DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» I MĖRZITURI NĖ XHENET - PARAJSĖ
Postuar mė datėn: 2007-07-03 06:32:49 nga admin4 :: Kategoria: Kultura

Riza LAHI
tregim

Pėr snajperistin kosovar, Fehmi Krasniqi, pa kaluar asnjėrėn prej procedurave tė zakonshme, me urdhėr tė Tė Madhnueshmit, qenė hapur menjėherė dyert e Xhenetit (Parajsės). Ai nuk kishte bėrė asnjė mėkat nė jetė, pra nuk kishte pasur asgjė pėr tė shlyer gjatė njėzet viteve; kishte qenė i kulluar si ujėt e Keutherit qė tani, ja, i gurgullonte pėrpara.
Kishte shtatė ditė nė Xhenet dhe, megjithėse kishte ardhur i zhuritur pėr njė pikė ujė, vazhdonte t'i rezistonte brilanteve tė kulluar tė Keutherit duke mbajtur kokėn nė mes tė pėllėmbėve, ndėrsa, qė nga ana tjetėr, vazhdonte ta ndiqte plot adhurim vetė heroi i Qerbelasė, Abaz Aliu.
Plot shtatė ditė e shtatė net.
Mbi kryet e luftėtarit varej njė pjergull plot rrush qė harlisej nėpėr degėt e njė hurme pėrplot me kokrra tė bėra nėpėr tė cilat silleshin bilbila, papagaj, kanarina dhe kolibra tė vegjėl si diamante.
Zoti thėrriti Hazreti Ademin dhe i tha tė shkonte e ta merrte me tė mirė Fehmi Krasniqin, tė vetmin njeri tė mėrzitur nė tėrė Xhenetin.
- Po pse ka vdekur kaq i ri, Madhėri?
- Ka rėnė pėr Atdheun e tij!
- Cila ka qenė fjala e fundit e shpirtit te tij nė Tokė pėrpara se tė vinte kėtu?
- KOSOVĖ!



- Po, si ka rėnė, Madhėri?
- U ėshtė dorėzuar papritur pushtueseve tė Atdheut te vet…
- Dhe ata, megjithėse iu dorėzua, e vranė?
- Shko e pyete vetė, Hazreti Adem. Ai, jo vetėm qė ka pėr tė treguar, por edhe ka pėr t'u lehtėsuar pak.
Hazreti Ademi iu afrua ngadalė Fehmi Krasniqit dhe ai ngriti kokėn nga pėllėmbėt.
- Si tė ndodhi? Pse je i mėrzitur?
- Kam qenė snajperisti mė i mirė i Kosovės…
- Po Kosova ka plot djem tė tjerė!
- Ndaj dhe unė nuk jam i brengosur aspak pėr kėtė…
- Po, atėherė?…
- Unė kam qenė vetė i tretė nė majėn e Kodrės, ku kam mundur tė dalloj pėrmes dylbisė sė armės njė grup ushtarėsh serbė… Ishin plot 39 vetė. Kishin 4 tanke. E unė… vetė i tretė.
- E po, i ka lufta kėta gjėra, o stėrnipi im dhe bir i Krasniqėve tė Kosovės.
- I ka, por… Unė pashė me sytė e mi tė shtrinin pėrdhe njė vajzė duke i kapur nga flokėt, Hazreti Adem… Ata e zhveshėn ashtu, siē e kishte parė vetėm e ėma.
Hazreti Ademi shtrėngoi buzėt dhe hodhi pėrdhe njė hurmė qė po bėhej gati ta fuste nė gojė duke parė pėr tė fundit herė nga ajo me buzėt shtrėnguar.
- Ajo vajzė ishte e fejuara ime, Hazreti Adem; ata e pėrdhunuan me radhė… Ndėrsa ajo pėrpėlitej, mua mė ndihmoi Allahu i Madh qė tė mos mė pushonte zėmra… Unė nuk ia dėgjoja britmat, se isha larg… Tė dy shokėve tė mi iu thyen dhėmbėt. Kurse unė…
- Po ti, nuk u ngushėllove se Zoti i Madh do t'i degdiste ata, qė tė gjithė, nė xhehenem? (skėterrė)
- Zoti nė tė vėrtetė, ashtu, i ēoi nė Xhehenem.
- Kur?
- Bash njatė ditė!
- Po qysh?



- Ishte fillimi i marsit… Megjithėse i mbytur nė djersė, vesha kapotėn. E vesha mbasi e kisha mbushur gjoksin poshtė bluzės pėrplot me mina… njėra prej minave ishte e tėra prej floriri… Unė iu afrova atyre me tė dyja duart lart… Kur mė pikasėn, po mbaronte punė me tė fejuarėn time i fundmja… Ajo i kishte ndjenjat tė humbura ndėrkohė.
Tanket mė hapėn rrugėn, siē i hapin rrugė tė gjithė njė kufome. Gjithfarė sysh mė qenė ngulur: tė lumtur, tė shtangur, tė egėrsuar.
Unė i kisha gjithandej nėpėr rrobe simbolet e UĒK-sė.
U ndodha para sė fejuarės sime tė zhveshur i rrethuar nga tė qeshurat e tė gjithėve… Shyqyr qė tė vdekurit nuk kanė lot, Hazreti Adem!… Mė kujtohet qė mė mbytėn lotėt dhe kisha qarė vetėm kur kisha qenė fėmijė; asnjėherė mė… Befas e fejuara ime erdhi nė vete; siē duket e sollėn nė vetė lotėt… Hazreti Adem, e vetmja gjė qė mungon nė botėn e qiellit ėshtė ajo mrekulli e shpirtit njerėzor, qė ėshtė loti i valė… Ndofta e sollėn nė vete atė tė mjerė rrezet e syve tė mi… Tha vetėm kaq.
- Qysh u zune rob, bre, Fehmi Krasniqi? Ty t'u qorrofshin njata tė dy sytė e ballit , mos e shih dadėn ma njashtu… Ti, qė nuk mė ke prekė kurrė me dorė.
Dhe i humbi ndjenjat prapė.
U fola ushtarėve nė gjuhėn e tyre:
- Kam ardhur tė dorėzohem tek ju. Do t'u tregoj gjithēka di; pra, qė tė gjithė sekretet e UĒK-sė. Veēse mė lejoni tė rri pranė kėsaj vajze. Ėshtė e fejuara ime. Ata qeshėn daha mė shumė, kur u ula pranė saj, e cila ashtu, siē ishte pa ndjenja, qe mbledhur kruspull pėr tė fshehur sa tė mundte vendet e saja tė turpshme.
Kur unė i vura dy buzėt e mia mbi ballin e saj tė zbehtė si eshtrat nėn hėnė, dėgjova njė zė me tė buēitur: "Jedna - dve - tri".
Sigurisht qė dikush do tė shtinte me pistoletė mbi mua… Mbase mbi shpinėn time do tė ngulej tehu i ndonjė thike. Le tė ngulej thika… Le tė mė hynte plumbi i "Zastavės" nė mish… Oh, as plumb… As teh thike… Por tė qeshura si asnjėherė deri nė atė ēast.
Hoqa buzėt nga balli si eshtėr dhe ngrita sytė. Pashė pėrqark… Ajo komanda kish bėrė, qė tė gjithė ata tė kishin zbėrthyer pantallonat e tyre dhe tė kishin nxjerrė organet seksuale… Secili me organin e vet nė dorė, po ngushtonin rrethin drejt nesh.
Nė atė ēast plasi mina prej floriri. Te tjerat fill pas saj.
- Hera e parė qė po dėgjoj pėr mina prej floriri.
- Tė gjitha kursimet qė kisha mundur t'i mblidhja, i kisha kthyer nė flori dhe, me atė flori, kisha pėrgatitur me duart e mia atė minė, apo granatė, diēka nė mes tė njėratjetrės. Edhe me sahat. E mbaja gjithmonė me vete pėr tė mos rėnė i gjallė.
- Mandej?
-Tė tridhjetenėntė u hodhėn nė erė bashkė me ne tė dy… qė nuk e bėmė dasmėn kurrė.
- Hmmm… po, po! Kanė shkuar nė skėterrė duke mbajtur me duar organet e veta seksuale. E kujtoj. E di mirė. Ėshtė rasti i vetėm qėkur ėshtė krijuar bota qė njė ushtri pėrdor nė luftė armėn e pėrdhunimit. Ti e di qė unė jam burri i parė qė krijoi I Madhi Zot… E… I mora leje Madhėrisė njė ditė dhe shkova pėr t'i parė se ē'bėhej me ta nė Xhehenem. Secili nga ata ishte nė njė kazan me zift qė valon, dhe nė 24 orė, klithnin nga dhembjet 23 orė e 55 minuta.
- Po pėr pesė minuta, pėrse jo?
- Pėr pesė minuta nė 24 orė, Zoti i nxjerrė nga kazanėt, dhe nė ata minuta, qielli i Xhehenemit bubullin nga klithmat e sė fejuarės tėnde…
- Tė sė fejuarės sime? Nė Xhehenem?
- Ajo ndodhet kėtu, Fehmi Krasniqi, por ca mė larg. Ėshtė nė mes tė perrive dhe mes mrekullive, siē jemi edhe ne kėtu.… Ngrije, ngrije kokėn, pra o Fehmi Krasniqi. Gėzoju edhe ti Xhenetit!



- Hazreti Adem! Po t'i kishte ndodhur Hazreti Havasė, siē i ka ndodhur nuses sime, ē’do tė kishe bėrė ti? A do tė kishe guxuar tė mė ngushėlloje gjithsesi?
Hazreti Ademi s'foli mė. Ai u ul pranė Fehmi Krasniqit dhe vuri, edhe ai, kokėn ndėr pėllėmbė.
Zoti i Madh, qė nuk duronte tė kishte nė Xhenet qoftė edhe njė njeri tė mėrzitur, kurse ja, tani qenė bėrė dy, pėrfshirė edhe beniaminin e Tij, nisi tė mendonte nė kishte ndonjė zgjidhje e tėre kjo.
Nuk kaluan vetėm disa ditė dhe me tė vėrtetė, u arrit qė tė mos kishte mė asnjė tė brengosur nė Xhenet.
…Befas Fehmi Krasniqi u ngrit nė kėmbė. Ai puthi me furi Hazreti Ademin si i kėrkoi leje, dhe u sul tė kėrkonte tė fejuarėn atje ku ndodhej ajo, nė mes tė perrive.
Kishte mjaftuar njė folje e vetme.
Dhe njė emėr i vetėm:
"Kosova u ēlirua!"
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Histori ] ABDYL KRASNIQI- FRYMĖZUES BREZASH (2008-09-06 16:03:56 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Shqipėri-Suedi 0:0 (2008-09-06 14:27:21 nga admin4)
[ Opinione ] NACIONALIZMI CINIK (2008-09-06 14:25:47 nga admin4)
[ Kultura ] Tregim: TRUNGU I SHARTUAR (2008-09-06 08:44:32 nga admin4)
[ Opinione ] Kujt i flet Qeveria kur thotė se nuk e ka ndėrmend tė ndėrhyjė me dhunė nė veri? (2008-09-06 07:42:11 nga admin4)
[ Kultura ] MĖSUESI (2008-09-06 04:16:20 nga admin4)
[ Kultura ] “KOHA E KOMETES” OSE KOHA E INFERIORITETIT SHQIPTAR (2008-09-06 03:39:10 nga admin4)
[ Kultura ] NERUDA NĖ GJUHĖN TIME (2008-09-06 03:25:20 nga admin4)
[ Histori ] ABDYL KRASNIQI- FRYMĖZUES BREZASH (2008-09-05 18:03:23 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] VENDIM I KRYESISĖ QENDRORE – SHAIBK (2008-09-05 15:35:26 nga admin1)
[ Histori ] Marrėveshja antikombėtare e Ahmet Zogut! (2008-09-05 10:27:05 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster