| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » MOORE:"SHBA-tė ME ALEATĖT TĖ MARRIN ROLIN PRIJĖS NĖ KOSOVĖ" |
| Postuar mė datėn: 2007-03-10 12:22:38 nga admin1 :: Kategoria: Intervista |
| » Opcionet për artikullin |
|
Patrick MOORE, analist i radios Evropa e Lirė
RADIO EVROPA E LIRĖ
Shumė vėzhgues thonė se zhagitja dhe paqartėsia rreth statusit tė Kosovės mund tė ēojnė drejt njė konflikti. Ditė mė parė sekretarja amerikane e shtetit Kondoliza Rajs tha se zgjidhja e statsuit tė Kosovės do tė jetė rrugė e vėshtirė. Cili ėshtė komenti i juaj?
PATRICK MOORE
Kėto pohime janė tė drejta. Pa qartėsi dhe pa stabilitet politik, kemi situatė shumė shpėrthyese ekonomike dhe sociale. Pa qartėsi dhe stabilitet politik nuk do tė ketė investime tė jashtme dhe rrjedhimisht as zbutje tė problemit tė papunėsisė. Niveli i lartė i papunėsisė krijon rrėnjėt e jostabilitetit shoqėror dhe social dhe kjo ėshtė njė e vėrtetė qė ka tė bėjė jo vetėm me Kosovėn dhe Ballkanin, por me gjithė botėn. Pėr tė zgjidhur kėtė ēėshtje, pėrkatėsisht pėr tė evituar shtyerjet e mėtejme, duhet qė si prijėse nė kėtė ēėshtje tė dalin Shtetet e Bashkuara.
RADIO EVROPA E LIRĖ
Krahas Rusisė janė edhe disa vende tjera evropiane siē ėshtė Rumania, Sllovakia dhe tė tjera qė nuk janė nė favor tė pavrėsimit tė Kosovės. A mendoni se kjo situatė, pa vendim tė qartė pėr statusin nė Kėshillin e Sigurimit, mund tė shkaktoj pėrēarje nė Bashkimin Evropian dhe rrjedhimisht tė pamundėsoi jo vetėm njohjen, por edhe vendimin pėr prani tjetėr civile ndėrkombėtare pas largimit tė UNMIK-ut?
PATRICK MOORE
Muajve tė fundit Rusia ėshtė duke zhvilluar njė politikė obstruksioniste nė marrėdhėnjet ndėrkombėtare. Rrjedhimisht nuk jam optimist sa i pėrket vendimit nė Kėshillin e Sigurimit. Mund tė jetė qė Moska ėshtė kėmbėngulėse nė rastin e Kosovės si pėrpjekje pėr tė bėrė marrėveshje nga e cila do tė pėrfitonte diku tjetėr. Nėse Rusia do tė bllokoj vendimin nė Kėshillin e Sigurimit, roli i Kombeve tė Bashkuara do tė bėhet krejtėsisht jo efektiv. Druaj se rreth ēėshtjes sė Kosovės edhe vendet e Bashkimit Evropian do tė mbeten tė pėrēara, pėr shkak tė interesave tė ndryshme nacionale. Kjo mund tė jetė ose jo racionale, por ėshtė realitet politik. Supozoj se Bashkimi Evropian sėrish do tė jetė i paaftė pėr tė vepruar. Rrjedhimisht siē e kemi parė nė vitet e 90-ta, Shtetet e Bashkuara bashk me Britaninė e Madhe dhe aleatėt mė tė ngusht sėrish duhet tė marrin rolin prijės.
RADIO EVROPA E LIRĖ
Radikalėt serbė thonė se nė rast tė pavarėsimit tė Kosovės, ata do tė shpallin pavarsinė e pjesės veriore tė Kosovės? A mendoni se nė kėtė rast situatat mund tė kthehet te vitet e 90-ta kur ēdo gjė kishte filluar nė ish Jugosllavi?
PATRICK MOORE
Gjėrat janė shumė tė paqarta dhe tė pasigurta pėr tė dhėnė pėrgjegje nė kėtė pyetje. Mendoj se Beogradi nuk do tė intervenoj ushtarakisht, sepse po bėri diē tė tillė do tė humbasė ēdo shpresė pėr bashkėpunim me Bashkimin Evropian dhe NATO-n. Udhėheqja nė Beograd nuk ka as vullnetin dhe as makinerinė ushtarake qė e dispononte Millosheviqi nė vitet e 90-ta. Megjithate nėse Serbia nuk intervenon dhe pjesa veriore nuk shpallė pavarėsinė, nuk pėrjshatoi mundėsinė qė bashkėsia ndėrkombėtare t'u thotė kosovarėve nė Prishtinė qė atyre t'u lejojnė shkuarjen. Pra pranoni humbjen e veriut dhe ne do t'u ofrojmė ndihmė mė tė madhe ekonomike dhe politike dhe gjithsesi njohje tė shpejt tė pavarėsisė dhe sovranitetit tė plotė tė Kosovės.
RADIO EVROPA E LIRĖ
Grupi i Kontaktit nga tė gjitha palėt ka kėrkuar rrespektimin e kufinjėve aktual. Nė kėtė rast nėse pjesa veriore do t'i bashkohej Serbisė, a mendoni se situata nė Luginėn e Preshevės mund tė mbetet e qetė dhe stabile, duke mos pėrmendur pjesėt tjera tė ish Jugosllavisė, pėr shembull Bosnjėn?
PATRICK MOORE
Kjo ēėshtje ėshtė cilėsuar si Kuti e Pandorės qė nė fakt ka errėsuar zgjidhjen e statusit tė Kosovės tash sa vite. Mendoj se politikisht ėshtė realiste dhe nė harmoni me natyrėn njerėzore qė nėse serbėt e veriut shkėpusin atė pjesė, atėherė edhe shqiptarėt nė Luginėn e Preshevės, me ndihmėn e shqiptarėve nga jasht, tė marrin gjėrat nė duart e veta gjithashtu.
RADIO EVROPA E LIRĖ
Jeni optimist apo pesimist sa i pėrket zgjidhjes finale pėr Kosovėn?
PATRICK MOORE
Kisha pėr tė thėnė se jam realist. Parashikoj qė nė njė periudhė tė ardhshme tė kemi shtetin e pavrur tė Kosovės, por duket se pa pjesėn veriore. Veriu me gjasė praktikisht dhe mbase faktikisht do tė lidhet me Serbinė. Dilema konsiston nė sa vijon: nėse kjo realizohet, atėherė do tė shtrohet pyetja se ēfarė do tė bėhet me Luginėn e Preshevės. Rrjedhimisht ka shumė ēėshtje tė hapura dhe pėrvoja e viteve tė 90-ta dėshmon se nuk ėshtė menēuri tė bėhet parashikim i gjėrave.
Intervistoi: Melazim KOCI
|
|
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|