| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Elektrik dore me energji diellore - pėrgjigja mė e mirė nė mungesė tė dritave |
| Postuar mė datėn: 2007-12-06 15:08:10 nga admin4 :: Kategoria: Tech-Info |
| » Opcionet për artikullin |
|
Projekti i elektrikėve tė dorės filloi disa vjet mė parė nė Afrikė ku ish diplomati amerikan Mark Bent punonte pėr njė kompani nafte. Ai thotė se njerėzit nė shumė zona tė varfra ishin tė ngujuar nė errėsirėn e natės, pa mundėsi pėr tė lexuar, punuar apo pėr tu larguar nga shtėpitė e tyre, tė pasigurt pėr atė qė mund ti priste. Komunikimi social nė Afrikė ndalon kur perėndon dielli. Elekrikėt e dorės mund ti gjesh nė tregjet afrikane, por janė tė shtrenjtė dhe bateritė nuk shkojnė gjatė. Kėshtu qė Mark Bent investoi kohėn dhe paratė e tij pėr tė zhvilluar elektrikėt solarė. Ky ėshtė njė panel diellor. Ėshtė njė panel polisilikoni dhe prodhon energji kur goditet nga dielli. Elektriciteti mė pas depozitohet brenda elektrikut nė bateri qė mund tė rikarikohen. Gjatė natės kjo energji qė ėshtė ruajtur emetohet nė dioda dhe jep dritė. Bateritė qė rikarikohen shkojnė nga 750 deri nė 1 mijė net nė varėsi tė pėrdorimit. |
|
Njė nga tė mirat bazė tė kėtyre elektrikėve ėshtė se ato mund tė pakėsojnė pėrdorimin e llambave me vajgur dhe ndotjen e ajrit. Njė llambė vajguri lėshon njė qind kilogram gaz karbonik nė vit. Vėrtet nuk ėshtė shumė, por kur konsideron se njė e treta e planetit, gati 2 miliardė njerėz pėrdorin kėto llamba pėr ndriēim kjo ėshtė njė sasi e madhe.
Me mbėshtetje financiare nga Exxon Mobil dhe disa korporata tė tjera donatore, Bent ka paraqitur elektrikėt e tij tė dorės nė mbarė Afrikėn dhe nė pjesė tė tjera tė botės. Ai po inkurajon gjithashtu amerikanėt ti blejnė ato pėrmes njė plani tė veēantė, nga i cili pėrfitojnė edhe pėr vende tė tjera.
Unė krijova programin bli njė, dhuro njė. Njė amerikan mund tė blejė elektrikun pėr 25 dollarė. Dhe unė do tė dėrgojė nga depoja ime nė Houston me tė njėjtat para, njė elektrik dikujt nė nevojė nė vendet nė zhvillim. Mark Bent po shikon mundėsinė e shfrytėzimit tė aplikimeve tė tjera nga energjia solare pėr zonat e varfra tė botės.
Njė pajisje qė do tė pėrdorte panelet diellore pėr tė furnizuar me energji sistemin e pastrimit tė ujit. Njė tjetėr do tė pėrdorė insekticidet natyrore pėr tė luftuar mushkonjat qė shkaktojnė malarien.Tė gjitha kėto kėrkojnė pak energji dhe tė gjitha mund tė realizohen por askush nuk e ka parė me seriozitet kėtė praktikė mė parė. Mark Bent ka plot ide, po synimi i tij kryesor ėshtė tė ndihmojė tė varfrit ti shpėtojnė errėsirės duke pėrdorur forcėn e diellit.
VOA
4.12..2007 |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|