| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Kiēo Fotjadhi: JAM QUAJTUR SPIKERI I KOSOVĖS |
| Postuar mė datėn: 2008-08-31 02:48:34 nga admin4 :: Kategoria: Intervista |
| » Opcionet për artikullin |
|
Intervistė: Albert Zholi
Folėsi dhe spikeri ėshtė njė profesion i vėshtirė. Profesion shumė dimesnional. Spikeri nuk ėshtė njė lexues i thjeshtė. Kur njė njeri lexon lajmet, quhet lexues i lajmeve. Folėsi ėshtė interpretues. Anon dhe nga aktori. Folėsi mund tė lexojė edhe njė poezi shumė bukur, edhe njė skicė letrare, edhe njė reportash dhe tė tjera. Mund tė lexojė tė gjitha gjinitė qė pėrmban media, letėrsia. Ndėrsa sot ka njė shabllonizėn ku folėsat imitojnė njėri-tjetrin. Si flet njėri mundohet tė flasi edhe tjetri. Folėsi duhet tė flas me temporitėm. Ku folėsi tė jetė i gjallė, plot jetė, emocion. Nuk ka njė uniform tė lexuari. Mikrofoni pėrpara ishte i shenjtė, nuk ishte diēka qė mund ta merrte kushdo. Ky ėshtė mendimi i Kiēo Fotjadhit, ikonės sė televizionit shqiptar pėr folėsit nė pėrgjithėsi. I rritur bashkė me TVSH-nė, ai i tregon mes lotėsh impresionet e jetės nė kėtė godinė tė shenjtė tė pėrhapjes sė lajmit shqiptar. Njė jetė plot ngjarje, lajme sensacionale, ankthe, pritje, debate. Kiēo Fotjadhi mbetet njė pej ikonave tė RTSH-sė. I qetė, i qeshur, optimist, karriera e tij ka kaluar nėpėr labirinthe qė nuk i kishte menduar, por qė e kanė kalitur nė jetė dhe i kanė dhėnė sadisfaksionin e njeriut qė kudo ku kalon merr pėrshėndetjet e njerėzve. Pika kulmore e karrireės sė tij pėrkon me ngjarjet e Kosovės, ku leximi i qindra artikujve pėr te e ktheu nė njeriun mė tė dashur tė vėllezėrve tanė qė po vuanin represionin e
Z. Kiēo, ju keni patur babanė mėsues, na thoni diēka punėn e tij si si mėsues, dhe jetėn juaj shkollore?
Babai im ka mbaruar gjimnazin nė Korfuz, pastaj u kthye nė Shqipėri sepse i vdiq nėna. Gjyshi im paskėtaj shkoi nė Vlorė bashkė me familjen vet. Babai im ishte djalė i vetėm dhe kishte dy motra. Babai mė vonė mbaroi kursin e Janininės pėr gjuhėn shqipe. Ai ishte njeri shumė i kujdesėshėm dhe shumė i apasionuar pas gjuhės. Mbasi mbaroi kursin e Janininės, u emėrua mėsues nė shumė shkolla tė vendit. Ai pothuajse i ka prekur tė gjitha fshatrat e Shqipėrisė. Ka shkuar nė Tepelenė, Dropull, Dukat tė Vlorės, Dhėrmi.
Po pas ēlirimt ku e emėruan?
Nė vitet mbas ēlirimit nė vitet 1945, atė e ēuan Drejtor tė Shkollė sė Dukatit, Vlorė. Mbas Dukatit nė 1944-1945 u emėrua Shef i Seksionit tė Arsimit nė Himarė. Nė vitin 1946 transferohet dhe shkon kryeinspektor i arsimit nė zonėn e Kurbinit nė Lezhė, dhe drejtor i parė i shkollės Idajet Lezha. Transferimi i tijė ishte tėrėsisht i padrejtė. Ne ikėm me anije, fjetėm njė natė nė ishullin e Sazanit dhe mbas kėsajė zbritėm nė Shėngjin. Nė Shėngjin na pritėn autoritetet e zonės, na hipėn nė njė makinė tė madhe dhe na vunė nė njė shtėpi tė vjetėr afėr njė xhamie. Afėr qendrės ku ishte momeriali i Skėndėrbeut.
Pra ju shkollėn fillore e bėtė nė Lezhė?
Unė fillova klasėn e parė nė shkollėn Idajet Lezha. Mėsuesi im i parė ka qenė Gjergj Lacaj, prift katolik i cili mė jepte piano. Mbaj mend qė nė atė kohė Lezha ishte njė vend tėrėsisht i prapambetur, i varfėr. Nė ato vite filloi tė ndėrtohej gjimnazi i Lezhės qė ėshtė edhe sot. Nė qershor tė 49-ės, babai pati njė operacion tė stomakut, por nė mungesė tė antibiotikėve ku u operiua nė Shkodėr ai kaloi nė infeksion dhe vdiq. E sollėn nė Lezhė nė Shkollėn Idajet Lezha ku u bė njė varrim madhėshtor. Kishin zbritur tė gjithė fshatarėt e Lezhės tė gjithė krahinės rreth e qark . Mu dukte i gjithė ai oborr i shkollės dhe kodrat pėrrreth sikur ishin tė lulėzuara nga gjithė njerėzit qė ishin atje pėr babain tim. Pastaj na shoqėruan deri nė Himarė (Dhėrmi) ku e varrosėm babanė. Ai vdiq nė krye tė punės dhe ishte njė nga
mėsuesit mė tė shkėlqyer.
Sa fėmjė ishit?
Ne ishim 6 fėmijė. Pėr meritat qė kishte bėrė babai nė fushėn e arsimit dy nga ne djemtė, qeveria na mori dhe na ēoi nė shtėpinė e fėmijės nė Vlorė sepse mundėsitė ekonomike tė familjes ishin tepėr tė pakta. Nė shtator tė vitit 1949 unė dhe vėllai im mė i madh Dhimitri u vendosėm nė shtėpinė e fėmijės tė Vlorės.
E keni ndjerė mungesėn e babait?
Mua mė ka munguar shumė babai edhe si baba por edhe si njeri qė tė orienton nė jetė. Kam kaluar shumė probleme nė jetėn time dhe e kam dashur babaė tė mė ndihmonte, tė konsultohesha me tė. Atė qė kam arritur me forcat e mia, nga pas kam pasur uratėn e babait qė mė shoqėronte. Ne fėmijėt ishim tė vegjėl mė i madhi ishte16 vjeē dhe unė isha 9 vjeē.
Ku e mbaruat shkollimin dhe kur trokitėt pėr herė tė parė nė Radio Tirana?
Unė edhe kur isha i vogėl e kam pasur pasion teatrin. Nė Vlorė merrja pjesė nė rrethet teatrale tė Shtėpisė sė Pionierėve tė Vlorės. Isha njė bashkėpunėtor i Shtėpisė sė Kulturės sė Vlorės. Doja tė studioja pėr dramaturgji. Konkurova nė vitin 1957dhe nuk fitova. Konkurova pėrsėri nė vitin 1958 dhe fitova. Fillova Liceun Artistik. . Kam pasur pedagog Sandėr Prosin, Naim Frashėrin, Kadri Roshin, Prokop Mimėn, Mihallaq Luarasin etj. Kam pasur fatin qė letėrsinė dhe teatrin grek e kam bėrė katėr vjet rresht nė dy segmente, me Profesorin e madh Myzafer Xhaxhiu (na jepte letėrsinė antike greke) dhe Xhemal Broja profesor (na jepte teatrin e lashtė grek). Jemi ushqyer me nivelet shkencore pedagogjike kulturore mė tė bukura qė kishte ai brez pedagogėsh. Nė bazat tona hodhėm parimet mė tė shenjta tė artit shqiptar dhe tė artit botėror nė pėrgjithėsi. Kėto vlera qė ne moreėm nga
profesorėt tanė i pėrcollėm me bashkėpunėtorėt tanė qė kishim. Mbas Liceut qė e mbarova me rezultate shumė tė larta, unė kam mbaruar Institutin e Lartė Dramaturgjik Aleksandėr Moisiu. Akademia e Arteve fillimisht ishte Instituti i Lartė Dramaturgjik Aleksandėr Moisiu. Rezidenca e tijė ishte nė Teatrin Popullor. Aty ishin studiot, klasat dhe kjo u krijua nė vitin 1958. Mbas disa vitesh u zgjerua, pėrveē teatrit dramatik filloi dhe u krijua edhe muzika, piktura dhe kėshtu u krijua Akademia. Akademia u krijua nė vitet 1970. Studentėt e parė tė atij Instituti janė Sarefin Fanko, Piro Sava etj. Nė vitin 1966, kur mbarova Institutin u emėrova direkt spiker kryesor nė Radio Televizionin Shqiptar.
Si u realizua kjo?
Nė vitin 1959 funksiononte Radio Difuzioni Shqiptar i cili transmetonte me orė tė reduktuara nga ora 06-08 e mėngjesit dhe 12-18-00, dhe nga ora 20-22 e darkės. Kėrkonin elementė, spikera dhe kishin shumė emisione, tė gjalla, tė dramatizuara dhe jo tė dramatizuara, tė gjitha ishin me krijimtari letrare. Bazėn e spikerave ato e kėrkonin tek shkollat artistike. Profesori ynė Prokop Mima punonte nė mėnyrė tepėr serioze, pėr tė mėsuar se si tė flasėsh bukur, si tė dublosh bukur, si tė recitosh bukur etj. Ata erdhėn njė ditė nė Lice dhe incizuan zėrat mė tė bukur. Midis tyre konkurova edhe unė. Mė dhanė njė gazetė dhe lexova diēka. Atyre u pėlqeu zėri, tingulli, shqiptimi etj, dhe mbas 20 ditėsh u kthyen pėrsėri nė Lice. Ai qė na incizoi mė tha se mund tė bashkėpunosh me ne nė emisione tė ndryshme nė radio, kjo i pėrket vitit 1959. Unė e kisha zėrin mė tė pjekur se
sa tė tjerėt dhe mė caktuan nė emisionin e fėmijėve. Nė atė kohė folėsat nuk i vinin nė mikrofon menjėherė. Mua mė jepnin skica letrare dhe tregime tė ndryshme. Atėherė ishte krijuar njė personazh nė emisionin e fėmijėve qė quhej xhaxhi korespondenti. Ky ishte njė figurė i cili korespondonte me tė gjithė Shqipėrinė pėr tė gjithė problemet qė kishin fėmijėt. Kėshtu e kshin pėrgatitur redaktorėt. Kėtu mbaj mend njė redaktor tė mirė qė nuk ėshtė sot, Konstandin Leli.
Kė gjetėt tjetėr nė radio?
Kur shkova pėr herė tė parė nė vitin 1959 nė Radio Difuzion qė ishte nė Rrugėn e Kavajės gjeta Alfons Gurashin. Ai i kishte kaluar kėto faza dhe nė atė kohė bėnte Enciklopedinė e Radios. Ai ishte njė emision qė transmetohej ēdo tė dielė nė orėn 10. Nga emisionet e fėmijėve, unė vazhdova nė emisionet e kulturės, me emisione letrare. Kisha emisionin Universiteti Popullor nė radio. Kisha emisionin pėr figura tė shquara tė muzikės klasike botėrore, rubrika e prindit, tryeza familjare. Njė emision nė vitin 1964 qė titullohej Shqiptarėt nė mėrgim, ku ne komunikonim me mėrgimtarėt tanė etj.
Kur filloi tė funksionojė Televizioni Shqiptar?
Nė vitin 1960, filloi televizioni eksperimental Shqiptar. Stoli Beli ishte redaktore e emisioneve tė fėmijėve dhe tė rinisė. Ajoka bėrė prezantimin e parė duke u drejtuar nga studio tė dashur teleshikues televizioni eksperimental Shqiptar fillon emisionin e tijė tė parė. Nė fillim ky televizion jepte emisione dy herė nė javė nga njė orė dhe pastaj 3 herė nė javė nga njė orė me njė kapacitet tė vogėl dhe vetėm pėr Tiranėn. Unė nuk kisha pikėsynime pėr televizion dhe pėr radio. Po studioja pėr aktor. Mendoja se nė cilin teatėr profesionist do tė emėrohesha dhe ēfarė roli do tė bėja, por edhe televizioni bėnte punėn e vet. Ne kishim njė drejtor shumė tė nderuar, i cili ka hedhur themelet e televizionit, Petro Kito. Nė vitin 1963, Stoli Beli mė propozon mua pėr tė dhėnė lajmet nė televizion. Unė shkova dhe fillova tė punoja me kameran. Bėra njė javė praktik.
Studioja ishte njė sallė e thjeshtė 5x6m, njė tavolinė e thjeshtė dhe njė stol i vogėl. U formua stafi parė teknik me inxhinier Saliun, Lulzim Tomēiun, Jani Mele, Gėzim Hoxha. Ishin djem tė pėrkryer, atdhetar. Ata janė themelet e atijė televizioni qė ne pėrjetojmė sot.
Nqs do flasim pėr teknikėn e asaj kohe?
Ishte njė kamer e thjeshtė gjermane me katėr objektiva. Nuk ishin kėto sisteme kompozimi qė janė sot. Nė atė kohė as tavolina nuk duhej tė dukej. Nga ana trupore duhej tė dukej gjysma e duarve (jo duart e plota), nuk duhet tė dukej mikrofoni, letrat. Meqenėse edhe muret nuk ishin tė veshura duhej tė flisje me zė mė tė lartė nga ēflet njė folės sot. Nuk kishim sistem komunikimi me regjinė. Aty regjinė e bėnte Stolia, ajo ishte edhe redaktore edhe regjisore. Lajmet ishin 6-8 minuta.
Kur ka qenė dita qė ke dhėnė lajmine parė nė Televizion?
Jo, nuk e mbaj mend. Pėr mua ka qenė dita mė e ēuditėshme dhe mė e shenjtė nė konceptin sepse nuk ishte krijuar imazhi qė unė po flisja nė televizion. Nė atė kohė e gjithė Tirana mund tė kishte 15 copė televizorė, bėhet fjalė pėr vitin 1963. Ata qė kishin ardhur nga Bashkimi Sovjetik nga studimet kishin sjellė ndonjė televizor bardhezi.
Kur keni filluar tė jepni emisione tė rregullta?
Ka qenė viti 1970. Kur u bė godina e re e RTSH. Godina e radios nga ana funksionale e brendėshme ka qenė e mrekullueshme. Tė gjithė delegacionet qė vinin (dhe gazetarė) mahniteshin. Ishte godina mė e kompletuar nga ana funksionale nė Europė. Ajo ka qenė njė dhomė ku regjia me kameramanin i ndate njė mur prej xhami me ajėr tė kondicionuar, ku vinin specialistė qė masnin lagėshtinė ēdo dy orė. Sepse prapa radios ishte njė shatėrvan i madh dhe aty kalonin tė gjithė tubacionet e ajrit tė filtruar. Nuk kishte tė drejtė as drejtori i pėrgjithshėm tė vinte nė studio pa lajmėruar dhe pa leje. Studiot tona ishin hermetike. Asnjė zė nuk u dėgjonte nga jashtė. Kishim roja tė sigurt qė rrinte tek dera. Televizionin e ruante sigurimi i shtetit shqiptar. Nga vitet 70-tė e mori policia, dhe Ministria e Brendėshme. Ai spiker qė i binte ora pėr lajme duhet tė paraqiste letėr
hyrjen pėr nė studio. Kjo ishte fletėhyrje e veēantė pėr nė studio. Ndryshe as Zoti nuk tė linte tė hyje nė studio.
Ēpėrfaqėsonte (on) njė folės nė Televizionin Shqiptar sipas kėndvėshtrimit tuaj?
Ajo ka tė bėjė me pėrgjegjėsitė personale qė ndjen secili vetė, dhe me nivelin kulturor qė ka ai. Pashė njė kronikė njė ditė ku njė televizion privat tregonte qė Athina Onasi mbesa e miliarderit tė madh Aristotelit tė madh, hapi njė ekspozitė nė Britani me antikuaret e nėnės sė saj Kristina Onasit. Spikeri nuk dinte tė thoshte Onasis por thoshte o Isis, O Isi, O Isi. Kjo ka tė bėjė me sedrėn profesionale dhe me pėrkushtimin qė ka secili. Ne si folėsa (unė dhe kolegėt e mi) nuk pėrfaqsonim mė njė grup njerėzish, pėrfaqsonim njė popull tė tėrė. Kėshtu na edukonin drejtuesit. Ishim pėrfaqėsues tė 4 milionė shqiptarėve. Pėrgjegjėsia ishte e madhe dhe pregatitja qė duhej tė bėja unė duhej tė ishte e tillė, duhet tė isha i saktė. Kėtė nuk e arrita vetėm nė sajė pėrpjekjeve tė mia profesionale, por arrita nėpėrmjet vėrejtjeve, sugjerimeve qė mė bėnin vetė
njerėzit e thjeshtė, shokėt, etj. Folėsi komunikon me tė gjithė kategoritė njerėzore, jo vetėm me analfabetin por edhe me akademikun. Mėnyra qė duhet tė flasi folėsi duhet tė jetė aq e kapėshme, saqė duhet ta kuptojė edhe analfabeti por edhe akademiku.
Ju nė fillimet tuaja nuk keni bėrė gabime tė tilla?
As qė bėhet fjalė. Athere kaloje nė vrimė tė gjėlpėrės. Unė hyra si spiker shumė i ri. Isha i pari spiker me arėsim tė lartė qė u emėrova. Spikerat qė gjeta unė aty nuk e kishin arsimin e lartė, por ishin njerėz me talent, tė pėrgjegjshėm, studiues, tė dashuruar me punėn. Unė gjeta atje mjeshtėrat e folėsve shqipe, si Vera Zheji, Feride Konomin etj. Me kėtė grup u pėrgatita unė si folės. Unė erdha nga njė shkollė artistike. Kėrkesat pėr materialet qė lexoheshin nė lajme, qoftė lajme politike, letrare, kishin kėrkesa artistike ishin maksimale. Nė kėtė rrugė hyri e folura nė radio-televizion. . Mė vonė Virgjil Kule, Tefta Radi,
Kur filloi emėrtimi Revista Televizive si emision?
Nė vitin 70-tė, ka filluar emisioni i lajmeve Revista Televizive. Qė nė kėtė vit kam qenė drejtues kryesor i lajmeve.
A organizonit konkurse apo seminare pėr folėsa nė atė kohė?
Ne organizonim kurse pėr folėsa qė nė vitet 1968 nė radio, me vendim drejtorie, me program tė caktuar. Nga kėto kurse kanė dalė qė nga Ēlirim Poro, Ismail Shara, Zerina, Vjollca Vokshi . Kam qenė mėsimdhėnės i tyre.
- Ka pasur shumė kėrkesa nė drejtim tė folėsave?
- Po ka pasur shumė kėrkesa.
Pėrse ju larguan nga Televizioni shqiptar?
Populli shqiptar nuk ka ecur sa duhet pėrpara sepse ne meremi me probleme qė kanė tė bėjnė me fiset me zakonet, inatet, mėritė, dhe me gjėra koti. Mė erdhi njė letėr anonim nga fshati im. Nė letėr thuehej se nėna ime kishte kushėrirė tė parė, tė dytė, tė tretė tė arratisur nė Greqi. Kėto ishin nė vitet 40-45-sė. Ndėrsa babanė e akuzonin si anėtar tė Partisė Fashiste. Anėtar i partisė fashiste nė atė kohė ishte kushdo, qė punonte nė adminsitratė. Pra ishte njė urdhėr qė kushdo qė punontė nė adminsitratė automatikisht ishte antar i Partsė fashiste. Babai duke qenė mėsues, rregulli e pėrcaktonte tė tillė. Donte sdonte ai. Pra kjo ishte arsyeja
More mundimin ta sqaroje kėtė problem?
I shkova disa shokėve tė babait tim qė ishin anėtarė tė Byrosė Politike dhe as nuk mė morėn nė konsideratė fare kėrkesėn time.
Po ju vetė keni qenė antar i Partisė sė Punės?
Unė nuk kam dashur kurrė tė bėhem anėtarė partie sepse e dija se nė pėrbėrje tė organizatės bazė tė partisė ishin njerėzit mė tė paaftė. Ato mbaheshin vetėm me ato teserėn e kuqe, ata e shkatėrruan atė parti. Unė edhe nė rrugė tė shkoja, edhe nė televizion njerėzit mė thonin profesor. Tė gjithė dėshtakėt i sollėnm drejtues nė Radio Televizion. Nga klasa punėtore sollėn shefa kuadri.
Mund tė na veēoni ndonjė nga drejtuesit e RTSH?
Kanė qenė shumė. Profesionistė. Por Festivali i 11-tė solli katrahurėn nė televizion. Larguan Todi Lubonjėn, iku dhe Nefo Myftiu qė ishte Drejtoreshė e Brendshme e Radios. Ajo qė nė 70-tėn, u bė drejtoresha e informacionit tė televizionit shqiptar dhe mblodhi tė gjithė ajkėn e profesionistėve. Ajo mblodhi Alfons Gurashin, Agron Cobanin, Tomor Toporen etj.
Rehabilitimi
Mė hoqėn mė 1 korrik 1974 dhe mė ēuan punėtorė nė fermė me gjithė gruan. Mbas dy vjetėsh mė thirri Simon Stefani qė ishte sekretar i Parė i Tiranės dhe mė ēoi Drejtor tė Kulturės nė zonėn e Lurės pėr dy vjet. Mė vonė drejtor nė Pallatin e Kulturės Ali Kelmendi. Nė vitin 1980 fillova bashkėpunimin me Radio Televizionin. Atėherė filloi restaurimi im biografik. |
|
Nė vitin 1981 filluan ngjarjet nė Kosovė qė kėrkonin pavarėsinė dhe Shqipėria mbajti qėndrimin e saj me disa artikuj shumė tė fuqishėm. Njė prej atyre artikujve ka qenė i marsit i vitit 1981. Artikulli e kishte titullin Kush e nxiti armiqėsinė midis popullit tė Jugosllavisė. Ishte historik-shkencor-politik-ideologjik. Dikush e lexoi nga spikeret nė radio e lexoi, por udhėheqja dhe nuk e pėlqeu. Dhe i thanė se i vetmi qė mund ta lexojė mirė ėshtė Kiēo Fatjari. Mė morėn dhe mė dhanė tekstin. E lexova disa herė vetėm.
Pastaj nė radio. Kisha emocione tė jashtzakonshme pasi ishte njė artikull bombė, patriotik. Tė jepte zjarr. Aty ishte shkėlqimi im atė ditė qė u transmetua ajo. Ngjarja pėr tė cilėn unė flisja mė ngacmoi shumė. Unė bėra njė lexim artistik tė pėrkryer, tė gjithė qė e dėgjuan e pėlqyen shumė. Ngjarjet e jashtėzakonėshme kanė lexime tė jashtėzakonėshme. Ajo ishte ngjarje kombėtare. Isha shumė i zhytur nė ato materiale. Unė lexoja dhe dridhesha i tėri dhe mė rrėnqethej mishi. Pas atij momenti tė gjithė materialet qė ishin pėr Kosovėn kalonin nėpėrmjet meje. Unė dashje pa dashje jam quajtur spikeri i Kosovės. Mė vinin urime nga populli i Kosovės, disa mendonin se isha kosovar, pastaj morėn vesh qė unė isha himarjot.
Pėrveē folėsit ēfarė emisionesh keni bėrė nė RTSH?
Emisionet
-Nė radio kam bėrė nė emisione speciale tė gjithė letėrsinė e viteve 30-tė tė Nonda Bulkės, Qemal Stafės, Migjenit, Petro Markos e tė tjerė. Kėto i kishim tė gjithė tė regjistruara nė radio. Kur ika unė nė vitin 1974, dy nga redaktorėt e redaksisė sė kulturės komunista i hoqėn nga arkiva kėto emisione vetėm se ishte zėri im. Por nuk mė dėmtuan mua por arkivėn. Nuk ka mė Nonda Bulka tė regjistruar. Hoqėn nga televizioni kronikat e mia. Nė televizion pastaj kam bėrė cikle emisionesh muzikore. Me Albert Mingėn kam bėrė 2-3 cikle emisionesh. Nė vitin 1972 kemi bėrė festivalin e 8-tė tė kėngės nė radio Televizion. Nė vitin 1972 kemi bėrė edhe njė emision nė studiot e Televizionit Shqiptar me njė regji absolute, me njė transparencė figure dhe me njė komunikim skenari, me njė tekst tė improvizuar tė thjeshtė. Kam bėrė edhe emisione muzikore si ai Pėr ty atdhe nė tė
gjithė Shqipėrinė me kėngėtartė mė tė mirė tė asaj kohe, me Justina Alia, Ema Qazimi qė janė nė arkivėn e televizionit Shqiptar. Pastaj nė vitin 1984-1985, u dha si orientim pėr tė bėrė njė emision pėr etnogjenezėn shqiptare, ku u formuluan disa skenare dhe do tė bėheshin 26 emisione me metrazh tė gjatė nga 3 orė secili pėr tė gjitha rrethet e Shqipėrisė. U mblodh njė grup specialistėsh, arkeologė, historianė, bėnė skenarin dhe iu ngarkua regjisorit Dhimitėr Pecani, me Fatmir Lelėn operator, kėshtu u krijua njė grup dhe u dha njė orientim qė atė emision ta bėja unė. Ky emision u realizua nė kėmbė dhe jo ulur dhe ishte i pari nė historinė e televizionit Shqiptar. Ai emision u bė i thjeshtė pa tekst, unė vetėm flisja pa letra. Kam bėrė 26 emisione tė cilat janė nė arkivė. Ky emision ishte mujor, dhe zgjati tre vjet. Kemi shkuar deri tek shpella e Trenit nė Prespė, nė
Bitickė atje ku janė pesė varret ilire dhe kemi xhiruar.
Ky ėshtė emisioni mė i bukur i juaji?
Ėshtė emisioni mė i bukur dhe mė i arrirė profesional, mė i kompletuar mė i pėrgjegjėshėm. Ky emision i kishte brenda tė gjitha elementet e tij si historik kulturor, shkencor. Ky emision ishte edhe intim sepse ne hynim edhe nėpėr familje.
A keni marrė ndonjė vlerėsim nga Enver Hoxha?
Kur lexoja artikujt pėr ngjarjet e Kosovės mė vėzhgonte shumė drejtori i radios Agim Papaproko qė ishte gazetar dhe drejtor i radios nė atė kohė. Nė studio, jo pėrballė meje por anash, rrinte Ēajup Rusmaili. Unė tregoja artin tim tė tė folurit. Kam lexuar edhe nekrologjinė e Naserit dhe tė Ho Shi Minit, dhe njoftimin pėr vrasjen e Mehmet Shehut dhe nekrologjinė e Enver Hoxhės nė radio. Por leximet pėr Kosovėn ngelen ndėr mė tė dashurat dhe ato me mė pėrgjegjėsi pėr mua. Kur dal njė ditė nga studio i lodhur Ēajupi mė thotė se mė ke bėrė njė nder shumė tė madhe se njė herė nė tre ditė mė merr Enver Hoxha nė telefon dhe mė thotė se bravo ju qoftė pėr ato artikuj, ai djalė lexon shumė bukur dhe pėrgėzojeni atė djalė. Ai djalė nuk lexon, por kėndon kėngė patriotike.
Ti e ke dhėnė lajmin e vdekjes sė Enver Hoxhės?
Lajmin e kam dhėnė nė radio (nė TV vetėm nė mėngjes). U kėrkua qė lajmi tė lexohej ēdo dy orė. Vonė kam takuar tė burgosur politik, personalitete, qė mė kanė thėnė se ti na ke bėrė tė qajmė neve nė burg. Ai neve na ka futur nė burg padrejtėsisht, por ti me mėnyrėn tėnde tė leximit na detyrove tė qajmė. Unė e trajtova si njė poemė poetike lajmin. Njė ngjarje e jashtėzakonėshme ka lexime tė jashtėzakonėshme. I kundėrt ishte njoftimi i vrasjes pėr Mehmet Shehun. Ajo nuk ishte nekrologji, nuk kėrkonte atė impulsitet, nuk kėrkonte atė ndjenjė, emocion, por kėrkonte indiferencė, ftohtėsi dhe vetėm llogjikė. Llogjika duhet, sepse ėshtė llogjika e frazės.
Po me Ramiz Alinė ēfarė do tė veēoni ndonjė rast interesant?
- Nuk kam ndonjė mbresė tė veēantė. Por nė ngjarjet e Kosovės nė vitet 1985-1986, unė pata njė polip nė grykė nė kordėn e krahut tė djathtė dhe ishte njė operacion, i cili nuk mund tė bėhej kėtu nga specialistė tanė. Specialistėt mbas vizitės aritėn konkluzionin qė mė mirė tė bėhej jashtė, sepse ėshtė profesionist dhe mund ti ikte zėri. Iu referua ky problem shokut Ramiz. Nė atė kohė ai ishte President. Kjo ishte nė vitin 87-tė. Ai dha urdhėr qė unė tė dilja me njė grup tė televizionit. Ky urdhėr u vonua dhe mė pas ai e pėrsėriti nė mėnyrė tė prerė se duhet tė shkojė patjetėr jashtė shtetit tė operohet sepse zėri i spikerit i radiotelevizionit ėshtė mė i domosdoshėm se i Presidentit tė Repuplikės.
Ēfarė tė veēantash kishte nė emisionet pėr Kosovėn?
Ne si individ kishin kėrkesa profesionale por kishin dhe thjeshtėsinė dhe modestinė qė tė pyesnim pėr gjėra qė nuk i dinim dhe nuk i kuptonim. Unė konsultohesha shpesh me Robert Zhvarcin, ky ishte njė mik i imi, shkrimtar, pėrkthyes. Jam konsultuar edhe me tė tjerė. Nė ngjarjet nė Kosovė nė atė kohė ishte shprehja lėvizje iridentare, qė akuzonin serbėt pėr Kosovėn. Dhe pėr kėtė unė pyesja Robertin. Ai mė tha se kjo lėvizje ishte e shekullit e 11-tė nė Itali qė u quajt lėvizje brenda e qyteteve dhe e shteteve.
Todi Lubonja
Mbani mend ndonjė gabim teknik gjatė leximit qė tė ka lėnė shije tė hidhur mė vonė?
Kjo nuk ishte njė kėrkesė luks i njė njeriu por ishte njė kėrkesė qė ke njė pėrgjegjėsi pėrpara. Nė vitin 1972 mė 28 nėntor unė kisha tė gjithė revistėn televizive. Atė natė meqė ishte 28-29 Nėndori kishte shumė veprimtari kulturore-artistike-ceremoniale nėpėr ambasada. . Mė kujtohet qė lajmi i fundit i asaj reviste televizive ishte njė pritje qė kishte bėrė ambasada shqiptare nė Romė. Ambasadori Ksenofon Nushi njė miku im dhe bashkėfshatar imi dhe i afėrt familjar i imi, kur unė e transmetoj lajmin mua nuk mė del Nushi por e shqiptoj Nusi. Unė nė atė kohė nuk e ktheva e tė thoja mė falni dhe ėshtė Nushi por e lashė ashtu siē ishte. Todi Lubonja drejtor i Pėrgjithėshėm mė merr nė telefon sa mbaroj buletinin e lajmeve dhe mė thotė se eja pak nė zyrė. Kur u futa nė zyrė Todi mė tha din tė thuash SH, dhe mė spjegoi se kisha thėnė Nusi dhe jo Nushi.
Eshtė njė mungesė vėmendje mė bėrtiti dhe i ra tavolinės. Jo se ėshtė mungesė artikulimi i them unė, por fola 45 minuta dhe studioja nuk ka ajėr tė lagėshtuar, u tha pėshtyma dhe gjuha nuk arrin ta thotė Sh.
- Po mė vonė si vazhdoi jeta juaj nga TVSH-ja?
- Nuk u shkėputa nga TVSH-ja, por mė shkėputėn nė vitin 1992. Kur u ndėrrua sistemi u mblodhj aty njė kėshill drejtues dhe morėn njė vendim dhe njė analizė tė gjithė punonjėsit e televizionit dhe thanė se ky (pėr mua) i ka shėrbyer monizmit. Po ashtu pėr Alfons Gurashi dhe Virgjil Kulen, folėsit mė tė mėdhenj tė ekranit shqiptar!!!
- Ke ndonjė peng nė jetė duke qenė nismėtar i shumė gjėrave nė Radio-Televizionin shqiptar?
- Nėqoftėse nuk do tė kisha probleme me rėnien e refleksit tė tė parit sot, do tė kisha bashkėpunuar me ndonjė televizion privat dhe do tė hapja njė shkollė, ose njė kurs pėr tė pregatitur spikera dhe jo lexues lajmesh .
- Si mendoni ju s e sot ka vetėm lexues lajmesh?
- Po.
Unė u befasova se unė kurbėn time morale e kam ngritur, por paradoksi i njerėzve qė janė rritur me mua dhe kanė studiuar. Unė nuk kam qenė kurrė komunist, as anėtarė i byrosė, as anėtar i Komitetit Qendror, as anėtarė Pleniumi, as anėtarė i thjeshtė partie. Kam qenė njė specialisti mirėfilltė, i tė folurės shqipe dhe e kam pėr nder qė gjuhėn time amėtare e kam ditur ta pėrdor dhe e pėrdor nė mėnyrėn mė tė pėrkryer, dhe pėr kėtė kam marrė vlerėsimet mė tė mėdha tė gjuhėtarėve mė tė mėdhenj shqiptarė. Ata thonin se folėsit e radio-televizionit janė pėrdoruesit mė tė shkėlqyer tė gjuhė shqipe. Ne jemi hulumtuesit e gjuhės shqipe, kėrkuesit por pėrdoruesit janė ata.
- Kush ishte motivacioni qė ju larguan nga Tvsh-ja?
- Motivacioni ishte se i kisha shėrbyer me besnikėri monizmit.
- Kush ka ikur njėkohėsisht me ju nė atė kohė?
- Kam ikur unė, Alfons Gurashi dhe nuk e mbaj mend tjetėr. Unė i kam shėrbyer publicistikės shqiptare, televizionit shqiptar, kulturės kombėtare shqiptare dhe do t'i shėrbej. Njerėz tė tillė edhe pėr moshėn edhe pėr aftėsitė profesionaliste mbahen nė institucione. Nuk zhduket nga institucionet. Mbas meje ikėn tė gjithė si Virgjili, Tefta. I vetmi njeri qė mbahet ėshtė vetėm Dhimitėr Gjoka. Ajo ishte njė shkollė qė ne e krijuam, sepse nuk ekzistonte asgjė nė Shqipėri. Unė qė isha i kėsaj pune unė shikoja RAI-n dhe spikerin kryesor, unė shikoja se ēfarė elementi mund tė marr nga ky dhe ta pėrshtas me veten time. Kjo ishte shkollė pėr tė tjerėt. Ishte edhe radio Korēa, Radio Shkodra, radio Gjirokastra, radio Kukėsi, ku tė gjithė flisnin nė dialektin e vet, ndėrsa ne e unifikuam tė folurėn. E folura zyrtare ėshtė njė dhe flitet njė. Folėsit duhet tė flasin gjuhėn amtare nė mėnyrė tė pėrsosur.
- Po ju pastaj shkuat direkt nė emigracion?
- Jo nuk shkova nė emigracion. Unė isha Drejtori i Pallatit tė Kulturės Ali Kelmendi. Ai i Pallatit vazhdoi punė deri nė vitin 1994-1995 dhe pastaj me njė vendim ky pallat kulture u shkri dhe u sekuestrua dhe unė ngela pa punė. Bashkėpunova me dy privatė qė merreshin me tregti dhe unė punova si pėrkthime. Shkova pėr njė kohė nė Greqi tek fėmijėt dhe rrija pa punė tek ata. Erdha kėrkova punė pėrsėri nė vitin 1997 fillova si bashkėpunėtor ku mė ndihmoi Albert Minga. Televizionin Shqiptar e njeh Ylli Pepo dhe Albert Minga, Ėngjėll Ndocaj, Dhimitėr Pecani kėta e njohin televizionin shqiptare, ndėrsa tė tjerėt janė kalimtarė. Fillova tė merrem me televizionin e Vefės ku ishte nė organizim e sipėr. Ky kishte njė aparaturė tė shkėlqyer dhe thamė tė bėjmė njė television model, ai punonte me dixhital. ishte njė kryeinxhinier shumė tė mirė, studiot ishin nga mė tė mirat dhe kamerat nga mė tė mirat e Evropės
dhe mendova tė krijoj njė staf tė pėrkryer, por pas disa muajsh dolėn problemet qė kishte ai me shtetin shqiptar dhe e sekuestruan. Mė thirrėn nė dy televizione private. |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|