DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Vėrejtje e vonuar dhe pėrgjegjėsi e (pa)pranuar e UNMIK-ut
Postuar mė datėn: 2007-10-18 17:25:03 nga admin1 :: Kategoria: Opinione


Pronocimi i UNMIK-ut nė lidhje me zhvillimet nė Veriun e Kosovės dhe veprimin e institucioneve paralele atje, duke theksuar dhe pasojat qė mund tė prodhohen pėr tė ardhmen e Kosovės, me mundėsi ndarjen e saj, paraqet njė vėrejtje shumė tė vonuar, por njėkohėsisht, edhe njė pėrgjegjėsi tė (pa)pranuar prej tij pėr lejimin e involvimit tė Serbisė nė jetėn dhe proceset nė Kosovė prej pėrfundimit tė luftės e kėndej.


Akademik Esat STAVILECI

Vrojtime hyrėse

Mosrespektimi i dy dokumenteve bazė me tė cilėt ėshtė vendosur prania ushtarake dhe civile nė Kosovė: i Marrėveshjes Ushtarako-Teknike ndėrmjet NATO-s dhe “RFJ-sė” dhe Rezolutės 1244 tė Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė,si nga ana e KFOR-it, ashtu dhe nga ana e UNMIK-ut , veēanėrisht mosvendosja e pėrgjegjėsive tė tyre nė Veriun e Kosovės nė pėrputhje me kėto dy dokumente, ka ndikuar qė sot, edhe vetė UNMIK-u tė tėrheqė vėrejtjen pėr zhvilimet nė kėtė pjesė tė Kosovės dhe veprimin e institucioneve paralele atje, duke theksuar dhe pasojat qė mund tė prodhohen pėr tė ardhmen e Kosovės, me mundėsi ndarjen e saj, pa vra mendjen se vetė janė bashkėpėrgjegjės pėr ato zhvillime qė karakterizohen jo vetėm me funksionimin e strukturave paralele ilegale serbe, por edhe me moszbatimin e ligjeve nė fuqi, mosfunksionimin e mekanizmave tė sigurisė dhe si rrjedhojė, me frikėn e qytetarėve tė asaj pjese tė Kosovės pėr tė ardhmen e tyre.

Origjina e problemit

Zhvillimet nė Veriun e Kosovės dhe veprimi i institucioneve paralele atje nuk ndodhin prej sot dhe pėr kėtė janė tė vetėdijshėm, si KFOR-i, ashtu edhe UNMIK-u.Origjina e problemit ėshtė se KFOR-i , qysh me vendosjen e pranisė sė tij nė Kosovė, nuk ka vepruar as nė pėrputhje me Marrėveshjen Ushtarako- Teknike tė firmosur prej NATO-s dhe “RFJ-sė”, dhe as nė pėrputhje me Rezolutėn 1244 tė Kėshillit tė Siguritmit tė OKB-sė dhe pėr pasojė:

e para, grupe tė armatosura tė civilėve, grupe tė bashkuara paramilitare dhe grupe ose individė tė tillė, nuk u larguan jo vetėm jashtė tė ashtuquajturės Zonė e Sigurisė Tokėsore, por as nga territori i Kosovės;

e dyta, ato grupe dhe individė vepruan dhe ndėrmorrėn operacione nė territorin e Kosovės dhe, nė kėtė mėnyrė, Mitrovica, pėrkatėsisht Kosova, “u nda nė dysh”;

e treta, nė Kosovė nuk u vendosen pėrgjegjėsitė kryesore tė pranisė ndėrkombėtare civile.

(Pa)pėrgjegjėsia

Me Marrėveshjen Ushtarako- Teknike, NATO-ja dhe “RFJ-ja” patėn marrė pėrgjegjėsinė qė : ”Pėr tė vendosur njė ndėrprerje tė qėndrueshme tė armiqėsive, me asnjė rast, asnjė forcė e RFJ-sė dhe e Republikės sė Serbisė nuk do tė hyjė, kthehet ose mbetet brenda territorit tė Kosovės ose Zonės sė Sigurisė Tokėsore ose Zonės sė Sigurisė Ajrore”.

Pa hyrė nė detaje tė tjera tė kėsaj marrėveshjeje, edhe nga kjo distancė kohore, mund tė konstatohet mosrespektimi i saj dhe bartėsi i pėrgjegjėsisė pėr kėtė: pala e autorizuar, qoftė “ pėr pėrdorimin e forcės sė domosdoshme, pėr tė siguruar pėrmbushjen e kėsaj marrėveshjeje”, qoftė “pėr t’i kontribuuar njė ambienti tė sigurtė pėr zbatimin e pranisė ndėrkombėtare civile”. Pra, pėrgjegjėsia nuk ėshtė e kujt tjetėr, veēse e KFOR-it.

Ishte pikėrisht KFOR-i qė, as nuk siguroi pėrmbushjen e plotė tė marrėveshjes dhe as as nuk krijoi ambient tė sigurtė pėr zbatimin e pranisė ndėrkombėtare civile dhe, nė mėnyrė indirekte, inkurajoi shtrirjen dhe instalimin e institucioneve paralele tė pushtetit serb nė Kosovė nė shumė fusha tė jetės politike, ekonomike dhe shoqėrore.

Me Rezolutėn 1244 tė Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė, KFOR-i , ndėr tė tjera, mori pėrsipėr, “... sigurimin e tėrheqjes dhe tė parandalimit tė kthimit nė Kosovė tė ushtrisė federale dhe republikane, forcave policore dhe paramilitare...”

Ishte pikėrisht KFOR-i qė nuk parandaloi veprimin e forcave paramilitare serbe, as grumbullimin dhe ardhjen e forcave tė reja paramilitare.

Ishte pikėrisht KFOR-i qė nuk e bėri ambientin e sigurtė nė Veriun e Kosovės dhe,si pasojė, shqiptarėt, nė masė tė madhe, u detyruan t’i lėnė vatrat e veta, ndėrsa serbėt tė vėshtirėsojnė dhe pengojnė performimin e funksioneve themelore civile administrative; organizimin dhe mbikėqyrjen e zhvillimit tė institucioneve tė pėrkohshme pėr vetėqeverisje demokratike dhe autonome; transformimin e pėrgjegjėsive administrative; mbikėqyrjen dhe mbėshtetjen e konsolidimit tė institucioneve lokale tė pėrkohshme tė Kosovės dhe aktivitetet e tjera pėr ndėrtimin e paqes qė, pėrbėnin disa nga fushat e vendosjes sė pėrgjegjėsive kryesore tė pranisė ndėrkombėtare civile.Nė tė vėrtetė, kėto aktivitete ose kanė munguar fare ose kanė qenė tė pamjaftueshme qė, nė mos asgjė tjetėr, flasin pėr njė neglizhencė tė UNMIK-ut.

Ishte pikėrisht UNMIK-u qė nuk ndėrmori aktivitetet qė duhej tė ndėrmirrte pėr ta vėnė nė jetė atė pjesė tė Rezolutės 1244 tė Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė qė i atribuohej vendosjes sė pėrgjegjėsive kryesore tė pranisė ndėrkombėtare civile dhe, nė mėnyrė tė heshtur, lejoi involvimin e Beogradit zyrtar nė jetėn politike, ekonomike dhe shoqėrore brendapėrbrenda territorit tė Kosovės.

Paqartėsitė dhe dilemat e Misionit tė OKB-sė

Vendosja e Administrimit tė Pėrkohshėm Civil Ndėrkombėtar nė Kosovė, qė nė fillim, u shoqėrua me paqartėsi dhe dilema qė, pėr pasojė, prodhuan dhe pakėnaqėsitė e para. Pakėnaqėsitė u shfaqen kur Misioni i OKB-sė nė Kosovė kėrkoi prej popullit qė pėrjetoi genocidin, “tė zbatojė tė drejtėn“ e shtetit qė e ushtroi atė ndaj tij, shtet qė, nė fakt, nuk ekzistonte mė , as nė kuptimin politik dhe as nė atė gjeografik.

Rezoluta 1244 e Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė “iu kthya” njė krijese tė cilėn po ai organ, me dy rezoluta tė mėhershme, 757/ 1991 dhe 777/ 1992, kishte konfirmuar “vdekjen e saj” dhe mosnjohjen automatike tė trashėgimisė juridike ndėrkombėtare tė “Jugosllavisė sė Re”(Serbi dhe Mali i Zi).Qasja e Rezolutės 1244 tė Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė (1999) qė tė mbėshtetet “sovraniteti i RFJ-sė” qe njė gabim qė prodhoi shumė pasoja tė dėmshme pėr Kosovėn ē’prej se nė tė u instalua prania ndėrkombėtare civile.Kjo qe arsyeja qė Misioni i OKB-sė pamundėsoi vendosjen e caqeve tė njė rendi juridik burimor nė Kosovė i cili, me kalimin e kohės, do tė menjanonte legjislacionin, mbi bazėn e tė cilit u zbatua represioni dhe dhuna nė Kosovė. Vetė Rezoluta 1244 e Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė shkatoi dilema me paqartėsi nė formulimet e saj.Nė fakt, ajo lejoi “mundėsi tė gjera interpretimi”, pėr shkak se nuk e pėrkufizoi qartė “llojin e pranisė ndėrkombėtare civile”, sikurse qė nuk e bėri tė qartė as qėllimin praktik dhe as mandatin e asaj pranie. Kjo ishte e mjaftueshme qė tė krijohen huti rreth ushtrimit tė kompetencave tė institucioneve tė Kosovės, nga njėra anė dhe, hapi shtigje pėr veprimin e institucioneve paralele serbe nė Kosovė, nga ana tjetėr.

UNMIK-u, qė nga fillimi i shtrirjes sė misionit tė tij nė Kosovė, u angazhua pėr njė “Kosovė multietnike”, me gjithė faktin se realitetet demografike nuk e arsyetonin qenien e Kosovės njė “rajon heterogjen nacional”. Pėr “kurthet e shumetnitetit” kam shkruar disa herė, duke tėrhequr vėrejtjen se Kosova nuk paraqet fare “shoqėri shumetnike”; as nuk ishte nė tė kaluarėn dhe as nuk ėshtė sot shoqėri e tillė. Posesivizmi serb ndaj Kosovės nuk ka bazėn e vet etnike.Nė fakt, kursi pėr “Kosmetin serb” pėrherė ka synuar ndėrrimin e strukturės etnike tė Kosovės, mirėpo argumentėt flasin bindshėm pėr Kosovėn me dominancė tė theksuar shqiptare. Me njė pėrqindje tė pakonsiderueshme, serbėt dhe grupet e tjera etnike qė nuk pėrbėjnė, tė gjitha bashkėrisht, as 10 pėr qind tė popullatės sė Kosovės, nuk mund tė ndryshojnė realitetin etnik nė Kosovė dhe qė atė ta paraqesin si “mozaik nacional”.E vėrteta flet pėr njė koncentrim tė lartė etniko – territorial tė shqiptarėve qė, vetvetiu territorin e Kosovės e profilizon si “territor tė gjerė me individualitet tė fuqishėm demografik, politik dhe kombėtar”.

Vėshtrimi dhe trajtimi i Kosovės, nga ana e UNMIK-ut, si “mjedis shumetnik”, nuk kanė marrė parasysh, mė sė paku, kėta faktorė:

E para, se Kosova, si njė rajon politiko-territorial i individualizuar nė Ballkan, shprehet me realitetin nacional – demografik dhe territorial tė popullit mbi dymilionėsh shqiptarė.

E dyta, se Kosova, si njė entitet historik, nacional dhe social – politik, me njė identitet e individualitet tė pamohueshėm, ka njė strukturė etnike me shumicė dominante shqiptare.

Ndėrhyrjet e Serbisė nė Kosovė

Shumė ndėrhyrje tė Serbisė kanė ndodhur dhe vazhdojnė tė ndodhin nė Kosovė. Shqiptarėt janė treguar shumė indiferentė , ndėrsa UNMIK-u shumė tolerantė ndaj tyre.Pra, ėshtė shumė indikative qė UNMIK-u , nė mėnyrė tė tėrthortė, ndihmoi “kthimin e kontrollit tė Serbisė mbi Kosovėn”, nė pjesėn e veriut tė saj, duke lejuar qė ato ndėrhyrje tė ndodhin, qoftė “para syve” tė tij, qoftė me miratimin e tij.Do tė pėrmendim disa nga ato ndėrhyrje tė Serbisė nė Kosovė.

“Para syve” tė UNMIK-ut dhe me “miratimin e tij” u lejua certifikimi i partive politike “me seli nė Serbi, pėr pjesėmarrje nė zgjedhjet nė Kosovė”.

“Para syve” tė UNMIK-ut dhe me “miratimin e tij” u lejua qė serbėt e Kosovės “ tė marrin pjesė nė zgjedhjet presidenciale nė Serbi”.

“Para syve” tė bashkėsisė ndėrkombėtare u hartua preambula ose pjesa hyrėse e njė dokumenti qė mėtonte tė bėhej njė akt kushtetues i pėrbashkėt i Serbisė dhe Malit tė Zi, brendapėrbrenda tė cilit “pėrfshihej dhe Kosova e Metohia”, edhe pse e ndėrgjegjshme se, nė tė vėrtetė, bėhej fjalė pėr Kosovėn si entitet i veēantė, qė “territorin e Kosovės e dallon dhe e ndanė plotėsisht nga territori i Serbisė”.

Neglizhimet e UNMIK-ut inkurajuan dhe fuqizuan institucionet paralele serbe nė veriun e Kosovės nė fushat e ndryshme tė jetės politike, ekonomike dhe shoqėrore, veprimin e tė cilave institucione tash UNMIK-u “e sheh si tė dėmshėm” dhe me mundėsinė qė tė prodhojė pasoja pėr “ndarjen e Kosovės”, ndėrkohė qė ndarja ėshtė njė gjendje faktike dhe me kėtė gjendje, institucionet e Kosovės nuk u morėn pothuajse asnjėherė.

Tash sė voni, ėshtė paralajmėruar se Kuvendi i Kosovės do tė shqyrtojė njė informatė tė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme tė Kosovės nė tė cilėn ky organ “vlerėson se tensionimet e mundshme nė atė pjesė tė Kosovės mund tė shkaktojnė paqėndrueshmėri tė situatės sė pėrgjithshme nė Kosovė dhe nė rajon”.

Projekti serb i decentralizimit si pėrligjje e ndarjes

Se ēfarė, nė fakt, synon Serbia nė Kosovė, u bė e qartė nė projektin serb tė decentralizimit qė, nė pjesėn mė tė madhe, “u shndėrrua nė projekt tė Ahtisaarit”tė cilin e miratoi pala shqiptare.Kėrkesat e serbėvė pėr decentralizim janė parė, qė nė fillim, si kėrkesa qė ēėshtja e Kosovės tė vėshtrohet dhe tė shtrohet nė rrafshin e rajonalizimit tė saj, sado qė kjo kėrkesė e tyre prej ndėrkombėtarėve ėshtė maskuar me gjoja “shpėrqėndrimin e pushtetit” qė, nė fakt, synonte pėrligjjen e enklavave dhe “etablimin e komunave serbe”.Pėrpjekjet e bashkėsisė ndėrkombėtare pėr ta parė, por edhe pėr ta trajtuar ēėshtjen e Kosovės si “nevojė e decentralizimit”, fshehin tendencėn pėr pėrligjjen e gjendjes sė krijuar nė terren.

Pėrfillja pa kriter e konceptit serb tė decentralizimit nga ana e bashkėsisė ndėrkombėtare ėshtė parė si njė “dritė e gjelbėr” pėr afirmimin e idesė territoriale si “formė e zgjidhjes sė konfliktit ndėretnik shqiptaro –serb”, pa vra mendjen se ai, nė tė vėrtetė, mund tė pėrbėjė burimin e ri tė konfliktit.

Veprimi i institucioneve paralele serbe dhe strukturimi i enklavave nė baza etnike synon pėrligjjen e njė realiteti tė ri nė veriun e Kosovės.Serbia kėrkon “krijimin e dy entiteteve nė Kosovė dhe kėtė plan nuk e fsheh.Ai plan ėshtė njė agjendė pėr ndarje etnike, e jo pėr integrim.

Prandaj, abstenimi serb nė institucionet e Kosovės nuk ėshtė i rastėsishėm.Ndodh me porosinė e Beogradit zyrtar dhe ėshtė “nėn kujdestarinė e tij”.

Projekti serb nuk ka tė bėjė me tė ashtuquajturėn “ruajtje tė interesave serbe”, sepse Serbia mė shumė se me fatet e serbėve nė Kosovė, ėshtė e preokupuar me “pėrligjjen e territoreve serbe” nė tė.

Po qe se serbėt, vėrtetė, do tė dėshironin integrimin e tyre nė jetėn politike, ekonomike e shoqėrore nė Kosovė, nuk do tė abstenonin nė krijimin dhe ndėrtimin e institucioneve tė saj, por por do tė pajtoheshin me realitetet qė kanė ndodhur me luftėn dhe do tė miratonin statusin e saj nė pėrputhje me vullnetin e popullit shumicė.

Vrojtimet mbyllėse

Nė Serbi ende logjikohet mbi bazėn e Rezolutės 1244 tė Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė, pa vra mendjen se realitetet e krijuara nė Kosovė pas luftės e kanė bėrė atė njė dokument tė paqėndrueshėm, edhe nga pikėpamja logjike, edhe nga pikėpamja konstitucionale – juridike. “Mbėshtetja e serbėve” nė kėtė dokument u shėrben atyre pėr “tė mbajtur gjallė kėrkesėn e tyre pėr “ndikimin e Serbisė nė zhvillimet nė Kosovė”.

Prej bashkėsisė ndėrkombėtare kėrkohet qė “tė sqarojė mirė punėt “ mė Beogradin pėrpara se tė merret njė vendim pėr statusin e Kosovės, pėr shkak tė tendencave tė vazhdueshme tė tij pėr tė kontrolluar veriun e Kosovės dhe, pėr tė gllabėruar njė pjesė tė terrtorit tė saj.Ndryshe, do tė marrė pėrsipėr pėrgjegjėsinė tė cilėn pjesėrisht e pranon nė prononcimin e paradisaditshėm tė UNMIK-ut se nuk ka ndėrmarrė veprime pėr tė ndaluar institucionet paralele serbe nė emėr “tė ruajtjes sė stabilitetit”nė kėtė pjesė tė territorit tė Kosovės.

Edhe sot flitet pėr “ruajtjen e gjendjes sė tashme”, pa vra mendjen se ruajtja e saj, nė fakt, pėrligj njė gjendje qė kėrcėnon me rrezikun e shndėrrimit tė saj edhe nė gjendje juridike.

Edhe pse dignoza e “lėngimit tė Kosovės” nė pjesėn veriore tė saj ėshtė e qartė, ėshtė pikėrisht UNMIK-u qė nuk po e “pėrcakton terapinė adekuate” pėr ta ndryshuar atė.Ende ka hezitime.Droja e shqiptarėve nė kėtė pjesė tė territorit tė Kosovės ėshtė shumė e themeltė pėr shkak tė mundėsisė sė “lėvizshmėrisė sė kufijve tė Kosovės” pikėrisht nė pjesėn veriore tė saj nė dėm tė tyre.

Bėrthama e progresit nė Kosovė ėshtė ecja “nė drejtimin e duhur”.Nė kėtė ecje, bashkėsia ndėrkombėtare duhet tė eliminojė fuqimisht dhe pėrfundimisht involvimin dhe ndikimin e Beogradit nė proceset zhvillimore nė Kosovė.Ajo duhet tė ecė udhės sė “zhbėrjes sė institucioneve paralele serbe”, e jo udhės sė pėrligjjes sė tyre nė emėr tė “procesit tė decentralizimit”, me projektet e ndėrtuara mbi baza etnike qė, vetvetiu, do tė pamundėsonin integrimin e komunitetetit serb nė strukturat legale tė Kosovės.Ndryshe, ēdo zgjidhje qė do tė dėmtonte tėrėsinė territoriale tė Kosovės dhe qė do tė pamundėsonte shtrirjen e institucioneve tė Kosovės nė gjithė territorin e saj, qė do tė pamundėsonte zbatimin e ligjit unik tė Kosovės nė gjithė hapėsirėn e saj,nuk do tė paraqiste zgjidhje “nė funksion tė stabilitetit”, por do tė prodhonte njė destabilizim vėshtirė tė riparueshėm pėr tėrė rajonin.


---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Opinione ] VĖREJTJET NĖ PROJEKT-KUSHTETUTĖN E REPUBLIKĖS SĖ KOSOVĖS (2008-03-08 16:05:15 nga admin4)
[ Kultura ] VĖREJTJE RRETH PĖRKTHIMIT TĖ GRAMATIKĖS SUEDEZE (2008-02-04 03:58:02 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Ban Ki Moon tėrheq vėrejtjen per vonesėn rreth statusit (2007-10-03 07:49:31 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] BE-ja i tėrheq vėrejtjen Serbisė pėr deklaratat nxitėse tė zyrtarėve tė saj (2007-09-07 03:16:04 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Ekipi i Unitetit aprovoi vėrejtjet qė kishte ndaj pakos sė Ahtisarit (2007-02-16 07:17:50 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] TMK-ja ka vėrejtje rreth numrit tė forcave qė parashihet tė pėrfshihen nė forcėn e ardhshme tė vendit (2007-02-05 09:59:01 nga admin1)
[ Opinione ] Washington Post paralajmėron pavarėsinė dhe tėrheq vėrejtjen pėr rreziqet potenciale (2006-11-10 18:47:05 nga Flori Bruqi)
[ Lajmet kryesore ] Ponosh: Nuk duhet lejuar qė situata tė eskalojė nė Ballkan (2008-08-29 10:27:38 nga admin2)
[ Kultura ] Mace me katėr veshė (2008-08-28 15:52:12 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Rusia kundėr projektrezolutės pėr Gjeorgjinė (2008-08-28 15:46:26 nga admin4)
[ Kultura ] Si tė evitoni kancerin nė stomak (2008-08-28 15:36:13 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster