| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » KOSOVA PAS 15 QERSHORIT |
| Postuar mė datėn: 2008-06-12 12:27:30 nga admin4 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
Mė 15 tė kėtij muaji pritet tė hyjė nė fuqi Kushtetuta e Kosovės. Gjithsesi, edhe kjo datė do tė konsiderohet shumė e rėndėsishme nė historinė tonė mė tė re. E vėrteta ėshtė se Kushtetuta e Kosovės, tani pėr tani, ngėrthen nė vete tė meta jo tė vogla, mirėpo pėr momentin kjo do duhej konsideruar si diēka e dorės sė dytė. Pas flamurit e himnit, vendit po i shtohet edhe njė element shumė i rėndėsishėm apo i domosdoshėm pėr funksionimin e shtetit ligjor. Mirėpo nė prag tė hyrjes nė fuqi tė Kushtetutės sė Kosovės, qytetarėt e vendit janė para dilemash tė mėdha. Siē dihet Kosovėn edhe pas shpalljes sė pavarėsisė sė saj ende po e udhėheq UNMIK-u, njė mision tjetėr ndėrkombėtar (EULEX-i) ka mė se tre muaj qė ėshtė instaluar nė Kosovė. |
|
Shkruan: Ilir Sefaj
Kosova e ka edhe qeverinė e saj, si rrjedhojė mund tė themi se nė vend kemi njė pėrplasje kompetencash, mirėpo fatkeqėsisht sipas tė gjitha gjasave gjendja do tė jetė nė tė njėjtin stad edhe pas 15 qershorit, atėherė kur edhe pritet tė hyjė nė fuqi Kushtetuta e Kosovės. Nga qarqe tė ndryshme flitet pėr njė rikonfigurim tė misioneve ndėrkombėtare nė Kosovė, ku mendohet se roli i kėtyre misioneve do tė jetė mė tepėr monitorues, mirėpo a do tė jetė nė tė vėrtet vetėm monitorues roli i kėtyre misioneve ndėrkombėtare pas 15 qershorit, mbetet tė shihet. Duke e marrė nė konsideratė gjendjen kaotike qė mbretėron nė veriun e Kosovės, ku nuk nė fakt sundon kontrabanda e jo ligji, qasja e institucioneve tė Kosovės nė veēanti nė kėtė pjesė nė rrethanat aktuale ėshtė e paimagjinueshme. Prandaj dyshimet se Kushtetuta e Kosovės do tė jetė e zbatueshme nė pėrqindje tė madhe nė tėrė territorin e vendit janė mėse reale.
Nė anėn tjetėr nė enklavat serbe janė formuar institucionet paralele, tė cilat po ngritin barriera nė funksionimin normal tė jetės institucionale nė Kosovė. Kėto barriera qė po ngrit Serbia karshi Kosovės, nė kohė dhe rrethana tė caktuara po japin rezultate. Kjo u dėshmua nė njė seancė plenare tė mbajtur nė Bruksel ku kreu i Odės Ekonomike tė Serbisė, Bugarin, gjeti pėrkrahjen e homologėve tė vendeve qė nuk e njohin pavarėsinė e Kosovės, pėr ta stopuar anėtarėsimin e Odės Ekonomike tė Kosovės nė familjen e Odave Ekonomike Evropiane (Eurochambers). Pastaj sikur vėrehet njė hezitim i shteteve tė tjera tė globit pėr ta njohur shtetin e Kosovės, megjithatė me hyrjen nė fuqi tė Kushtetutės sė Kosovės, konsiderohet se numri i vendeve qė do ta njohin realitetin e ri nė Kosovė do tė rritet. Edhe kjo ėshtė e dyshimtė. Pėrkundėr kėsaj, ėshtė e vėrtetė se Kosova si shtet tashmė i pavarur, njihet nga njė numėr i konsiderueshėm vendesh anėtare tė BE-sė, pa pėrjashtuar edhe shtete tė tjera me ndikim nė botė, por ėshtė edhe e vėrtetė se Kosova ende kurrsesi tė funksionojė si shtet. Institucionet e Kosovės duhet mė fuqishėm tė tregojnė se janė tė gatshme ti marrin nė duar tė gjitha kompetencat qė i takojnė njė shteti ligjor, dhe gjithsesi kėto kompetenca ti shtrijė nė tėrė territorin e Kosovės. Qeveria e vendit me punėn e saj, me tė arriturat e saj duhet tia tregojė rrugėn UNNMIK-ut dhe duhet tė jetė vigjilente karshi misionit EULEX, i cili sipas mendimit tim do ta luajė rolin e ngjashėm me atė tė UNMIK-ut, mision ky (fjala ėshtė pėr kėtė tė fundit) i cili nė opinionin e gjerė ėshtė konsideruar shumė indiferent karshi zhvillimeve politike nė Kosovė, nė tė gjitha periudhat e operimit tė tij, pa pėrjashtim. Qasja e institucioneve tė vendit karshi kompetencave qė medoemos duhet ti zotėrojė nė tė ardhmen, nė asnjėrėn mėnyrė nuk guxon tė jetė indeterminante (e papėrcaktuar), ngase atėherė do tė flisnim pėr njė gjendje konfuze tė pėrgjithshme e cila mbase edhe do ta thellonte krizėn jo vetėm politike nė vend. Politika servile e cila ėshtė bėrė nga krerėt politikė tė Kosovės karshi bashkėsisė ndėrkombėtare, shpeshherė i ka kushtuar qytetarit tė vendit, mendoj se duhet krijuar raporte konstruktive bashkėpunimi me bashkėsinė ndėrkombėtare, servilizmi ėshtė i papranueshėm. |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|