| » Opcionet për artikullin |
|
- Presidentit tė Republikės sė Kosovės, z Fatmir Sejdiu
- Presidentit tė Republikės sė Shqipėrisė, z. Bamir Topi
- Qeverisė sė Kosovės z. Hashim Thaēi
- Qeverisė sė Shqipėrisė, z. Sali Berisha
- Parlamentit tė Kosovės- z. Jakup Krasniqi
- Parlamnetit tė Shqipėrisė, znj. Jozofina Topalli
Shumė tė respektuar pushtetarė!
Ne, poeteshat shqiptare, tė mbledhura nga tė gjitha trojet tona etnike nė festivalin gjithėkombėtar tė poezisė Takimet e poeteshave shqiptare 2008, nė qytetin e lashtė tė Vushtrrisė, i bėmė njė vizitė edhe Kompleksit Pėrkujtimor Azem e Shotė Galica nė Galicė dhe kur e pamė varrin e zbrazėt tė heroinės Shotė Galica ngelėm tė habitura. E shihnim me sy e nuk donim ta besonim njė gjė tė tillė! Diēka tepėr shqetėsuese qė sikur na fanitej duke na rėnduar nė ndėrgjegjen tonė si njė mallkim i madh historik. Dhe, bazuar nė fakte konkrete vlerėsuam se kėta dy luftėtarė meritojnė mė shumė. Veprimtaria e tyre luftarake e atdhetare ėshtė thuajse unikate. Pesėmbėdhjetė vjet luftėra, qėndresė e heroizėm dhe ende, as sot e kėsaj dite, nuk ekziston njė lapidar a shtatore e mirėfilltė pėr kėta dy heronj tė kombit!!! Madje, as kulla e tyre, qė ishte simbol dhe sinonim i gjithė rezistencės sonė kombėtare nėpėr shekuj, nuk po mund tė jetėsohet!!!
Aq mė keq, kėta dy bashkėshortė e bashkėluftėtarė, tė cilėt mezi arriti ti ndajė vdekja, edhe sot e kėsaj dite janė tė ndarė!!!
Zotėrinj tė nderuar pushtetarė!
Duke iu bashkangjitur nismės sė mėhershme tė Kėshillit Organizativ pėr tė njėjtin problem, kėrkojmė nga Ju, qė urgjentisht e nė mėnyrė institucionale dhe shtetėrore, tė ndėrhyni tek homologėt tuaj tė shtetit shqiptar dhe me autoritetin Tuaj tė ndikoni e tė bėni tė mundur lejimin e sjelljes sė eshtrave tė motrės sonė, heroinės Shotė Galica, me tė cilėn mburret gjithė kombi shqiptar, pranė bashkėluftėtarit dhe bashkėshortit tė vet, Azem Galica, nė Galicė, aty ku e zhvilloi betejėn vendimtar e ku, tash e katėr vjet e pret varri i zbrazėt!
Kur e bėjmė kėtė kėrkesė, nuk jemi nisur nga shpirtngushtėsia e pėrvetėsimit tė kėtyre figurave madhore kombėtare. Jo. Shteti shqiptar ka bėrė mjaft pėr ta, i ka shpallur HERONJ TĖ KOMBIT dhe ata tashmė i pėrkasin gjithė SHQIPTARISĖ! Pėrkundrazi. Jemi nisur thjesht nga ndjenja e pastėr e idealit tė tyre, qė, ashtu siē qenė nė jetė - TĖ PANDARĖ, edhe sot nė amshueshmėri e nė LIRI tė pushojnė TĖ PANDARĖ!
Tekefundit, ky bashkim zemrash, eshtrash e idealesh ka simbolikė edhe mė tė thellė: Ai ėshtė amaneti i Tyre dhe paraprakisht nėnkupton: BASHKIMIN TONĖ KOMBĖTAR!!!
Nė emėr tė gjithė pjesėmarrėseve poetesha gra, qė pushkėn e Shotė Galicės e kanė shndėrruar nė pushkėn e mendjes, pėr tė shuar dhimbjen e nėnave shqiptare kudo qė ndodhen. Shotėn e pret bashkėshorti i saj Azem Galica, dhe smund tė qėndrojė e vetmuar nėn rrėnojat e shkatėrruesve tė eshtrave tė saj, nė Shqipėri (kur shpeshherė monumenti i Shotė Galicės ka qenė pjesė e kronikave pėr shkatėrrimin e saj).
Zėri ynė, si vajza, si gra, si motra, si nėna, si krijuese, i cili doli fuqishėm e natyrshėm nga zemra dhe arsyeshmėria, nuk do tė pushojė pėrderisa kjo heroinė nuk vjen aty ku e ka vendin, nė Galicė, pranė burrit tė saj, pranė Azem Galicės!!!
Ndaj PENA e heroinave tė mendjes, pjesėmarrėse nė kėtė festival gjithėshqiptar, nėnshkruan dhe firmosėn kėtė peticion.
Shpresojmė qė kėrkesa jonė do tė merret nė konsideratė nga shteti i ri i Kosovės, tė cilėt kanė obligime ndaj luftėtarėve tė lirisė dhe shtetit shqiptar pėr heronjtė e kombit tė tij. |
|