipull, i cili ishte i qepur gjysma e bardhė dhe gjysma e kuqe dhe me njė xhufkė mėndafshi ku ishte vendosur njė pasqyrė , qė nusja tė mos merrej nė sy. Martesat janė bėrė zakonisht nė vjeshtė, se kjo stinė kishte bollėk, bereqet, fruta, rrushin pėr verėn dhe rakinė, binte dhe vapa. Por, ashtu siē kishte bollėk nė natyrė, vjeshta sillte nė Labėri dhe njė shpirt krijues, shpirtin e sė bukurės. Me sa hijeshi dhe brishtėsi janė thurur nė kėto vargje tė Progonat-Tepelenės, kuptimi popullor pėr tė bukurėn:

Nusja jonė arbėrore,
e bardhė si qumėshtore,
mesi i saj porsi kalore,
gushė e saj si top dėbore,
faqe saj si kokėrr molle,
lum kush e merr gjitone,
lum kush e merr nė shpi,
do shkojė jetė zoi.

Nė kėto kėngė epitetet dhe krahasimet janė figurat kryesore tė pėrdorura nė paraqitjen e nuses dhe dhėndrit si psh: syzeza, syri rrush i zi, syri si filxhan, syri si pėllumbeshė, faqja si hajmali, faqekuqe, faqe si molla, vetulla shushunja Vlore , vetulla si gajtan, goja si kuti, hunda si qiri, gusha e bardhė, trupi si purteka , etj. Tė bukura dhe mallėngjyese pėr kėtė ditė tė veēantė nė jetėn e njeriut janė edhe kėngėt qė i kėndohen nuses kur del nga shtėpia e babait dhe kur shkon tek ajo e dhėndrit. Dikur nusja merrej me kalė tė bardhė shale tė mbuluar me sixhade, nė krye tė sė cilit printe Flamuri me shkabė, sot kali ėshtė zėvendėsuar me makinat e bardha, tė zbukuruara me fjongo dhe, nė shumė raste tė zbukuruara dhe me Flamur. Ja disa kėngė qė kėndohen nė shtėpinė e vajzės, kur vijnė krushqit pėr ta marrė:

Nė shaminė tėnde moj,
tri pika tė verdha,
si s’tė erdhi keq o babė ,
mė nxore nga dera.
Nė shaminė tėnde moj,
tri pika tė kuqe,
si s’tė erdhi keq vėlla,
kur mė bėrė nuse.

Nė vargjet e mėposhtme plot figuracion i kėndohet nuses qė ėshtė duke lėnė shtėpinė prindėrore:

Ti ke thėnė do tė dal,
Syzezė e vetullngjalė!

Po aq gaz e hare, po aq lirikė ka nė vargjet qė kėndohen kur nusja shkon nė shtėpinė e burrit, sa gjithė kjo atmosferė ndihet nė ēdo kėngė e valle:

Trak e truk ato kėpucė, moj zonjushe,
avash mos i bėj me llucė, moj zonjushe.
Mua beu ashtu mė tha, thėllėzė e gushėkuqja,
grisi se t’i blej tė ra, thėllėzė e gushėkuqja.

Kur hyn nusja tek porta e shtėpisė, nėna e dhėndrit, e cila mban nė dorė njė enė me mjaltė dhe me oriz, hedh orizin dhe karamelet, si dhe nuses i lyen dorėn me mjaltė, me tė cilėn prek portėn e shtėpisė me qėllim qė tė sjellė ėmbėlsi nė familje, ndėrsa orizi ka kuptimin e shtimit si fara e orizit. Nė Labėri pėr kėtė rit kėndohet kjo kėngė:

Na erdhi nusja tek dera,
nuse moj uratėn paēė,
lyej duart me mjaltė,
tė ėmbėlsosh brenda dhe jashtė!
Kėtu ku hodhe kėmbėn-o,
mė tė rėnēin dhėmbėt-o!
Kėtu ku fute kokėn-o,
t’u zbardhshin flokėt-o!

Me pėrmasa tė kufizuara lirika popullore e dasmės trajton dhe figurėn e dhėndrit, psh: me cilėsimet kapedan, sokol, o pėllumb i shkruar, borzilok, trėndafil, lule limoni, trim i zgjedhur, bukurosh, bandill, aga, syzi, etj. Mund tė pėrmendim njė kėngė qė kėndohet po nė Labėri:

Ē’ka konaku qė gjėmon,
o lejmon, more lejmon,
nusja e djalė beut shkon,
o lejmon, more lejmon.

E bukur ėshtė dhe njė kėngė tjetėr labe, e cila kėndohet sapo nusja afrohet tek shtėpia e dhėndrit:



Njė dervish qė rri nė portė
Dėgjoni se ē’po na thotė:
Nuseja u trashėgoftė,
Bėftė djem e mos mėnoftė
Bėftė djem e njė mėhallė,
Po nė pleqtė tė mos ngjajnė
S’janė tė liq, por kanė tamanė.

Por bukuria e kėngėve dhe ritėve tė dasmės nuk mbaron me kaq. Mė tė bukura kanė qenė kur vargjet thureshin aty pėr aty, enkas pėr personin konkret. Mund tė pėrmendim dy raste konkrete qė tashmė janė kthyer nė kėngė tip legjende.

Dukatasit Birēe Sherifi( Dervishaliaj) dhe Balil Nezha u ftuan nė ceremoninė e dasmės sė mbretit Zog, tė cilėt aty pėr aty i thurėn njė kėngė pėr mbretėreshėn Geraldinė. Ajo, si nuse e re, nė pėrfundim tė dasmės, me porosi tė mbretit, doli me tabaka nė dorė duke iu shėrbyer tė ftuarve dasmorė kafen me tabaka. Ky veprim i mbretėreshės u bėri pėrshtypje kėtyre dukatave, tė cilėt nė prani tė gjithė pjesėmarrėsve morėn kėngėn:

Manxhare lesheratėndė,
qysh e shkele vėndin tėnė
kaluar apo nė kėmbė.
Kaluar se s’dija vėndė.
Fajin t’a pati jot ėmė,
tė dha nė oxhak tė rėndė,
ē’u trete qiri mė kėmbė,
kafe miqe duke dhėnė.

Pra me fjalėn “manxhare” qė ka kuptimin “hungareze”, poetėt popullor i drejtohen mbretėreshės sė bukur qė i binin leshrat si tendė, ndėrsa pėr tė treguar prejardhjen dhe fisnikėrinė e dhėndrit ata pėrdorin shprehjen “oxhak i rėndė”. Pėr tė treguar shkathtėsinė dhe virtytin e punės, ata iu drejtuan mbretėreshės fisnike me shprehjen “u trete qiri nė kėmbė”.

Njė kėngė qė ėshtė kėnduar aty pėr aty nė Smokthinė, para 80 vjetėve , kėndohet sot e kėsaj dite nė gjithė viset labe:

Hapi sytė e mos i mbyll,
Yll o more yll! (refreni)
Mbushi sytė e mos i derdh,
more burrė si deshe vet,
more burrė Memet aganė,
qė e mban festen mėnjanė,
prerė e qepur nė Tiranė.

Si pėrfundim, kėngėt e dasmave janė njė thesar nė kulturėn e popullit tonė, ato janė njė pasqyrim jo vetėm i shpirtit tė tij, pėr kėtė rit sa tė lashtė dhe aq tė respektueshėm edhe sot nga brezat, por edhe njė domethėnie historike pėr familjen shqiptare. Me dasmėn fillon jeta e njė familje tė re shqiptare, e cila do tė nxjerrė dhe edukojė breza tė rinj, filizat e rinj tė kombit tonė, sepse njė familje e shėndetshme lind dhe njė komb tė shėndetshėm.


---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Opinione ] SIMPOZIUMET E PĖRĒARJEVE DHE VETĖSHKATRRIMIT (2008-12-03 13:32:06 nga admin1)
[ Opinione ] AKADEMIK QOSJA - qytetar nderi i Skenderajt! (2008-12-03 13:04:34 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Shqipėria nėn ujė, qeveria e papėrgatitur pėr pėrmbytjet (2008-12-03 09:58:55 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Itali, "Ramazani" arreston 20 shqiptarė pėr drogė (2008-12-03 09:49:13 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Tė reshurat e shiut ende po vazhdojnė nė Vushtrri (2008-12-03 09:45:02 nga admin4)
[ Histori ] Amaneti i Hoxhė Muglicės: Rroftė Shqipėria! (2008-12-03 05:51:03 nga admin4)
[ Kultura ] Dibėr, o fortesa e lirisė (kėngė) (2008-12-03 05:34:13 nga admin4)
[ Tech-Info ] Pakėsohet numri i vdekjeve nga kanceri gjatė vitit 2008 (2008-12-03 05:18:42 nga admin4)
[ Kultura ] Roli humanizues dhe dehumanizues i teknikės (2008-12-02 16:35:33 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Prishtinė, protesta kundėr planit 6 pikėsh tė EULEX (2008-12-02 16:31:31 nga admin4)
[ Opinione ] Patriotizmi si strehė e fundit e horrave (2008-12-02 16:10:05 nga admin1)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster