DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» RREZIQET QĖ I KANOSEN KOSOVĖS DHE GJITHĖ KOMBIT SHQIPTAR...!
Postuar mė datėn: 2008-09-14 12:43:29 nga admin4 :: Kategoria: Opinione


Shkruan: GAFURR ADILI

RREZIQET QĖ I KANOSEN KOSOVĖS DHE GJITHĖ KOMBIT SHQIPTAR...!

- Rreziku i parė, ėshtė qė Kosova tė mos arrijė tė fitojė ulėsen e saj nė OKB, sepse pėr ta arritur kėtė, atė (Kosovėn) doemos duhet ta njohin mė tepėr se gjysma e shteteve anėtare tė OKB-sė, proces ky qė po ecėn shumė ngadalė. Gjithashtu, shumė analistė botėrorė, si nė tė kaluarėn ashtu edhe tani, kanė parashikuar dhe paralajmėruar, se Kosova nuk ka resurse tė mjaftueshme qė tė mund tė ekzistojė si njė shtet mė vete, gjė kėtė qė e dėshmon edhe varfėria e madhe qė ka pllakosur popullsinė e Kosovės, ku sipas raportit tė fundit tė BB (Bankės Botėrore), Kosova me njė varfėri prej 45% tė popullsisė sė saj, ėshtė llogaritur vendi mė i varfėr.

- Rreziku i dytė, ėshtė qė Kosova dhe Serbia bashkarisht tė pranohen nė Bashkimin Evropian, kurse Republika e Shqipėrisė tė mos pranohet nė BE, por tė pranohet vetėm nė NATO. Dhe, nėse do tė ndodhė kjo, atėherė qytetarėt, librat, kultura, arti dhe mallrat nga Republika e Shqipėrisė nuk do tė munden tė hyjnė nė Kosovė, sepse atyre do t’iu duhen vizat hyrėse pėr nė Bashkimin Evropian. Nė Kosovė lirshėm dhe pa kurrfarė pengese do tė hyjnė qytetarėt, librat, kultura, arti dhe mallrat nga Serbia, sepse midis Kosovės dhe Serbisė nuk do tė ketė pika doganore, ato qė serbėt i digjnin pas 17 shkurtit tė vitit 2008, ashtu siē nuk ka midis Francės dhe Gjermanisė apo edhe midis shteteve tė tjera tė Bashkimit Evropian. Pra, kufiri shqiptaro - shqiptar, midis Shqipėrisė dhe Kosovės, do tė rikthehej nė gjendjen e para vitit 1999, nė njė kufi me gjemba telash.
- Rreziku i tretė, ėshtė krijimi i komb-shtetit kosovar, njė projekt ky antishqiptar i lansuar prej vitesh si mendim politik e propagandistik, jo vetėm nė Prishtinė, por edhe nė Tiranė. Qarqe tė caktuara politike e propagandistike antishqiptare, qofshin kėta tė brendshme apo edhe tė jashtme, prej kohėsh kanė filluar qė shqiptarėt t’i ndajnė nė:
1. Shqiptarė shqiptarėt e R. sė Shqipėrisė, ashtu siē quhen gjermanėt e Gjermanisė;
2. Kosovarė shqiptarėt e R. sė Kosovės, ashtu siē quhen gjermanėt e Austrisė austriakė;
3. Shqiptarėt nėn „ Maqedoni“ maqedonas, ata nėn Mal tė Zi malazezė dhe aq me keq shqiptarėt nėn Serbi serbė, ashtu siē gjermanėt, francezėt dhe italianėt nė Zvicėr qė quhen zviceranė.
Pra, po ta tolerojmė dhe po tė mos ndėrmarrim masa parandaluese, ne atdhetarėt shqiptarė tė Shqipėrisė Etnike, dhe ky plan tė arrijė tė zbatohet nga armiqtė tanė, lirshėm dhe me pėrgjegjėsinė mė tė lartė morale e politike, si dhe me keqardhjen mė tė madhe konstatoj se Kombi Shqiptar, nė njė periudhė jo shumė tė largėt, duke u futur copa - copa nė familjen e madhe tė komb - shteteve tė mėdha e tė shumtė tė BE-sė, do tė shkojė drejt shpėrbėrjes dhe zhdukjes sė tij, gjė e cila nuk duhet tė na duket hipotetike, sepse historiografia botėrore njeh zhdukjen e kombeve edhe me tė mėdha se sa Kombi Shqiptar, si dhe asnjėherė nuk duhet tė harrojmė, se armiqtė tanė rregullisht dhe sistematikisht edhe nė tė kaluarėn tonė historike kanė punuar dhe vazhdojnė tė punojnė pėr zhdukjen e Kombit Shqiptar, por ky komb nga gjiri i tij rregullisht dhe sistematikisht ka lindur bijė e bija atdhetarė, qė e kanė mbrojtur dhe do ta mbrojnė nga armiqtė e tij.
Cka duhet tė bėjmė ?!
Edhepse, pėrveē rreziqeve tė sipėrcakura ka edhe rreziqe tė tjera, konsideroj se mbi kėtė bazė, ne atdhetarėt shqiptarė nga tė gjitha trojet etnike tė Shqipėrisė dhe nga diaspora shqiptare, duhet tė mendojmė, tė punojmė dhe tė veprojmė kundėr kėsaj tragjedie qė po i kanoset Kombit Shqiptar dhe ne bijve e bijave tė tij, tė pėrkushtuar pėr ribashkim kombėtar shqiptar nė njė komb - shtet tė vetėm, me emrin SHQIPĖRI.
Gjykoj qė, nėse „Pako Ahtisari“, Kosovės ia parandalon tė drejtėn e bashkimit tė saj me njė shtet tjetėr (fjala ėshtė pėr ribashkimin e saj me Shqipėrinė), padrejtėsi kjo qė nuk gjendet nė asnjė dokument dhe nė asnjė nga konventat e rezolutat e tė drejtės pozitive ndėrkombėtare, por qė edhe hapur bien ndesh dhe paraqet njė shkelje fragrante tė radhės tė sė Drejtės sė Vetėvendosjes, konsideroj qė „Pakoja Ahtisari“ askund nuk parandalon tė drejtėn e Republikės sė Kosovės qė tė krijojė njė union tė pėrbashkėt me njė shtet tjetėr, siē edhe ishte Unioni Serbi - Mali i Zi, dhe nė rastin konkret Unioni Shqipėri - Kosovė, njė ide kjo e hedhur nė opinionin tonė kombėtar nga LPK (Lėvizja Popullore e Kosovės), nė vitin 2004, por qė pėr mua dhe pėr Frontin pėr Bashkim Kombėtar Shqiptar (FBKSH) atėherė ishte e parakohshme, sepse atėherė Kosova nuk ishte njohur si shtet dhe unionet e tilla i krijojnė vetėm shtetet.
Kurse, tani kur Kosova ėshtė njohur nga 46 shtete, ėshtė domosdoshmėri e kohės qė tė punojmė e tė veprojmė pėr krijimin e Unionit Shqipėri - Kosovė, si hap i parė pėr tė evituar dhe parandaluar rreziqet e sipėrcekura mė lartė.

Tiranė, 14 shtator 2008
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Tech-Info ] Nafta dhe rreziqet e prodhimit maksimal (2007-11-09 03:36:59 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Rreziqet qė mbart statusi i pazgjidhur i Kosovės (2007-08-03 11:29:53 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Ministri i Jashtem maqedonas, Milloshoski: Shtyrja e zgjidhjes pėr statusin e Kosovės do te rrise rreziqet (2007-02-17 09:32:58 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] KIPRED: Rreziqet qė mund tė sjellė Decentralizimi (2007-01-24 06:48:14 nga F.Smajli)
[ Opinione ] Washington Post paralajmėron pavarėsinė dhe tėrheq vėrejtjen pėr rreziqet potenciale (2006-11-10 18:47:05 nga Flori Bruqi)
[ Lajmet kryesore ] Shqipėria nėn ujė, qeveria e papėrgatitur pėr pėrmbytjet (2008-12-03 09:58:55 nga admin4)
[ Opinione ] BASHKIMI EVROPIAN PO ZBARKON NĖ KOSOVĖ NĖ 2008 SIKUR QĖ KA ZBARKUAR BASHKIMI SOVJETIK NĖ ĒEKOSLLOVAKI ME 1968 (2008-12-01 16:17:07 nga admin1)
[ Opinione ] KJO ARĖ, KĖTĖ ‘BEREQET’ JEP! (2008-12-01 16:03:50 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Serbia kėrcėnon paqen (2008-11-30 10:26:54 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Koncerti qe bashkon shqiptaret (2008-11-29 12:36:17 nga admin2)
[ Opinione ] BAN KI MUNI MIRATOI PROJEKTIN SERBOMADH, QĖ DO TĖ SHPIE NĖ NJė LUFTĖ TĖ RE NĖ BALLKAN(!) (2008-11-28 19:08:42 nga admin1)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster